Një nga gabimet më të shpeshta që shikoj këtu është përdorimi i gabuar i shkronjave të mëdha. Kam parë që shumë anëtarë dhe moderatorë nuk dinë t'i shkruajnë titujt e temave që hapin dhe i fillojnë të gjitha fjalët e titullit me shkronjë të madhe. Kjo jo vetëm që është gabim nga ana drejtshkrimore, po nuk duket mirë dhe nga ana estetike.
Ja një titull që e lexova tani, po ka qindra si ky:
Disponoj Nje Nga Tre Kopjot Orgjinale Te Piktures Me Te Famshme te Vinsent Van Gogh
Duhet shkruar:
Zotëroj një nga tri kopjet origjinale të pikturës më të famshme të Vinsent Van Gogut
Në fundin e titullit nuk vihet pikë, ndërsa në rastet kur titulli është pyetës ose shpreh habi të madhe, vihet pikëpyetje ose pikëçuditje.
.
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 11-06-2011 më 04:55
Ke shumë të drejtë dhe janë sidomos forumistët nga trevat tej Shqipërisë që bëjnë të tilla gabime.
Besoj se pjesëza "van" shkruhet me gërmë të vogël!
Mendoj se nuk mund te vihet shenja e barazise ndërmjet fjalëve "disponoj" dhe "zotëroj" e kam shume dyshime mbi drejtshkrimin e emrit te tij te shqiperuar,- nese do ta shkruajme sipas shqiptimit ne gjuhen flaminge, do te na duhej ta shkruanim "Vincent fan Hoh", ndersa do te duhet ta shkruajme "Vincent van Gogh" sipas grafise origjinale!!
Bato, shqipja e mirëfilltë nuk është kristalizuar akoma dhe ne duhet te japim ndihmesën tonë përderisa të kemi mundësi dhe njerëz të aftë si ti, nuk duhet të ndjehen vetëm si roje te saj, por sidomos si bletët punëtore qe punojnë për zhvillimin.
Jarigas
Shumë mirë kjo por edhe pse sipas rregullave të drejtshkrimit emrat e huaj, deformohen ose shqiptarizohen me rastin e shkrimit të tyre, mua më duket ma e natyrshme që emrat të cilët përdorin shkronja latine që të shkruhen në formën origjinale.Disponoj Nje Nga Tre Kopjot Orgjinale Te Piktures Me Te Famshme te Vinsent Van Gogh
Duhet shkruar:
Zotëroj një nga tri kopjet origjinale të pikturës më të famshme të Vinsent Van Gogut
.
Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë
E drejtë, po përveç kësaj shkruhet Vincent, jo Vinsent. Kur emri jepet i plotë, shkruhet Vincent van Gog, ndërsa kur nuk jepet i plotë, shkruhet Van Gog. Shkruhet Honore dë Balzak, po kur japim vetëm mbiemrin, shkruhet Dë Balzak. Ja dhe rregulla:
Nga libri "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" fq. 142-143:
S h ë n i m . Nyjat dhe pjesëzat e mbiemrave të huaj
shkruhen me shkronjë të vogël, kur jepet i plotë emri dhe
mbiemri i personit, por shkruhen me shkronjë të madhe, kur
përdoret vetëm mbiemri dhe kur nyja ose pjesëza është element
i domosdoshëm i tij:
Kalderon de la Barka, por De La Barka, Leonardo da
Vinçi, por Da Vinçi; Lope de Vega, por De Vega; Mahmud
al Kazhgari, por Al Kazhgari; Sharl dë Koster, por Dë Koster;
Vincent van Gog, por Van Gog etj.
Me shkronjë të madhe shkruhen edhe pjesët O, Mak, San,
Sen të mbiemrave të huaj të personave:
O Brien, O Konor, O Kejsi; Mak-Dopell, San-Martin, Sen-
-Simon etj.
Pse mendon kështu dhe cilën fjalë do të zgjidhje ti për ta zëvendësuar?Mendoj se nuk mund te vihet shenja e barazise ndërmjet fjalëve "disponoj" dhe "zotëroj"
Disponoj është një fjalë që nuk gjendet në fjalorin shqip dhe unë mendoj se zotëroj ose kam e zëvendësojnë atë plotësisht.
.
Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 12-06-2011 më 08:40
U bu bu mburremi ne se dime te flasim dhe te shruajme gjuhen Shqipe.
Duhet te punojme me te vertet te flasim paster gjuhen e memes , gjuha eshte pasuria me e madhe qe ne kemi , ajo na ben te veçante nga popujt e tjere duke na dhuruar emrin Shqipetar.
Une ju uroj pune te mbare, hidhini nje sy edhe gabimeve nga shkrimet e mija pasi me ben mire edhe korrigjimi qe te mos i perseris here tjeter ( ose te mundohem te pakten ti shkruaj paster).
Kalofshit mire !!
Krijoni Kontakt