Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 167
  1. #41
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga Bes-s Lexo Postimin
    Ja po pergjigjem une edhepse nuk kam marre pjese ne proteste.
    Me trego ti mua kunder kujt te cohem ne proteste ne mes te Prishtines per vrasjen e te ndjerit Enver Zymberi. Ai u shpall hero i kombit. Kunder kujt te bej proteste ne mes te Prishtines, kunder atij institucioni qe po e shpall hero te kombit??? Ji pak i logjikshem..

    E dyta, kete edhe po bejne ata qe u quan ne proteste. Po bejne proteste kunder padrejtesive politike qe ben Kuvendi i Kosoves. Perderisa ne SHBA lejohet shkollimi me shami ne koke, e ne shume vende tjera europiane, Kosova mer nje hap me para dhe ben ndalimin e saj, ne emer te "demokracise". E kur ne fakt e thjeshtesojme termin demokraci, demos-popull, themi se eshte nje sistem qe i sherben popullit. Po, athua cilit popull? 90% jane muslimane ne Kosove dhe akoma xhamite mungojne, diskriminohen femrat shqiptare vetem pse kane shami, kundershtohen lendet fetare sepse me shume preferohet qe femijet tane te mesojne senjeriu ka prejardhjen prej majmuni.
    E nese dikush preferon te vetequhet pasardhes i majmuni, une nuk jam i tille.
    Oj Bes Prishtina ka teprice te xhamive si cdo vend ne Kosove .

    Edhe ata qe dalin te protestojne as qe jane nga Prishtina , jane te qyteteve tjera .

  2. #42
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga Milkway Lexo Postimin
    Oj Bes Prishtina ka teprice te xhamive si cdo vend ne Kosove .
    .





    P.S
    Te njihja per musliman ty,qenke bere goxha antiIslam

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Bes-s Lexo Postimin
    Atehere si na qenka Kosova? Ne te vertete ka pak opsione, do te duhej te kopjonim demokracine "perfekte" te SHBA-ve,
    Patjeter.
    Por jo nje me nje.

    Ka gjera te cilat ne SHBA apo ndonje shtet tjeter demokratik funksionojne, por ne Kosove jane praktikisht dhe per arsye te realitetit e rrethanave historike, sociale, kulturore dhe religjioze te paimplementueshme.
    Ne te gjithe, ata qe i njohin dhe e pranojne realitetet e dine p.sh. qe administrata e Kosoves nuk eshte e krahasueshme ne ate te disa vendeve te Evropes Perendimore, sidomos te Gjermanise, Zvicres, Austrise etj. Keso dallimesh te dukshme ekzistojne edhe ne mes te shteteve perendimore qe kane kufinje te perbashket dhe bashkepunojne/bashkeveprojne qe shume dekada. Prandaj eshte e paarsyeshme te kerkohen standarde plotesisht te njejta. Sepse realiteti nuk e mundeson nje gje te tille.


    apo ti rikthehemi ideve marksiste e te ndalojme fene.
    Ne Jugosllavi nuk ka qene e ndaluar feja.

    Jo vetem Kosova, por gjitha shtetet ne bote, formohen duke pasuar nje shtet qe eshte ne nje rang me te larte. E nese thua ti se Kosova nuk mundet ta imiton SHBA-ne, atehere je ne gabim. SHBA eshte sinonim per demokraci.
    Nuk te kuptova?

    Ne Kosove, ndertimi i nje xhamie, eshte rast i jashtezakonshem fatkeqesisht.
    Ndertimi i cdo objekti fetare nuk eshte i krahasueshem me ndertimin e nje shtepie private. Sidomos kur behet fjale per ndertime te medha ne kryeqytet, ku duhet pasur parasyesh shume gjera.

    Diskriminim, lufte shpallur vete popullit i cili ka votuar ate qeveri.
    Ata qe falen ne asfalt dhe trotuare nuk jane populli.
    Ata me gjase te madhe jane te manipuluar dhe te paguar te islamisteve ekstremiste arabofil.

    Mos e merr neper goje popullin dhe fol vetem per grupin qe po e perkrahe.


    Pershendetje

  4. #44
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    [B]shiqoni egeresirat ne kosove si protestojne po te njejtit jan sikur te shiqosh ket tufez [http://www.youtube.com/watch?v=_9zVj...ure=related/B]

    Se paku majmun si ti nuk jane

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2009
    Postime
    5
    Une habitem dhe e kam veshtire ta kuptoj si keta njerez jane aq te paskrupullt.Por nuk e kan fajin ata sepse ne i toleruam shume gjate.Nga momenti kur filluan te sjellin mode te re ne Kosove dhe shifej se po mundohen te mbjellin nji kulture te huaj ne Kosove nek nuk reaguam me kohe.Nuk luftohen me dhune keto dukuri por duke e demaskuar demagogjine e tyre mashtruese dhe propaganden perfide qe e bejne.Keta ishin paraqitur ne trollin e Kosoves para lufte me sa me kujtohet por kurr nuk i kam ndegjuar te ankoheshin te pushteti Serb per liri me t madhe fetare apo per ndo nji drejt tjeter por sikur kan pas frike se mos po ja prishin imazhin shtetit Serb i cili asnjihere nuk kishte penguar predikimin e fese, Millosheviqi nuk e mbylly as nji xhami apo kishe por e mbylli universitetin dhe te gjitha shkollat shqipe.
    Si nuk e kuptojne keta njerez se si mer frym ky popull i cili urtesine e cmon si vleren me te cmueshme, dhe se imponimin, arrogancen, shantazhet gjithmon i ka refuzuar, kjo flet se keta njerez nuk i perkasin ketij populli sepse nuk e njohin ate.Sikur te dilnin ne rruge te gjithe ata qe jane kunder ketyre ekstremisteve islamist athere me siguri se do te akuzohe shin per diskriminim te pakices qe mendon ndryshe.

  6. #46
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga ajzberg Lexo Postimin
    Dhe sikur 100 vete te dalin ne protesta pro islamike, e kane kryer misjonin ne dem te Kosoves dhe ne sherbim te Serbise,kete gje duhet t ja ngulisin ne koke intelektualet kosovare atyre njerezve te thjeshte por te manipuluar .............
    Kush eshte ne sherbim te Serbise?
    Ai qe kerkon xhami?
    Serbi na ka djeg xhamite sa ka mujt,i ka djeg shqiptart mrenda ne xhami.
    Na spjego relacionin Serbi - Xhami,se nuk po e kuptoj

  7. #47
    Muslim4ever Maska e bl3nd
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin ku gjithmone ka pas tradhtara
    Postime
    356
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    B
    Pra nuk eshte e pa mundur qe talibanet me ramiq ***** te ken lidhje direkte me qeverin une keshtu e kuptoi,ne te kunderten koha do te tregoi se fatekeqesisht e kam te drejt
    Ke filluar te kuptosh??

    Bravo,duhet me te qu ne klas te pare tash.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Po vazhdoj me formen e njejte te citimit sikur ti

    Pro apo kunder katedrales ne Prishtine nuk ka protestuar askush.
    Ndoshta ndonje grupe i vogel, i manipuluar nga islamistet, si keto grupet qe aktualisht po deshirojne ta shendrrojne Kosoven ne shtet si afganistanin, pakistanin, somaline etj. ku qellimisht, ne shenje proteste etj. lutet neper rruge dhe trotuare.
    Pavaresisht nga kjo, puna e xhamise dhe faljes ne trotuare nuk ka asnje lidhje me katedralen.
    Kur mungojne xhamite, shume normale se njerezit do te kryejne ritualin fetar diku. E nese jo ne rruge ku tjeter? Ti po nuk pate shtepi ku te besh gjume, ku do flije? Ne rruge. Ka shume lidhje me katedralen, sepse perderisa ajo katedrale aq e madhe nuk arrin te mbushet asnjehere deri ne fund me besimtare te krishtere (sepse nuk ka aq ne tere Kosoven), shqiptaret muslimane (qe perbejne shumicen absolute) nuk kane objekte fetare ku te falen.

    Jo.
    Atje nuk lejohet falja e islamisteve neper sheshe kryesore te qyteteve apo kryeqyteteve te vendit.

    E thashe edhe me pare, situatat nuk jane te krahasueshme edhe pse duken te tille, apo pse dikush ka deshire ti paraqes si te tilla, sepse perputhen me qellimet dhe interesat e tij. Po te ishte e kunderta njerzit kurre dhe askund nuk do te jetonin ne paqe dhe pa konflikte. Po te pranonim keso krahasimesh te situatave realisht te pakrahasueshme, do te duhej p.sh. te pranonim te drejten e serbeve te veriut te Kosoves per ndarje nga Kosova.
    Nuk lejohet sepse paraprakisht u jane mundesuar kushtet.
    Po e quajte ti ate ndarjen e territorit te Kosoves si "te drejte", si "paqeformuese" atehere po e shkel gjakun e deshmoreve.


    Pavaresisht se ky eshte vetem pohim yti i paargumentuar, cfare mjetesh konkrete kane hoxhallaret apo perfaqesuesit e fese, te cilet njekohesisht jane pjese e se njejtes shoqerie (apo edhe pupulli si pretendon ti) , qe ta ndryshojne situaten, te cilen, sipas teje, askush jashte institucionit te religjionit nuk e ka nen kontrolle?
    Pse do te ishin perfaqsuesit e fese ne gjendje ta ndryshojne gjendjen dhe me cfare mjetesh?
    Hoxhallaret e perfaqesuesit e fese kane mjetin me te forte per edukimin e rinise. Kane librin hyjnor. Duke marre citime prej tij, mesohet rinia se per cdo veper te keqe qe ben, ndeshkohet rrepte nga Krijuesi i vet. Meson se parim mbi parimet islame eshte leximi. Meson ti perkushtohet studimit dhe te jete nxenes shembullor.

    Ne keso rastesh hipotetike te jashtezakonshme do ta gjenim nje zgjidhje permes ndonje dekreti presidencial etj.
    Ketu nuk po bisedojme per raste te jashtezakonshme, por per realitetin normal. Prandaj eshte e paarsyeshme te tentohet argumentimi i ideve te paargumentueshme me raste specifike apo te jashtezakonshme.
    Mbulesa nuk e pengon arsimimin e femres, kjo eshte poenta ime.


    Per ty ndoshta eshte e lehte, por jo per ligjin dhe per ata qe nuk deshirojne dhe nuk pranojne sisteme diktatoriale.
    Kush ta jep ty te drejten ta quash nje veshje te caktuar si "veshje laviresh" apo nje vajze si vajze lavire?!
    Ma jep te drejten morali im, vetedija ime. Une nuk mund te rri i qete e te pajtohem me faktin se ne shkollat e Kosoves lejohen te vijne femrat te veshura sikur lavire e te tregojne sjellje si te tilla duke mos treguar asnje interesim per mesim e studim, ndersa nga ana tjeter i ndalohet shkollimi nje femre vetem pse ka mbuluar trupin e saj.

    Jo, kurrsesi nuk jeni.

    Pershendetje
    Deshte apo nuk deshte, JEMI

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga bl3nd Lexo Postimin
    Se paku majmun si ti nuk jane
    Une jam shqipetare
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  10. #50
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Klan Kosova: "...mijëra besimtarë muslimanë u mblodhën sot në kryeqytet për të shfaqur pakënaqësinë për disa vendime politike...togerit Driton Selmani dhe policëve të tjerë nuk u doli shumë punë me faljen-protestë të xhumasë në Prishtinë janë këta njerëz të cilët Lëvizja Bashkohu i ka angazhuar për ruajtur rendin dhe qetësinë...por askush nuk mori mbështetje si imami i xhamisë së madhe, Shefqet Krasniqi kërkoi nga besimtarët të shqyejnë librezat e atyre partive që sipas tij po abuzojnë me islamin"

    Kombi mbi të gjitha

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •