Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 167
  1. #61
    Për arsimim për fetë dhe mbi fetë, e jo edukim dhe udhëzime fetare
    02 SHTATOR 2011 - E Premte 07:50
    Një debat deri tash goxha i heshtur, këtë festë të Fitër Bajramit e mori dhenë. A duhet të kemi edukatë fetare nëpër shkollat tona publike apo nuk duhet të kemi? Kjo ishte pyetja kryesore, dhe tema qendrore e diskutimeve nëpër dhomat e pritjes së familjeve nëpër Kosovë me mysafirët e shumtë që frekuentojnë sipas zakonit njëri-tjetrin. Kjo temë sigurisht se u diskutua edhe në secilën xhami të Kosovës në ditën kur numri i pjesëmarrësve në faljen e namazit është më i larti në vit. Dhe e tërë kjo u nxit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më saktësisht nga zëvendësimi i rendit të ditës të dakorduar për seancën e së hënës (29 gusht) me një tjetër rend dite i cili kërkonte nga deputetët që t’i votojnë në lexim të dytë 14 ligje, për të cilat Kuvendi nuk ishte fare i përgatitur, dhe deputetët madje as nuk e dinin saktë formulimin tekstual të amandamenteve në këto ligje për të cilat kërkohej votimi. Njëri prej këtyre ligjeve ishte edhe ai për arsimin parauniversitar në të cilin 3 grupe parlamentare, ai i Koalicionit për Kosovë të Re, Grupi i Partisë Liberale Serbe (SLS) dhe Grupi Parlamentar 6+, i kishin paraqitur 2 amandamentime përmes të cilave kërkohej lejimi i bartjes së simboleve fetare nëpër institucionet publike si dhe futja e një lënde të re në kurrikulën e shkollës publike parauniversitare, lëndë kjo e emërtuar nga propozuesit si “Edukatë fetare dhe morale”.

    Ky debat për mësimin fetar, edhe pse në heshtje vie vërdallë tash një kohë të gjatë, asnjëherë nuk është zhvilluar në mënyrën se si duhet zhvilluar një debat për një çështje goxha të rëndësishme për zhvillimin e jetës shoqërore e politike në vend. Një debat i tillë në asnjë mënyrë nuk bën të reduktohet vetëm në debat parlamentar mes deputetëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, por në të doemos duhet përfshirë para së gjithash ekspertët e fushave të ndryshme, veçanërisht ata të arsimit, psikologët e fëmijëve, sociologët, por edhe organizatat e ndryshme shoqërore, dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare. Kështu kjo do të mundësonte që secili qytetar i Kosovës të jetë më mirë i informuar për atë nëse duhet të kemi lëndë që përqendrohet në arsimimin fetar dhe çfarë lloj mësimi duhet të ketë aty. Mbase mungesa e një debati të tillë na ka sjellë këtu ku gjendemi sot dhe ku u gjendën deputetët të hënën – një situatë para dy mundësive të vetme, statike karshi njëra tjetrës. Ky lloj shantazhi i dyfishtë prodhon pamundësi mendimi e veprimi, ndërkohë që neve si popull na nevojitet pikërisht mundësia për të menduar dhe vepruar.

    Vendimi për këtë çështje nuk bën të merret as si vendim i një grupi të caktuar njerëzish (në këtë rast njerëzit të cilët janë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës) e as si vendim i cili bazohet në praktikat e vendeve tjera. Ky vendim duhet të jetë vendim kolektiv i cili bazohet në interesin e përgjithshëm dhe i cili i del në mbrojtje këtij interesi të përgjithshëm. Sepse vendimi i tillë para se të prek të drejtat individuale të kujtdo qoftë, është i lidhur me të drejtën dhe vullnetin kolektiv të shoqërisë për shkak se rrjedh nga interesi i përgjithshëm shoqëror, dhe e kushtëzon atë.

    Interes yni kombëtar dhe shoqëror është bashkimi. Shih për këtë shkollat tona publike nuk duhet të diskriminojnë, por as të ndajnë në emër të të drejtave individuale të njeriut. Programi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! thotë që “Shkollat tona duhet të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie të shëndoshë, të udhëhequr sipas parimeve universale të drejtësisë, barazisë, dhe solidaritetit shoqëror.” Përmes arsimit parauniversitar ne nuk synojmë vetëm hapjen e derës në botën e madhe të shkencës dhe mendimit njerëzor, por edhe edukimin praktik për kohezionin shoqëror, pasurinë tonë të përbashkët publike, dhe përgjegjësinë individuale ndaj shoqërisë. Kjo është e arritshme po qe se i zbresim në minimum elementet ndarëse në mes të nxënësve. Por, kjo mund të eskalojë në skajshmëri nëse shteti i shton elementet përçarëse përbrenda sistemit publik arsimor.

    Shteti luan rol kyç në mënyrën se si qytetarët i qasen dhe e kuptojnë religjionin (por edhe ateizmin e agnosticizmin), si dhe atë se çfarë dinë për to. Nëse shteti nuk e bën këtë atëherë kjo do të bëhet nga familjet ose bashkësitë lokale, gjë që do të nënkuptonte se qytetarët do të arsimohen duke fituar shumë njohuri për vetëm një konfesion, atë së cilës i takojnë, ose të mos mësojnë fare për fenë nëse familja e tyre nuk janë fetarë. Mosdija shumë lehtë e kushtëzon paragjykimin ndaj feve tjera ose naivitetin për rrezikshmërinë e tyre. Nëse fëmijët nuk mësojnë për religjionin, ata nuk do t’i kenë informatat e tërësishme për ta kuptuar historinë por edhe politikën e së kaluarës dhe të së sotmes.

    Në vijë me rendin republikan sekular shkollat publike të Kosovës duhen forcuar në cilësinë e mësimit baza e të cilit është shkenca: ato ekzakte por edhe shkencat shoqërore. Në këtë drejtim secila lëndë e kurrikulumit arsimor duhet të jetë shkencore, si dhe të mësohet përmes metodave shkencore. Nuk ka asgjë të keqe që nxënësit në Kosovë të arsimohen dhe ta kuptojnë se si kanë lindur fetë e ndryshme, cilat janë parimet bazë të tyre, cili ka qenë zhvillimi historik dhe aktual i tyre, etj. Rëndësia që religjioni në përgjithësi, dhe fetë e ndryshme secila veçanërisht, kanë pasur në zhvillimin shoqëror e të dijes botërore, është e pamohueshme. Mirëpo ky arsimim mbi fetë është radikalisht i kundërt me udhëzimin fetar apo edukatën fetare për të cilën po flitet në Kosovë. Mësimi për fetë duhet të jetë i bazuar në pikëpamjet filozofike, metafizike, ekonomike, sociale e sociologjike, për t’ia mundësuar kështu nxënësit mësimin për fetë dhe hapësirën për qasje kritike ndaj tyre. Një lloj mësimi i tillë tashmë është pjesë e kurrikulës publike në Kosovë, vetëm se është e shpërndarë nëpër lëndë të ndryshme siç janë edukata qytetare nëpër shkollat fillore, apo sociologjia e filozofia nëpër shkollat e mesme. Një lëndë e tillë madje ligjërohet edhe në arsimin universitar në Kosovë. Për shembull, në Departmentin e Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik ligjërohet lënda Sociologji e Religjionit.

    Ky mësim shkencor për fenë duhet të bëhet nga mësues të trajnuar të cilët janë pjesë e korpusit të mësimdhënësve publik të Kosovës. Dhe për këtë natyrisht se nevojiten mësues të arsimuar dhe trajnuar mirë. Sepse, sikur për secilën lëndë tjetër, edhe për këtë lloj lënde nevojiten mësimdhënësit e specializuar. Ky është aspekt shumë i rëndësishëm i organizimit të lëndës për fetë dhe mbi to në shkollat publike të Kosovës.

    Mësimi i fesë, apo mësimi fetar, në një shtet sekular, është diçka që mund të bëhet vetëm në shkolla të atij profili (shkolla fetare - jopublike). Edhe në ato shkolla, duhet që mosha më e re e nxënësve të jetë 14 vjeç. Shteti duhet të marrë më tepër rol edhe në zhvillimin e atyre shkollave, kolegjeve, medreseve e manastireve, që feja të vijojë të mbetet liri e komuniteteve dhe individëve, por të mos jetë instrument në duar të interesave politike jashtë Kosovës, cilatdo qofshin këto interesa. Një shtet sekular, kujdeset për komunitetet e veta. Imamët e priftërinjtë, xhamitë e kishat, në shtete sekulare, paguhen e përkrahen nga fonde të kontrolluara e të përkrahura prej shtetit, e nuk lejohet të paguhen prej burimeve të paqarta. Feja e shqiptarëve nuk mund të tolerohet që të qeveriset prej të huajve, pavarësisht kush janë ata dhe prej cilit shtet vijnë.

    Këtu mbase edhe konsiston i tërë keqkuptimi (i qëllimshëm) që i është bërë pozicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! karshi kësaj çështje. Media të caktuara të shkruara por edhe elektronike kanë krijuar përshtypjen se karshi kësaj çështjeje ekzistojnë vetëm dy pozicionime, duke i paraqitur këto gabimisht si diametralisht të kundërta me njëra tjetrën. Mirëpo këto dy pozicionime janë dy anë të së njëjtës medalje, meqenëse të dyja këto e kuptojnë lëndën për fenë vetëm si udhëzim fetar, dhe pastaj e përkrahin apo kundërshtojnë. Në rrafshin konceptual të dyja këto bashkohen në kundërshtimin e skajshëm të mundësisë për të mësuar, shkencërisht dhe historikisht, mbi fetë dhe për t’ia mundësuar kështu nxënësit kuptimin e drejtë faktik të tyre, dhe hapësirën për qasje kritike ndaj tyre. E, pikërisht kjo mundësi e të mësuarit për fetë dhe mbi to është pozicioni radikalisht i kundërt karshi dy pozicionimeve me kundërshtim të falsifikuar.



    Visar Ymeri (Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!)
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #62
    Citim Postuar më parë nga Bes-s Lexo Postimin
    Me fal por perderisa shembull i demokracise gjithmone jane SHBA dhe vendet e Europes Perendimore, atehere cka na ndalon qe edhe ne kete pike ti imitojme ata?
    Atje lejohet shamia ne shkolla, ti lejojme edhe ne. Atje mesojne fene ne shkolla, ti mesojme edhe ne. Atje do te bejne xhamine ne piken me te ndieshme kombetare-Ground Zero, pse te ndalohen xhamite te ne?

    Kjo qe po ndodh ne Kosove eshte nje paradoks dhe cmenduri.

    Dhe nese ti thua se mbeshtetja ne fe do te shkaktonte humbje te ceshtjes kombetare, je ne gabim te madh.
    Besimtari i vertete gjithmoneeshte edhe atdhetar i vertete.
    Besi,

    Para se ti imitojme SHBA-te dhe vendet tjera demokratike Europiane ne lidhje me ceshtjen fetare. Ne se pari duhet qe ti imitojme SHBA-te dhe Vendet me Demokratike Europiane se si duhet respektuar puna, se si duhet respektuar e vlersuar shteti. Ne duhet imituar SHBA-te dhe Shtetet e BE-se se si duhen te respektohen dhe vlersohen heronjte Kombetar. Ne duhet ti imitojme SHBA-te dhe Shtetet tjera te BE-se se si duhet te behemi Shtet Normal ku funkcionojne dhe respektohen ligjet. Ne se pari duhet imituar ata ne gjitha aspektet tjera para se ti imitojme per fete.


    SHBA-te Dhe Shtetet te BE-se kane Ushtrine e tyre - Ta kemi edhe NE. SHBA-te dhe Shtetet te BE-se nuk kane Struktura Okupuese te ndonje Shteti tjeter ne Territor te tyre - Mos ti kemi edhe NE.

    Pse ju Besi nuk merrni ndonje shembull tjeter qe ka ne SHBA dhe Vendet tjera Demokratike Europiane e qe ne duhet ti bejme e ti kemi.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #63
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Protestë fetare në Prishtinë
    Cdo popull i ka delet e zeza te tij.Dilema eshte ti durojme, apo te ja humbim faren krejt.
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hoxhallaret e kosoves me perdhun po dun me na shti nen hanxhar te putinit..

    por dhe is mutafi.. po lun me popull..

    urgjentisht ai duhet te ulet e te bisedoje me perfaqsusit e besimtarve musliman e te mos dal nga oda e muhabetit pa u zgidh ceshtja.. me mirkuptim..

    kte pun duhet dhe hashimi urgjentisht ta bisedoj me is mutafen e prishtines e me kta lluk lluka-xhinjte o euro dallersave te bin sheik ladenve - pra me hoxhallaret e te bien ne ujdi per problemin..

    kosova nuk duhet ne asnji menyre me u ba bejrut..

    ..

  5. #65
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Për arsimim për fetë dhe mbi fetë, e jo edukim dhe udhëzime fetare
    02 SHTATOR 2011 - E Premte 07:50
    Një debat deri tash goxha i heshtur, këtë festë të Fitër Bajramit e mori dhenë. A duhet të kemi edukatë fetare nëpër shkollat tona publike apo nuk duhet të kemi? Kjo ishte pyetja kryesore, dhe tema qendrore e diskutimeve nëpër dhomat e pritjes së familjeve nëpër Kosovë me mysafirët e shumtë që frekuentojnë sipas zakonit njëri-tjetrin. Kjo temë sigurisht se u diskutua edhe në secilën xhami të Kosovës në ditën kur numri i pjesëmarrësve në faljen e namazit është më i larti në vit. Dhe e tërë kjo u nxit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më saktësisht nga zëvendësimi i rendit të ditës të dakorduar për seancën e së hënës (29 gusht) me një tjetër rend dite i cili kërkonte nga deputetët që t’i votojnë në lexim të dytë 14 ligje, për të cilat Kuvendi nuk ishte fare i përgatitur, dhe deputetët madje as nuk e dinin saktë formulimin tekstual të amandamenteve në këto ligje për të cilat kërkohej votimi. Njëri prej këtyre ligjeve ishte edhe ai për arsimin parauniversitar në të cilin 3 grupe parlamentare, ai i Koalicionit për Kosovë të Re, Grupi i Partisë Liberale Serbe (SLS) dhe Grupi Parlamentar 6+, i kishin paraqitur 2 amandamentime përmes të cilave kërkohej lejimi i bartjes së simboleve fetare nëpër institucionet publike si dhe futja e një lënde të re në kurrikulën e shkollës publike parauniversitare, lëndë kjo e emërtuar nga propozuesit si “Edukatë fetare dhe morale”.

    Ky debat për mësimin fetar, edhe pse në heshtje vie vërdallë tash një kohë të gjatë, asnjëherë nuk është zhvilluar në mënyrën se si duhet zhvilluar një debat për një çështje goxha të rëndësishme për zhvillimin e jetës shoqërore e politike në vend. Një debat i tillë në asnjë mënyrë nuk bën të reduktohet vetëm në debat parlamentar mes deputetëve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, por në të doemos duhet përfshirë para së gjithash ekspertët e fushave të ndryshme, veçanërisht ata të arsimit, psikologët e fëmijëve, sociologët, por edhe organizatat e ndryshme shoqërore, dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare. Kështu kjo do të mundësonte që secili qytetar i Kosovës të jetë më mirë i informuar për atë nëse duhet të kemi lëndë që përqendrohet në arsimimin fetar dhe çfarë lloj mësimi duhet të ketë aty. Mbase mungesa e një debati të tillë na ka sjellë këtu ku gjendemi sot dhe ku u gjendën deputetët të hënën – një situatë para dy mundësive të vetme, statike karshi njëra tjetrës. Ky lloj shantazhi i dyfishtë prodhon pamundësi mendimi e veprimi, ndërkohë që neve si popull na nevojitet pikërisht mundësia për të menduar dhe vepruar.

    Vendimi për këtë çështje nuk bën të merret as si vendim i një grupi të caktuar njerëzish (në këtë rast njerëzit të cilët janë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës) e as si vendim i cili bazohet në praktikat e vendeve tjera. Ky vendim duhet të jetë vendim kolektiv i cili bazohet në interesin e përgjithshëm dhe i cili i del në mbrojtje këtij interesi të përgjithshëm. Sepse vendimi i tillë para se të prek të drejtat individuale të kujtdo qoftë, është i lidhur me të drejtën dhe vullnetin kolektiv të shoqërisë për shkak se rrjedh nga interesi i përgjithshëm shoqëror, dhe e kushtëzon atë.

    Interes yni kombëtar dhe shoqëror është bashkimi. Shih për këtë shkollat tona publike nuk duhet të diskriminojnë, por as të ndajnë në emër të të drejtave individuale të njeriut. Programi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! thotë që “Shkollat tona duhet të kontribuojnë në krijimin e një shoqërie të shëndoshë, të udhëhequr sipas parimeve universale të drejtësisë, barazisë, dhe solidaritetit shoqëror.” Përmes arsimit parauniversitar ne nuk synojmë vetëm hapjen e derës në botën e madhe të shkencës dhe mendimit njerëzor, por edhe edukimin praktik për kohezionin shoqëror, pasurinë tonë të përbashkët publike, dhe përgjegjësinë individuale ndaj shoqërisë. Kjo është e arritshme po qe se i zbresim në minimum elementet ndarëse në mes të nxënësve. Por, kjo mund të eskalojë në skajshmëri nëse shteti i shton elementet përçarëse përbrenda sistemit publik arsimor.

    Shteti luan rol kyç në mënyrën se si qytetarët i qasen dhe e kuptojnë religjionin (por edhe ateizmin e agnosticizmin), si dhe atë se çfarë dinë për to. Nëse shteti nuk e bën këtë atëherë kjo do të bëhet nga familjet ose bashkësitë lokale, gjë që do të nënkuptonte se qytetarët do të arsimohen duke fituar shumë njohuri për vetëm një konfesion, atë së cilës i takojnë, ose të mos mësojnë fare për fenë nëse familja e tyre nuk janë fetarë. Mosdija shumë lehtë e kushtëzon paragjykimin ndaj feve tjera ose naivitetin për rrezikshmërinë e tyre. Nëse fëmijët nuk mësojnë për religjionin, ata nuk do t’i kenë informatat e tërësishme për ta kuptuar historinë por edhe politikën e së kaluarës dhe të së sotmes.

    Në vijë me rendin republikan sekular shkollat publike të Kosovës duhen forcuar në cilësinë e mësimit baza e të cilit është shkenca: ato ekzakte por edhe shkencat shoqërore. Në këtë drejtim secila lëndë e kurrikulumit arsimor duhet të jetë shkencore, si dhe të mësohet përmes metodave shkencore. Nuk ka asgjë të keqe që nxënësit në Kosovë të arsimohen dhe ta kuptojnë se si kanë lindur fetë e ndryshme, cilat janë parimet bazë të tyre, cili ka qenë zhvillimi historik dhe aktual i tyre, etj. Rëndësia që religjioni në përgjithësi, dhe fetë e ndryshme secila veçanërisht, kanë pasur në zhvillimin shoqëror e të dijes botërore, është e pamohueshme. Mirëpo ky arsimim mbi fetë është radikalisht i kundërt me udhëzimin fetar apo edukatën fetare për të cilën po flitet në Kosovë. Mësimi për fetë duhet të jetë i bazuar në pikëpamjet filozofike, metafizike, ekonomike, sociale e sociologjike, për t’ia mundësuar kështu nxënësit mësimin për fetë dhe hapësirën për qasje kritike ndaj tyre. Një lloj mësimi i tillë tashmë është pjesë e kurrikulës publike në Kosovë, vetëm se është e shpërndarë nëpër lëndë të ndryshme siç janë edukata qytetare nëpër shkollat fillore, apo sociologjia e filozofia nëpër shkollat e mesme. Një lëndë e tillë madje ligjërohet edhe në arsimin universitar në Kosovë. Për shembull, në Departmentin e Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik ligjërohet lënda Sociologji e Religjionit.

    Ky mësim shkencor për fenë duhet të bëhet nga mësues të trajnuar të cilët janë pjesë e korpusit të mësimdhënësve publik të Kosovës. Dhe për këtë natyrisht se nevojiten mësues të arsimuar dhe trajnuar mirë. Sepse, sikur për secilën lëndë tjetër, edhe për këtë lloj lënde nevojiten mësimdhënësit e specializuar. Ky është aspekt shumë i rëndësishëm i organizimit të lëndës për fetë dhe mbi to në shkollat publike të Kosovës.

    Mësimi i fesë, apo mësimi fetar, në një shtet sekular, është diçka që mund të bëhet vetëm në shkolla të atij profili (shkolla fetare - jopublike). Edhe në ato shkolla, duhet që mosha më e re e nxënësve të jetë 14 vjeç. Shteti duhet të marrë më tepër rol edhe në zhvillimin e atyre shkollave, kolegjeve, medreseve e manastireve, që feja të vijojë të mbetet liri e komuniteteve dhe individëve, por të mos jetë instrument në duar të interesave politike jashtë Kosovës, cilatdo qofshin këto interesa. Një shtet sekular, kujdeset për komunitetet e veta. Imamët e priftërinjtë, xhamitë e kishat, në shtete sekulare, paguhen e përkrahen nga fonde të kontrolluara e të përkrahura prej shtetit, e nuk lejohet të paguhen prej burimeve të paqarta. Feja e shqiptarëve nuk mund të tolerohet që të qeveriset prej të huajve, pavarësisht kush janë ata dhe prej cilit shtet vijnë.

    Këtu mbase edhe konsiston i tërë keqkuptimi (i qëllimshëm) që i është bërë pozicionit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! karshi kësaj çështje. Media të caktuara të shkruara por edhe elektronike kanë krijuar përshtypjen se karshi kësaj çështjeje ekzistojnë vetëm dy pozicionime, duke i paraqitur këto gabimisht si diametralisht të kundërta me njëra tjetrën. Mirëpo këto dy pozicionime janë dy anë të së njëjtës medalje, meqenëse të dyja këto e kuptojnë lëndën për fenë vetëm si udhëzim fetar, dhe pastaj e përkrahin apo kundërshtojnë. Në rrafshin konceptual të dyja këto bashkohen në kundërshtimin e skajshëm të mundësisë për të mësuar, shkencërisht dhe historikisht, mbi fetë dhe për t’ia mundësuar kështu nxënësit kuptimin e drejtë faktik të tyre, dhe hapësirën për qasje kritike ndaj tyre. E, pikërisht kjo mundësi e të mësuarit për fetë dhe mbi to është pozicioni radikalisht i kundërt karshi dy pozicionimeve me kundërshtim të falsifikuar.



    Visar Ymeri (Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!)
    Vetevendosja ka ndryshuar kahje, sepse e ka pare qe s'eshte ne Amerike e Europe e me i fitu zgjedhjet duke share Islamin.
    Paten haruar qe ne Kosove shumica absolute i takojne ketij besimi, dhe m'duket qe rendesine e Islamit tek te rinjte kosovare (permes te cileve synojne pushtetin) e kuptuan pas ndrimit te selise. Me seline e re (me qellim, apo pa te) na kane ardhe ne lagjen me te islamizuar te Prishtines, dhe ketu po kane mundesi me pa se sa rendesi i japin Islamit rinia kosovare.
    I feel Kosovereign!

  6. #66
    Citim Postuar më parë nga Bes-s Lexo Postimin
    Te kerkosh te ndertohet nje xhami ku do te falesh e ti lutesh Zotit per nje te ardhme me te mire per kombin tend, mendon se eshte kjo nje rryme ekstremiste??

    Mendon ti se eshte nje ekstremizem qe te kerkosh qe femijet tane te mesojne ne shkolla lenden fetare e cila do te mesonte femijet se duhet te mesojne, te respektojne prinderit, mesuesit, te jene te ndershem, te mos genjejne etj etj.
    Si dhe perfundimisht te mesojne femijet se njeriu nuk ka prejardhjen prej majmuni ashtu sic ka parapelqyer te vetequhet Darvini i famshem.

    Apo mos e beson ti se duhet ti ndalohet shkollimi nje vajzeje te shkelqyeshme ne mesime, qe eshte nje e ardhme shpresedhenese per kombin tone, dhe vetem pse mban shami ne koke, duhet qe asaj ti ndalohet shkollimi...? E ne anen tjeter, femrat qe vijne te veshura si lavire dhe sillen si te tilla, duhen te respektohen sepse ashtu kerkon civilizimi

    Me falni por, jemi ne qe ia duam te miren vendit tone.
    Nuk eshte çeshtja te nje ndertimi i nje xhamie. Nuk ka se pse te protestohet per faktin se komuna e Prishtines ende nuk ka caktuar vendin se ku do te mund te ndertohej xhamia me emer te ndonje sulltani apo sheiku.

    Kjo proteste quhet ne shqip karshillek qe i behet shtetit, shantazh dhe kercenim me vije te kuqe!

    Kjo eshte gjuha e imameve qe perdoren ne Prishtine dhe kjo gjuhe eshte ajo qe duhet te na shqetesoje.

    Kosova eshte nje shtet laik, ne te cilin kisha dhe xhamia jane te ndara nga shteti!

    Ju kjo nuk ju pelqen, por kerkoni nje Kosove allahaxhiqamiliste, me pretekstin se shumica e popullsise se saj eshte e besimit islam.

    Turqia po i rrezon pak nga pak themelet e shtetit te Ataturkut, duke hedhur hapat e rikrijimit te kalifatit osman dhe ne te ata shikojne te perfshire edhe ata popuj qe u detyruan me dhune te ishin pjese e ketij kalifati.

    Ketu eshte prolemi, qe nis ne Anadoll, merr udhen neper Tetove e Prizren, kthehet ne Sanxhak e bitiset ne Mostar!

    Mua me vjen turp kur degjoj se nje xhami ne Prishtine mban emer sulltani dhe se ende sot e kesaj dite mbahet ne token shqiptare te Kosoves varri i kryepushtuesit te saj osman!

    Kosova vuan brishtesine e shtetit te saj, vuan brishtesine dhe prapambetjen social-kulturore dhe ekonomike te qytetareve te saj, vuan plaget e shkaktuara nga e kaluara e larget dhe ajo e afert dhe doemos se situata te tilla prodhojne kriza, nje nder te cilat eshte kriza e identitetit.

    Kosova ka krize identiteti!

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Besi,

    Para se ti imitojme SHBA-te dhe vendet tjera demokratike Europiane ne lidhje me ceshtjen fetare. Ne se pari duhet qe ti imitojme SHBA-te dhe Vendet me Demokratike Europiane se si duhet respektuar puna, se si duhet respektuar e vlersuar shteti. Ne duhet imituar SHBA-te dhe Shtetet e BE-se se si duhen te respektohen dhe vlersohen heronjte Kombetar. Ne duhet ti imitojme SHBA-te dhe Shtetet tjera te BE-se se si duhet te behemi Shtet Normal ku funkcionojne dhe respektohen ligjet. Ne se pari duhet imituar ata ne gjitha aspektet tjera para se ti imitojme per fete.


    SHBA-te Dhe Shtetet te BE-se kane Ushtrine e tyre - Ta kemi edhe NE. SHBA-te dhe Shtetet te BE-se nuk kane Struktura Okupuese te ndonje Shteti tjeter ne Territor te tyre - Mos ti kemi edhe NE.

    Pse ju Besi nuk merrni ndonje shembull tjeter qe ka ne SHBA dhe Vendet tjera Demokratike Europiane e qe ne duhet ti bejme e ti kemi.

    Pse, me trego ti mua kush na ndalon qe te vlersohen heronjte kombetare, kush nuk po i respekton heronjte kombetare??
    Gjitha ato qe permende jane ceshtje qe Kosova i ka, gjitha ato ceshtje Kosova ka tentuar qe shembull ta kete Ameriken, e pse jo edhe ne ceshtjen e respektimit te fese?

    Kjo qe e nderlidha me Ameriken te gjitheve ju ka prekur goxha shume, sepse ju shume mire e dini se Amerika llogaritet te jete sinonim per demokracine. Muslimanet e Amerikes (0,8%) edhepse ne pakice absolute kane me shume te drejta te garantuara nga shteti sesa shumica absolute ne Kosove(89,6%).
    Po ndertojme shtet demokratik athua?!?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Bes-s : 03-09-2011 më 06:50

  8. #68
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga bl3nd Lexo Postimin





    P.S
    Te njihja per musliman ty,qenke bere goxha antiIslam
    Or blend edhe une jam falur neper xhamit e Prishtines , gjithe javen rrin zbraset , vetem 1 dite mbushen , por jo te gjitha , vetem ato ne qender dhe afer qendres se studentave , pra shumica e xhamive mbushen me jo prishtinali . Ska nevoje me u ndertu xhami ne Prishtine ku prishtinalit as qe ja fusin shume fese .

    Dhe per 3-4 muaj gjitha xhamit ne Prishtine jane te zbrasta sepse ska asgje atje .

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Nuk eshte çeshtja te nje ndertimi i nje xhamie. Nuk ka se pse te protestohet per faktin se komuna e Prishtines ende nuk ka caktuar vendin se ku do te mund te ndertohej xhamia me emer te ndonje sulltani apo sheiku.

    Kjo proteste quhet ne shqip karshillek qe i behet shtetit, shantazh dhe kercenim me vije te kuqe!

    Kjo eshte gjuha e imameve qe perdoren ne Prishtine dhe kjo gjuhe eshte ajo qe duhet te na shqetesoje.

    Kosova eshte nje shtet laik, ne te cilin kisha dhe xhamia jane te ndara nga shteti!

    Ju kjo nuk ju pelqen, por kerkoni nje Kosove allahaxhiqamiliste, me pretekstin se shumica e popullsise se saj eshte e besimit islam.

    Turqia po i rrezon pak nga pak themelet e shtetit te Ataturkut, duke hedhur hapat e rikrijimit te kalifatit osman dhe ne te ata shikojne te perfshire edhe ata popuj qe u detyruan me dhune te ishin pjese e ketij kalifati.

    Ketu eshte prolemi, qe nis ne Anadoll, merr udhen neper Tetove e Prizren, kthehet ne Sanxhak e bitiset ne Mostar!

    Mua me vjen turp kur degjoj se nje xhami ne Prishtine mban emer sulltani dhe se ende sot e kesaj dite mbahet ne token shqiptare te Kosoves varri i kryepushtuesit te saj osman!

    Kosova vuan brishtesine e shtetit te saj, vuan brishtesine dhe prapambetjen social-kulturore dhe ekonomike te qytetareve te saj, vuan plaget e shkaktuara nga e kaluara e larget dhe ajo e afert dhe doemos se situata te tilla prodhojne kriza, nje nder te cilat eshte kriza e identitetit.

    Kosova ka krize identiteti!
    Per cfare krize identiteti me flet ti mua? Kosova paska krize identiteti ?!
    E tera cka duhet te beje Kosova eshte qe te mer shembull nga shtetet me demokraci e me zhvillim me te madh ekonomik, dhe te mundohet ti kopjon sistemet e tyre.
    SHBA lejon shamite, te lejojme pra edhe ne!
    SHBA kane lende fetare si dhe shume vende nga BE, psh. Austria, pse te mos lejojme edhe ne?
    Shteti egziston per popull, shteti egziston per plotesimin e kerkesave te popullit, dhe perderisa populli kerkon xhami ne Prishtine ngase populli falet ne rruge, shteti duhet ta nderton ate xhami.

  10. #70
    Citim Postuar më parë nga Bes-s Lexo Postimin
    Pse, me trego ti mua kush na ndalon qe te vlersohen heronjte kombetare, kush nuk po i respekton heronjte kombetare??
    Gjitha ato qe permende jane ceshtje qe Kosova i ka, gjitha ato ceshtje Kosova ka tentuar qe shembull ta kete Ameriken, e pse jo edhe ne ceshtjen e respektimit te fese?

    Kjo qe e nderlidha me Ameriken te gjitheve ju ka prekur goxha shume, sepse ju shume mire e dini se Amerika llogaritet te jete sinonim per demokracine. Muslimanet e Amerikes (0,8%) edhepse ne pakice absolute kane me shume te drejta te garantuara nga shteti sesa shumica absolute ne Kosove(89,6%).
    Po ndertojme shtet demokratik athua?!?!
    Po tani po sulmohet figura Historike e Skender Beut, po sulmohet figura e Nen Terezes, e gradualisht do sulmohen edhe gjithe rilindasit Shqiptar tjere te cilet kane luftu ne emer te Shqiptarizmit e kunder okupimit Turko-Otoman nga keta Islamista.

    Perserise prap. Edhe une jame qe me nje ane te debatit -gjithperfshires te detohet per ceshtjet fetare si lejimi i disa lendeve fetare neper shkolla si dhe cod gje tjeter rreth fese-feve.

    Mirepo tek ne per momentin nuk mund te ndodhe kjo per keto arsye:

    1. Ende nuk kemi te rregulluar Ceshtjen Kombetare ashtu sic duhet. E vetmja Zgjedhje e ceshtjes sone kombetare eshte Bashkimi i Shqiptareve ne nje Shtet i cili ka qene edhe para 1912. Kosova ende nuk ka te zgjedhur statusin e saj territorial - ku boterisht dihet se rreth 30 % te territorit te saj ende mbahen nen okupim te strukturave kriminele te shtetit serb. Kosova ende nuk ka Ushtrine e saj - ku e vetmja ajo (Ushtria e Kosoves) do jete nje garance e plote per sigurine e kufijve tane sidomos me serbine. Ekonomia e Kosoves eshte thuajse 0, papunesia eshte shume e madhe, varferia edhte ne skajshmeri te plote etj etj. Une mendoj por besoj qe edhe nje numer i madhe i popullates se Kosoves. Para se te kerkohet nje ndertim i nje Xhamie apo Kishe, para se te lejohen lendet fetare ato muslimane apo krishtere neper shkolla. Se pari Populli do kerkoj qe te kete siguri, qe te kete vende te lira te punes, qe jeta e tyre te jete me normale, qe shendetesia te jete konfor me kerkesat e tyre etj etj, para se te kerkojne Xhami e Kisha, apo lende fetare.


    2. Dhe arsyeja e dyte pse nuk mund te behet nje gje e tille tek ne qe lendet fetare te behen obliguese neper shkolla eshte se ne jemi nje Komb ku i kemi tre fe. Ndonese ne Kosove Shqiptaret kane dy fet ate Muslimane dhe Krishtere, dhe vendosja e lendeve fetare neper shkolla deshem ne apo nuk deshem do kete percarje nder-fetare. E ne kete kohe, ne keto momnete neve nuk na duhet percarja nderfetare por na duhet Bashkimi Kombetar.


    Keta prijesa fetar si Naim Ternava, Fuad Rodiqi, e Shefqet Kransiqi para te ta cesin popullin neper protesta per kinse per te drejtat e tyre fetare. Sepse mendoj asnjeherash askujt nuk ju ka mohu e drejta fetare. Sepse gjithmone kemi pase tolerance nderfetare tek Shqiptaret. Keta prijes fetare sidomos Naim Ternava duhej te rreagonte ndaj kerkeses se ministrit turk per ndryshim te historise se Shqiptareve e jo te shkoj ne te njejten vije me te.

    Natyrish se ne SHBA e vendet e tjera te BE-se lejohen lendet fetare dhe lejohet mbajtja e shamise neper shkolla. Po para se te behej nje gje e tille ne kto shtete qe ne thirremi per demokraci. Keto shtete para se ta zgjedhin ceshtjen fetare qe eshte e rendesihme po ashtu. Keto Shtete se pari kane zgjedhe ceshtjen e tyre Kombetare, sigurise, ushtrise, ekonomise etj etj.


    Nese duam te hecim perpara me demokracite e vendeve tjera atehere se pari duhet te kemi Ushtri Moderne, duhet te kemi Sigurine te rregulluar, duhet te kemi ekonomi te zhvilluar e shume gjera tjera para se te vije puna edhe tek ceshtjet fetare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 03-09-2011 më 08:19
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •