
Postuar më parë nga
-BATO-
Nuk mendoj kështu. Foljet kam dhe zotëroj jo gjithmonë e zëvendësojnë njëra-tjerën. Themi kam dhimbje koke, por nuk mund të themi zotëroj dhimbje koke.
Foljen kam e përdorim edhe për gjëra të thjeshta e të rëndomta, ndërsa kur përdorim zotëroj, e theksojmë më shumë dhe i japim më shumë rëndësi asaj që kemi, që mund të jetë diçka e madhe dhe me vlerë.
Në atë rast bëhej fjalë për një pikturë të rrallë dhe me vlerë, prandaj edhe hapësi i temës përdori fjalën disponoj, sepse kishte rëndësi.
Nuk ishte gabim ajo që thashë unë, po ti si gjithnjë ke qejf të kundërshtosh. Sidoqoftë, edhe pse shumicën e herëve kundërshton kot, më pëlqen që ti tregon interesim për gjuhën shqipe dhe gjen kohë për t'u larguar nga temat fetare
Krijoni Kontakt