
Postuar më parë nga
Dasius
Unë nuk kam ndonjë problem me autorët e lashtë. Por autorët e lashtë duhet të dish t'i interpretosh e t'i studiosh, jo kësht si ti që i merr fare shabllon. Prandaj dhe ngatërron periudhat me njëra tjetrën. Bazohesh në një informacion të pas 500 vjetëve për të vërtetuar një të para 500 vjetëve.
Albanopolisi është emërtimi i një qyteti të vetëm diku nga shekulli i 12 në mos gabohem dhe për të nuk dihet pothuajse asgjë. Gjithashtu edhe për fisin e Albanëve që ndoshta ua kanë dhënë emrin Albanias e ndoshta jo. Por ti harron diçka tjetër që këto dy emërtime ka më shumë gjasa se jo që të mos kenë asnjë lidhje me popullin e sotshëm Shqiptar.
Të thuash që Epirotët janë fise Shqiptare vetëm pse në shekullin e dymbëdhjetë përmendet një qytet me emrin Albanopolis është e pamjaftueshme dhe këtë historianët modernë e pranojnë të gjithë.
Epirotët mund të kenë qenë një fis i ngjashëm ndoshta në prejardhje dhe ndoshta i afërt në gjuhë, por kurrësesi fis Shqiptar.
Problemi është se spekulime mund të bëhen sa të duash por provat janë të pamjaftueshme për të dhënë konkluzione përfundimtare dhe sot tezat më të pranuara janë që ne nuk jemi pasardhës të ilirëve.
Pikërisht këtë po të them edhe unë, që në kohën e Bizantit Shqiptarëve u thuhej rëndom Epirotë (për shkak se jetonin në ato territore dhe sllavëve u thuhej rëndom Ilirikë (për shkak se jetonin në ato territore). As kjo nuk është e mjaftueshme për t'i bërë Shqiptarët pasardhës të Epirotëve të vërtetë.
Para se të flasësh për Rumunët mendohu gjatë dhe lexoji nja dy libra. Rumunët nuk janë as rracë bastardësh e as mbeturina Romake. Rumunët janë popull autokton ballkanik por të latinizuar. Gjuha e tyre nuk është mbeturinë por një gjuhë e mirëfilltë romane me tiparet dhe karakteristikat e veta me të njëjtat vlera si edhe gjuhët romane italike, e ato iberike.
Ti më solle Skylaksin, Herodotin e Strabonin, por nëse nuk je një historian i mirëfilltë, këta autorë më shumë të ngatërrojnë se sa të ndriçojnë, ashtu sic edhe ka ndodhur me ty.
Unë nuk di rumanisht por po të dija patjetër që libra rumunë do të lexoja. Sidoqoftë ti as që e ke kuptuar fare arsyetimin tim për Epirotët. Unë e shpreha qartë që Epirotët nuk kanë qenë Helenë (termi grek për mua ësht fyes), por i përkisnin botës Helene....etj. Lexoje edhe një herë se të paska ikur anash.
Në studimet e historianëve Shqiptarë nuk ngrihet asnjëherë teza e prejardhjes nga Dakët dhe kjo është bërë për një arsye të caktuar. Sistemi i athershëm komunist i kishte vënë si qëllim historianëve që ta nxirrnin prejardhjen tonë prej Ilirëve për arsye se duhet të vërtetohej me çdo kush që ne ishim autoktonë, që nga lashtësia. Kjo për shkak të presionit të madh që ushtronin Grekët dhe Serbët me propangandën e tyre lart e poshtë që pretendonin se Shqiptarët ishin qasur aty kohët e fundit nëpërmjet perandorisë Osmane, dhe për këtë arsye nuk kishin të drejtë që të ekzistonin si shtet e të pretendonin për territore.
Sot nuk i rruhet askujt se ça mendojnë Grekët sepse atyre u thuhet fare haptas nga komuniteti shkencor se ata Grekët e sotshëm nuk kanë për vete asnjë lidhje me Helenët e lashtë dhe se historia e tyre moderne fillon me Shqiptarët.
Ndërsa përsa u përket Serbëve, ata le të rrinë me gisht në gojë se Kosovën ta qajnë me lot.
Sot nuk ekziston më rreziku Grek e Serb, kështu që edhe historia nga ana jonë do të fillojë të shikohet me më shumë gjaftohtësi.
Eqrem Çabej ka një studim shumë interesant me titull "Studime etimologjike në fushë të Shqipes", botuar nga Akademia e Skkencave e RPS të Shqipërisë në vitin 1982. Pasi bën një vlerësim të fjalëve të vendit kundrejt fjalëve të huaja në fusha të ndryshme të jetës ai jep këto shifra:...gjithsejt, pra, në 1424 fjalë të marra në shqyrtim, 667 fjalë vendi qëndrojnë përballë 757 huazimeve. Dhe pastaj vazhdon: Sikundër del nga kjo pasqyrë,....dhe sikundër edhe dihet në leksik të Shqipes mbizotëron elementi i marrë së jashtmi mbi pasurinë vetjake të gjuhës.....
Unë e thashë edhe më sipër se mund të spekulohet gjithë ditën e gjithë natën me informacione të tërthorta por në fund janë faktet dhe provat ato që flasin. Dhe ato definitivisht mungojnë ose janë të paplota për të bërë deklarata kaq të mëdhaja.
Edhe i ndjeri Profesor Konda ka bërë një libër të kasj natyre që shumë pak veta kanë pasur fatin ta lexojnë. Ai ka shkruar një libër të tërë për të vërtetuar se Greqishtja e lashtë e kishte prejardhjen prej Shqipes. Ndër të tjera kishte edhe një pjesë ku ai vërtetonte nëpërmjet analizës se fjala Termopile vinte në fakt nga bashkimi i fjalëve Termo-thermija, therrime dhe pilos-pyll. Tingëllon bukur, biles shumë e llogjikshme.
Edhe unë ashtu si ti kur e lexova atë libër u entuziasmova shumë dhe fillova ta shikoj gjithçka në dritën e Shqiptarizmës së flaktë, çdo gjë më dukej Shqiptare ose me prejardhje Shqiptare. Kjo ndjesi mu shtua pasi lexova Aristidh Kolën.
Mirëpo me kalimin e kohës, duke u thelluar në studime, edhe entuziasmi i tepër ra edhe fillova të kuptoja se tek këto studime nuk mund të bazohesh pasi janë irreale, fantaziste, romantike e perralleske. Ato nuk ndjekin metodat e sprovuara tashmë të analizave gjuhësore dhe historike.
Një kuriozitet.
Atë libër profesor Kondës Akademia e Shkencave nuk ia pranonte sepse, siç thashë më sipër, nuk ishte një studim i mirëfilltë shkencor. Enver Hoxha iu drejtua vetë Akademisë për ta shqyrtuar por ata nuk pranuan ta botonin. Mirëpo Enveri e njihte që në rini Profesorin dhe kishte respekt të madh për të, kështu që i caktooi një ndihmës Profesorit që ta mbaronte librin. Libri u botua me tirazh fare të vogël, por jo nga akademia e shkencave por me porosi të Enverit.
Këtë nuk e vërtetojmë dot pasi ato pak fjalë që dihen nga ilirishtja nuk kanë sot simotrat e tyre në gjuhën shqipe (pjesa më e madhe) ose kanë simotra edhe në gjuhë të tjera.
shiko më sipër
Është përhapur kohët e fundit ndër të apasionuarit e historisë së Shqiptarëve (dikur kam qenë edhe vetë pjesë e kësaj ideje) ideja se ne pale çpaskëshim qenë, të kulluarit e europës, djepi i të gjitha qytetërimeve, ëngjëj me krahë, alfa dhe omega, mirëpo andej nga mesi i rrugës sdihet se çndodhi dhe të tjerët nga inati që ne ishim kaq të mirë e kaq të bukur filluan të na vidhnin historinë, të na shtypnin e të na përçanin sepse na paskëshin pasur zili dhe mendonin gjithë kohës se si të na merrnin meritat. E si përfundim ne sot kemi për detyrë të rizbulojmë të kaluarën ton të super lavdishme dhe padyshim që me të arritur këtë ne do të zemë vendin e nderuar që na takon ndër popujt e botës.
WTF????
E para e punës, kjo frymë mitomaniake është një mbeturinë e shekullit të kaluar, një produkt i shëmtuar i evgjitërve grekë dhe kriminelëve serbë dhe ne nuk kemi pse t'i shkojmë nga mbrapa qerres së tyre. Grekët kanë nevojë për atë ushqim sepse ata në fakt nuk kanë identitet të tyrin pasi historia e tyre është edhe tona. Madje më shumë tona se e tyrja.
Edhe serbët kishin nevojë për atë ushqim deri në momentin që e humbën Kosovën. Sot nuk u duhet më se skanë çtë mbrojnë me të.
E dyta, nëse e marrim për të mirëqenë idenë e mësipërme, atë të së kaluarës së lavdishme, lind pyetja, "po mirë, kaq debila paskemi qenë ne si popull që ca rrjepacakër na e paskan marrë suksesin për shalësh? Çpopull idiotësh paskëshim qenë që të tjerët arritën të zhduknin pothuajse çdo provë të madhështisë tonë? Ku ishim ne kur ndodhën gjithë këto? Po si është e mundur xhanëm që ne paskëshim shpikur gjithçka dhe të tjerët paskan ndërtuar civilizime?"
Nëse i jep përgjigje kësaj pyetje atëherë unë do bie dakord me ty. Shqiponja me dy koka është tona, atë e kemi shpikur ne, të tjerët e kanë marrë prej nesh, ne jemi më të mirët....o sa mirë me qenë Shqiptar...oe...oe.....dhe i fusim nga i paçe pilaf e biem rehat.
Krijoni Kontakt