Sa me pelqeu pergjigjja jote, e di pse? Per arsye qe ne vend qe te flasesh mbi ate qe te parashtrova, merresh qe ne fillim me personin tim. Une nuk u mora me ty, madje as me temen nuk do isha marre fare, sepse nuk eshte e tille, po te mos kishte qene per faktin qe po shihja qe merrnin pjese te tjere ne debat, duke mos folur qarte me fakte, me argument, por thjesht ; "po jemi, jo nuk jemi"...Nuk e kam shpikur une, qe argumenti eshte mbreti i dikutimit, c'vlere do kishe debati nese nuk do argumentonim, vetem do benim bisede kafeneje dhe asgje nuk do nxjerrnim ne pah, nuk do arrinim tek qellimi i temes, madje do kalonim edhe ne raste te tilla sic re edhe ti ne kurth, duke u marre me personin tim, gje qe e bejne shumica ne fakt sa here kerkoj te flasim me argument. Ne cdo bisede hyhet per te marre e per te dhene mendime te ndryshme, por mbi bazen e argumentit, dhe jo "ma ha mendja", se jemi te rritur besoj qe te kemi kulturen e debatit.
Tjeter, une nuk jam me veti ezoterike, qe ta di se cfare faktesh ke ti ne mendjen tende, qe nuk qenke i afte per t'i shprehur, dhe jo me kot te kam kerkuar disa here ne kete teme, t'i shpalosesh ato, ne menyre qe ne qe marrim pjese ne debat, t'i bejme argumentet e tua, pjese te reflektimeve tona...
P.S: nuk me paske vezhguar mire, pretenca jote mbi ate se cfare ke vene re mbi mua, bie poshte, per mungese fakti, prove dhe argmentimi mbi ate qe pretendon. Aq me teper mungon parimi kontradiktoritetit, i cili sherben mbi vleresimin.
P.s.s: Meqe thate qe do vazhdoni me vone, uroj qe pasi te kthehem nga kafeja e pasdites, te kem argumentet e tua.
Krijoni Kontakt