Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 43 prej 104 FillimFillim ... 3341424344455393 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 1037
  1. #421
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Kjo Perandori ka bere krimin me te madh ndaj shqiptareve, i ka vrare e prere 500 vjet, i ka shtypur dhe nuk u ka lene shkolla ne shqip. Krejt popujt e Ballkanit e kane pasur te drejten per arsimim ne gjuhe amtare, vetem shqiptaret jo. Keta popullin tone shpeshhere e quajten me percmim 'arnaut', gjithashtu kane asimilu miliona shqiptare ne Turqi, ua kane ndrru traditat, zakonet, gjuhen, besimin etj. te gjitha keto me dhune.
    ndjehesh i ofenduar ti me fjalen arnaut apo qka, edhe te tjeret na thon albaner disa albanez, edhe gjermaneve ne ju themi gjeraman ata i thon vetes deutch si te ndjehen te ofenduar apo qka argument i fort ke ky me vjen te vjell

  2. #422
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Konkretish kush jane hajdutet qe na u paraqitkan si heronj?

    Ne fakt ty nuk do te pranoje Europa po mohove historine tende per servilizem te nje shteti tjeter.
    konkretisht ne ket rrethin tim ku un jetoj ka disa qe ter jeten e tyre kan vjedh kan udheheq banda hajdutesh dhe ne nje koh te caktuar ju ka rreziku ky lloj biznesi dhe kan ber edhe luft kunder pushtetit natyrish te huaj se ne nuk patem pushtet tonin deri von dhe keta ne histori paraqiten si heroj mbi heroj pra ata ose per ata shkruhet vetem se kan shkrep nje plumb kundre pushtuesit por se me par kan torturuar qytetaret e vet e vjedhe e kush e di qka ato fare nuk shkruhen, natyrisht dhe fatmiresish nuk kan qen te gjith te till, shiqimin e historis zoj e ka kerkuar edhe evropa terthorazi. se tash po duken sikur jam me turk se turqit, perkundrazi natyrisht se e dua miqesin me ta por jo me qdo kusht, por historia jon eshte e zbukuruar tej mase, qe nga nje her te shkon nervash

  3. #423
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vazhdojnë gabelët ta masakrojnë historinë. Duan të na nxjerrin sikur ne nuk ekzistonim përpara se të vinte Turqia, ndërkohë që elita jonë ishte e vetmja që luftonte me aleatin Hungarez dhe më pas Polak në të gjitha frontet kundra kësaj fare aziate që pasi pushtoi Konstantipojën vuri nën errësirë 500 vjecare gjithë gadishullin Ilirik, duke shfarosur dhe dëbuar elitën kombëtare.

    Po e përsëris dhe një herë, un po pres për një shembull të një shteti apo entiteti që pas shfarosjes së elitës kombëtare intelektuale u fuqizua më shumë se c'ishte ? Dini shembuj ju që doni ta kryeni historinë me konsensus duke u kthyer në satelit Turk pasi provuam të ishim satelit Sllav ? Se kështu na bëri dhe Enveri, jemi popuj miq tha, vllazëria me sllavët nuk kishte kufi në kohën e Enverit. Cfarë po mundohen të bëjnë sot këta islamikë ? Ky është një zevendësim i turpshëm, ku Komunizmi do zevendësohet me Islamizmin dhe diktatura sigurimse me Sheriat.

    Nëse sot Islamit automatikisht i heqim ato pak figura që janë elita ideologjike e saj ajo do ndahet në 1000 fraksione më keq se sa ishin të ndarë para ardhjes së Muhamedit që bashkoi farën Arabe(prap un nuk e kutpoj cdo një Shqiptar Europian me këtë rracë dhe këtë ideologji hegjemonike ekspansioniste Arabe). Nëse dot Turqisë i heqim jo gjithë klasën intelektuale elitare, por 10% të saj ajo automatikisht shkon 200 vjet prapa, e kështu pak më shumë e pak më pak me cdo vend.

    Ju as nuk e keni idenë se cfarë ramifikimesh pati shkatërrimi Turk në Shqipëri, dhe më pas ai Komunist. Ne në vend që të vendosim historinë komuniste, krimet komuniste, hapja e dosjeve që implikon 95% të politikës aktuale shqiptare që ka vrarë e ka prerë, ne po shkojmë mbrapa dhe po themi që nuk na ka shkelur njëri, madje na kanë bërë nder që na përdhunuan dhe na hoqën elitën. Ky absurditet vec tek ne mund të shikohet. Ramifikimet e shkatërrimit gjeneracional të familjeve shumëshekullore princërore shqiptare sollën shkëputjen përfundimtare në prag të shtetformimit sic e thonë dhe historianët e vërtetë dhe të përgatitur dhe jo Kabashët, Harunët, Jazexhitë, Klosat, Vehbirat, Mustafatë, Abdulhaqimat, Abdulmenafët dhe Muhamedrat që duan të na kthejnë në një satelit Turk. Përvec shkëputjes nga rrjedhat historike normale, sollën dhe shkëputjen intelektuale nga rrjedhat e zhvillimit shkencor, ku sot e kësaj dite tek ne mungon drita e uji pishëm, gjëra që perëndimi ka 100-120 vjet që i ka zgjidhur në 100% të territorit të vet. Ndërkohë kostoja për të ndërtuar vendin, për tu barazuar me standartet perëndimore shkon lart e më lart teksa ne angazhohemi për shpërberjen kombëtare dhe kthim në satelit të rëndomtë araboturk në dyert e Europës. Sa më shumë kalon koha, me ritme të përshpejtuara ne i hapim gropën vetes duke ulur standartet e jetesës, duke rritur korrupsionin nga një elitë komuniste që akoma sundon vendin(mbase prandaj i leverdisin provat teknike të revizionizmi Turk, që më pas të ndreqin atë Komunist, dhe rrjedhimisht biografitë e tyre të lara me gjak), duke rritur përcarjen mbi baza absurde fetare, derisa ai vend një ditë prej ditësh tja bëj krak.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 28-08-2011 më 16:54
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #424
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    konkretisht ne ket rrethin tim ku un jetoj ka disa qe ter jeten e tyre kan vjedh kan udheheq banda hajdutesh dhe ne nje koh te caktuar ju ka rreziku ky lloj biznesi dhe kan ber edhe luft kunder pushtetit natyrish te huaj se ne nuk patem pushtet tonin deri von dhe keta ne histori paraqiten si heroj mbi heroj pra ata ose per ata shkruhet vetem se kan shkrep nje plumb kundre pushtuesit por se me par kan torturuar qytetaret e vet e vjedhe e kush e di qka ato fare nuk shkruhen, natyrisht dhe fatmiresish nuk kan qen te gjith te till, shiqimin e historis zoj e ka kerkuar edhe evropa terthorazi. se tash po duken sikur jam me turk se turqit, perkundrazi natyrisht se e dua miqesin me ta por jo me qdo kusht, por historia jon eshte e zbukuruar tej mase, qe nga nje her te shkon nervash
    Kam përshtypjen qe ti më së paku ke lexu dhe e njef hostorinë tonë !! Në të gjitha postimet e tua ske dhënë asnjë argument të qëndrueshëm dhe vetëm ia ke futë kot , me fjale kafenesh dhe llafe pazari. Ik e mos shkruaj me se u bane horë .
    I lumtur është ai që nuk shpreson në asgjë, sepse nuk zhgënjehet asnjëherë...!

  5. #425
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    po edhe shqiptaret duhet te kerkojn falje te turqit qe nuk e forcuan perandorin osmane por e shkatrruan si pjes e perandoris duhej te kujdeseshim per te nga pak dhe se ka pasur me se 6 apo me shum kryeministra shqiptar ajo perandori, gje e legjitime qe edhe shqiptaret te kishin pushtet se ishum pjes e asaj perandorie qe sundonte gjysmen e botes, haa koment qesharak kundr koment qesharak, AKSION.REAKSION
    Edhe ti si kosovar duhet ti kerkojsh falje serbis qe ke luftu per shkatrrimin e jugosllavis sepse dhe ne administraten jugosllave ka pas shum shqiptar me poste te nalta.

    Po qysh viktima ti kerkoj falje pushtusit oj gjema e zez?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #426
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    ne historin ton nuk eshte e nevojshme te paraqiten hajdutet si heroj, por duhet then qart se ata ishin hajdut kocak malesh vjedhesa bagetish nga fshataret ne at territor qe kontrollonin dhe kur ju rrezikua ky territor atyre ata luftuan edhe kunder ketyre qe jav rrezikuan teritorin, pra edhe ofendimet qe ju behen turkut si komb jan te pa nevojshme dhe paramendone ne me keto tekste shkollore duam te behemi antare e bashkesis evropiane, mendoni se do ma pranoj evropa keshtu, kurren e kurres evropa nuk i do ata qka ndjellin urretje ndaj kombeve tjera, ata ket e quajn rracist, ktu nuk vehet ne pyetje se turku kishte sunduar shqiperin per 5shekuj, ket as turku nuk kerkon te shlyet se asaj i pelqen qe bota ta mesoj se ka qen ne nje koh imperialiste, siku amerika sot,asaj kjo i pelqen dhe ja rrit namin

    Sa për historinë nuk është çudi kjo që thoni. I kemi dëgjuar edhe më parë nga grekët dhe nga serbët këto "melodi".

    A nuk kanë thënë edhe serbët dhe grekët që historia shqiptare është e manipuluar? Që heronjtë i ka të sajuar? Që Skënderbeu është sllav/grek?
    A nuk kanë bërë kërkesë edhe grekët për "rishikim të teksteve shkollore" që të hiqen pjesët ku "ka urrjetje dhe shpifje ndaj grekëve"?
    Këto janë histori të vjetra.

    Domethënë të hiqet Skënderbeu se fyhen turqit, të hiqen Rilindasit se fyhen grekët, të hiqen edhe që nga Azem Galica e deri tek Adem Jashari se na fyhen serbët. Pastaj pse nuk e dimë ne që Skënderbeu e Adem Jashari janë heronj të trilluar? Na ikanë thënë serbët, grekët, turqit, domethënë që është e vërtetë.

    Po kur flet një turk në emër të Europës....ruajna Zot.
    Pse edhe ti do të hyjmë në Europë? Dmth Europa po na merret si "etalon i të Vërtetës dhe Paqes"???

    Si nuk u lodhët së ndërruari fytyrat ju turqit? Njëherë na shani atë "k... Europë" që nuk na pranon si "myslimanë" se është papiste dhe sioniste. Që Europa është raciste, e shthurur, me prostitucion, drogë, alkool etj etj.

    Pastaj na tregoni "aaa, po nuk deshët turqit nuk hyni në Europë. A, nuk puthesh me Milon kshu"?

    Po kaq hipokrita jeni more njerëz?
    Këndoni prapë atë këngën "Thuaj sikter Europës si denbabaden, Shqipëri moj kuçkë ç"na bëre verem"? dhe na lini rehat.
    Sorra anadolli.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 28-08-2011 më 17:02
    -

  7. #427
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    konkretisht ne ket rrethin tim ku un jetoj ka disa qe ter jeten e tyre kan vjedh kan udheheq banda hajdutesh dhe ne nje koh te caktuar ju ka rreziku ky lloj biznesi dhe kan ber edhe luft kunder pushtetit natyrish te huaj se ne nuk patem pushtet tonin deri von dhe keta ne histori paraqiten si heroj mbi heroj pra ata ose per ata shkruhet vetem se kan shkrep nje plumb kundre pushtuesit por se me par kan torturuar qytetaret e vet e vjedhe e kush e di qka ato fare nuk shkruhen, natyrisht dhe fatmiresish nuk kan qen te gjith te till, shiqimin e historis zoj e ka kerkuar edhe evropa terthorazi. se tash po duken sikur jam me turk se turqit, perkundrazi natyrisht se e dua miqesin me ta por jo me qdo kusht, por historia jon eshte e zbukuruar tej mase, qe nga nje her te shkon nervash
    a mundesh me i shkru do emra te kacakeve,hajduteve siq po i quan ti ?kush ishin ata kacak hajna?
    ne perandorin osmane ka pase shqiptar nga bajraktar deri ne vezir,te cilet nuk kan ber asgje per shqiptaret por i kan sherby sulltanit si sinan hasani jugosllavise.
    perandoria osmane ka qen sunduese,pushtuese ne keto troje.

    historia duhet te korigjohet sepse eshte shkruar ne kohen e komunizmit,e jo pse edhe qysh na thon turqit e europa.

  8. #428
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    a mundesh me i shkru do emra te kacakeve,hajduteve siq po i quan ti ?kush ishin ata kacak hajna?
    ne perandorin osmane ka pase shqiptar nga bajraktar deri ne vezir,te cilet nuk kan ber asgje per shqiptaret por i kan sherby sulltanit si sinan hasani jugosllavise.
    perandoria osmane ka qen sunduese,pushtuese ne keto troje.

    historia duhet te korigjohet sepse eshte shkruar ne kohen e komunizmit,e jo pse edhe qysh na thon turqit e europa.
    me ty jam plotesishte dakord un kurr nuk kam then se duhet korigjohet historia se po kerkojka turku por si mik qe e kemi duhet ti degjojm edhe vretjet e mikut dhe ti paraqesim argumentet tona, pra historia eshte shkruar sipas tekeve te enver hogjes dhe tekeve te disa kumunistav kosovarojugosllav, ku po te merret dhe te lexohet njeri nga heronjet tan dhe intelektualet me te medhenje te kohes lihet fare anash dhe vetem simbolikisht shkruhet per te, kurse per hajnat e kacaket, kjo fjala kacak vret larg por hajdutet e kisha qellimin kta nuk dua ti permend me emra se po zgjatet tema shum, tek ndryshimi i historis ket e kan kerkuar edhe intelektual shqiptar madje shum te shquar me arsye se historia jon eshte tej mase e zbukuruar, do permend vetem dy nga ta prof, isa bicaj, dhe prof, dr, sali berisha

  9. #429
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Te korrigjohet historia!!!!!!!!! Po historia e Skenderbeut dhe luftrave te shqiptareve ne kete kohe eshte nga te paktat qe nuk eshte politizuar nga komunizmi. Nuk mund te flas sepse nuk jam banor i Kosoves e nuk e di se cilat quan "fyerje" ministri turk. Hapesi i temes mund te na i paraqese...por qe te ndryshohet nje histori e shkruar mbi fakte dhe dokumentacione qe gjenden ne Vatikan apo tjeterkund dhe jane teresisht te vertetuara, kjo s`mund te ndodhe.

    Po pyes veten: Pse turku nuk u drejtua ne Shqiperi me pare?? Mendoj se Kosova ka predispizicion drejt tij, prandaj. Ne Shqiperi rezistenca do te ishte me e madhe...pra sulmon ne piken me te dobet...

    Nuk e di se c`behet me tekstet shkollore, por historia nuk mund te ndryshoje.. Dhe kjo thjesht sepse eshte histori, jo propagande apo lluster. Nese lind nevoja per rishikim ne ceshtje te caktuara kjo arrihet nepermjet nje diskutimi te gjere, ku te parat duhet te angazhohen akademite e shkencave, historiane, arkiviste, ..etj. dhe nje rrahje e gjere mendimesh.
    Shoh se eshte nenshkruar marreveshje, bile, nga ministri kosoves dhe ai turk...Kjo eshte saktesisht nje tip puçi historik....ketu duhet qe urgjentisht qeveria ta beje dalje kete minister dhe te kerkoje llogari se si mund te ngrihen grupe te perbashketa, mes ishe-ve pushtues 500 vjecare dhe te pushtuar.. nese kjo nuk behet atehere proturqizmi apo turqizimi i Kosoves eshte nje realitet i prekshem...
    Keto qe them jane reale. Nese turku pretendon per ndryshimin e historise, le te na paraqese dokumenta konkrete origjinale te asaj kohe ku te na vertetoje se ne e paskemi "fyer"....por ai s`e bene kete sepse ka boll aleate mes nesh dhe aspak dokumentacion arkivor per te na vertetuar "miqesine" 500 vjecare. Thjesht ky komision do te bjere dakord se si do te "retushohet" historia jone ne dobi te anadollit.., perndryshe s`ka si shpjegohet ky nxitim....
    U mbetet shqiptareve te kosoves te ngrene zerin, nese nuk duan te kthehen ne anadoll
    Kjo sepse me c`po shohim gjithcka qe kryhet ka vetem qellim asimilues, duke shfrytezuar besimin fetar..., pra shperdorohet ky besim per arritje te qellimeve te ulta ckombetarizuese.

    Ky besim (cilido qofte) nuk ka lidhje me etnine, sepse sikunder nje kosovar eshte mysliman, ashtu edhe nje orthodhoks mund te jete nje shqiptar,..po edhe turk, rus apo kinez....
    Persa i perket "fyerjeve" ne rradhe te pare duhet te ndryshojne historine ata qe i ka ne quajtur shqiptaret historikisht (por edhe sot): arnaute, njerez me bisht, bandite, drogmene, shtet 30.000 prostitutash,..barbare,...vorioepirote apo edhe jugepirote,..., etj.

    ne shqiptaret duhet te luftojme injorancen..., sepse ata qe hedhin idera te tilla (si ky turku) i dine shqiptaret njerez me bisht... intelektualet duhet ta thone fjalen e tyre...
    Edhe ne Shqiperi eshte diskutuar kjo ceshtje, por ne rrethe te ngushta..para ca vitesh u hoq busti i Skenderbeut nga salla e Kryeministrise me rastin e vizites se K/ministrit turk. A nuk jane keto shenja turqizimi edhe ne Shqiperi??? Sot jane shtuar disa zera kunder figures se Gjergj Kastriotit, madje edhe ne moshen e re ne Shqiperi.. (fatkeqesisht)...

    ...pra e keqja vjen nga brenda nesh...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 29-08-2011 më 05:49
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #430
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Fazli Maloku: Letër e hapur ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja
    E Shtune, 27-08-2011, 08:04pm (GMT+1)



    Letër e hapur ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja



    Përshëndetje, zotëri ministër, Ramë Buja



    Deklarimi i juaj i paradoditëve para gazetarëve, se "me ministrin turk të Arsimit, zotëri Omer Dinçer, arritëm marrëveshjen për formimin e një komisioni të përbashkët për ndryshimin e tekstit të Historisë Shqiptare, sipas rekomandimeve të Qeverisë të shtetit të Turqisë, ku sipas tyre ofendohet Sheti i Turqisë dhe populli i saj"!!Ky deklarim i juaj ishte sa i pakuptimt po aq edhe poshtrues,njëherit edhe fyes për gjithë kombin shqiptar. Ua përkujtoj zotëri ministër se para pak vitesh Qeveria e kosovës gjegjësisht ish kolegu i juaj e morën të njejtin vendim:"Të rishikohen tekstet e Historisë dhe të hiqen pjesët ku shkruhet për luftën kriminale e gjenocidiale të ushtrisë, policisë e paramilitarëve serbianë ndaj popullit shqiptar të Kosovës, sepse serbët dhe Qeveria Serbiane e Beogradit po hidhërohen!!

    A do të thotë kjo se Perandoria Osmane e cila për pesë shekuj me radhë, na pushtoi, na vrau e dogji me zjarr dhe na solli deri në zgrips të shfarosjes si popull, tani sipas qejfit të dikujt të quhet si "çlirimtare" apo "shpetimtare" për shqiptarët?!!

    A ishte pikërisht Qeveria e shtetit të Turqisë nënshkruese e dy konventave me ish Jugosllavinë për shpërnguljen e popullit shqiptar nga trojet Arbërore për në shkretirat e Anadollit?!! Kështu me veprime të tilla ku edhe sot miliona shqiptarë në Turqi janë asimiluar totalisht duke mos iu njohur e drejta e identitetit, përdorimi i Flamurit Kombëtar, në festat kombëtare, nuk iu njihet e drejta në shkollimin e fëmijëve të tyre në gjuhën e tyre shqipe, probleme këto të cilat ju zotëri ministër Rama do të duhej ti shtronit me kolegun e juaj turk, z.Omerin?!

    Një ndihmesë të tillë populli ynë do ta shpjegonte thjeshtë dhe qartë: Sikur një njeri ta shpetonte një femër që tjetri tenton ta dhunojë dhe ky "shpëtimtari" pas pak e dhunon vetë!

    Ministrin turk ju zotëri ministër Rama do të duhej pritur me një buqet "lulegjaku" të Kosovës si një dëshmi e natyrshme se kjo tokë u la me gjak po nga kjo Perandori "shpëtimtare"!

    A keni paralajmërime ju z. Rama, edhe sa përfaqësues qeveritarë nga shtetet pushtuese të tokës Arbërore do ta parashtrojnë kërkesën që ne shqiptarët ta ndryshojmë Historinë tonë dhe aty ku shkruhet se këta ishin apo janë edhe sot pushtues ti shpallim si "çlirimtarë"!

    Populli e ka një shpjegim të theshtë: "Ujku i cili u sul në vath (torishtë), preu dhe masakroi delet deri në çfarosje, nuk ishte fajtor! Fajtore ishin delet, sepse nuk ditën të sillen me ujkun"!

    Zotëri ministër- Rama, ju lutem të dilni publikisht para opinionit dhe t'ia shpjegoni qartë këto marifete të juaja të cilat janë detyrat e këtij komisioni për ndërrimin e Historisë shqiptare në raport me Ish Qeveritë apo Perandorinë Otomane.

    Përndryshe, ju, ne postin që mbani tani, nuk do të mundeni ti ikni përgjegjësisë dhe llogaridhënjës. Keni kujdes se të gjithë ata që janë duke u dhjamosur në "grazhdin" e Turqisë sot, i cili duket të jetë i pasur dhe me shumë oreks, nesër do të mundohen ta vjellin por do të jetë tepër vonë. Një thënje popullore thotë: Njeriu gabon dhe njëherë në një moment e gëlltitë një lugë ndytësira, edhe po të vjelli gjithë jetën nuk mundet me u pastru.

    Zotëri ministër Rama, Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve nuk është e shkruar vetëm në letër, është e shkruar në mendjen e çdo shqiptari kudo që jeton, në çdo pëllëmbë të Tokës Arbërore, në çdo shkëmb, në çdo dru, në çdo prrua, në çdo lumë, në thellësitë e tokës, thellë në fundin e detit shqiptar e kudo tjetër. Ajo mbahet e shkruar në të gjitha bibliotekat e botës përparimtare e demokratike.

    Duke ju njohur edhe personalisht, mbes me shpresë se do ti përballoni të gjitha trysnitë nga shumë anë që e kuptoj se do të iu vijnë dhe nuk do të lejoni të provohet të nëpërkëmbët

    Historia e Lavdishme Shqiptare e shkruar me aq shumë gjak e sakrifica. Por, pranimi i juaj publikisht se keni pranuar për formimin e një komisioni të tillë, i ka zbehur qëndrimet e mia ndaj jush.



    Fazli Maloku, Prishtinë
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

Faqja 43 prej 104 FillimFillim ... 3341424344455393 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •