Simboli i Shqiponjes rrjedh nga vet Zeusi , perendia pellazge , pra simboli i shqiponjes eshte drejteperdrejte iliro-pellazge .
Por 2 kokat e shqiponjes dhe gjuha e qitur jashte(sepse shqiponjat se bejne nje gje te tille ) cfare simbolizojne ??
Ndryshuar për herë të fundit nga Milkway : 05-07-2011 më 11:08
Dasius,
lexova shkrimin tend te fundit gjate e gjere! nuk kam kompetenca per ta hedhur posht ose per ta mbrojtur. mund te them mendimet e mija dhe opinionin time qe kam formuar me arsye dhe leximet qe kam bere. Shqipetaret me sa di une kane qene gjithmone ne gjendje tensioni, dhe luftra te vazhdueshme. Kur te tjeret synonin pushtime dhe zhvillimin e "perandorive" te tyre shqipetare kan gjithmone luftuar per vetmbrojte, pra mbijetese, ne fakt deri diku ato vazhdojn akoma. Jane bere shume padrejtesira dhe eshte derdhur shume gjak, dhe keto qene pak a shume "te natyrshme" per kohet qe kan ndodhur. Por ajo qe nuk eshte e natyrshme eshte "vellavrasja" qe u be gjate komunizmit ne shqiperi ne emer te Marxismit dhe Leninizmit! Keshtu qe shqipetaret qe rane viktima te kesaj te fundit, i tingullon shume keq fraza "marksist-leninizm". Marxsisme dhe lenenizmi eshte nje filozofi "eutopike" sote per sote nuk eshte praktike. Eshte nje filozofi shume largpamese . Ne fakt ka shume njerez qe nuk e din se "socializmi" eshte nje degezim i Marksizmit, dhe sote per sote eshte sistemi me human. Ka shume qe nuk e dine qe sindikatat e sotme, qe egzitojn edhe ne Amerike zanafilla e kapitalizmit, u hapen per here te pare nga Musolini, socialist. Fatekeqsisht njeriu eshte ende nje qenie shume primitive. Ne brendesine e tij te thelle eshte plotesisht i komanduar nga instinktet e tij primitive. Nejse u zgjata pak shume ketu...
Nuk dua te behem avokati i ndonjerit ketu, por mendoj se eshte me vend te terheq pak vemendjen per dicka qe the me par. pak a shume the se "shqipetaret jane rracista ne brendesi". Kjo nuk eshte plotesisth e vertet. Shqipetaret jane aq rracista sa cdo njeri qe i perket nje rrace te vecant dhe favorizon ate deri diku, besoj se kjo eshte gje "normale" ne fund te fundit ai mundohet te ruaj dhe favorizoj identitetin e tij. shqipetaret jane te predispozuar te paragjykojn deri diku, ete e pranoj> kjo nuk eshte shenj rracismi, por eshte nje karakteristike e jon qe eshte "fitur" nga "luftrat dhe padrejtesite" qe na jane bere nder shekuj. Vet vetiu ajo gjendje tensioni shumeshekullore le mbresa negative ne psikozen e cdo njeriu, dhe kur ajo eshte kaq afat gjate si ne rasitn e shqipetareve shndrohet edhe ne nje karakteristike te popullit ne pergjithesi, dhe manifestohet si mentalitet. Mer mendimin tim nje shqipetare "objektive" pranon si shqipetare ate qe vertet ndihet si shqipetar dhe jep kontributin e vet per zhvillimin e shoqerise shqipetare, edhe kur ai shpreh haptazi se ai identifikohet me ndo nje etnicitet tjeter. Qofte Vllah, Sllav, Grek, Rome! Shqipetari ne brendesi esthe dashamires, dhe tolerant, veset e keqia nuk kan "zanafillen" tek shqipetarizmi por tek individi!
Eshte gatuar nje propagande "antishqipetare " qofte nga extremistat fqinje qofte nga Kriminelet qe perdoren flamurin e "marksismit" dhe vrane vellezerit e tyre. Kesthu qe nga do qe shqipetaret kthehen, bien ne ndeshje me deklarata qe gjasojn me ato qe na e kane ngrene shpirtin dhe po vazhdojn te na han edhe sot. Na thone se jemi Turq ose Arab vetem sepse disa shqipetar jane te besimit mysliman. Na thonin jeni "agjent" te anglezeve apo ruseve, apo kinezeve apo serbeve, apo ku di une cfar akuzash te tjera absurde kan bere. Jemi te lodhur dhe te rraskapitur nga barbarizmat e shumta qe na jane bere ne padrejtesine me te madhe. Eeeeedhe sikur disa nga keto shembuj qe permenda mund te jen te vertet, edhe mundet te ket pasur nje element te till cdo rrethan ka perjashtimin e vet, bien ne nje vesh te lodhur sepse shumicen e rasteve ato vijn nga nje element qe ka humbur cdo kredibilitet. Per mendimin tim, kush do qe deklaron se ajo pjes e shqipetare qe ndruan fen, u ben mysliman, nuk jane shqipetare te vertet humb kredibilitet. sepse tregon mungesn e llogjikes! dhe kur llogjika mungon cdo veprimtari tjeter ne trurin e ketij individi mund te influencohet fare kollaj. D.m.th nuk mund te jete "objektive"! Edhe kur ai /ajo pretendon se ka lexuar me teper se 5 libra ose edhe librari te tera.
Jam dakord me ty kur thua se:
"shqietaret qe jane hequr si me patriote jane shitur per dy pare" shembull
Toptani u shit tek turqit, me sa di un ishte shqipetar.
Mihal grameno luftoj per shqiperine deri sa i vdiq, me sa di une kishte prejardhje "vllahe" jame gati ta pranoj ne qoftese eshte e vertet!
Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne
Interpretim i manget dhe i gabuar. Shkabonja me dy krena e gjejme ne familjen e Arianiteve, Gjergj Arianitit ose "Gjergji i Madh" sic njihet nga historia. Gjergj Arianiti ishte vjehrri i Gjergj Kastriotit, babai i Androniqi Kastriotit (Arianiti) dhe i pari qe e nisi luften kunder osmanllinjve. Vete martesa e Gjergjit me Androniqin u be qe Gjergj te mund te fitonte jo vetem mbeshtetjen e Arianiteve, qe ishte familja me e madhe dhe me e respektuar ne mbare fisnikerine mesjetare, por edhe te mund te fitonte te drejten qe te dilte ne popull e te kerkonte mbeshtetje me flamurin e Arianiteve, shkabonjen me dy-krena bizantine, qe ne popull njihej si flamuri perandorak i bizantit. Gjergj Kastrioti ishte nje strateg ushtarak i pashoq, por vinte nga nje familje pa histori e pa emer.Unë thashë dhe më sipër që Shqiponjën nuk e kishin të gjithë shqiptarët. Princat e tjerë kishin emblema të tjera. Dukagjinasit kishin luanë (më duket) Skurajt kishin Ujk (Emblema e sotshme e Bashkisë së Tiranës), dikush tjetër kishte ariun e kështu me radhë. Pra shqiponja nuk ishte gjithëpërfshirëse. Ajo nuk simbolizonte të gjithë popullin shqiptar por vetëm dhe ekskluzivisht familjen e kastriotëve. Ajo u bë gjithëpërfshirëse vetëm pas 400 vjetësh nëpërmjet rilindasve.
Qe ta mesosh kete, duhet te lexosh historine e dy shekujve me pare ne ato troje, qe nga krijimi i Despotatit te Epirit, Kryqezates se IV, pushtimit latin, kryengritjet e Mihal Komnenit I, vellait te tij Theodhor Komnenit qe arriti te shtier ne dore edhe Selanikun nga duart e latineve e te shpalli veten perandor i Bizantit. Dy here Theodhori shkoi deri ne muret e Konstandinopojes per ta cliruar nga latinet, por pa sukses.
Me daljen nga skena te Theodhorit, luften e vazhdoi Mihal Komnenit (Arianiti) II, qe ishte nipi i Theodhorit. Ky vazhdoi luften deri ne clirimin e Konstandinopojes nga Paleologet. Keto jane te rendesishme te mesohen pasi e vendosin flamurin tone kombetar ne kontekstin e duhur historik. Arianitet e shihnin ate flamur si trashegimi e lavdishme e te pareve te tyre, qe bene lufte kunder pushtuesve franke e vendike per clirimin e Perandorise Bizantine. Ata e shihnin si detyre qe te benin te njejten gje, edhe kunder pushtuesve te rinj osmanllinj, qe ashtu si latinet dy shekuj me pare, kishin shtene ne duar Konstandinopojen.
Ne syte e popullit te thjeshte epirot, flamuri simbolizonte te dyja: trashegimine e tyre fetare te tradites orthodhokse (te njejten shkabonje e gjen te gdhendur ne dyert e altarit te kishave dhe manastireve orthodhokse), edhe historine e tyre te lavdishme ne mbrojtje te Perandorise Bizantine. Ne kete aspektin e dyte, flamuri per ta nenkuptonte: ne i kemi dale zot Perandorise Bizantine kur kjo ka rene ne duart e te huajve, qofshin keta latine apo osmanllinj.
Eshte e vertete qe jo te gjithe familjet fisnike ndanin te njejten embleme ne flamur, ashtu sic eshte e vertete qe jo te gjitha familjet fisnike shqiptare ndanin te njejtin origjine fisnore etnike. Identiteti epirot per shembull, nuk mbizoteronte ne gjithe territoret e kontrolluara nga fisnikeria shqiptare. Kufiri i ketij identiteti, mendohet te kete qene lumi Mat. Por duke qene se ne keto territore banonin familje fisnike me nje kulture e trashegimi te lavdishme historike, ishte e natyrshme qe ne mesjete, nje identitet te mbizoteronte mbi te tjeret. Ashtu sic ishte e natyrshme per rilindasit tane, qe ti vishnin te gjithe shqiptareve identitetin me te lavdishem epirot qe Gjergj Kastrioti misheronte.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-07-2011 më 13:53
DASIUS,
Me lejo te hap kete shkrim me disa fjale te tuaja:
"Më ler në radhë të parë të shpreh respektin tim për mënyrën e civilizuar të diskutimit tënd. Sidoqoftë, pavarësisht se më pëlqen mënyra e llogjikimit, nuk mund të them të njëjtën gjë për vetë llogjikën".
Nuk mendoj se dikush qe zoteron sado pak njohuri dhe pak llogjik mund te mohoj, se para unifikimit te principatave “shqipetare” nga skenderbeu, existonin flamuje te ndryshem qe perfaqesonin princat shqipetar te asakohe. Ti po hap nje debat tjeter me nje deklarat qe bere “Ajo u bë gjithëpërfshirëse vetëm pas 400 vjetësh nëpërmjet rilindasve” (flitet ketu per flamurin shqipetar) Kjo “deklarate” qe bere ti ketu nuk me duket se mban shume uje. E kuptoj deri diku “inatin” qe shpreh kundrejt dikujt ne kete forum sepse mendove se te “ofenduan”, duke thene pak ashume “gjeni librat e histories vet, une nuk ju a jap”. Ne qoftese ti ben nje deklarat te tilla per mendimin tim duhet ti mbrosh ato ose me llogjiken tende ne qoftese jane pikpamjet tua personale, ose me burimet perkatese ne qoftese po citon historian. No qoftese ajo qe the I perket se pares, nuk me duket e logjikshme. Ne qoftese eshte e dyte, duhet te japesh “burimin”. Megjithese kam lexuar deklarata te shumta, te bera nga historian apo albanolog, profesionist te rrespektuar, ne fushat e tyre qe nuk jane te llogjikshme. Absurditeti i deklaratave te shumta jane te skajshme shkojn nga nje absurditet tek tjetri. P.sh. Eshte thene se etimologjia e emerit shqipetare vjen nga nje fjale greke qe pak a shume do te thote "pushkatar". Deklarata ime me e "preferuar" eshte kjo:
"... a pioneering effort in English-language studies on Albania." -- Nicholas C. Pano
Albanian history is permeated by myths and mythical narratives that often serve political purposes, from the depiction of the legendary "founder of the nation," Skanderbeg, to the exploits of the KLA in the recent Kosovo War. The essays in Albanian Identities, by a multinational, multidisciplinary team of scholars and non-academic specialists, deconstruct prevalent political or historiographical myths about Albania's past and present, bringing to light the ways in which Albanian myths have served to justify and direct violence, buttress political power, and foster internal cohesion. Albanian Identities demonstrates the power of myths to this day, as they underpin political and social processes in crisis-ridden, post-totalitarian Albania.
About the Author
Stephanie Schwandner-Sievers is Lecturer and Nash Fellow in Albanian Studies at the School of Slavonic and East European Studies, University College London.
Rilindasit perdoren flamurin per ti kujtuar shqipetareve, tashme te mpir nga trysnia shume shekullore e osmaneve se kush ishin ata ne te vertet. Kjo ishte e domosdoshme ne nje kohe kur Shqiperia po copetoheshte nga te katra anet, gje qe po beheshte me ndihmen e perandorise qe nje pjese e shqipetareve dha contribute te madh per nje kohe te gjate. Mund edhe te thuhet se shqipetaret u ben edhe kolonat e perandorise osmane, pas pushtimit te plot te vendit. Kjo nuk mund te mohoet. Vendet fqinje dhan kontributin e tyre tek perandoria osmane, Mbreti Serb I kishte dhen sulltanit vajzen e vet per grua, ne nje kohe kur Skenderbeu ishte armik I turqeve, dhe ky qe shkaku qe ushtria hungareze deshtoj ne luftim me turqit, shkaku I saj qe se Mbreti Serb nuk lejoj skenderbeun te kaloj mes Serbise per ti dhene ndihme hungarezve. Greket, qe kan urryer dhe akoma urrejn turken me cdo qelize te trupit, “cuditerisht” u ben aleate te turkut kunder shqipetareve. Edhe pse te fundit dhan kontribut te jashtzakonshem gjate luftes per panvaresine e greqise. Keto gjera nuk duan ti perkujtojn vendet fqinje sepse nuk iu leverdis historia e vertet. Rilindasit nuk “nxoren” identitetin shqipetare nga shporta e tyre magjike dhe ia dhuruan shqipetareve. Shqipetaret kan paguar shume shtrenjt ruajtjen e identitetit, pra ata ringjallen, “relinden” ndenjat kombetare, duke Valvitur flamurin e “arberit”, kete e pranoj. Nuk pranoj qe te ken perdorur “flamurin” me shqiponje per here te pare si identitet I pergjithshem I shqipetarit, jo vetem qe kjo nuk mendoj se eshte historikisht e sakt por as e llogjikshme. Cdo deklarate e till per mua eshte propaganda! Nuk te akuzoj ty per propagandist. Por deklarata te tilla shpesh here dalin nga qarqet extremist te vendeve fqinje, qe pretendojn se shqiperia nuk eshte azgje tjeter vecse nje vilajet, mbeturine e osmaneve, prandaj edhe shumica e fetareve jane Mysliman! Ata duan te thone me te se identiteti shqipetare nuk ka egzistuar perpara epokes se “rilindasve” Skendebeun e bejn disa here Grek “jorkos kastriotus” disa here Serb. Gjon kastriotin e bejn “jani kastriotus”, Migjenin e bejn Serb, Fan Nolin e bejn cfardo gje tjeter vetem jo shqipetare. Sami Frasherin e bejn turk, Marko Bocarin e bejne Grek. Nen terezen e bjen rumune/maqedonase. Absurditetet nuk mbarojne ketu. Per mendimin tim ajo qe ka vlere te vertet nuk eshte quantiteti I librave, por kualiteti I tyre dhe perdorja e llogjikes. Vetem atehere mund te formosh nje diture te thelle dhe “objective” .
Emeri shqipetar erdhi nga shqiponja e flamurit te skenderbeut>Ai arriti te bashkoj princat e tjere “shqipetar” dhe sebashku luftuan kunder turkut si nje “komb” I bashkuar luftuan nen emerin e arberit dhe jo te “kastrioteve”. Me sa di une ai ishte i pari qe luftoj per nje identitet kombesie, nocioni i se ciles nuk egzistonte ne vendet e tjera te rajonit. Ushtaret e Skenderbeut mbanin shqiponjen ne kraharor pak a shume te menjanuar afer zemres. Mbaresa "tar" ne shqipe shnderon emrin ne ndajfolje, se Keng, ne kengetar, Luft ne luftetar, shqipe, ne shqipetar. d.m.th ai qe mbart shqipen(ne kraharor), nenkuptonte se mbronte dhe luftonte per flamurin me shqiponje. Ky simbol I “ri” perfaqesoj identitetin e “arberit/shqipetar” qe atehere. Dhe ma kalimin e kohes gradualisht shqiponja e Skenderbeut arriti te ngrihej edhe me lart duke perfaqesuar popullin e vet me emerin e saj “shqiperi-shqipetar/e.” Mbas renies se trojeve “shqipetare” ne dore te perandorise osmane, ka qene periudha e exodit me te madh te shqipetareve ne “Itali”, mbreterite e se ciles akoma nuk ishte bashkuar dhe quajtur me emerin e sotshem. Pra Skenderbeu arriti qe ti bashkoj “principatat” ne vendin e tij perpara se ta bente “Italia”. Arbereshet ne itali shkuan me identitetin e motshem te Arberit dhe me flamurin e ri te “mbreterise Arbereshe” flamurin e “kastrioteve” qe u shnderua ne nje simbol Kombetar.
Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne
Ngatërrohet origjina e simbolit në tërësi, me origjinën e simbolit tek shqiptarët dhe simbolika që përfaqësonte në mesjetë. Origjina e simbolit daton tek civilizimet më të lashta, ndërsa origjina e simbolit në mesjetë mbetet Perandoria Bizantine dhe si e tillë dhe simbolika që përfaqësonte ky simbol nuk ndahet dot nga origjina, pra orthodoksinë. Vështirë për një logjikë të shëndoshë të mbrojë tezën se pasuesit e fisnikëve arbër mesjetarë (në masë barinj analfabet) të ishin të ndërgjegjshëm se shqiponja dykrenare lidhej dhe me Zeusin dhe Dodonën antike përpara ekzistencës së Perandorisë Bizantine.
Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 18-07-2011 më 05:41
relata refero
Koment mbi disa pika që vura re më sipër.
1. Asnjë Shqiptar puro nuk duhet të guxojë të quajë si jo-Shqiptar një Shqiptar tjetër që ka dhe kombësi të tjera në gjakun e vet. Ky nuk quhet patriotizëm por idiotizëm. Shumë nga figurat më të shquara të historisë së Shqipërisë janë të miksuar ose edh 100% Grekë, Serbë, Maqedonas ose Vlleh.
2. Shqiptarë nuk kanë qenë ndonjëherë të persekutuar deri para luftërave ballkanike. Përkundrazi, luftën e kanë pasur profesion, bukën e gojës, dritën e syve. Shqiptarët me anë të luftës kanë bredhur botën, kanë shkelur çdo qoshe të perandorisë Osmane, kanë qëndruar nën muret e Vienës dhe janë përballur me kozakët në Ukrainë, dhe më e rëndësishmja, në sajë të luftërave Shqiptarët kanë qenë vazhdimisht në ekspansion. Ekspansioni vazhdon, mjafton vetëm pak gjakftohtësi në arsyetim dhe është e thjeshtë për tu kuptuar.
3. Vëllavrasje quhet kur ti rri në majë të malit, në mes të ngricës, një metër zhytur në dëborë, pa ngrënë e pa fjetur me ditë të tëra dhe sheh që në ballë të ushtrisë Naziste ndodhen vëllezërit e tu Ballistë që u tregojnë atyre rrugët dhe shtigjet në mënyrë që të të asgjesojnë më lehtë. Dhe ti nuk pate mundësi tu zësh Nazistëve pritë se vëllai shumë i dashur Ballist të tradhtoi. Kështu që ti u detyrove ta vrasësh si qen se ai se rrujti shumë për jetën tënde.
4. As Skënderbeu e as Arbërit nuk kanë luftuar ndonjë herë në emër të Arbërisë. Në mesjetë nuk ekzistonte koncepti i kombit. Lufta e partë në emër të nocionit komb Shqiptar është bërë në periudhën e Lidhjes së Prizërenit.
5. Arbërit nuk kanë qenë Epirotë, ashtu si edhe Shqiptarët nuk janë Vorioepirotë. Ne me Epirotët nuk kemi asnjë lidhje. Termi Epirot është thjeshtë një emërtim i kohës bazuar në toponime të lashta, ashtu siç Sllavët quheshin Ilirë.
6. Gjergj Kastrioti nuk kishte familje pa histori e pa emër, përkundrazi, kishte emër, histori dhe krahinën e Matit e të Dibrës zotime të vetat, të njohura edhe nga Venediku edhe nga Sulltani.
7. Historia e Shqipërisë në të vërtetë është e mbushur me mite dhe legjenda. Atë studimin që citove e kam lexuar dhe është tërësisht i saktë. Por mite e legjenda nuk kemi vetëm ne. Mitet e legjendad sundojnë në të gjitha historitë e shkrojtura nga kombet e ballkanit. Miti e Car Stefan Dushanit është një shembull konkret. Mos flasim për Greqinë se atje edhe sot nuk po marrin vesh se si i kanë punët.
8. Grekët dhe Serbët le të hanë muut gjithë ditën me lugë e me garuzhde. As që më bëhet vonë fare për ta. Shqiptarët e kanë ruajtur identitetin e tyre në sajë të lulëzimit dhe këtë e tregon 1) ekspansioni, 2) ndërrimi i fesë, 3) zënia e pozitave me pushtet në perandorinë Osmane, 3) mercenarizmi masiv, 4) huazimet kulturore, etj.
Një popull mikroskopik nuk do të mund të mbijetonte kurrë 500 a më tepër vjet nëse do të kishte qenë gjithë kohës i shtypur (edhe ai më kokë derri dhe më ksenofobi që është Shqiptari). Nuk ka logjikë. Nuk ta pranon aryetimi më i thjeshtë shkencor. Popujt ruajnë identitetet e tyre kur janë në lulëzim dhe jo të shtypur.
Fort të nderuar bashkëbisedues. Ju lutem, lexojini shkrimet e mia drejt dhe jo diagonal.
Atdheu mbi të gjitha
Tradhtarët në të s'ëmës
Varet nga cila gjini e kultivuar e injorances thithe bindjet ne lidhje me gjerat qe su perkasin atyre.
Simboli i bizantit, ka qene dhe eshte, hena e re me nje yll siper. Kjo eshte firma e bizantit, vula e testamentit dhe emblema autentike e tij.
Kete ju ia falet islamit me qe ishin aleate tuaj ne luften kunder shqiptarizmit dhe te drejtes shqiptare mbi deren e madhe
te ciles mbi hene e yll, shqiptaret i vune shqiponjen dykrenare qe sillte autoritetin e pushtetshmerise shtese civile e ligjore si vule te re legacie qe leket shqiptar e themeluan vet.
Ndersa kete simbol qe s'ka te beje asnje gje me kishen - ne emer te Serapit qe ndryshe nderohej "sofi aleksandrine" e per lavdine e saj kete embleme te biblotekes se aleksandrise e cila ne fakt ishte edhe vule e vet qytetit. Apo me origjinalisht: perendiut Serapis.
E mekemben si shpagese lavdie pikerisht ne qender te mbreterise bizante. Lavdi e krenari shqiptare kunder te ciles luftoi mulati Ciril gjoja ne emer te fese deri ne shakterrim. Por ky simbol e mbijetoi ate funderine te historise pikerisht ne qender te kishes. Ah, c'ironi!
Shiqponja dykrenare eshte simbol i idealit dhe frymes bashkuese shqiptare te mbreterise se uzurpuar nga raca aziatike greke e me vone edhe e barbarizmes se ardhur sllave pas rrenimit kataklizmik te Dardanise. Islami qe ishtje krahu ekstrem i levizjes suaj ikonoklaste te orthodoksise greke edhe sot ngelet aleati juaj me ane te barbarizmit te te cilit ju shkaterruat mbreterine dhe identitetin shqiptar te saj. Per me sakte shkaterruat nje here e pergjithmone nje civilizim boteror te tere per ta zhytur njerezimin ne erresire mesjetare, per qellime te egoizmit tuaj aziatik duke e futur pothuaj tere europen nen sundimin barbar oriental ku jozyrtarisht sundonte pariarku mulat grek-. Pastaj ca shekuj me vone dhe pas rrezikut qe shprehte forcimi i arberise, kujtuat qe edhe nje here qe duke ngashyer turkun si rekrut te ri te ikonoklazmit te vonuar duke mundur Skenderbeun dhe idealin e bashkimit kombtar te tij e permes kesaj edhe bashkimit te kishes se shqyer nga qente grek e latin te fusnit felliqesine tuaj aziate serish ne pushtet e per pushtet duke i dhene fund nje here e pergjithmone atij civilizimi me gjase qe ne themel te gabuar. Dhe ate bete - me mire nder turkun se nder shqiptarin. Por turku tani do hisen e vet dhe turku sic kemi pare nuk pushtoi asnje territor jasht jurisdikcionit te emblemes biznatine, te cilen ju ia dhate fale. Islami sot mban si gjene me te shtrenjte pikerisht kete vule dhe embleme [yll me Hene] te pushtetit bizantin mbi te cilen ata pretendojne te drejten per pushtet mbi kete ane te europes. Eshte tregtia qe ju e bete ne dem te shqiptareve dhe ne kundershtim me idene e bashkimit te kishes nen shqiponjen shqiptare dykrenare.
Por se ne kete felliqesi tradhetare kishin gisht dhe asistence dhe ca mbreteri tjera perendimore qe donin te ngriteshin siper legacise sone flet fakti se turqit quajne veten "Kayser-i iklim-i Rum" me shprese se do te shtinin ne dore shqiponjen tone dykrenare qe ishte simbol i bashkimit tone te mbreterise.
Por injoranti nuk pyet: perse "Kayser"?! Perse ky titull dhe emer i huajtur germanofon si titull i mbreterise turke?! Ku e zbuluan barbaret turq kete fjale gjermane, -si e prej nga e moren? Apo...
Perse shqiperia dhe shqiptaret u quajten arnawult, arnavud e Arnavutluk ne vend se turqisht Kartali dhe Kartaultlluk prap duke perdorur fjale jo turke po germane e qe do te thote shqiponje ashtu sic fjala Kayser do te thote mbret. -Por ne germanishte - e jo ne turqishte?!?
Edhe injorante edhe arrogante, per bese eshte gje e paftyre. Ka gje me te tmerrshme se injoranca e kultivuar.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt