Close
Faqja 96 prej 126 FillimFillim ... 46869495969798106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 951 deri 960 prej 1258
  1. #951
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Si shkruhet - pavaresi apo pamvaresi (ose pavarsisht apo pamvarsisht)? Kam vene re qe disa e perdorin me "m"...
    Cila eshte menyra e drejte e se shkruarit te kesaj fjale? Flm
    Une mendoj se duhet te thuhet "pamvaresi", jo "pavaresi". Pra, nese e marrim dhe e analizojme rrenjen e fjales "pamvarei"- "mvarje" apo "varje", atehere nxjerrim dy kuptime;
    -"mvarje"= te jesh i mvarur nga dikush, diqkaje, nevoje per diqka, nga dikush e tj. p.sh. shtet i pamvarur, intelektual i pamvarur, etj.
    ndersa,
    - "varje"= i,e varur ne litar, mur; diqka e varur diku... ( pra, jo i "pavarur", por, nuk eshte i varur, nuk e kam varur akoma, etj...)

    Pra duhet nxjerre, dalluar kuptimin e fjales, ne kuptimin e nje fjalie te tere.

    P.S. Jarigas, mos me pyet me shume, te lutem, se nuk dij shume. Ketu shpreha une vetem mendimin.

  2. #952
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Citim Postuar më parë nga safinator Lexo Postimin
    Te gjithe duhet te perpiqen te shkruajne ne gjuhe letrare dhe pa gabime se perndryshe behet disi e bezdishme.
    Po, i nderuar, sidomos qe po perdoren fjalet e huaja, per mua eshte shume keq. Me "dhemb koka" nganjeher.

  3. #953
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Kush e di te me tregoj dallimin ne mes te pavaresise dhe mevetsise?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  4. #954
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Sami Hyseni Lexo Postimin
    Une mendoj se duhet te thuhet "pamvaresi", jo "pavaresi". Pra, nese e marrim dhe e analizojme rrenjen e fjales "pamvarei"- "mvarje" apo "varje", atehere nxjerrim dy kuptime;
    -"mvarje"= te jesh i mvarur nga dikush, diqkaje, nevoje per diqka, nga dikush e tj. p.sh. shtet i pamvarur, intelektual i pamvarur, etj.
    ndersa,
    - "varje"= i,e varur ne litar, mur; diqka e varur diku... ( pra, jo i "pavarur", por, nuk eshte i varur, nuk e kam varur akoma, etj...)

    Pra duhet nxjerre, dalluar kuptimin e fjales, ne kuptimin e nje fjalie te tere.
    Sami, tema është për të mësuar, jo për të kundërshtuar fjalorin. Folja var nuk ka dy, por ka nëntë kuptime. Mos u shqetëso, se nuk ngatërrohen!

    Citim Postuar më parë nga kiniku
    Kush e di te me tregoj dallimin ne mes te pavaresise dhe mevetsise?
    Nuk kanë asnjë dallim, por ata që kanë frikë se ngatërrohen, mund të përdorin këtë të dytën

  5. #955
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    mevehtesi=te behesh vetvetja

    pavaresi=jo i varur, i pamvarur, ku kemi fjalet: varet=mvaret, varesisht=mvarsisht, pavaresisht=pamvarsisht,

    te behesh vetvetja jote

    dhe

    te mos jeshe i mvarur, varur prej askujt, i pamvarur-pavarur, e kush eshte ai qe eshte i pavarur prej askujt? Pavaresi= te jetosh vetem me forcat tua, te mos varesh-mvaresh nga askush, keshtuqe ma mire eshte te behesh vetvetja, te jeshe vetvetja ai qe je, ta zoterosh emrin tend, gjuhen tende, kombin tend TE MEVEHTSOHESH MEVEHTSIA edhe keshtu shkruhet ne deklaraten e mevehtsise se Shqiperise, sepse thene drejte, i pavarur nuk mund te jete askush...

    pavaresi-i pavarur dmth te jeshe i ndare prej gjithkujt
    ndersa

    mevehtsia - i mevehtsuar dmth behu vetvetja, rri ai qe je, te jeshe vetvetja historike, me gjuhe, kulture e shtetesi
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  6. #956
    Ça është kjo i pamvarur se tani po e dëgjoj ?

    Pamvarësia e Shqipërisë u shpall në filan datë
    Pavarësia(nuk jam shumë i sigurtë nqs duhet ë-ja pas r-së) e Shqipërisë u shpall në filan datë.

    Ça është kjo pamvarësia mor' vlla ? Pikë e zezë.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  7. #957

    "Shkollat deformojnë shqipen mësuesit, të pakualifikuar"

    "Shkollat deformojnë shqipen mësuesit, të pakualifikuar"

    » Dërguar më: 04/07/2011 - 14:55

    Esmeralda Keta

    Shkollat po shkatërrojnë gjuhën Shqipe. Alarmi është dhënë nga studiuesit Rami Memushaj dhe Ali Dhrimo, të cilët thonë se kjo ndodh për shkak të mësuesve të pakualifikuar dhe të teksteve gjithë probleme që i kapin edhe vetë prindërit. Ndërkohë, që sipas tyre, çdo ditë në shqipe futen mesatarisht një e gjysëm deri në dy fjalë të huaja. Ata thonë se mediat e shkruara kanë bërë hapa përpara dhe janë shumë të kujdesshme në zbatimin e normave të gjuhës së standardit.

    Problemet me gjuhën

    Në fakt shkolla duhet të jetë vatra ku gjuha shqipe dhe norma e saj duhet të mësohet me rreptësinë më të madhe. Por duket se në institucionet e arsimit në vendin tonë ndodh pikërisht e kundërta. "Është vendi ku deformohet më shumë gjuha shqipe". Të paktën sipas gjuhëtarëve, të cilët japin alarmin për dëmet që po i shkaktohet shqipes nga shkollat dhe tekstet mësimore. "Shkollat po shkatërrojnë gjuhën shqipe. Mësuesit janë të pakualifikuar dhe për fat të keq as nuk po bëhet gjë në këtë drejtim. Në vend që ata të kualifikohen për t'u mësuar nxënësve një shqipe standarde ata vrapojnë pas masterave e doktoraturave", - ka deklaruar studiuesi dhe pedagogu i Filologjikut, Rami Memushaj. Sipas tij një tjetër problem serioz që po dëmton shqipen, është edhe cilësia e teksteve shkollore. "Edhe tekstet shkollore janë gjithë probleme. Të gjithë i vëmë re dhe kjo vjen ngaqë shtëpitë botuese ose nuk kanë korrektues dhe punën e korrektorit e bën dikush tjetër, ose ata nuk janë të kualifikuar", - ka shpjeguar më tej Memushaj. Sipas tij, dekadën e fundit media, dhe sidomos ajo e shkruar, ka bërë përmirësime shumë të mëdha në këtë drejtim. "Media e shkruar është shumë e vëmendshme në zbatimin e normave të shqipes standarde dhe kjo është për t'u përgëzuar, ndërsa ajo elektronike, më shumë mangësi ka sa i përket fjalëve të huaja, duke qenë se edhe mënyra e komunikimit është e momentit, e çastit, ndërsa sa i përket anës gramatikore të ligjërimit ajo nuk është shumë problematike", - ka thënë më tej studiuesi Memushaj. Ndërsa studiuesi tjetër Ali Dhrimo, tërheq vëmendjen në huazimin e formave gramatikore nga anglishtja, që është gabim, pasi nuk përkojnë me ata të shqipes. "Thonë deputete femra, por nëse thua deputete, çfarë janë ato, burra? Dhe kjo vjen ngaqë i marrin të gatshme nga përkthimi, nga Anglishtja, e cila nuk e ka këtë formë siç e ka shqipja", - ka shpjeguar Dhrimo. Të dy studiuesit kanë promovuar pak ditë më parë fjalorin e ri Drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe, i cili përmban plot 75 mijë fjalë dhe vjen 35 vjet më vonë pas atij që ishte botuar në vitin 1976. Studiuesit janë përpjekur që në këtë fjalor të përfshijnë fjalët e reja të gjuhës shqipe, sidomos këto të 20 viteve të fundit.

    Gazeta Shqiptare

  8. #958
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Luarasi:
    Kor’ i kandrave
    Pajtori ynë i vjetër,
    mirë se të hasim,
    Të njohim ty mirë,
    për ty ndaj zukasim.
    Një nga një të qetë
    me kujdes, na mbolle;
    të presin me mijëra
    Sa në botë solle.
    Sado që të fshihen
    nën binishin horrat,
    ia tregojnë botës
    Sipër palltos, morrat.


    Çuçka:
    Kori i kandrave
    Për ty brohorasim,
    të njohim ne sot.
    Buçasim, zukasim:
    -Mirsardhe, imzot!
    Na mbolle pa zhurmë,
    Tek-tuk, një nga një,
    Sot vijmë si turmë,
    Sot nxjerrim aq zë.
    Dhe, nëse dinaku
    Fort veten e fsheh,
    Pa pikë meraku
    Mbi qyrk ne na sheh.

    http://www.forumishqiptar.com/showth...30#post3150630
    kandrave -> kandrrave
    zukasim -> zukatim
    mirsardhe -> mirë se erdhe

  9. #959
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk kanë asnjë dallim, por ata që kanë frikë se ngatërrohen, mund të përdorin këtë të dytën
    Si gjithmonë, roja e gjuhës shqipe te ngurtësuar në një libër të '72-shit, nuk ia ka fare idenë shqipes së folur dhe pasurisë së saj!
    po qysh mër jahu, nuk paskan dallime! Ja ku po ta sjell unë një shembull që ajo rradakja jote nuk e kap dot vetë: Maqedonia u mëvehtësua pas shkatërrimit të Jugosllavisë, po ashtu si edhe Republika Ceke dhe Sllovakia, pas ndarjes me mirëkuptim. Shqipëria fitoi pavarësine nga Turqia e fundit fare nga vendet e tjera te Perandorisë, per shkak te kundërshtimit të brëndshëm nga pjesa e popullit të islamizuar që kërkonte akoma Baba Dovletin!
    kandrave -> kandrrave
    zukasim -> zukatim
    mirsardhe -> mirë se erdhe
    Ti s'je në gjendje të kuptosh as shqipen e pazarit të gjësë së gjallë e jo më të gjykosh poetë që kanë shkrirë një jetë të tërë për shqipen!!
    Jarigas

  10. #960
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    mevehtesi=te behesh vetvetja
    .....................................
    mevehtsia - i mevehtsuar dmth behu vetvetja, rri ai qe je, te jeshe vetvetja historike, me gjuhe, kulture e shtetesi
    Mendoj se fjala shqipe që shpreh atë që kërkon të thuash këtu, është fjala "vetëdijësim", ndërsa "mëvehtësim" do të thotë të dalësh e të rrish vetëm, të vendosësh të jetosh më vehte!
    Jarigas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •