Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 46 prej 104 FillimFillim ... 3644454647485696 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 1037
  1. #451
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin
    Ja pra nje nga argumentet qe fuqizojne kerkesen e Turqise dhe te disa shqiptareve qe jane te etur per ta ditur te verteten e tyre historike. Ndersa nga pjesa tjeter qe kane deshire t’i marin gjerat shabllon, pa bere nje sy kritiku, etiketohen si tradhtare, turq e arabe.
    Ajo qe citon ti nuk eshte histori.
    Si baze per argumentim vlejne vetem librat shkollore, jo romane apo poezi te vjetra.

    Te vertete absolute nuk ka.
    Sepse cdo e vertete, sidomos te vertetat antike jane kundershtueshme dhe te interpretueshme. Varesisht nga kendveshtrimi, gjerat mund te paraqiten apo shkruhen totalisht ndryshe. Edhe masakrat me te medha njerzore behen te justifikushme, nese pranohet nje kendveshtrim i tille.


    Sulltanin Cajupi e paraqet si kanibal, e edhe me te eger se nje kanibal, dhe imagjinone se c’efekt psiqik ka tek femijet e fillores (ku edhe mesohet) nje poezi e tille.
    Poezia eshte poezi, jo histori.
    Kerkesa jote eshte per censure te teksteve te papershtatshme, dhe nuk ka lidhje me histori. Secili nga poetet apo historianet aktual ka te drejte te shkruaj ashtu si i pelqen per ate kohe. Por nuk ka te drejte tua mohioje kete te drejte autoreve te vjeter. Eshte pastaj detyre dhe pune e shkences dhe institucioneve shoqerore dhe shteterore ti vleresojne keto tekste, nese jane te pershtatshme per lektyre shkollore apo jo.

    Pastaj nese Sulltani ishte vertet i tille, pse Pashko Vasa punoi ne sherbim te tij si guvernator i pergjithshem ne Liban?
    Shume njerez (edhe te mire) kane punuar per dikatatura. Nuk eshte asgje e jashtezakonshme. Ne kohet per te cilat po flitet kane mbreteruar rethana dhe botekuptime tjera, dhe nuk ka pasur aq shume te shkolluar, por edhe me pake mundesi karriere. Prandaj, secili qe ka deshiruar te bej karriere ka qene pothuajse i detyruar te bashkepunoje me diktaturen dhe te punoj per te.

    Valle ishte Pashko Vasa tradhtar (e qe ne e njohim si ideolog te nacionalizmit shqiptar), apo Cajupi shpif per Sulltanin??!
    As njera, as trjetra.
    Veprimet dhe shkrimet e te dyve kane mundesi te arsyetohen, pa e quajtur njerin tradhetar apo tjetrin shpifes.


    Pershendetje

  2. #452
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin
    Ja pra nje nga argumentet qe fuqizojne kerkesen e Turqise dhe te disa shqiptareve qe jane te etur per ta ditur te verteten e tyre historike. Ndersa nga pjesa tjeter qe kane deshire t’i marin gjerat shabllon, pa bere nje sy kritiku, etiketohen si tradhtare, turq e arabe.

    Sulltanin Cajupi e paraqet si kanibal, e edhe me te eger se nje kanibal, dhe imagjinone se c’efekt psiqik ka tek femijet e fillores (ku edhe mesohet) nje poezi e tille.
    Ne letersine shqipe, ka plot te tjera. Po ku dini gje ju, s'keni lexuar qe te dini. Tregon realitetin e jetuar ne ate kohe nga prespektiva e autorve. Prandaj thashe thuani turkut ka bere gabim ne kerkesen e ndryshimit te historise duhet te merret me letersine. Ahh harrova keni paguar nje Frymezim Dauti qe merret me to.

    Nga kush mori pavarsine Shqiperia ne 1912, nga kush mori pavarsine Kosova ne 2008. Hajde tani bej nje paralel te bukur midis ketyre dy pushtuesve dhe na trego sa te dashur kane qene.

    Cfare efekti psiqik ka tek femijet e fillores? Hmm si kokra e molles jemi.

    S'kane faj qytetaret e kosoves, kur vijne politikanet qe per synimet e tyre duan ta lejne kosoven pa identitetin shqiptar. Ta c'rrenjosin nga historia e popullit shqiptar. Ti etikojne dhe nje identitet te ri kosovar. Ti per fat te keq ke filluar ta besosh kete propagande qe po sajoset.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s0ni : 30-08-2011 më 14:16

  3. #453
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    ndjehesh i ofenduar ti me fjalen arnaut apo qka, edhe te tjeret na thon albaner disa albanez, edhe gjermaneve ne ju themi gjeraman ata i thon vetes deutch si te ndjehen te ofenduar apo qka argument i fort ke ky me vjen te vjell


    O Gjema po flet ne emer te Padishahu fashist
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  4. #454
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    e kemi nxjerr pune gjemos e turqise, ece fshij te gjitha keto rapsode, poezi, recitale, vjerrsha poema kenge... sipas tyre duhen hedhur ne zjarr te gjitha ? !
    ..me duket se jane te çmendur ata turqt, çka mendojn se jemi ne ? ... nuk e di pse po diskutojmi, duhet ti dergojmi nje peticion ...Ska as fshirje as ndryshim por RIBOTIM !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #455
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    gjem padishau
    shiqo ketu

    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  6. #456
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Gjemo permes turqis e mbron serbine ose anasjelltas, pra perfundimi, kah shkon gjuha dhemb dhami...i dhimet nena serbi e jo turqia....
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #457
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Nuk e di se ku jetoni ju por me duket nuk qenkeni ne dijeni fare, lexoji postimet njehere qe nga fillimi ju lutem dhe se ky propozimi juaj ketu eshte teper fyes ;

    "U mbetet shqiptareve te kosoves te ngrene zerin, nese nuk duan te kthehen ne anadoll
    Kjo sepse me c`po shohim gjithcka qe kryhet ka vetem qellim asimilues, duke shfrytezuar besimin fetar..., pra shperdorohet ky besim per arritje te qellimeve te ulta ckombetarizuese."

    Ky pakt nuk do te pranohet, as ndertimi i xhamis prane institutit Albanogjikê nuk do te lejohet, as shkollat fetare nuk do te lejohen kurrë në trojet shqiptare !
    Kjo eshte qmenduri, pse ndodhin keto sulme mu ne prag te 100 vjetorit te Pamvarsisë se Shqiprisë ?
    Dikun eshte nje problem ketu, ose ne nuk shofim rrezikun oe kemi perballë nesh, t'iu themi STOP ketyre sulmeve qe vijne nga jashtë, poshtë kolaboratoret !

    Poshtë Ajetullahet !

    Kur te behet Myftiu Naim Ternava ta dirigjoje nje vend mos prit aty te mira, Zoti ua theftË qafen te gjitheve, e keta duhesh te thuash o mik ILIA SPIRO te largohen nga vendi e jo populli i shkrete nuk ka faj ne keto manevrime qe i behen nga nje klasë e ulet te udheheqeve tanë, pse a ne Shqiperi ju nuk e keni pare keto dite qe u dha nenshkrimi, a eshet Saliu qe e futi popullin shqiptar ne Ligen Islamike ? ...ku jetoni ju ?
    Jetoj ne Shqiperi. Nese eshte nenshkruar marreveshje ndermjet dy ministrive, kjo do te thote se edhe qeveria kosovare del pro ketij nenshkrimi. Qe te provoje se eshte kunder, duhet ta shkarkoje kete minister nga portofoli qeveritar. Ne te kundert popullit i mbetet te provoje se eshte kunder kesaj marreveshjeje.
    S`ka asgje fyese ne shkrimin tim, perpos asaj qe ti je i revoltuar me te drejte nga keto skandale. Edhe ne Shqiperi duhet te ngrihen ne mbrojtje te Heroit Kombetar, nese do te kishte ndodhur ndonje gje e tille. Po, jam dakord me mendimin tuaj per konferencen islamike dhe kam thene se duhet te dilet prej saj sa me shpejt. Pra, une kam folur, edhe pse ne internet, por kam folur. Po keshtu edhe me heqjen e bustit te Skenderbeut nga kryeministria ne vitin 2003, edhe per kete e kam ngritur zerin.
    Ti thua me siguri se marreveshja nuk do te pranohet, por deri me tani rezulton e kunderta, miku im Kreksi. Megjithate le te shpresojme se qeveria e Kosoves do te reagoje...pastaj me sa di une qe kjo marreveshje te hyje ne fuqi duhet te ratifikohet ne parlament. Keshtu eshte ne kushtetuten e Shqiperise, besoj edhe ne ate te Kosoves. Le ta tregojne deputetet veten e tyre ne kete rast.
    Le te mos e nenvleftesojme kete rast. Thirrja "Dum baben" ushton ende si jehone e se kaluares. Sot rrezikon te ndodhe e njejta gje, kjo edhe ne Shqiperi. Une qe flas, kam komunikuar me persona te tille, intelekruale ne Shqiperi, qe nuk e vleresojne Gjergj Kastriotin, sidomos ne rrethet myslimane..Njera nga keto eshte vajze e re pa ferexhe, bile moderne ne te veshur, ...por ne thelb e ruan te gjalle dashurine per...baben.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 31-08-2011 më 02:45
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #458
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Haxhiqamilët e shekullit të ri


    30 gusht 2011 Koha:
    Bashkim Fazliu – Migjeni
    Gati nje shekull me parë, pas shpalljes së Pavarësise së shumë pritur dhe pastaj zhgenjimit te madh duke mbetur jashte territorit shqiptar 2/3 e kombit, del nje bandit ordiner duke vrare, prere e masakruar shqiptare kahdo dhe duke djegur e poshteruar flamurin tone kombetar apo "sorren e zeze" sipas tij, me te vetmen parulle "Duam baben", qe synonte kthimin e Shqiperise nën Turqi, pra nën roberinë e sërishme.


    Kjo ishte lufta kunder lirise kombetare. Në vend se t'i bashkoheshin shume patrioteve te kohes qe mundoheshin te kthenin tokat e humbura e sidomos Kosovën dhe Çamerinë, ata bënin të kundërtën, duke tentuar ta fundosnin edhe këtë anije te vogël të mbetur nga Titaniku i pavarësisë shqiptare. Por, qysh t'i linte rehat ato koka te merreshin me çeshtjet më madhore, kur edhe atë mini- Shqipni apo shqiperi londineze nuk e donte.


    Ne prag te festimit te 100 vjetorit te Shpalljes, nuk me besohet se ka shqiptarë apo që i thojnë vehtes shqiptarë, qe edhe sot bëjnë veprime të tilla, sigurisht tash nën maskën intelektuale dhe nën velon e te drejtave dhe lirive te njeriut, që mundet të shkruajë, të flasë, të veprojë e të perbaltë gjithe atë perpjekje të popullit shqiptar për Gjuhë, Liri dhe Pavarësi. Nuk kishte thënë kot Konica "O Zot, ruaje Shqipnine prej shqiptareve", por te jete kjo aktuale ne shekullin e ri, eshte teper mjerane. Dhe kjo ndodhe andej dhe këndej kufirit. Kush don ta shpërqëndrojë kombin tonë të lavdishem nga rruga euro-atlantike, duke na sulmuar në themel, në palcen tonë Kombëtare. Kujt i sherbejnë keta haxhiqamilë të shekullit XXI, te shitur mbase për pak dinarë (as Euro e as dollarë)?


    Përpjekjet e llojeve te njerezve të tillë qe marrin guximin dhe ta luajne edhe rolin e Zotit, duke caktuar se kush do te shkoje ne Xhehnem, duke caktuar humanisten me te madhe qe njeh historia njerezore, Nenen Tereze, duke tentuar të humbë tek ne ndjenjen e te qenit shqiptar, krahasuar me musliman; tendencat e te tilleve per t'na arabizuar apo per ta paraqitur shoqërinë kosovare kinse si shoqeri e orientimit oriental dhe te prapambetur, duke valevitur flamurin e Hamasit në qender te Prishtines (serish, ku ta di për sa dinarë), duke shkelur vlerat tona Kombëtare, fetare, morale, etike dhe tradicionale; perpjekjet si futja e lendes fetare ne arsim, kthimin e shamijave e ferexheve etjetj, jane kryekeput perpjekje haxhiqamiliste, për të rrenuar themelet e asaj se për çka kemi luftuar si Komb, vlerat tona dhe çfare shoqerie demokratike jemi duke krijuar.


    Parullat e haxhiqamilit "duam baben", tashmë janë duke u zevendesuar me parrulat se duhet ndryshuar historia jone kombetare, se otomanet nuk kane qene okupatore dhe se Skenderbeu ishte ai qe duhet hequr nga historia jone se kinse na paska ba më shumë dëm se sa dobi, se nuk ka pase ekzod çam, pasi grekët nuk duan ta shohin në tekste shkollore shqiptare, e shumë e shumë marrëzira të tilla. Siç i kualifikon shkrimtari yne i madh, Kadareja, ketë lloj, rimohues te medhenje te kombit shqiptar, janë po këta qe rimohojne Skenderbeun e Nënën Tereze, duke na sulmuar imunitetin tone kombetar. Ata qe mohojne Skenderbeun qe per ne shqiptaret eshte Mojsiu, Krishti e Muhamedi, ata nuk mund te jenë shqiptarë, por vetëm te deklaruar te tillë dhe duhet demaskuar si te tille.


    Nesër, në të njejtën mënyre do ta rimohojnë edhe Adem Jasharin dhe tërë sakrificën e Kombit shqiptar ne fundshekullin e kaluar. Apo, nuk presin nesër, por janë që sot po ata haxhiqamila që sërish për pak dinarë, hedhin baltë mbi luftën me sublime të UÇK-së, me tendencen per barazimin e viktimës shqiptare me kriminelët serb; ata për të cilet vetëm luftetarët që janë dëshmorë janë të mirë e jo edhe të gjallët; ata, që me shpifjet e tyre dërgojne në gjyqe ndërkombëtare e vendore, djemte me te dëshmuar të Kombit; ata, imagjinata e të cilëve arrin edhe tek tipat e Martyt per t'njollosë udhëheqësit më të spikatur të luftës te fundshekullit të kaluar e me këtë edhe tërë popullin shqiptar. Këta haxhiqamile qe edhe varrezat e deshmorëve të UÇK-së i konsiderojne të thjeshta dhe rënien e tyre kot, se ata nuk janë vra per xhihad.


    O shqiptarët e mi, mos bini pre e haxhiqamilëve të llojit të ri, por demaskoni ata. Shikoni fotografine e madhe se çfarë shansesh historike po na afrohen si Komb i shpërndarë dhe mos të lejojmë të dështojmë, por të shfrytëzojmë energjinë e madhe monumentale që kemi, ne dobi te shoqerise sonë të re, drejt vlerave euro-atlantike.


    Të besojmë ne Zotin, Krijuesin e gjithçkaje, por të besojmë si shqiptare se të tillë Ai na ka krijuar. Bile, ne mbase jemi nder krijesat e para në këtë planet. Kurre mos t'i largohemi faktit se jemi shqiptarë dhe te jemi gjithmone krenar me këtë. Ne i kemi dhënë aq shume botes dhe vazhdojme t'i japim edhe me tej, megjithese jemi popull i vogel e i shperndare. Ne jemi ne vendin tone, siç përcjellë poeti den baba den, ku nuk jemi europianet e ri, por europianet me te vjeter, duke qenë ndër krijuesit e kultures dhe demokracise qe ne antikë, bashkë me grekët e lashtë, që s'kanë të bëjnë asgjë me të tashmit.


    Edhe një herë po ju parafrazoj thenien e famshme te Pashko Vases "Leni kisha e xhamia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria". Vleren tonë, trifetarizmit tonë të shpërndarë në katër komunitete fetare, harmonine tonë ndërfetare, bota tenton ta marre si model per ta paqtuar ate, për të sjellë harmoni dhe paqe botërore. Mos te marrim modele që nuk perkojne as me kulturen e as me traditat tona te lashta. Mos ta rrezikojme palcën tonë kombëtare.


    Kemi pune më të medha para nesh e më të rëndesishme për brezat qe vijne, te cileve mos tjerash po u leme Amanet Lirine. Kurt ë arrijmë nivele shtetesh të fuqishme ekonomike dhe politike, atëherë mund t’i lejojmë vehtes të merremi me çështje krejtësisht perfiferike, por në asnjë mënyrë nuk guxojmë të lejojmë që këto çështje të bëhen prioritet i debatit tonë, i jetës tone të përditshme. Për hir të së ardhmës së ndritshme që na pret!
    Kohë më pare, shkrimtari i njohur amerikan Edgar Alan Poe kishte shkruar: “Mjafton që të mirët të mos bëjnë asgjë që e keqja të triumfojë!”

    Zgjohuni o shqiptarë!

  9. #459
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Dhe, ti i beson keto gjera vetem pse jane thene dhe shkruar nga nje apo disa zyrtare te policise apo sherbimeve sekrete te Serbise?!

    Shkrimet dhe dokumentet, te cilat vertete do te ishin te rendesishme dhe interesante me gjase te madhe nuk jane publikuar dhe nuk do te publikohen kurre. Ato me te rendesishmet me siguri jane djegur moti.

    Ato qe ke degjuar apo lexuar ti, e qe jane publikuar nuk jane fare dokumente sekrete dhe te besueshme, por propagande e qellimshme me disa thashethena dhe fakte te zakonshme, te paraqitura negativisht.

    Askush nuk duhet te shpresoj se Serbia apo shtete te ngjashme ne arkivat e tyre te fshehta ruajn dokumente te rendesishme qe flasin te verteten dhe demtojne kombin dhe shtetin serbe. Propagande kunder shteteve tjera (sidomos kunder shqiptareve) e kualifikuar qellimisht si "top Secret" me siguri ka. Sepse ajo ishte, eshte dhe do te jete e nevojshme edhe sa per te bere presion ndaj personaliteteve te caktuara, ne kohe te caktuar.

    Per masen e gjere kosovare do te mjaftonte publikimi i nje shkrimi "top secret" nga Serbia per herdhur dyshim mbi nje personalitet politik te Kosoves. Sepse do te mjaftonte vetem nje fakt i se kaluares qe nuk kishte fare lidhje me veprimtarine e mevonshme dhe te sotme.

    Gjithashtu, gje qe ne kete kontekst eshte me e rendesishmja, kundershtaret politik ne Kosove e perdorin me qellim propaganden e tille serbe per ta demtuar kundershtarin (armikun) politik.

    Pershendetje
    ja un po jap dy shembuj pse do ishte jashtezakonisht e rendesishme qe te hapen arkivat e osmaneve, pra ne bejm fjal per nje marveshje qe eshte ber ne mes mbretris serbokroate dhe turqeve per shpernguljen e shqiptareve nga toplica e sanxhaku i njishit, pra nese hapen arkivat aty do gjejm shum gjera qe na sherbejn neve jashtezakonisht shum dhe me to do kryejm pun shum ne gjykaten nderkombetare nese dim ti shfrytezojm, bile aty ne arkiv munte te gjesh ndoshta edhe tapit e tokave shqiptare qe ne kufi ndoshta ju kan sekuestruar me qellim apo pa qellim,tjetra un kam permend xhavit halitin pak me lart, xhaviti nuk eshte kumedit far politikani e kosova po marojka pa ta, mir nuk po i besojm serbis po qka ti themi cia amerikane dhe kforit amerikan qe po thot se xhavit haliti ka qen konfidant i adem demaqit ne burg d,m,th shpiun e ka shpiunu aden demaqin, dhe ka punu per udb serbe, mendoni ju se cia ja fut kot se koti, une nuk mendoj, un do sjell edhe nje fakt qe ka ndodhe gjat luftes se dyt boterore ku sovjetiket ruset kan mbajt dokumente sekrete per bashkpuntoret e sikurimit gjemanolindor dhe me pas ne nje marveshje mes ruseve dhe gjermaneve jan hap kto dosje ne arkiva dhe kan dal ne drit gjerat dhe ka pas politikan bile te rangut te lart gjerman senator te berlinit deputet te bundes tagut etj etj, por edhe un po them se serbia sot nuk i hap kto se mundohet ti shfrytezoj per shantazhe ndaj kosoves por me kalimin e kohes edhe ato per ta do jen te pa rendesishme dhe do i hapin, po te kemi ne ndonje agent te fort ai mund edhe ti blej kto sene nuk eshte e pa mundur

  10. #460
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-08-2011
    Postime
    38
    une mendoj se gjema ka te drejte , shpresojme qe te hapen keto dokumente dhe te shihen se si rrine punet ne kariket e larta

Faqja 46 prej 104 FillimFillim ... 3644454647485696 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •