Close
Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 167 prej 167
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    Citim Postuar më parë nga dijetari Lexo Postimin
    Prej ksaj qeshtje meseshumti do te ken humbje deputetet,sepse nuk do tiken votat te shqiptareve islame ,per ket arsye esht formua sindikate e bashkesis islame ,qe do te jet nje sindikat me ndikim ,Ternava do te ket me shum kujdes ne hapat qe do te mirren ne ta arrdhmen e afert ,pra deputetet qe kan qen kunder te ardhmes se femive te vet nuk do ti ken me votat e qytetareve ,esht e vertet se kisha katolike ka derguar letra deputeteve qe mos te votohet ligji ,sepse do te ishte nje humbje per te ,.
    Ti more çun, ke zgjidhje për votën, ke kujt ti japish. Rada Trajkoviç ka votuar për, Edhe disa që nuk shofin përtej hundës. Prandaj populli ka zgjidhje mos u merakos ti për votën e tyre.apo ti po e përdorë si kërcnim çështjen e votës.
    Një gjë dua ta them more "dijetar", Kosova nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar Për çudi tani nga njerëzit e vet. Më rrezik është kur një popull i tërë rrezikohet nga vetëvehtja se sa sa kur rrezikohet nga kushdo qoftë i huaj. Invazioni i fesë islame nuk ka qenë në kohen e Millosheviqit e as të titos, atëherë Shefqet magari ka heshtë si struci, ku ishte ai atëherë. Tani na del dhe thot se vajzat tona janë të diskriminuara. e pordhë të tilla. Po ky ka zgjedhur momentin kohë, një vakum arësimor në Kosovë, dihen shkaqet.
    Gjëja që mua më shqetëson është opurtuniteti i disa deputetve dhe frika pikrisht nga kjo që kërcnosh ti.Bie fjala në një emision të RTK-së në të cilin ishin të ftuar dy deputet dhe Krasniqi me një vajzë me shami, që të dy deputetët para hoxhës u dorzuan, deshtuan me fjal tjera. Pata përshtypjen se kishin frikë se herën tjetër do të "ndëshkoheshin" nga votuesit. Kjo është e dhimbshme.

  2. #162
    Shamia”, nesër sërish protestë

    22-09-2011 12:05 CET

    Lëvizja “Bashkohu”, përmes një komunikate për medie, ka lajmëruar se të premten, më datë 23.09, në ora 14:00, do të mbajë protestën e radhës, paqësore, para Qeverisë në hapësirën e gjelbër.

    Protesta, siç thuhet në njoftim, do të mbahet “kundër diskriminimit në baza fetare duke mos lejuar arsimimin e vajzave të mbuluara në institucionet arsimore”.

    Në këtë protestë pritet të shpaloset manifesti i lëvizjes “Bashkohu” dhe programi për protesta në javët në vijim.

    Javën e kaluar, Lëvizja “Bashkohu” kishte anuluar protestën për, siç kishte thënë, arsye patriotike dhe të zhvillimeve në veri të vendit.

    Ndërkohë, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur se nuk përkrah e as nuk mbështet asnjë lloj proteste a manifestimi të paralajmëruar për nesër, e që mund të këtë ndikim në stabilitet e institucione të vendit dhe që krijon imazh jo të mirë për Kosovën dhe institucionet e saj.

    Në një deklaratë për opinion, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar që në rrugë institucionale e kushtetuese, së bashku me mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë të gjejë zgjidhje për të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe të drejtën e shkollimit të nxënësve që bartin shaminë.

    “Kryesia mbetet e përkushtuar që besimtarët tanë, e në këtë kontekst edhe nxënësve të besimit islam që manifestojnë hapur besimet e tyre në shtetin e Kosovës të gëzojnë të gjitha liritë pa asnjë pengesë”, thuhet në deklaratën e Kryesisë së BIK-it e cila rikujton se besimtarët e saj janë qytetarë të shtetit të Kosovës dhe si të tillë duhet që të gëzojnë të gjitha të drejta që janë të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe Konventat Ndërkombëtare, siç janë: e drejta e besimit; e drejta e manifestimit të lirë të besimit; e drejta e shkollimit; e arsimimit; e drejta e punësimit.

    Në fund të deklaratës Bashkësia Islame e Kosovës apelon te të gjithë faktorët, që të jenë në nivel të përgjegjësive që kërkon situata dhe vendi.

    zeri info

  3. #163
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Mos harroni flamujt arabisht dhe pankartat në anglisht: "Vdekje Amerikës!", "Osama Hero-Obama terrorist" "Kush nuk pranon Islamin t'i pritet koka".
    -

  4. #164
    “Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë”



    Lëvizja “ Bashkohu”, kësaj radhe nuk ka e ka bllokuar rrugën për të protestuar, por ka zgjedhur hapësirat pran institucioneve qendrore, Qeverisë e Kuvendit për të dhënë porosinë e tyre ndaj kërkesave që kanë, për lejimin e shamive, ndërtimin e xhamisë dhe futjen e lëndës fetare në shkolla.

    Protestës i priu kreu i Lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqi, i cili dha porosi për liderët institucional se ata nuk janë talebanë e as turq, por janë shqiptarë që sipas tij po kërkojnë zbatimin e drejtave të tyre dhe jo diskriminimi. Në tubimi ku ishin pak më shumë se 200 vetë, u prezantua edhe platforma e Lëvizjes “Bashkohu” të cilët than se do të ndjekin çdo hap ligjore deri të përmbushja e kërkesave të tyre.

    Me këtë rast Ramiqi paralajmëroi se protestat nuk do të ndalen asnjëherë ato do të vazhdojnë dhe zgjerohen në gjitha qytetet e Kosovës, duke nisur nga java e ardhshme.

    Lëvizja “Bashkohu” sot në protestë

    Lëvizja “Bashkohu” lajmëron se sot, në ora 14:00, do të mbajë protestën e radhës. Kundër protestës është deklaruar Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës.
    Sipas njoftimit të Lëvizjes “Bashkohu”, protesta do të mbahet para Qeverisë, në hapësirën e gjelbër, “kundër diskriminimit në baza fetare, duke mos lejuar arsimimin e vajzave të mbuluara në institucionet arsimore”.

    Në këtë protestë pritet të shpaloset edhe manifesti i lëvizjes ”Bashkohu” dhe programi për protesta për javët në vijim.

    Javën e kaluar, Lëvizja “Bashkohu” kishte anuluar protestën për “arsye patriotike dhe të zhvillimeve në veri të Republikës së Kosovës”.

    bota sot

  5. #165
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Jo qe jane talebane, po nena e talibaneve. Keta kane luajtur nga koka fare, cdo lajm i ketille me ben te vjell

  6. #166
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Ajo qe eshte per te ardhur keq ne kete mes eshte se disa koka u besojne ketyre magjypve. Keta peronsona nuk shikojne ne thellesi te keti problemi po shofin vetem anen siperfaqesore duke anashkaluar thelbesine e problemit. Arabia edhe fondamentalistet islamike gjithmone e kane enderuar presencen e tyre ne evrope e perendim duke aritur dicka me bosnjen por tani po mundohen te arijne ate qe me bosnjen nuk e bene dot krijimin e nje shteti islamik mu ne zemer te ballkanit. Keta nuk arijne te kuptojne se kjo qe po benjne u vete pas vijes serbeve per te justifikuar masakrat si kunder fondamentalisteve teroriste etj etj . Nuk qendron puna se u ndertua nje xhami apo u lejuan femrat me shami ne shkolla apo edhe se u vendos mesimi i fese por qendron ne pasojat qe kjo do sjelle. Disa here i kam bere keto pyetje pa asnje pergjigje e po i bej perseri:

    1- Cfare nenkuptoni ju me mesim besimi e cfare do mesohet ne kete lende?
    2- Cfare vleresoni me shume ju arsimimin e nje femre apo presantimin e saj me shami?
    3- Supozojme se u dha leja e ndertimit te xhamise se madhe po jo ne qender ku ju kerkoni a do ta pranoni kete zgjedhje apo do protestoni prap?
    4- Cila zone e prishtines ka mangesi ne hapesire xhamie?

    Lexova dike qe po kembgulte ketu se si amerika i lejon shume gjera por ama nuk e ka idene se ca behet ne amerike. Po amerika lejon shamite po haron dicka qe njerzit ne amerike jetojne ne komunitete kshu qe ne ate shkolle ku ka shami jane te gjithe me shami. Po amerika lejon mesim besimin por jo ne ambjentet shkollore kjo behet ne aktivitet jashte shkollor ne institucjone private jo arsimore. Do ndertohet qender kulturore islamike ne ground zero po jo xhami atehere u dha leja per ndertim si kusht qe te mos ishte xhami po qender kulturore multi fetare. Edhe personi qe po investon e ka pronen e tij nuk po kerkon borxh nga shteti edhe kjo o e drejta e tij sinkunderse Donald Trump bleu godinat ngjitur e tha qe nese ajo behet xhami une do hap nje fabrike perpunimi te mishit te derit e nje club te madh kercimi per stripe.

    Mos shikoni vetem siperfaqen sic ben Renea qe ne nje nje vrime i bie fyelit ne 12 vjecari.


    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  7. #167
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Proteste ekstremistesh dhe fundamentalistesh arabofil, te cilet demtojne shume te ardhmen e Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi.

    Pershendetje
    Jam dakort.

Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •