Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 44 prej 104 FillimFillim ... 3442434445465494 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 1037
  1. #431
    Tërnava: Fjalët fyese të hiqen nga historia
    Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 10:33
    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava duket se është në një vijë me fjalët e Ministrit të jashtëm turk Ahmet Davitoglu dhe ministrit të Arsimit të këtij shteti, pasi që ka kërkuar heqjen e fjalëve fyese nga historia kur flitet për perandorinë osmane.

    Ai në një intervistë për “Kosovën Sot” ka thënë se kërkesa e ministrave turk është keqkuptuar nga disa media kosovare.

    “E kam thënë dhe po e them, se është keqinterpretuar në media kërkesa e ministrit të Turqisë. Me atë që kam parë, askund nuk është kërkuar që të ndryshohet historia. Unë jam pro asaj që fjalët fyese, që gjenden në librat tona, ato të largohen, sepse nuk i përket një kodi etik që të fyhen, edhe pse kanë ndodhur luftëra”, ka thënë Tërnava.

    Përpos kësaj, Tërnava në këtë intervistë ka kritikuar edhe televizione kombëtare kosovare, që sipas tij, 90 për qind e programit të tyre është e mbushur me filma të zhanrit kriminalistik apo pornografikë dhe shumë “pak për të mos thënë hiç filma që e edukojnë brezin e ri”. “Filma që edukojnë brezin e ri, që avancojnë sjelljet e tij nga e mbara dhe nga e mira, ka shumë pak”, ka thënë ai.

    Tërnava ka shpreh po ashtu kënaqësinë e tij për rënien e disa sisteme totalitare nëpër vende të Lindjes duke thënë se është i lumtur për këtë por jo edhe për humbjen e jetëve të njerëzve, sikurse po ndodhin në Libi, Egjipt, Siri dhe vende të tjera.

    Ai prapë ka insistuar që xhamia në Prishtinë duhet të ndërtohet vetëm të çerdhja në Ulpianë.

    “Ende nuk është caktuar lokacioni. Ajo që kam dëgjuar në shtyp është e vërtetë se tash për tash Komuna e Prishtinës nuk e ka parë të arsyeshme që të ndahet parcela përballë Institutit Albanologjik, gjë që e kërkoj me këtë rast. Apeloj edhe njëherë që të shikojnë mundësinë e ndarjes së kësaj parcele, sepse është shumë e moralshme, njerëzore dhe është kërkjesë e besimtarëve, votuesve, që të ndërtohet aty, është kërkesë e Bashkësisë Islame të ndërtohet aty një xhami e madhe”.

    Për Tërnaven është e nevojshme edhe edukata fetare në shkolla. “Ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë vazhdimisht deri në realizimin e kësaj. Nuk do të heqim dorë nga kjo asnjëherë, sepse nuk jemi duke kërkuar diçka që shkon në dëm të kombit tonë”, mendon Tërnava.

    Ndërkaq, i pyetur për elementet radikale të islamit në Kosovë, Tërrnava ka thënë se nuk i frikësohet këtyre elementeve.

    “Po qe se kemi koordinim të mjaftueshëm mes bashkësive fetare, mes institucioneve, organizatave të ndryshme, ne në Kosovë, asnjëherë nuk duhet të frikësohemi nga elementët radikalë”.

    Krejt në fund Tërnava ja ka uruar të gjithë besimtarëve islam për festën e Fiter Bajramin.

    “Unë e lus Zotin që në familjet e tyre të ketë mirëqenie, shëndet, harmoni, gatishmëri dhe motiv edhe më të madh për t’i çuar proceset përpara në Kosovë dhe, duke pasur këto gjithherë të jemi me atë që jemi”.


    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,61652

    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 29-08-2011 më 05:49
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #432
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Tërnava: Fjalët fyese të hiqen nga historia
    Nga Express më 29 gusht 2011 në ora 10:33
    Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava duket se është në një vijë me fjalët e Ministrit të jashtëm turk Ahmet Davitoglu dhe ministrit të Arsimit të këtij shteti, pasi që ka kërkuar heqjen e fjalëve fyese nga historia kur flitet për perandorinë osmane.

    Ai në një intervistë për “Kosovën Sot” ka thënë se kërkesa e ministrave turk është keqkuptuar nga disa media kosovare.

    “E kam thënë dhe po e them, se është keqinterpretuar në media kërkesa e ministrit të Turqisë. Me atë që kam parë, askund nuk është kërkuar që të ndryshohet historia. Unë jam pro asaj që fjalët fyese, që gjenden në librat tona, ato të largohen, sepse nuk i përket një kodi etik që të fyhen, edhe pse kanë ndodhur luftëra”, ka thënë Tërnava.

    Përpos kësaj, Tërnava në këtë intervistë ka kritikuar edhe televizione kombëtare kosovare, që sipas tij, 90 për qind e programit të tyre është e mbushur me filma të zhanrit kriminalistik apo pornografikë dhe shumë “pak për të mos thënë hiç filma që e edukojnë brezin e ri”. “Filma që edukojnë brezin e ri, që avancojnë sjelljet e tij nga e mbara dhe nga e mira, ka shumë pak”, ka thënë ai.

    Tërnava ka shpreh po ashtu kënaqësinë e tij për rënien e disa sisteme totalitare nëpër vende të Lindjes duke thënë se është i lumtur për këtë por jo edhe për humbjen e jetëve të njerëzve, sikurse po ndodhin në Libi, Egjipt, Siri dhe vende të tjera.

    Ai prapë ka insistuar që xhamia në Prishtinë duhet të ndërtohet vetëm të çerdhja në Ulpianë.

    “Ende nuk është caktuar lokacioni. Ajo që kam dëgjuar në shtyp është e vërtetë se tash për tash Komuna e Prishtinës nuk e ka parë të arsyeshme që të ndahet parcela përballë Institutit Albanologjik, gjë që e kërkoj me këtë rast. Apeloj edhe njëherë që të shikojnë mundësinë e ndarjes së kësaj parcele, sepse është shumë e moralshme, njerëzore dhe është kërkjesë e besimtarëve, votuesve, që të ndërtohet aty, është kërkesë e Bashkësisë Islame të ndërtohet aty një xhami e madhe”.

    Për Tërnaven është e nevojshme edhe edukata fetare në shkolla. “Ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë vazhdimisht deri në realizimin e kësaj. Nuk do të heqim dorë nga kjo asnjëherë, sepse nuk jemi duke kërkuar diçka që shkon në dëm të kombit tonë”, mendon Tërnava.

    Ndërkaq, i pyetur për elementet radikale të islamit në Kosovë, Tërrnava ka thënë se nuk i frikësohet këtyre elementeve.

    “Po qe se kemi koordinim të mjaftueshëm mes bashkësive fetare, mes institucioneve, organizatave të ndryshme, ne në Kosovë, asnjëherë nuk duhet të frikësohemi nga elementët radikalë”.

    Krejt në fund Tërnava ja ka uruar të gjithë besimtarëve islam për festën e Fiter Bajramin.

    “Unë e lus Zotin që në familjet e tyre të ketë mirëqenie, shëndet, harmoni, gatishmëri dhe motiv edhe më të madh për t’i çuar proceset përpara në Kosovë dhe, duke pasur këto gjithherë të jemi me atë që jemi”.


    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,61652

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #433
    Harambash Killer Maska e Gameness
    Anëtarësuar
    13-03-2006
    Vendndodhja
    Aty-ktu... por, parasegjithash në "kullën e fildisht".
    Postime
    623
    Citim Postuar më parë nga Gameness Lexo Postimin
    Turqia, kur na ka sunduar ka qen armike.

    Ne vitin 2011, Turqia eshte mike.

    Meqe nuk jemi armik me Turqin ne vitin 2011, kjo do te thot qe ne njefar menyre jemi mik te Turqis.

    Mik - armik; nje gje e perjashton t'tjetren.

    POR, Turqia nuk ka te drejt, te ne ben kerkesa te tilla. Sepse jan qendrime anti-njerezore.

    Meq jemi ne "miqesi" dhe intrumentet e relaksionit nuk jan pushket dhe shpatat, por jane fjalet, ather, i thojm nje JO te madhe kerkesave turke.

    Madje - madje, mbasi qe Turqia "hedhi vallen" e historis, ketu nderhyn mir edhe komuniteti turk ne Kosove. Komunitet shum i vogel ne numer, por i cili gezon t'drejta te stermedha. Eshte e mjaftueshme ketu te citohet ditari "nacional" ne gjuhen turke.

    Pra, meqe Turqia hedhi vallen, ne duhet ti pergjigjemi me "Shoten"...

    Kunderreplika jon, me fjal e me diplomaci do ishte:

    1) Cfar t'drejte gezojn miliona shqiptar ne Turqi?
    2) Ka shkolla shqipe ne Turqi?
    3) Ka ndonje emision shqip ne televizioni nacional tyrk?

    edhe plot, ama plot pytje t'tjera.

    Eh, pra, te gjejm forcen - jo te shpates por te pendes - dhe t'ia parashtrojm keto pyetje Turqis, do te shihni se sa do te merren, turqit, me historin objetive te teksteve shkollore shqiptare...

    Por, kjo ndodh me Turqin, me Greqin, me Maqedonin, me Malin e Zi e me Serbin, sepse klasa politike e cila - teorikisht - e perfaqeson kombin e cunguar shqiptar eshte jo-aktive.

    Te vetmat rrethana ku politikajt ton - edhe jo gjithnje - jan aktiv, jane ato situacione qe te shtyjn ta marresh nje pozicion si konsekuenc e kerkesave te tjerve te cilat te dergojn ne nje qorrsokak.

    Pra, kurr nuk kemi fjal per aktivitet arbitrar, por gjithnje duke u mbrojtur.

    Problemi i jon ne pergjithesi eshte qe japim pergjigjje te gjith batardeve qe e dojn nje cope Shqiperie, kurse, neve, shqiptaret KURR nuk parashtrojm pyetje.

    Deri sa tendenca nuk merr binar te duhur, veshtir do e kemi.

    Ne raport mes dy paleve ku njera pale nenshtron pytje tjetres, kjo e fundit gjithnje do eshte ne veshtiresi sepse jep mbeshtetje pyetjeve dhe argumenteve te ndryshme qe as ne endrra nek i sheh.

    Eshte me lehte te pyesim Turqin, Greqin, Malin E Zi, Serbin, Maqedonin, se sa te na pyesin ata.

    Neoosmanizmi dhe shqiptarët në Turqi

    Kosovapress, 29 gusht 2011

    Bujar Abdullahu

    Jashar Koshaner, ish gjenerali i ushtrisë turke para disa ditëve dha dorëheqje së bashku me komandantët më të rëndësishme të forcave tokësore, detare dhe ajrore dhe kjo ndodhi për shkak se 250 oficer, ndër të cilët 14 gjeneralë janë në burgjet turke, sipas qeverisë, për shkak të komplotit të përgatitur prej tyre.

    Armata turke me kushtetutën e saj, ndër të tjera, dhe deri më tani, është shfaqur edhe si mbrojtëse e sekularizmit dhe njëkohësisht parandaluese e ndikimit të fesë në shtet. Historia moderne e saj, më saktë ajo prej liderit historik Ataturk e tutje, është dëshmitarja më e mirë e këtij konstatimi. Ndërsa tash, kur Nexhet Jozel, njeri i besuar i kryeministrit Erdogan dhe presidentit Gyl, zgjidhet për shef të shtabit të përgjithshëm të armatës turke, dhe kur dihet se Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit ka politika pro-islamiste, atëherë kahet e këtij shteti me ndikim, jo vetëm në Ballkan, duket se kanë filluar trasimin e një shtegu të ri për ecje tutje, me ç’rast për herë të parë Turqia shfaqet si unike në aspekt të identitetit të saj qytetërues, ku drejtimi i udhëheqësve është i njëjtësuar dhe në harmoni të plotë me përkatësinë fetare të popullit të saj. Por a është kështu në të vërtetë, apo Turqia vazhdon të jetë shtet i përçarë me shumicë myslimane dhe me nomenklaturë politike e ushtarake sekulare ?

    Gjeostrategjia e re turke jo vetëm politiko-kulturore e zyrtarëve turq në shtetet e Ballkanit dhe në veçanti në Kosovë, që disa po e quajnë neoosmanizëm duket se ka kulmuar dhe është kuptuar më shpluar, me kërkesën e fillimisht ministrit të arsimit, z. Omer Dinçer dhe me pas të atij të punëve të jashtme, z. Ahmet Davutogllu, për një retush të historisë së periudhës së sundimit otoman. I pari, pra z. Dinçer kërkoj që aty ku fyhet periudha e sundimit të sulltanëve të hiqen nga tekstet shkollore, ndërsa i dyti, shefi i diplomacisë turke, tha se ne nuk kërkojmë që të ndryshohet historia por mënyra e interpretimit të saj. Ai më pas shtoj se ‘në kohën e komunizmit të Titos dhe të Enverit është shkruar historia juaj dhe për këtë arsye ajo ka qenë e ndikuar nga sistemet përkatëse dhe si e tillë duhet rishikuar’.

    Shqiptarizma konturën e saj përfundimtare e ka marrë në kohën e rilindasve tanë, dhe ky besoj është një konstatim të cilën e kanë përsëritur në vazhdimësi dhe vënë në pah shumë historianë, intelektualë e akademikë. Është periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ajo e cila mund të konsiderohet si një ndër periudhat më të ndritshme të historisë shqiptare. Por, pse është më e pasura dhe pse është periudhë kur shqiptarizma krijoj konturën e saj përfundimtare? Thjesht për shkak se mu në këtë periudhë shqiptarët i kundërvihen Otomanëve dhe pos tjerash mbi bazën e kësaj kundërvënie u krijua kombi shqiptarë me atributet e saja unifikuese si gjuha, kultura, fetë etj..

    Po, është e vërtetë se historia është e shkruar edhe përgjatë regjimeve komuniste titiste dhe enveriste
    dhe si e tillë mund të ketë ndikime në përshkrimin dhe konkluzionet për periudhën e sundimit otoman në tokat e shqiptarëve, por nuk kam ndonjë dyshim se historia është e shkruar edhe në periudhat parakomuniste dhe edhe në këta libra historik gjenden pjesë të cilat nuk kanë qenë të thurura me lavde për historinë otomane, në të vërtetë ka qenë dhe është mu e kundërta.

    Ne jemi komb i vogël, si shtet i Kosovës edhe më të vegjël, dhe nuk besoj se kemi mundësi për ndikim në politikat rajonale e edhe më pak në atë globale, por pasi Turqia kërkoj nga institucionet tona ndryshimin e interpretimit të historisë, atëherë besoj se përgjithësisht shqiptarët, dhe në veçanti ata të Kosovës, për shkak se kjo kërkesë turke është drejtuar tek institucionet tona, kemi të drejt, dhe atë shumë legjitime, të kërkojmë nga Ankara zyrtare njohjen e shqiptarëve të Turqisë me statut të minoritetit. Kjo besoj, është larg më legjitime se sa kërkesa e zyrtarëve të Turqisë për ndryshim të historisë apo ndryshim, qoftë edhe të interpretimit të saj. Në veçanti tani kur kahja e zhvillimit historik e Turqisë ka marrë një dimension të ri, është e natyrshme që në vazhdën e ndryshimeve të saj të kërkohet trajtimi i shqiptarëve si minoritet me të drejta të njëjta me turqit në Kosovë dhe, kuptohet, me rikthimin e mbiemrave shqiptarë.

    Duke pas parasysh gjeostrategjinë e re turke në rajon, duke pasur parasysh gjithashtu edhe kërkesën që përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës me shumë legjitimitet mund ta kërkojnë nga Ankara zyrtare, fuqishëm besoj se shqiptarët dhe turqit nuk kanë asnjë arsye që të ndryshojnë kursin e bashkëpunimin të deritanishëm, madje është me dobi dypalëshe që ky bashkëpunim të forcohet e thellohet edhe më, pavarësisht që historia jonë mund të mbetet e pandryshuar.

    (Skenderbu, Gjergji Kastrioti i jon na tha qe nje thuper thehet, shum thupra bashk jo aq leht. Pra, jo vetem Prishtina, sepse ndikimi i Kosoves eshte vetem nje element i sistemit SHQIPTARI, por edhe Tirana e edhe Shkupi!)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gameness : 29-08-2011 më 09:49
    Gueghes and Toskes are an iron race, as hard as the rocks they inhabit.

  4. #434
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Naim Ternava se bashku me Janullatosin te thejnë qafen Stamboll !

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    U mbetet shqiptareve te kosoves te ngrene zerin, nese nuk duan te kthehen ne anadoll

    Edhe ne Shqiperi eshte diskutuar kjo ceshtje, por ne rrethe te ngushta..para ca vitesh u hoq busti i Skenderbeut nga salla e Kryeministrise me rastin e vizites se K/ministrit turk. A nuk jane keto shenja turqizimi edhe ne Shqiperi??? Sot jane shtuar disa zera kunder figures se Gjergj Kastriotit, madje edhe ne moshen e re ne Shqiperi.. (fatkeqesisht)...

    ...pra e keqja vjen nga brenda nesh...
    Nuk e di se ku jetoni ju por me duket nuk qenkeni ne dijeni fare, lexoji postimet njehere qe nga fillimi ju lutem dhe se ky propozimi juaj ketu eshte teper fyes ;

    "U mbetet shqiptareve te kosoves te ngrene zerin, nese nuk duan te kthehen ne anadoll
    Kjo sepse me c`po shohim gjithcka qe kryhet ka vetem qellim asimilues, duke shfrytezuar besimin fetar..., pra shperdorohet ky besim per arritje te qellimeve te ulta ckombetarizuese."

    Ky pakt nuk do te pranohet, as ndertimi i xhamis prane institutit Albanogjikê nuk do te lejohet, as shkollat fetare nuk do te lejohen kurrë në trojet shqiptare !
    Kjo eshte qmenduri, pse ndodhin keto sulme mu ne prag te 100 vjetorit te Pamvarsisë se Shqiprisë ?
    Dikun eshte nje problem ketu, ose ne nuk shofim rrezikun oe kemi perballë nesh, t'iu themi STOP ketyre sulmeve qe vijne nga jashtë, poshtë kolaboratoret !

    Poshtë Ajetullahet !

    Kur te behet Myftiu Naim Ternava ta dirigjoje nje vend mos prit aty te mira, Zoti ua theftË qafen te gjitheve, e keta duhesh te thuash o mik ILIA SPIRO te largohen nga vendi e jo populli i shkrete nuk ka faj ne keto manevrime qe i behen nga nje klasë e ulet te udheheqeve tanë, pse a ne Shqiperi ju nuk e keni pare keto dite qe u dha nenshkrimi, a eshet Saliu qe e futi popullin shqiptar ne Ligen Islamike ? ...ku jetoni ju ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #435
    Nje Zot e di sesi nuk ju gjejne rehat eshtrat atyre qe dhane jeten per ta bere kete vend te lire dhe per te qeruar zgjedhen e ndyre osmane nga Shqiperia. Askush nga ata qe shkriu jeten e pasurine per te luftuar turkun sdo e merrte kurre me mend qe ne shekullin e 21 do dilte nje tufe palacosh te vetequajtur shqiptare, njerez te ulet pa moral e shtylle kurrizore, nje tufe barbaresh te indoktrinuar nga feja qe per te hir te kesaj te fundit do mohojne komb e histori. Askush se ka menduar dhe nga brezi yne e pak me pare, qe ne epoken e kulmit te zhvillimit teknologjik e shkencor, ne nje vend ku gjithmone ka ekzistuar toleranca me shembullore fetare e dashuria e theksuar ndaj atdheut e lirise si dhe denimi me force i cdo pushtimi e pushtuesi, te dalin grupe mjeranesh te cilet kerkojne ti puthin kembet pushtuesit me te ndyre e te eger qe ka pare ky komb, murtajes osmane qe na shkaterroi si popull. Dhe kjo vetem e vetem sepse ata jane pjestare te te njejtes fe. Uroj qe pjesa e shendoshe dhe intelektuale ne Kosove te ngrihet me force ndaj ketij turpi dhe dhunimi qe po i behet historise kombetare, te ngrejne zerin dhe te cirren per kobin qe po i kanoset perseri ketij kombi, ai i mohimit te historise, luftes e gjakut te derdhur per ta mbajtur kete vend te paster nga mortja osmane dhe kelyshet e saj qe verdallosen dhe ne kete forum.

  6. #436
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    kush e zbuloi se turqia aktuale eshte mik i shqiptareve ?

    cili mik i shtetesise sovranitetit dhe lirise se nje kombi guxon te i diktoje nje vendi te lire se cfare te bej ai me historine e tij?

    Ky eshte nje pretendim i hapur i marrjes se te drejtes per te ta shkruar historine nje shtet armik hegjemonist e dhunues primitiv i vlerave te civilizimit shqiptar.

    Cili eshte ai mik qe ne kete menyre te paftyre cenon te drejtat dhe lirite themelore te nje kombi ne shtepi te vet?

    Akti i paftyre i jevgut erdogan eshte cenimi me i shemtuar i lirise e pavaresise se nje populli ne gjithe historine e njerezimit. Eshte nje akt i papresedan ne historine e marredhenieve ndershteterore. Eshte nje akt i hapur armiqsor qe ne menyre te drejtperdrejte cenon lirine themelore - dhe per me keq edhe kuptimin thelbesor te fjales liri ne bote.

    Ky armik tashme i hapur i shqiptareve cenon te drejten me intime te nje kombi te cliruar dhe te lire, ky bir kurve jevge, qe shqiptaret i quan qafire e arrnaut pretendon qe ty e kombit shqiptar t'ia marre te drejten dhe lirine per ta shkruar historine tende ashtu si ka qene, si e ke trasheguar e perjetuar vet dhe ta shkruaj ashtu sic te dikton ai qe te ka dhunuar dhe ata qe ta mohojne ate sebashku me kuturen tende superiore perfshire ketu dhe ekzistencen fizike te qenies sone shqiptare.

    Te te vije nje bir kurve jevge
    http://www.jewishjournal.com/images/...n-8-29-584.jpg
    (shih foton)
    te te tregoje ty si ta shkruash ti historine tende ne shtepine tende eshte nje akt armiqsor dhe pretendim i hapur jo vetem mbi lirine dhe shtetesine shqiptare te brishte por dhe mohim i plote i cdo te drejte themelore te nje kombi e populli te lire - kjo nuk eshte thjeshte nje perzierje e palejueshme ne qeshtjet e brendshme te nje shteti - ky eshte akt i hapur armiqsor i nje platforme te re te qeverie te re ekspanzioniste okupatore e diktatoriale e cila ka pretendime te hapura pushtuese dhe cfarosese te kombit shqiptar.
    dhe si pergjegje perfundimtare, jevgut erdogan, per kete akt te shemtuar duhet ti behet e ditur se i ndalohet hyrja ne gjithe tokat shqiptare derisa vellezerve tane te pervuajtur e te perndjekur ne turqi ne marreveshjtet e tyre serbe per spastrim etnik t'u jap te drejtat primare te gjuhes dhe shkollimit amtar si dhe tu njihen te drejtat nacionale ne shtetin e tij hegjemonist e asgjesues te kombeve e kombesive qe ka roberuar,
    dhe se deri sa te mos kete permiresuar fjalet poshteruese ndaj popullit epror shqiptar ne librat e tyre te historise se falsifikuar e ne thelb antishqiptare, te pretendimeve armiqsore te cilat rrijne ne kundershtim te thelle me interesat e popullit te qyteteruar turk dhe atij shqiptar
    kesaj qeverie duhet ti behet qarte e ditur se vizitat e zyrtareve te pjerdhur nga kjo politike e pa matur dhe arrogante qe ne thelb eshte antitturke dhe per me teper anti-shqiptare, nuk do te jene me te garantuara per siguri -askund ne Arberi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 29-08-2011 më 13:44
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #437
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Po me vjen keq qe feja po luan nje rol kaq te rendesishem ne nje periudhe kaq delikate .
    Nuk e kuptoj se nga dolen keta njerez qe para 10 viteve "luftuan" per kete atdhe , kurse sot mundohen ta shqyejne ne 1 mije pjese .
    Si ka mundesi qe nje popull kaq i pervuajtur te bjere perseri ne kesi gjendje ne kohen kur filloi te shof drite me sy ??

    Eshte per te ardhur keq , qe mbas kaq shum vuajteve ne duhet ti harrojme per qejfin e nje bir kuqke .

    Si do ta ndjeshin veten keta qe pranojne nje rishkrim te historise , qe mbas 100 viteve ne me Serbine te behemi "miq" dhe ata te kerkojne nje rishkrim te historise se viteve 1914-1999 , si do te ndiheshin gjithe ato familje qe kan humb me te dashurit e tyre ?

    Turp per gjithe ata qe e kan vene fene para kombit .

  8. #438
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Si e pushtuan osmanet Ballkanin ?

    Krijimin e Shtetit te Arberit me së shumti e ka ndihmuar pushtimi i Anzhuinëve, keta e pushtuan Durrësin ne vitin 1271 + deri ne vitin 1289, ku qellimi i tyre ishte te pushtonin Bizantin përmes rrugës tokësore, dhe i dyti qellim ishte; verja në dor e krypetoreve të famëshme të Durrësit, mirepo pati rezistenece te papritur nga ana e Arbanitve(arbanon, anne komneni) por anzhuinët filluan të kuptojnë se duhej bërë për vete disa Baron të vendit, keshtuqë ia arriten qellimit. Pushtimi zgjati gati 20 vite me rradh. Duke gjetur dobësinë e Bizantit poashtu më vonë edhe Arbëria ra nënë sundim të Dushanit i cili në vitin 1352 mblodhi 80 000 ushtarë për të pushtuar Konstantinopojen ! Per ate perandorët bizantin kane pasur te drejte; "me pare turbanin(mehramen e sulltanit) se sa despotizmin serbë apo krishterë të perendimit !
    Po te kishte arritur Dushani te pushtoje Konstantinopojen me siguri qe e tere situta ne ballkane dhe historia sot nuk do ishte njesoj, per fat te mire ai vdiç ne rruge para se te rrethonte muret e perandorisë bizantine.
    Në ndërkohë Bizanti i trembur nga këto sulme qe vinin nga bota e krishterë qe i detyruar të lidhte pakt me tjerë pushtues qe vinin nga lindja, mund te themi lirishtë se Bizanti i ftoi osmanlijet ti dilnin në mbrojtje të tij, ishte i vetmi shpetim për ta.
    Orkani erdhi si i ftuar, bëri paktin por pas tij i takon urtësija dhe diplomacia të birit të tij, sulltan Muratit te I-rë qe lidhi miqësi më Paleologun sa që perandoria bizantine thuaja se kaloi automatikishte në dor të osmanve si sundimtar e trashigimtar të perandorisë bizantine, madje ky akt ishte i lidhur aqë fortë sa qe ishin perbetuar te dy sundimtaret se ne rast tradhtije denimi do ishte i ashpert.....nuk po e zgjase apstaj se si tentuan ti mbysin këta dy sundimtaret dy perandorët... Androniku (i biri i perandorit) e peson keq, verbohet si ndeshkim tradhtije, poashtu edhe djali i sulltanit pasi verbohët, sulltani jep urdher ta vrisnin...më një fjalë, as në Bizancë e as në Ballkanë osmanët nukë erdhën po mos ti kishte ftuar Bizanti !
    Si ishte situata ne Ballkanë 16 vite para Betejës së Kosovës 1389 ?

    Sipas të dhënave të shumë autorve të asaj kohe dihet sot se 16 vite para kësaj beteje te famshme, ushtarët serbë qe ishin ne shërbim te Muratit, te cilin e kishin percjelluar ne ekspedita te medha në Azi e në Karamani e ne terë lindjen, numri i atyre që ishin kthyer pastaj në Rashkië, ishin ankuar para Lazarit se si sulltani i kishte keq trajtuar ata dhe e akuzonin Muratin për përdhunimin e tyre në kushtet në të cilat u dorëzuan dhe u bënë sherbtor të tij më marrveshjën pas betejes së Marices dhe me çdo kushtë perpiqeshin ta thyenin këtë kushtë.

    Si mbetën popujt e ballkanit vasal të sulltan Muratit, 16 vite para Betejës se Kosovës ?

    Si pasaoj ishte humbja e dy luftërave, ajo e vitit 1363 afër Nishit dhe 1371 në Betejen e Maricës ku moren pjes edhe shiptarët, mirëpo serbët dhe bullgarët mbeten tributer të sulltanit (vasal) andaj çdo vite duhej ti dorzonin 1000 ushtarë Muratit për luftrat e tij ne lindje nëpër Romenistan (azi te vogël) kunder krishterve.
    Vetem principata e Malit te zi dhe ajo Arbanase nuk pranuan këtë marrveshje, t'ju kujtojmi se osmanët benin sulme herë pas here edhe në viset e Shqipërisë, në Betejen e Savrës afër Drinit, në vitin 1385 koalicioni shqiptaro malazezias i bëri ballë ushtisë osmane mirëpo u thye, në fushë te betejes gjeti vdekjen Balsha II-të, ishte pra një ndeshkim i sulltanit për mospajtimin të ketyre dy principatave te rëndesishme, sipas tyre, edhe keto duhej të nenshtroheshin si te tjerat nene vasalitetin e sulltanit.
    Disa vite pas betejës së Savrës princi Lazar i Rashës(kullës mbi rrasa) ia kishte vu vemendjen ankesave të ushtarëve te tij qe ktheheshin nga sherbimi ushtarakë pranë ushtrisë osmane, në baz të ketyre deshmove, gjeti shkas per ti kundershtuar gjyqit turkë, situat e cila filloi të bëhej e padurueshme në popullsinë sërbe ku pas një kohe shperthejnë edhe kryengritje në tërë Rashkinë, duke i larguar te gjithë gjyqtaret apo Spahit turkë nga vendi.
    Murati kishte hartuar planin e tij, i mblodhi të gjitha forcat e tij qe kishte në sherbim në lindje dhe pergatitej te hakmirrej ndaj krishterve te ballkanit qe kishin ngritur koken dhe rrebeluar kunder forces se tij me largimin dhe persekutimin e spahijve (gjyqtaret, prefektet) e tij dhe qe kishin thyer marrveshjen qe kishin bërë më parë më disfaten pas Betejës se Maricës.
    Vitin tjetër, qerrshor 1389 kur sulltan Murati e kishte perfunduar luftën në lindje i kishte bërë të gjitha përgatitjet, i dërgoi ambasadorët e tij dhe më shkres iu dergoi letër te gjithë krishterve duke iu deklaruar luftë dhe pothuajse menjëherë pas deklarimit të tij mblodhi një ushtri të fortë prej 60 000 luftëtarëve !

    Mirëpo serbët nisen menjëhere pas kësaj letre dhe iu dalin në pritë osmanve diku në bullgari, ku hasin perballë më një forcë prej 20 000 ushtarëve të cilët ishin nisur për një ekspeditë vezhguese para ushtrisë së madhe qe vinte mbrapa në krye me sulltanin. Ekspedita turke pra u sulmua papritmas dhe u munden, vetëm 5000 prej tyre i shpetuan vdekjes."Turqit ia atribuojnë këtë humbje si "nema nga qielli' ose klithja e perendis, të cilët besonin se kjo humbje e dënoj Muratin se ai e kishte perzier gjakun më një grua të pa fe "!
    Para ca vitësh sulltan Murati ishte martuar më të bijen e Shishmanit, mbretit bullgar, poashtu edhe dy djemt e tij ishin të martuar më dy të krishtera të disa viseve qe ksihin mbetur nga empiri bizantin i lindjes !
    Turqit nuk erdhen pra për të pushtuar Kosovën as vise tjera në Ballkanë, siç u shprehë shefi i diplomacisë turke keto ditë, është e vertetë kjo, sespe keto vende sipas marrveshjes tjetër mes sulltanit dhe perandorit të bizantit, nga keto vende kerkonin vetëm se pagimin e tatimeve vjetore, asgjë me shumë, ku pas betejës se Marices 1371, te gjithë ran nene vasalitetin e sulltanit qe duheshin ti paguanin per çdo vite nje shumë te madhe ari dhe argjenti dhe angazhimin e 1000 ushtarëve që i sherbenin ushtrisë osmane 18 vite para betejËs së Kosovës, perveç dy principatave te Malit te zi dhe Arbanase, te tjerët; serbët, boshnjakët, kroatët paguanin tatime sulltanit, perpos bullgarëve qe ishin liruar nga ky tatim ne baz të marteses si e thamë më siper, bijës së Shishmanit me Muratin. Si e shofim, 18 vite para Betejës së Ksovës më 1389, i tërë ballkani ishte i mbikqyrun nga Spahinjët osman, (spahi ishin tagrambledhës e administrator turk të cilët rekrutonin ushtarë në sherbim të ushtrisë osmane) derisa ne vitin 1388 sebët si dhe vasalet tjerë i larguan me forcë spahinjët nga tërë ballkani, disa prej tyre i vranë, atëherë sulltan Murati I-rë qe ishte i zënun ne Romenistanë (azi te vogël) ishte perebtuar se vitin tjetër do hakmarrej ndaj të krishterëve qe e thyen marrveshjën e Betejës së Maricës 16 vitë më parë !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #439
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Nuk e di se ku jetoni ju por me duket nuk qenkeni ne dijeni fare, lexoji postimet njehere qe nga fillimi ju lutem dhe se ky propozimi juaj ketu eshte teper fyes ;

    "U mbetet shqiptareve te kosoves te ngrene zerin, nese nuk duan te kthehen ne anadoll
    Kjo sepse me c`po shohim gjithcka qe kryhet ka vetem qellim asimilues, duke shfrytezuar besimin fetar..., pra shperdorohet ky besim per arritje te qellimeve te ulta ckombetarizuese."

    Ky pakt nuk do te pranohet, as ndertimi i xhamis prane institutit Albanogjikê nuk do te lejohet, as shkollat fetare nuk do te lejohen kurrë në trojet shqiptare !
    Kjo eshte qmenduri, pse ndodhin keto sulme mu ne prag te 100 vjetorit te Pamvarsisë se Shqiprisë ?
    Dikun eshte nje problem ketu, ose ne nuk shofim rrezikun oe kemi perballë nesh, t'iu themi STOP ketyre sulmeve qe vijne nga jashtë, poshtë kolaboratoret !

    Poshtë Ajetullahet !

    Kur te behet Myftiu Naim Ternava ta dirigjoje nje vend mos prit aty te mira, Zoti ua theftË qafen te gjitheve, e keta duhesh te thuash o mik ILIA SPIRO te largohen nga vendi e jo populli i shkrete nuk ka faj ne keto manevrime qe i behen nga nje klasë e ulet te udheheqeve tanë, pse a ne Shqiperi ju nuk e keni pare keto dite qe u dha nenshkrimi, a eshet Saliu qe e futi popullin shqiptar ne Ligen Islamike ? ...ku jetoni ju ?
    Kreksi te lumshi duart o trim po bukur e ke thene nderimet e mia
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  10. #440
    Aman na knaqet tu na shit patriotizem, nejse megjithate ju kuptoj, edhe pse skemi nevoje me ble se kem atdhedashuri te MAJFTUESHME

    Une kam votu PO rishikimit te historise, jo per faktin pse ka kerku Turqia, por per faktin se disa vite qe eshte duke me interesu dicka e tille.

    Nuk e mohoj se turqit ishin pushtues etj. thjesht ajo qe dua rishikim dhe fakte me shume ka te bej me Skenderbeun, ishte ai vertete nje realitet 100% ashtu sic e mesuam ne shkolla apo eshte i mveshur me tipare mitizmi Skenderbeu?!
    Ktu jane pikepytjet e mia, dhe jo vetem te miat por te shume e shume njerezve qe njoh (qe disa nuk jane as muslim bile).
    Paqë

Faqja 44 prej 104 FillimFillim ... 3442434445465494 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •