Close
Faqja 91 prej 126 FillimFillim ... 41818990919293101 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 901 deri 910 prej 1258
  1. #901
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Si e ka ai fjalori yt Bato: unë "gatis" apo "gatit"??!
    Ma thuaj ti si duhet të thuhet, përshpëris apo pëshpëris?
    Love has no limits

  2. #902
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    Ma thuaj ti si duhet të thuhet, përshpëris apo pëshpëris?
    Pa "r"......!
    Jarigas

  3. #903
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pa "r"......!
    Të falemnderit jarigas. (:
    Love has no limits

  4. #904
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga SinFoni@ Lexo Postimin
    Të falemnderit jarigas. (:
    Eshtë një kënaqësi e veçantë të diskutosh gjuhën e nënës me një person kaq të ëmbël sa ti!
    Jarigas

  5. #905
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Eshtë një kënaqësi e veçantë të diskutosh gjuhën e nënës me një person kaq të ëmbël sa ti!
    Kënaqësia është e gjitha e imja. (:
    Love has no limits

  6. #906
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Një nga gabimet më të shpeshta që shikoj këtu është përdorimi i gabuar i shkronjave të mëdha. Kam parë që shumë anëtarë dhe moderatorë nuk dinë t'i shkruajnë titujt e temave që hapin dhe i fillojnë të gjitha fjalët e titullit me shkronjë të madhe. Kjo jo vetëm që është gabim nga ana drejtshkrimore, po nuk duket mirë dhe nga ana estetike.

    Ja një titull që e lexova tani, po ka qindra si ky:

    Disponoj Nje Nga Tre Kopjot Orgjinale Te Piktures Me Te Famshme te Vinsent Van Gogh

    Duhet shkruar:

    Zotëroj një nga tri kopjet origjinale të pikturës më të famshme të Vinsent Van Gogut

    Në fundin e titullit nuk vihet pikë, ndërsa në rastet kur titulli është pyetës ose shpreh habi të madhe, vihet pikëpyetje ose pikëçuditje.


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 11-06-2011 më 04:55

  7. #907
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Ke shumë të drejtë dhe janë sidomos forumistët nga trevat tej Shqipërisë që bëjnë të tilla gabime.
    Besoj se pjesëza "van" shkruhet me gërmë të vogël!
    Mendoj se nuk mund te vihet shenja e barazise ndërmjet fjalëve "disponoj" dhe "zotëroj" e kam shume dyshime mbi drejtshkrimin e emrit te tij te shqiperuar,- nese do ta shkruajme sipas shqiptimit ne gjuhen flaminge, do te na duhej ta shkruanim "Vincent fan Hoh", ndersa do te duhet ta shkruajme "Vincent van Gogh" sipas grafise origjinale!!
    Bato, shqipja e mirëfilltë nuk është kristalizuar akoma dhe ne duhet te japim ndihmesën tonë përderisa të kemi mundësi dhe njerëz të aftë si ti, nuk duhet të ndjehen vetëm si roje te saj, por sidomos si bletët punëtore qe punojnë për zhvillimin.
    Jarigas

  8. #908
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Disponoj Nje Nga Tre Kopjot Orgjinale Te Piktures Me Te Famshme te Vinsent Van Gogh

    Duhet shkruar:

    Zotëroj një nga tri kopjet origjinale të pikturës më të famshme të Vinsent Van Gogut

    .
    Shumë mirë kjo por edhe pse sipas rregullave të drejtshkrimit emrat e huaj, deformohen ose shqiptarizohen me rastin e shkrimit të tyre, mua më duket ma e natyrshme që emrat të cilët përdorin shkronja latine që të shkruhen në formën origjinale.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  9. #909
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Besoj se pjesëza "van" shkruhet me gërmë të vogël!
    E drejtë, po përveç kësaj shkruhet Vincent, jo Vinsent. Kur emri jepet i plotë, shkruhet Vincent van Gog, ndërsa kur nuk jepet i plotë, shkruhet Van Gog. Shkruhet Honore dë Balzak, po kur japim vetëm mbiemrin, shkruhet Dë Balzak. Ja dhe rregulla:

    Nga libri "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" fq. 142-143:

    S h ë n i m . Nyjat dhe pjesëzat e mbiemrave të huaj
    shkruhen me shkronjë të vogël, kur jepet i plotë emri dhe
    mbiemri i personit, por shkruhen me shkronjë të madhe, kur
    përdoret vetëm mbiemri dhe kur nyja ose pjesëza është element
    i domosdoshëm i tij:

    Kalderon de la Barka, por De La Barka, Leonardo da
    Vinçi, por Da Vinçi; Lope de Vega, por De Vega; Mahmud
    al Kazhgari, por Al Kazhgari; Sharl dë Koster, por Dë Koster;
    Vincent van Gog, por Van Gog etj.

    Me shkronjë të madhe shkruhen edhe pjesët O, Mak, San,
    Sen të mbiemrave të huaj të personave:
    O Brien, O Konor, O Kejsi; Mak-Dopell, San-Martin, Sen-
    -Simon etj.

    Mendoj se nuk mund te vihet shenja e barazise ndërmjet fjalëve "disponoj" dhe "zotëroj"
    Pse mendon kështu dhe cilën fjalë do të zgjidhje ti për ta zëvendësuar?
    Disponoj është një fjalë që nuk gjendet në fjalorin shqip dhe unë mendoj se zotëroj ose kam e zëvendësojnë atë plotësisht.

    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 12-06-2011 më 08:40

  10. #910
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    U bu bu mburremi ne se dime te flasim dhe te shruajme gjuhen Shqipe.
    Duhet te punojme me te vertet te flasim paster gjuhen e memes , gjuha eshte pasuria me e madhe qe ne kemi , ajo na ben te veçante nga popujt e tjere duke na dhuruar emrin Shqipetar.

    Une ju uroj pune te mbare, hidhini nje sy edhe gabimeve nga shkrimet e mija pasi me ben mire edhe korrigjimi qe te mos i perseris here tjeter ( ose te mundohem te pakten ti shkruaj paster).
    Kalofshit mire !!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •