Close
Faqja 93 prej 126 FillimFillim ... 43839192939495103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 921 deri 930 prej 1258
  1. #921
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Folja "kam" do të ishte më se e mjaftueshme.
    Nuk mendoj kështu. Foljet kam dhe zotëroj jo gjithmonë e zëvendësojnë njëra-tjerën. Themi kam dhimbje koke, por nuk mund të themi zotëroj dhimbje koke.

    Foljen kam e përdorim edhe për gjëra të thjeshta e të rëndomta, ndërsa kur përdorim zotëroj, e theksojmë më shumë dhe i japim më shumë rëndësi asaj që kemi, që mund të jetë diçka e madhe dhe me vlerë.

    Në atë rast bëhej fjalë për një pikturë të rrallë dhe me vlerë, prandaj edhe hapësi i temës përdori fjalën disponoj, sepse kishte rëndësi.

    Nuk ishte gabim ajo që thashë unë, po ti si gjithnjë ke qejf të kundërshtosh. Sidoqoftë, edhe pse shumicën e herëve kundërshton kot, më pëlqen që ti tregon interesim për gjuhën shqipe dhe gjen kohë për t'u larguar nga temat fetare

  2. #922
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Kam lidhet me atë se kujt i përket.
    Zotëroj lidhet me vullnetin e vet njeriut.

  3. #923
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Disponoj është një fjalë që nuk gjendet në fjalorin shqip dhe unë mendoj se zotëroj ose kam e zëvendësojnë atë plotësisht.
    Nxit është e përkueshmja.

    E ke ngatërruar me dispozicion
    që ka kuptimin e kontrollit apo
    në shqip e zotërimit (shih më lartë).

  4. #924
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Pershendetje.

    Kur shkruhet/thuhet "tij" dhe kur "vet"?
    Chino,
    logjika(mendja) ma thotë se, përderisa përemri pronor tregon se sendi i dhënë i përket një vete të caktuar, respektivisht gjinisë përkatëse, pra, kur kryefjala në fjali i përket gjinisë mashkullore, përemri pronor merrë trajtën tij, ....femërore-saj, ndërsa përsa i përket përemrit pronor vet, ky i fundit përdoret vetëm në vetën e tretë njëjës, përshembull, kur sendi i përket personit që nuk është i pranishëm në bisedë, nuk dimë kujt gjinie i takon...

    (shiko kur t`ia fillojë Batoja tani: ja kjo... logjika... )

    Love has no limits

  5. #925
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga Skikis Lexo Postimin
    Gjithsesi.

    Une mora si shembull kete fjali; "Ai edhe në shkruakësh me gabime, shkruaftë për të mirë të këtij populli.". Mirëpo, megjithëse e shkruar saktë, për shumicën tingëllon sikur e pakutpimtë trajta "shkruakësh" në këtë mënyrë. Per sa me perket mua, më bukur do të tingëlloje që në vend të mundnim ta shkruanim "shkruakët".

    Besoj kësaj here isha me i qartë.
    Personalisht fare mirë e kuptova fjalinë, veçse doja ta formulosh bukur dhe drejt ashtu siç i ka hije gjuhës sonë. Pra, kishe shkruar "shumë njeriu e vë në..." në vend që ta shkruaje "shumë njerëz e vënë në...", gjë që fatkeqësisht përsëritet jo pak herë nga forumistët kosovarë. Është njëjtë sikur ta përkthesh fjalinë e huaj në shqip përmes google. Aq gabim trashanik që më së paku e prisja nga ty.

    Të lutem pa keqkuptime...
    Love has no limits

  6. #926
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Nuk mendoj kështu. Foljet kam dhe zotëroj jo gjithmonë e zëvendësojnë njëra-tjerën. Themi kam dhimbje koke, por nuk mund të themi zotëroj dhimbje koke.

    Foljen kam e përdorim edhe për gjëra të thjeshta e të rëndomta, ndërsa kur përdorim zotëroj, e theksojmë më shumë dhe i japim më shumë rëndësi asaj që kemi, që mund të jetë diçka e madhe dhe me vlerë.

    Në atë rast bëhej fjalë për një pikturë të rrallë dhe me vlerë, prandaj edhe hapësi i temës përdori fjalën disponoj, sepse kishte rëndësi.

    Nuk ishte gabim ajo që thashë unë, po ti si gjithnjë ke qejf të kundërshtosh. Sidoqoftë, edhe pse shumicën e herëve kundërshton kot, më pëlqen që ti tregon interesim për gjuhën shqipe dhe gjen kohë për t'u larguar nga temat fetare
    Pikërisht pse nuk e zëvëndësojnë njëra-tjetrën, kundërshtova!! Fjala "zotëroj" nënkupton pronësinë e diçkaje dhe nuk ka të bëjë me rëndësinë e saj.Fjala "disponoj" nuk nënkupton pronësi, por thjesht të pasurit e diçkaje(që mund të jetë edhe pronë e dikujt tjetër). Për shembull një shitës arti mund të "disponojë", pra ketë disa piktura të një personi që ia ka dhënë t'i shesë, por nuk mund të thotë se i zotëron!Ishte gabim ajo që the!
    Nëse doje të më tërhiqje vërejtjen për sa i përket temave fetare, ke gabuar adresë; marr pjesë atje si atdhetar dhe jo si fetar!
    Jarigas

  7. #927
    i/e regjistruar Maska e Skikis
    Anëtarësuar
    04-06-2011
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    18
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    Personalisht fare mirë e kuptova fjalinë, veçse doja (desha) ta formulosh bukur dhe drejt ashtu siç i ka hije gjuhës sonë. Pra, kishe shkruar "shumë njeriu e vë në..." në vend që ta shkruaje "shumë njerëz e vënë në...", gjë që fatkeqësisht përsëritet jo pak herë nga forumistët kosovarë. Është njëjtë sikur ta përkthesh fjalinë e huaj në shqip përmes google. Aq gabim trashanik që më së paku e prisja nga ty ("ti", asnjehere s'guxon te jete "ty").

    Të lutem pa keqkuptime...
    Assesi. Keqkuptimet nuk zene vend ne kete teme.

    Nderkaq, "shume" dhe "shumë" (me e dhe ë në mbarim) te dyja keto ekzistojne, por kete ti s'e ditke.

    Mund te shkruajmë "Shume njeriu lane atdheun e tyre" dhe "shumë njerëz lanë atdheun e tyre".

  8. #928
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga Skikis Lexo Postimin
    Nderkaq, "shume" dhe "shumë" (me e dhe ë në mbarim) te dyja keto ekzistojne, por kete ti s'e ditke.

    Mund te shkruajmë "Shume njeriu lane atdheun e tyre" dhe "shumë njerëz lanë atdheun e tyre".
    Vërtetë s`e ditkam, e vështirë për të më bindur se ky rregull gramatikor ka ekzistuar ndonjëherë.

    Ndonjë shembull më konkret?
    Love has no limits

  9. #929
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga Skikis Lexo Postimin
    Assesi. Keqkuptimet nuk zene vend ne kete teme.

    Nderkaq, "shume" dhe "shumë" (me e dhe ë në mbarim) te dyja keto ekzistojne, por kete ti s'e ditke.

    Mund te shkruajmë "Shume njeriu lane atdheun e tyre" dhe "shumë njerëz lanë atdheun e tyre".
    Duket se me këtë profesion, që ti së shpejti do të ushtrosh, ke për të mësuar shumë nxënës.
    Por ato që ti ke përmendur më lart, tregojnë se ke ende shumë për të mësuar, të mësosh dhe të vësh ne zbatim guhën shqipe kërkohet shumë përpjekje dhe durim.

    Marrim për shembull: Ti shkrove shumë, shume, kjo lloj fjalie nuk gjendet asgjëkundi ne fjalorin e gjuhës shqipe. Nëse gjendet diku, a ke mundësi ta sjellësh këtu, që ta shohim?
    Shembull i mirë ne kete teme, janë ata që të korrigjojnë, mua më nxirr jashtë!

  10. #930
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pikërisht pse nuk e zëvëndësojnë njëra-tjetrën, kundërshtova!! Fjala "zotëroj" nënkupton pronësinë e diçkaje dhe nuk ka të bëjë me rëndësinë e saj.Fjala "disponoj" nuk nënkupton pronësi, por thjesht të pasurit e diçkaje(që mund të jetë edhe pronë e dikujt tjetër). Për shembull një shitës arti mund të "disponojë", pra ketë disa piktura të një personi që ia ka dhënë t'i shesë, por nuk mund të thotë se i zotëron! Ishte gabim ajo që the!
    Fjala disponoj nuk ekziston në gjuhën shqipe kështu që nuk mund të merremi me të. Me atë kuptim që thua ti, mund të themi që kam në përdorim ose shes, sipas rastit.

    Hapësi i temës nuk tha që e ka në përdorim ose e shet, por as nuk tha që është pronari i saj, kështu që nuk mund të hamendësojmë. Këtë mund ta sqarojë ai vetë, por nga tema kuptohej se piktura ishte e tij.

    Nëse doje të më tërhiqje vërejtjen për sa i përket temave fetare, ke gabuar adresë; marr pjesë atje si atdhetar dhe jo si fetar!
    Nuk mund të jesh atdhetar duke sharë besimin fetar të një pjese të shqiptarëve, qofshin ata besimtarë praktikantë ose jo. Në qoftë se do të bindësh dikë, mundohu të arsyetosh dhe ta bësh të kuptojë vetë. Kështu është më mirë, se me të shara nuk arrin gjë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •