Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 108
  1. #81
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Rruget kombetare me pagese, nis hartimi i kuadrit ligjor

    Sipas burimeve nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, po negociohet me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), për hartimin e termave ligjore, teknikë dhe financiare të projektit për pagesën në rrugët kombëtare.

    "Pagesa për rrugët kombëtare është akoma një projekt, i cili mund të bëhet efektiv vitin tjetër", deklaroi Këshilltare e Kryeministrit për Ekonominë, Suzana Guxholli, në një prononcim për ATSH-në.

    Dhënia me koncension e shërbimit të mirëmbajtjes së rrugëve, sipas saj, do të shërbejë jo vetëm për uljen e kostos së këtij shërbimi në buxhetin e shtetit, por edhe për një cilësi më të mirë shërbimi, ndërsa siguroi se pagesa për çdo automjet që do të përdorë rrugën do të jetë minimale.
    Dhënien më koncension të shërbimit të mirëmbajtjes së rrugëve kombëtare e paralajmëroi edhe Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë. Ai deklaroi se tashmë ka ardhur koha që veprat infrastrukturore publike t’i kalohen sektorit privat, pasi kanë një performancë më të mirë menaxhimi.
    Por burimet e MPPT-së thanë se vepra e parë infrastrukturore, ku mirëmbajtja do t'i besohet kompanive private, do të jetë rruga Durrës-Kukës-Morinë, e njohur si "Rruga e kombit".
    Për këtë theksuan burimet, qeveria i ka kërkuar IFC-së që ta ndihmonte për përzgjedhjen e operatorit privat për autostradën, duke qenë se Banka Botërore ka financuar ndërtimin e një segmenti të rrugës Milot-Rrëshen.

    Burimet theksuan se IFC-ja po bën një studim të përgjithshëm, për të parë mundësitë se si mund të përmirësohet, funksionojë dhe mirëmbahet rruga dhe se si mund të futet taksa e rrugës si një nga zgjidhjet e mundshme.

    Sipas tyre, akoma nuk është arritur në një konkluzion përfundimtar dhe niveli i taksës nuk është përcaktuar ende. "Kjo do të përcaktohet pas disa muajsh, në vijim të analizës së projektit të propozuar, intervistat në rrugë me shoferë të rastësishëm, analiza të mundësisë së pagesës dhe dëshirës për të paguar, si edhe krahasime të këtyre analizave dhe rezultateve me praktikat më të mira ndërkombëtare", thanë burimet.

    IFC, anëtar i Grupit të Bankës Botërore, ka një përvojë të njohur si këshilltar kryesor në fushën e partneriteteve publike-private në infrastrukturë, falë eksperiencës në vende të ndryshme dhe reputacionit të saj për paanshmëri dhe transparencë. Misioni i IFC-së është nxitja e investimeve të qëndrueshme të sektorit privat në vendet në zhvillim.

    Në bazë të Kodit Rrugor Shqiptar, entet pronare të rrugëve, për garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së qarkullimit, kanë për detyrë: administrimin, mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve, pjesëve që i përkasin rrugës, si dhe të pajisjeve, impianteve dhe mjediseve të shërbimeve; kontrollin teknik të gjendjes së rrugëve dhe të pjesëve që i përkasin rrugës; si dhe vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalizimit të përcaktuar.

    Burimi: ikubinfo
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Mendoj se 4 euro esht pagesa reale per autostraden Durres-Kukes, mjaftushem per te mirmbajt ate rrug.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #83
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Renea, une mendoj se jan pak si shume 4 Euro per nje kalim ne autostrade. Imagjino qe kjo mund te jete nje nga autostradat me pagese. Po nese duhet paguar per me shume se 1 rruge....?
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Renea, une mendoj se jan pak si shume 4 Euro per nje kalim ne autostrade. Imagjino qe kjo mund te jete nje nga autostradat me pagese. Po nese duhet paguar per me shume se 1 rruge....?
    Behet fjal per 170km me duket? (Durres-Kukes)

    Per 170km nuk esht shum 4 euro.

    Me siguri do te jet me kategori, varsisht nga madhesia e mjetit te transportit.

    Mund ta bejn:

    Per automobila - 3 euro dhe deri ne 10 euro per kamionet e autobuset.

    Prej ne Kumanov deri ne Gostivar ka 100km autostrad , jan 6 pika te pageses , ne total me automobil paguan 3 euro.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #85
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Jam pak skeptik per pagesen e kalimit ne rruget kombetare apo shteterore. Do te preferoja qe te paguhet nje takse rrugore (abonim) cdo vit per ate qe deshiron te shfrytezoje autostradat. Ndersa per ate qe deshiron te udhetoje nje here ne gjashte muaj jashte qytetit ku jeton te paguaje nje takse ditore si puna e biletes se autobuzit. Shteti le te jape me tender mirembajtjen e rruges, jo vjeljen e te ardhurave.

    Per ato dy rruge qe ka Shqiperia, aktualisht me duket i ekzagjeruar kalimi me pagese ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  6. #86
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Bashkohem dhe une me mendimin tend BlueBaron. Do ishte me mire qe te tenderohej mirembajtja e rrugeve se sa pervec takses qe paguhet per mirembajtjen e rrugeve, te paguhet takse dhe per kalimin ne to.
    Shqiperia nuk ka hapsiren e Gjermanise, Italise, Frances apo Anglise, qe te paguaje per autostradat. Sa autostrada me e vogel ne Itali eshte Shqiperia nga skaji me i larget jugor ne ate verior.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    E mira do ishte privatizim i plote, por edhe konceisoni mire eshte, sa pa gje...
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Jam pak skeptik per pagesen e kalimit ne rruget kombetare apo shteterore. Do te preferoja qe te paguhet nje takse rrugore (abonim) cdo vit per ate qe deshiron te shfrytezoje autostradat. Ndersa per ate qe deshiron te udhetoje nje here ne gjashte muaj jashte qytetit ku jeton te paguaje nje takse ditore si puna e biletes se autobuzit. Shteti le te jape me tender mirembajtjen e rruges, jo vjeljen e te ardhurave.

    Per ato dy rruge qe ka Shqiperia, aktualisht me duket i ekzagjeruar kalimi me pagese ...
    Taksen rrugore e pagujme cdo vit ne. Por do ishte e pandeershme nqf se kte 4 euro ose me shume do e shtonin tek taksat rrugore (vjetore) ,sepse une psh qe kur eshte bo rruga 1 here kam qene n'kukes. Por ka njerez qe skane lidhje fare me at rruge dhe skane per ta shkel ndonjeher,kshu qe perjashtohet si mundesi per ta vendos tek taksat vjetore. Me mire kshu ,ngre 2 pika kalimi ,nje hyrese nje dalese dhe kush kalon paguan taksen 4 euro.

    Por flitet qe do bohet dhe Tiron - Durres me pagese. Atehere rroft rruga ndroqit per t'kap detin .lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endri_ : 28-05-2011 më 19:08
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  9. #89
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Endri_ Lexo Postimin
    Taksen rrugore e pagujme cdo vit ne. Por do ishte e pandeershme nqf se kte 4 euro ose me shume do e shtonin tek taksat rrugore (vjetore) ,sepse une psh qe kur eshte bo rruga 1 here kam qene n'kukes. Por ka njerez qe skane lidhje fare me at rruge dhe skane per ta shkel ndonjeher,kshu qe perjashtohet si mundesi per ta vendos tek taksat vjetore. Me mire kshu ,ngre 2 pika kalimi ,nje hyrese nje dalese dhe kush kalon paguan taksen 4 euro.

    Por flitet qe do bohet dhe Tiron - Durres me pagese. Atehere rroft rruga ndroqit per t'kap detin .lol

    E kuptoj mer Endro dhe prandaj nuk jam dakort per te paguar nje takse shtese. Prandaj them, qe kushdo te shfrytezoje autostradat e Shqiprise per gjithe vitin te paguaje nje abonim prej psh 20 euro. Kushdo te shfrytezoje autostradat vetem per nje dite te paguaj psh nje abonim ditor prej 50 €urocent apo 50 leke te reja. Gjithashtu mund te bejne abonime javore apo mujore.

    Per mendimin tim personal eshte vjedhje e hapur t'i marresh nje qytetari nga Saranda takse vjetore per rrugen Durres Kukes, qe e çon apo nuk e çon halli nje here ne jete te beje ate rruge.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #90
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Per mendimin tim personal eshte vjedhje e hapur t'i marresh nje qytetari nga Saranda takse vjetore per rrugen Durres Kukes, qe e çon apo nuk e çon halli nje here ne jete te beje ate rruge.
    Pagesat do t'i kryejne vetem ata qe kalojne ne kete rruge. Sarandioti, qe nuk kalon asnjehere, nuk ka pse te paguaj.
    Ideja per abonime mujore eshte e domosdoshme per bizneset. Ka kompani, makinat e te cilave qarkullojne cdo dite ne kete rruge.
    Per kosovaret vizitore/turiste nuk do te ishte ndonje problem i madh nje pagese deri ne 3-4 euro, ne nje drejtim. Nuk udhetojme cdo dite.

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •