Close
Faqja 97 prej 126 FillimFillim ... 47879596979899107 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 961 deri 970 prej 1258
  1. #961
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Jarigas! Sry dude jena keqkuptu ca faqe forumi më parë shyqyr s'e kam burrin gegë, se do ishim kapur prej kohësh prej leshi :P:P
    Elegance is an attitude.

  2. #962
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Jarigas!

    Thjesht sa per kureshtje!

    Si shkruhet....?!

    Te jetosh me vehte apo
    Te jetosh me vete ?

  3. #963
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    O Jaro si shkruhet mustaqe ?
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #964
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    O Jaro si shkruhet mustaqe ?
    Siç e ke shkruajtur ti!

    Citim Postuar më parë nga gloreta Lexo Postimin
    Jarigas!

    Thjesht sa per kureshtje!

    Si shkruhet....?!

    Te jetosh me vehte apo
    Te jetosh me vete ?
    Po të pyesësh Rojen, me siguri që do të të përgjigjet "më vete" sepse "gjuhëtarët" e Enver Hoxhes e vendosën ashtu, ndërsa une mendoj se ajo "h" do të shërbente që të dallonte përemrin vetvetor nga folja "vete"( ku më vete me kaq nxitim, more bir?)!

    Citim Postuar më parë nga angelina o2 Lexo Postimin
    Jarigas! Sry dude jena keqkuptu ca faqe forumi më parë shyqyr s'e kam burrin gegë, se do ishim kapur prej kohësh prej leshi :P:P
    Une jam lindur ne kufi midis Gegërisë dhe Toskërisë, praktikisht mbi lumin Shkumbin, e jo si Bato që është toskë këmb e kokë e për më tepër lab!Nuk jam kundër asnjë dialekti, perkundrazi, më vjen keq që përkrah një thesari si toskërishtja, të mos kemi një thesar tjetër, siç është gegënishtja!
    Sa për keqkuptimin, mos ki dert.....sot e tutje, do të duhemi edhe me shumë!
    Jarigas

  5. #965
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Sami, tema është për të mësuar, jo për të kundërshtuar fjalorin. Folja var nuk ka dy, por ka nëntë kuptime. Mos u shqetëso, se nuk ngatërrohen!
    Kam lexuar disa here kete citimin tende, qe ma ke bere, por kurrsesi ta kuptoj. Per çfare kundershtimi eshte fjala, or`Bato? Pastaj, kush/çfare nuk ngaterrohet? Ka mudesi te jesh me i qarte, te lutem?


    Do t`kisha pasur deshire t`i mesoje keto nente kuptime te fjales/foljes "varje". Sinqerisht.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sami Hyseni : 10-07-2011 më 18:33

  6. #966
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Kam lexuar disa here kete citimin tende, qe ma ke bere, por kurrsesi ta kuptoj. Per çfare kundershtimi eshte fjala, or`Bato? Pastaj, kush/çfare nuk ngaterrohet? Ka mudesi te jesh me i qarte, te lutem?


    Do t`kisha pasur deshire t`i mesoje keto nente kuptime te fjales/foljes "varje". Sinqerisht.
    Ja Sami kuptimet e fjalës "var"

    VAR kal.

    1. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, në
    një çengel, në një tel etj., e ngec a e lidh diku në
    mënyrë të tillë që të rrijë pezull. Var llambën. Var
    xhaketën (pallton). Var pikturën (tablonë,
    portretin). Var në gozhdë (në çengel). Var
    kusinë në vargua. Vari pushkën në krah.


    2. Ngjit diçka në mur, e vë në mur a në një vend
    tjetër të dukshëm për ta parë të tjerët. Var listën
    (shpalljen). Var një parullë.


    3. I vë dikujt litarin si lak në grykë, e lidh a e
    tërheq sipër dhe e mbyt, ia lidh litarin në qafë dhe
    e shtrëngoj që të vdesë. E varën fashistët.

    4. Ul poshtë, përkul; e lëshoj a e shpie diçka
    poshtë. Vari kokën. Vari krahët (këmbët).

    5. E bëj të zbresë tatëpjetë, e çoi poshtë. I vari
    dhitë nga mali.


    6. fig. bised. Tregoj pak kujdes për dikë a për
    diçka, nuk i kushtoj vëmendjen e duhur, e lë pas
    dore; e lë mënjanë, e braktis tërësisht. Ia vari
    punës (detyrës). Ai ua varte mësimeve. Ia vari të
    sëmurit. Ua vari pleqve.


    7. fig. (me pjesëzat mohuese nuk, s', mos). Nuk
    e vlerësoj e nuk e nderoj dikë, nuk ia dëgjoj
    fjalën, nuk e përfill, as që pyes fare për të. Ai nuk
    ua varte fare eprorëve.


    8. fig. Mbështet një shpresë, fatin etj. te dikush a
    te diçka. Të gjitha shpresat i kanë varur tek ata.

    9. fig. bised. I ngarkoj dikujt një punë a një
    detyrë, ia bëj barrë dikujt. Ma varën mua atë
    punë.



    Respekt,
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-07-2011 më 19:35
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #967
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Siç e ke shkruajtur ti!

    Po të pyesësh Rojen, me siguri që do të të përgjigjet "më vete" sepse "gjuhëtarët" e Enver Hoxhes e vendosën ashtu, ndërsa une mendoj se ajo "h" do të shërbente që të dallonte përemrin vetvetor nga folja "vete"( ku më vete me kaq nxitim, more bir?)!
    Edhe më keq o jarigas. Tani edhe kështu kjo fjalë nuk po shpëton pa një kuptim të dytë. Te ne fjala "vehte" ka kuptimin e testiseve. P.sh. I ra në vehte; i vrau vehtet; Mos e nga bicikletën se i vret vehtet etj etj...

    Edhe sa fjalë të tjera kemi që shkruhen njëjët, por kanë kuptime të ndryshme. Ja po t'i marr nja 2 shembuj:

    bari -
    1. Bari - që hanë bagëtia
    2. Bari - ilaç
    3. Bari - çoban

    ose

    ari
    1. ari - kafshë
    2. ari - lloj metali i çmuar
    3. ari - njësi matëse për matjen e sipërfaqes
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-07-2011 më 19:39
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #968
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Edhe më keq o jarigas. Tani edhe kështu kjo fjalë nuk po shpëton pa një kuptim të dytë. Te ne fjala "vehte" ka kuptimin e testiseve. P.sh. I ra në vehte; i vrau vehtet; Mos e nga bicikletën se i vret vehtet etj etj...
    "testisteve"????

    Edhe sa fjalë të tjera kemi që shkruhen njëjët, por kanë kuptime të ndryshme. Ja po t'i marr nja 2 shembuj:

    bari -
    1. Bari - që hanë bagëtia
    2. Bari - ilaç
    3. Bari - çoban
    Gabim!! Ne rastin e ilaçit, kemi te bejme vetem me nje mveshje tjeter te kuptimit, ndersa ne rastin e bariut, kemi te bejme me nje fjale tjeter e me theks krejt te ndryshem!!

    ose

    ari
    1. ari - kafshë
    2. ari - lloj metali i çmuar
    3. ari - njësi matëse për matjen e sipërfaqes
    Edhe ne kete rast, ariu ka theks tjeter, pra eshte tjeter fjale, ndersa "ari" si njesi matjeje eshte fjale e huaj e me duket se eshte edhe e gjinise femerore!
    Jarigas

  9. #969
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Cilit muaj i referohet fjala 'kallnuer'? A mos behet fjale per muajin 'janar'?


    faleminderit

  10. #970
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Edhe une kam nje pyetje .

    Si duhet thene dhe eshte e drejte :- sa po erdha.........apo .......po sa erdha .


    Une perdor gjithmone .....po sa erdha ,po sa vajta .Por me thane qe eshte gabim .
    Ndryshuar për herë të fundit nga alnosa : 29-07-2011 më 13:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •