Jarigas! Sry dude jena keqkuptu ca faqe forumi më parëshyqyr s'e kam burrin gegë, se do ishim kapur prej kohësh prej leshi :P:P
Jarigas! Sry dude jena keqkuptu ca faqe forumi më parëshyqyr s'e kam burrin gegë, se do ishim kapur prej kohësh prej leshi :P:P
Elegance is an attitude.
Jarigas!
Thjesht sa per kureshtje!
Si shkruhet....?!
Te jetosh me vehte apo
Te jetosh me vete ?
O Jaro si shkruhet mustaqe ?
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
Siç e ke shkruajtur ti!
Po të pyesësh Rojen, me siguri që do të të përgjigjet "më vete" sepse "gjuhëtarët" e Enver Hoxhes e vendosën ashtu, ndërsa une mendoj se ajo "h" do të shërbente që të dallonte përemrin vetvetor nga folja "vete"( ku më vete me kaq nxitim, more bir?)!
Une jam lindur ne kufi midis Gegërisë dhe Toskërisë, praktikisht mbi lumin Shkumbin, e jo si Bato që është toskë këmb e kokë e për më tepër lab!Nuk jam kundër asnjë dialekti, perkundrazi, më vjen keq që përkrah një thesari si toskërishtja, të mos kemi një thesar tjetër, siç është gegënishtja!
Sa për keqkuptimin, mos ki dert.....sot e tutje, do të duhemi edhe me shumë!![]()
Jarigas
Kam lexuar disa here kete citimin tende, qe ma ke bere, por kurrsesi ta kuptoj. Per çfare kundershtimi eshte fjala, or`Bato? Pastaj, kush/çfare nuk ngaterrohet? Ka mudesi te jesh me i qarte, te lutem?
Do t`kisha pasur deshire t`i mesoje keto nente kuptime te fjales/foljes "varje". Sinqerisht.
Ndryshuar për herë të fundit nga Sami Hyseni : 10-07-2011 më 18:33
Ja Sami kuptimet e fjalës "var"
VAR kal.
1. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, në
një çengel, në një tel etj., e ngec a e lidh diku në
mënyrë të tillë që të rrijë pezull. Var llambën. Var
xhaketën (pallton). Var pikturën (tablonë,
portretin). Var në gozhdë (në çengel). Var
kusinë në vargua. Vari pushkën në krah.
2. Ngjit diçka në mur, e vë në mur a në një vend
tjetër të dukshëm për ta parë të tjerët. Var listën
(shpalljen). Var një parullë.
3. I vë dikujt litarin si lak në grykë, e lidh a e
tërheq sipër dhe e mbyt, ia lidh litarin në qafë dhe
e shtrëngoj që të vdesë. E varën fashistët.
4. Ul poshtë, përkul; e lëshoj a e shpie diçka
poshtë. Vari kokën. Vari krahët (këmbët).
5. E bëj të zbresë tatëpjetë, e çoi poshtë. I vari
dhitë nga mali.
6. fig. bised. Tregoj pak kujdes për dikë a për
diçka, nuk i kushtoj vëmendjen e duhur, e lë pas
dore; e lë mënjanë, e braktis tërësisht. Ia vari
punës (detyrës). Ai ua varte mësimeve. Ia vari të
sëmurit. Ua vari pleqve.
7. fig. (me pjesëzat mohuese nuk, s', mos). Nuk
e vlerësoj e nuk e nderoj dikë, nuk ia dëgjoj
fjalën, nuk e përfill, as që pyes fare për të. Ai nuk
ua varte fare eprorëve.
8. fig. Mbështet një shpresë, fatin etj. te dikush a
te diçka. Të gjitha shpresat i kanë varur tek ata.
9. fig. bised. I ngarkoj dikujt një punë a një
detyrë, ia bëj barrë dikujt. Ma varën mua atë
punë.
Respekt,
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-07-2011 më 19:35
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Edhe më keq o jarigas. Tani edhe kështu kjo fjalë nuk po shpëton pa një kuptim të dytë. Te ne fjala "vehte" ka kuptimin e testiseve. P.sh. I ra në vehte; i vrau vehtet; Mos e nga bicikletën se i vret vehtet etj etj...
Edhe sa fjalë të tjera kemi që shkruhen njëjët, por kanë kuptime të ndryshme. Ja po t'i marr nja 2 shembuj:
bari -
1. Bari - që hanë bagëtia
2. Bari - ilaç
3. Bari - çoban
ose
ari
1. ari - kafshë
2. ari - lloj metali i çmuar
3. ari - njësi matëse për matjen e sipërfaqes
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-07-2011 më 19:39
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
"testisteve"????
Gabim!! Ne rastin e ilaçit, kemi te bejme vetem me nje mveshje tjeter te kuptimit, ndersa ne rastin e bariut, kemi te bejme me nje fjale tjeter e me theks krejt te ndryshem!!Edhe sa fjalë të tjera kemi që shkruhen njëjët, por kanë kuptime të ndryshme. Ja po t'i marr nja 2 shembuj:
bari -
1. Bari - që hanë bagëtia
2. Bari - ilaç
3. Bari - çoban
Edhe ne kete rast, ariu ka theks tjeter, pra eshte tjeter fjale, ndersa "ari" si njesi matjeje eshte fjale e huaj e me duket se eshte edhe e gjinise femerore!ose
ari
1. ari - kafshë
2. ari - lloj metali i çmuar
3. ari - njësi matëse për matjen e sipërfaqes
Jarigas
Cilit muaj i referohet fjala 'kallnuer'? A mos behet fjale per muajin 'janar'?
faleminderit
Edhe une kam nje pyetje .
Si duhet thene dhe eshte e drejte :- sa po erdha.........apo .......po sa erdha .
Une perdor gjithmone .....po sa erdha ,po sa vajta .Por me thane qe eshte gabim![]()
.
Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 29-07-2011 më 13:49
Krijoni Kontakt