Close
Faqja 22 prej 28 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 274
  1. #211
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22
    Eh popull i varfer, ju terheqin turqit prej hunde. Turqia po "investon" rendshem per ndertimin e xhamive, ne vende si Mitrovica, per te nxitur konfliktin fetar ne Kosove, dhe per te arritur biresimin e Kosoves duke e kthyer ne nje koloni turke, ashtu sic ishte ne kohen e Perandorise Osmane. Dhe ndertime si keto me lart, kane per qellim qe:

    1. Te risin tensionet dhe konfliktin fetar ne veri te Kosoves, mes shqiptareve dhe serbeve, me qellim qe prania nderkombetare ne Kosove te largohet prej Kosoves: KFOR dhe EULEX.

    2. Largimi i pranise nderkombetare, e le Kosoven ne meshiren e fatit, dhe nga nje koloni evropiane, do kthehet ne nje koloni turke. Ate vakuum qe do te lene evropianet, do ta mbushin turqit.

    3. Dhe e gjitha kjo zhurme e keto provokime behen, ne menyre qe te ndalet me cdo kusht anetaresimi i Kosoves ne BE. Turqia nuk e duron dot te shohi vende muslimane si Shqiperia, Kosova apo Maqedonia, qe te pranohen me te drejta te plota ne BE, dhe ajo vete te mos pranohet.

    Dhe me kete xhami ne Mitrovice, turqit po u bejne nje nder miqve te tyre te vjeter, shtetit serb, duke i dhene konfliktit ne Kosove nje karakter fetar: turqit ndertuan xhamine, serbet e ngriten kryqin 7 metra te larte po ne Mitrovice. Si Turqia si Serbia, e kane te qarte, qe menyra e vetme e sigurt per te nderprere patronazhin nderkombetar te Kosoves, eshte kthimi i konfliktit nga nje konflikt etnik, ne nje konflikt fetar. Dhe armiku i perbashket e serbeve dhe turqve ne Kosove, jane prania nderkombetare.

    Prandaj mos bini pre e provokimeve te turqve, qe ngrejne xhami aty ku nuk ka shume besimtare muslimane, por nuk ngrejne xhami ne kryeqytetin e Kosoves.

    Albo

  2. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Albo pse behesh kaq i thjesht?

    1.turqit nuk ngrejn xhami ne kryeqytet sepse ska ende leje ndertimi,kur te meret leja e ndertojm vete ne muslimanet me te hollat tona(nese sje ne rjedha me keto hyn ne forum lexo informohu me rastin)

    2.Mitrovica nuk esht vend me pak besimtare muslmian( ke qen andej ndojher?)

    3.Turqis nuk i han palla per BE!
    4.Turqia nuk esht kunder shteteve qe ke permend qe te hyjn ne BE sepse a jan ne BE apo jo per Turqin pak rendesi ka kjo,Turqia po behet superfuqi ne vete dita dites andaj..
    5.Me mire te ket nje sundim osman i drejte sesa nje europianizim i cdo vlere kombetare fetare ne kosove.

    Lezbeket dhe pederat na i prun moza ma keq edhe seksin publik dun me na sjell kta te evropes,haj medet mjer shqiptari qe do me u bo europian duke humb turpin dhe burrnin shqiptare qe tparet tan e lan.
    Jetë e rëndë.......!!!

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga The_Capital Lexo Postimin
    Çdo dite e me teper patetike duket urrejtja qe keni, e din edhe ti shume mire se sa ndihmon Turqia-Kosoven jo rasisht serbet i frikesohen ketyre ndihmave siç u tregua edhe ne artikull. Mos me detyro te sjell linqe qe ti i din shum mire se si Turqia e ndihmon Kosoven ne te gjitha fushat. E pate edhe vet pardje Albin Kurtin ne Interaktiv se si u shpreh haptas se Kosova per Veriun duhet te bashkepunoj me Ameriken, vendet e BE-se qe kane njohur Kosoven dhe Turqine.
    Debati qe ne mund ta zhvillojm eshte si ta ndryshojm realitetin qe juve nuk ju pelqen pra si te behet Turqia armike e Kosoves dhe mike e Serbise çfare metoda duhet te perdorim
    Per ndryshe realiteti flet per nje bashkepunim shume te ngushte me Ameriken dhe Turqine.

    The_Capital
    Na e keni bere Turqine si te ishte memedhe i shqiptareve ,e ne sikur te ishim te emigruarit e saj ne Kosove.
    Nuk hahen qilimat e xhamise.
    Shqiptaret e Kosoves kurre nuk do perparojne nese largohen nga miqesia me Shba dhe Evropen.Turqia keto ndihma i bene vetem per ndikimin e saj ne ballkan,jo per te ndihmuar shqiptaret.Kuptojeni kete,sa me pare aq me mire.
    Ne nuk mund ta bejme Turqine armike te Serbise,pasi ajo nuk eshte e tille,historikisht ska qene e tille.Serbet jane kopila,me disa fjale te pakta manipulojne me mendjen tende dhe shume te tjereve ketu,duke ju krijuar bindjen se Serbija e urren Turqine,cka e verteta eshte ndryshe.
    Ne Kosove Turqia po investon ne xhamia dhe seriale TV,ndersa ne Serbi po investon ne kompani te medha qe sigurojne vende pune per shume njerez.
    E kupton dallimin apo jo? Me siguri se jo,perndryshe sdo shkruanit me aq admirim dhe dashuri per Turqine.

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Na e keni bere Turqine si te ishte memedhe i shqiptareve ,e ne sikur te ishim te emigruarit e saj ne Kosove.
    Nuk hahen qilimat e xhamise.
    Shqiptaret e Kosoves kurre nuk do perparojne nese largohen nga miqesia me Shba dhe Evropen.Turqia keto ndihma i bene vetem per ndikimin e saj ne ballkan,jo per te ndihmuar shqiptaret.Kuptojeni kete,sa me pare aq me mire.
    Ne nuk mund ta bejme Turqine armike te Serbise,pasi ajo nuk eshte e tille,historikisht ska qene e tille.Serbet jane kopila,me disa fjale te pakta manipulojne me mendjen tende dhe shume te tjereve ketu,duke ju krijuar bindjen se Serbija e urren Turqine,cka e verteta eshte ndryshe.
    Ne Kosove Turqia po investon ne xhamia dhe seriale TV,ndersa ne Serbi po investon ne kompani te medha qe sigurojne vende pune per shume njerez.
    E kupton dallimin apo jo? Me siguri se jo,perndryshe sdo shkruanit me aq admirim dhe dashuri per Turqine.
    fattlumi pergjigju ketij lajmi qe dje nje vit u publikua:

    Kompania turke investon 6 milionë euro për fabrikën e blloqeve

    Rahovec,5 gusht - Kompania “Likos” nga qyteti Ajden të Turqisë,do të ndërtojë në fshatin Fortesë të Rahovecit,fabrikën për përpunimin e prodhimeve prej dheut-blloka, tulla dhe tjegulla, vlera e së cilës arrin 6 milionë euro, kurse do të punësohen 150 punëtorë. Këtë deklarim e ka bërë nënkryetari i Rahovecit, Xhevdet Duraku, të enjten, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të mirëkuptimit midis Komunës së Rahovecit dhe kompanisë “Likos”, në prani të ambasadorit të Turqisë në Kosovë, Husrev Unler. Ambasadori Unler ka thënë se si para, ashtu edhe pas vitit 1999, Turqia ka dhënë kontribut të madh për shtetin vëlla të Kosovës. “Në Kosovë është KFOR-i turk, në EULEX ka pjesëtarë të policisë nga Turqia, kurse të gjitha komunat e këtij shteti janë të interesuara për vëllazërim me komunat e Kosovës dhe për bashkëpunim, në funksion të zhvillimit të përshpejtuar të Kosovës”, ka theksuar Unler, duke shtuar se me këtë investim do të tejkalohet problemi i papunësisë. Sipas diplomatit turk, nënshkrimi i marrëveshjes në Rahovec është fillimi i investimeve dhe kërkoi që realizimi i këtij projekti të fillojë sa më parë. Ambasadori Unler ka ftuar investitorët turq të investojnë në Kosovë, sikundër është firma për ndërtimin e autostradës në Kosovë dhe koncesionari i Aeroportit të Prishtinës .
    Nënkryetari i Komunës, Xhevdet Duraku ka falënderuar fabrikën “Likos” nga Turqia, që në kuadër të investimeve në Kosovë është përcaktuar pikërisht për komunën e Rahovecit. Duraku, i cili ushtron detyrën e kryetarit të Komunës, aktin e nënshkrimit të marrëveshjes
    e ka quajtur ditë të madhe për Kosovën, por në veçanti për banorët e komunës së Rahovecit.
    “është një marrëveshje e cila do ta bëjë fshatin Fortesë me fabrikën për prodhimin e bllokave, tullave e tjegullave, ku investitori do të të investojë 6 milionë euro, e ku do të punësohen rreth 150 punëtorë, kurse afati i ndërtimit të fabrikës është 18 muaj”, ka thënë Duraku.
    Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka vlerësuar lartë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. “Një investim prej 6 milionë euro për 18 muaj dhe krijimi i 150 vendeve të reja të punës është një hap që duhet të përkrahet në aspektin institucional. Kosova nuk mund të ketë zhvillim ekonomik nëse nuk do të ketë investime të huaja”, ka thënë ai.


    E sheh sa patetike eshte ajo urrejtje qe thash, serbet jane armiq me turqit shkak i 1389 kete vetem ai qe nuk don t'ja dij e mohon. Mos u mundo ta paraqitesh Turqine larg SHBA-je. Kosova eshte ne miqesi te ngushte me Ameriken dhe Turqine. Jo rastesisht kemi edhe kete lajm:

    Amerika heq dorë nga baza e saj në kosovë për t’ia dorëzuar Turqisë

    E Shtunë, 30 Korrik, 2011

    SHBA-të përgatiten të heqin dorë nga baza ushtarake në Kosovë Bondsteel, e cila ndodhet dyzet kilometër larg kryeqytetit Prishtinë.

    Vetë ambasadori amerikan në Kosovë Kristofer Dell, pati deklaruar në marsin e kaluar se Amerika do të heqë dorë nga baza në fjalë, për t’ia dorëzuar Turqisë, për shkak të kostos së lartë financiare.

    Një nga ish gjeneralët e lartë serb, Ninoslav Kristiç, deklaroi se skenari i dorëzimit të bazës tek turqit është i papranueshëm për palën serbe.

    Momer Stojanoviç, ish kreu i shërbimeve sekrete ushtarake të Serbisë, ka shprehur frikë dhe pasiguri nga hyrja e forcave turke në Kosovë.

    Sakaq, pala kosovare e ka mirëpritur këtë zhvillim.

    Baza Bondsteel është baza më e madhe e ndërtuar jashtë territorit amerikan që nga lufta e Vietnamit. Ajo u ngrit menjëherë pas luftës që SHBA-të dhe Atlantiku verior i shpallën Serbisë në vitin 1999. Ajo ka një kapacitet prej shtatë mijë forcash ushtarake, të armatosura me të gjithë armët tokësore, ajrore dhe raketore. Ajo është e pajisur me të gjithë ambientet e nevojshme për një jetë normale ushtarake, si depo ushqimesh, restorante, salla sporti, spital, shkollë dhe kinema.



    The_Capital
    Burri 1 X flet !

  5. #215
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Turqia në Mitrovicë ndërton xhaminë më të madhe në Kosovë
    PSE?


    Pershendetje

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga The_Capital Lexo Postimin

    Xhamia që do të ndërtohet në Mitrovicë

    Turqia në mes

    Serbët shqetësohen pse Turqia po ndërton në Mitrovicë xhaminë më të madhe në Kosovë. Thonë se këtë po e bën me qëllim që t’i ndjekë ata prej qytetit verior. Por, shqiptarët mirëpresin investimin turk, ndonëse ua kanë drojën përplasjeve të reja.


    Përfshirja në rritje e Turqisë në Kosovë ka ngritur tensionet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Që kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia më 2008, Turqia ka zhvilluar një politikë të jashtme më aktive ndaj vendit. Ajo ishte mes të parëve që njohu sovranitetin e Kosovës dhe ka punuar për njohjen e saj në vende të tjera myslimane. Që në kohën e Perandorisë Osmane, shqiptarët kanë pasur lidhje të forta kulturore me Turqinë. Megjithatë, serbët i shohin këto lidhje pikërisht si arsyen kryesore pse Turqia nuk duhet të përfshihet në politikën e Ballkanit.
    Dragan Krstic, një gazetar nga Mitrovica veriore, e banuar me shumicë serbe, thotë se Turqia është tani armiku i Serbisë dhe ka qenë për shekuj e tillë.
    “Ata mbështetën ndarjen e Serbisë dhe tani dëshirojnë të mbështesin politikanët e korruptuar në Prishtinë, nëpërmjet zhvillimit të autostradave dhe aeroporteve", thotë ai për SETimes.

    Bajram Pasha, një qark në Stamboll, ka bashkuar përpjekjet me qytetin e Mitrovicës për të ndërtuar xhaminë më të madhe në Kosovë - një veprim i mirëpritur nga shqiptarët, por i kundërshtuar nga serbët.
    "Xhamia e vjetër u shkatërrua gjatë luftës dhe një e re do të pritet ngrohtësisht", thotë Bajram Spahiu, një shqiptar nga Mitrovica e jugut.

    Megjithatë, jo të gjithë banorët e Mitrovicës e pëlqejnë idenë e një xhamie të re. Sasha Nedjelkovic nga veriu thotë se osmanët erdhën këtu shekuj më parë duke ndërtuar xhami dhe tani dëshirojnë të ndërtojnë një të re për të hequr serbët nga Kosova dhe Mitrovica.
    Tensionet janë rritur në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës. Vitin e kaluar përleshje shpërthyen mes serbëve dhe shqiptarëve pas mundjes së Turqisë nga ekipi kombëtar serb i basketbollit në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror.

    Ekspertët besojnë se angazhimi i Turqisë në Kosovë vjen nga dëshira e saj për të vepruar si mbrojtëse e Kosovës, një rol i ngjashëm që ajo bën në Bosnjë dhe Hercegovinë.
    "Angazhimi në Mitrovicë është strategjik për Turqinë. Herët a vonë Turqia do të përpiqet të rrisë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë, por do të luajë rolin e mbrojtësit për Kosovën siç ka bërë në raste të tjera", thotë Hysni Gashi, një kandidat për doktoraturë që studion politikën e jashtme të Turqisë ndaj Kosovës.

    Krstic, megjithatë, mendon se angazhimi turk në Mitrovicë do të çojë në përplasje të ardhshme mes shqiptarëve dhe serbëve.
    "Nëse Turqia merr një rol aktiv në Prishtinë, Mitrovica nuk do të gjejë kurrë paqe dhe do të kemi më shumë përleshje", thotë ai.
    Krstic argumenton se investimet turke dhe shqiptare në Kosovë janë shpesh të motivuara politikisht dhe nuk u shërbejnë interesave të serbëve.

    “Interesi i Serbisë në Mitrovicë është që t’ua bëjë jetën serbëve më të lehtë. Turqia, Shqipëria dhe çdo grup tjetër që mbështet shqiptarët nuk i shërbejnë këtij interesi duke investuar në qytet pa lejen e Beogradit".
    Megjithatë, tani që Beogradi dhe Ankaraja kanë marrëdhënie të përmirësuara, Gashi e sheh qëndresën serbe ndaj politikës së Turqisë në Kosovë dhe rajon si jetëshkurtër. Kjo ndodh për shkak se serbët në Kosovë dhe Bosnjë kanë frikë për ekzistencën e tyre, në rast të ndërhyrjes turke.

    Më tepër se çdo gjë, Gashi shqetësohet se ndërtimi, veçanërisht i një ndërtese fetare në Mitrovicë - i parë si i anshëm ose për shqiptarët ose për serbët mund të sjellë konflikt. "Për serbët e veriut, ndërtimi i një xhamie do të interpretohet se Turqia po financon shqiptarët që t’i marrin shtëpitë e serbëve”, thotë ai.

    Xhamia në Mitrovicë, më e madhja dhe më modernja në Kosovë, do të ndërtohet në qendër të qytetit, në vendin ku tani ndodhet Xhamia “Isa Beg”, apo siç njihet nga qytetarët Xhamia e Zallit. Ajo do të ketë rreth 2.500 metra katrorë hapësirë të shfrytëzueshme dhe dy minare me lartësi 48 metra. Projekti është prezantuar para pak ditësh. Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati, ka falënderuar Qarkun e Bajram Pashës për ndihmën që ua ka ofruar qytetarëve të Mitrovicës. /express/

    The_Capital
    Jo more nuk eshte ashtu fare,po serbia me mujt kish ndertu ne qdo 20m nga nje gjami per shqipetar,ajo asnjeher nuk ka pengu gjamia,sepse e din fort mir qe gjamija jau kan nanen shqiptarve.
    Po te ishte turqia aq dashamirese perse nuk nderton matan ures se ibrit,por turqia po mundohet ta shtrij influencen e vet ne ballkan,dhe populli me i pershtateshem qe i thot armikut mire se vjen jan pikrisht shqipatret.
    Po te ndertonte nje gjami turqia ne mitrovic,ateher ne duhet te kerkoim nje permendore te skenderbeut ne stamboll kjo do ishte shenje faliminderimi per turqin qe po na e nderton nje gjami,por turqia nuk e han ate shtos,e ne shqiptaret leht biem ne grep si peshku

  7. #217
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Bravo Turqia, si Turk e Shqiptare, mu te njejt me duken....
    A tru peshku paske ti

  8. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    bota vetem kultet fetare po mer per baze. serbia me ane te kishave ortodokse kerkon te zhduke shqiptaret prej verit te kosoves. atehere i bie me mire me ndertu xhami se sa te jesh pa fe ne mitrovice. vetem xhamia e madhe ka me i largu serbet. faji eshte i evropes qe nuk e zgjidh nje here e mire problemin e shqiptareve te ballkanit. per te ndaluar xhamite ne kosove apo maqedoni duhet qe evropa dhe amerika te luftoje sllavet.

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    bota vetem kultet fetare po mer per baze. serbia me ane te kishave ortodokse kerkon te zhduke shqiptaret prej verit te kosoves. atehere i bie me mire me ndertu xhami se sa te jesh pa fe ne mitrovice. vetem xhamia e madhe ka me i largu serbet. faji eshte i evropes qe nuk e zgjidh nje here e mire problemin e shqiptareve te ballkanit. per te ndaluar xhamite ne kosove apo maqedoni duhet qe evropa dhe amerika te luftoje sllavet.
    Duke lozur poker hyj ne muhabet me njerin qe mund te ishte serb me origjine por nuk e pranonte e mu hoq si kanadez edhe pse e shkruante anglishten cope-cope.
    Ai pretendonte qe Kosova eshte serbi dhe me permendi numrin e madh te kishave te vjetra serbe qe ka atje.
    Sipas tij ky fakt flet qe serbet jane autoktone ndersa Shqiptaret te ardhur bashke me Turqit qe sollen dhe xhamite.
    Mendoj se Serbit i leverds qe ju te ngrini xhami dhe jo te kunderten. Pak nga pak ju po humbisni indetitetin kombetar dhe do vi nje dite e do ju thone turq te ngelur prej pushtimit Otoman.
    Feelings change - memories don't.

  10. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Duke lozur poker hyj ne muhabet me njerin qe mund te ishte serb me origjine por nuk e pranonte e mu hoq si kanadez edhe pse e shkruante anglishten cope-cope.
    Ai pretendonte qe Kosova eshte serbi dhe me permendi numrin e madh te kishave te vjetra serbe qe ka atje.
    Sipas tij ky fakt flet qe serbet jane autoktone ndersa Shqiptaret te ardhur bashke me Turqit qe sollen dhe xhamite.
    Mendoj se Serbit i leverds qe ju te ngrini xhami dhe jo te kunderten. Pak nga pak ju po humbisni indetitetin kombetar dhe do vi nje dite e do ju thone turq te ngelur prej pushtimit Otoman.
    bota e di qe ato kishat e vjetra ne kosove kane qene kisha te shqiptareve.
    ne shqiperi dhe kosove ka kisha te shekullit 16, ndersa xhamite duhet per miqesi me turqin per ekzistence. ndryshe do flasin te gjithe greqisht apo serbisht ne ballkan

Faqja 22 prej 28 FillimFillim ... 122021222324 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •