Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 108
  1. #71
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Tuneli me pagesë? Flasim Mima dhe Shehu
    Shekulli Online | 21/10/2009

    TIRANE (UPDATE) - Përfaqësues të administratës i janë shmangur përpjekjeve të Shekullit për të marrë një reagim zyrtar lidhur me deklarimet e firmës menaxhuese turke, për tarifa pagesash që do të aplikohen pas rihapjes së Tunelit të Kalimashit.

    Ndërkohë që zyrtarisht ka ende ngurrim për tu prononcuar, kanë ardhur gjatë ditës dy deklarata të ndryshme nga dy përfaqësues të mazhorancës, dy ish-zëvendësministrat Florion Mima dhe Sheferedin Shehu.

    Z.Mima, i pyetur rreth lajmit të botuar dje në Shekulli, deklaroi në një emision televiziv në mëngjes, se "nuk mund të ketë pagesa për kalimin në tunel sepse kjo është një rrugë e ndërtuar me taksa". Ai këmënguli se një vendim i tillë është i pamundur.

    Disa orë më vonë, ishte z.Shehu, që në linjë telefonike për Shekullin, deklaroi se "pagesat përgjatë rrugës janë një opsion i mundshëm" për shkak të kostove të mëdha të këtij aksi.

    Ndërkohë firma turke në aksin rrugor ka blerë trarët dhe pajisjet elektronike për pagesat dhe është duke i montuar ato.


    *************************************************

    KUKËS - Tuneli i Kalimashit do të jetë me pagesë pas rihapjes. Do të jetë kompania menaxhuese turke "Savronik" që do të mbledhë paratë për automjetet që do të qarkullojnë përmes tunelit, si dhe në autostradën Morin-Kukës-Milot.

    "Me rihapjen e tunelit do të fillojë edhe aplikimi i pagesave dhe për këtë do të bëhet instalimi i trarëve elektronikë", thotë për "Shekulli"-n njëri prej operatorëve të kompanisë menaxhuese. Sipas operatorit, trarët kanë ardhur, por ende nuk janë instaluar.

    Ky proces së bashku me informatizimin e të gjithë kontrollit të tunelit do të kryhet gjatë periudhës që tuneli vazhdon të qëndrojë i mbyllur, ku krahas punëve ndërtimore do të realizohen edhe punimet elektronike, si vendosja e kamerave të kontrollit dhe instalimi i pajisjeve elektromekanike.

    Tarifat e pagesave për kalimin e automjeteve në tunelin e Kalimashit janë përcaktuar paraprakisht. Ato do të jenë 200 lekë për veturat, 500 lekë për furgonët dhe 1000 lekë për autobusët dhe kamionët.

    Ndërkohë që sistemi i pagesës do të jetë tërësisht elektronik, i ngjashëm me sistemin e pagesave për parkimin e automjeteve në aeroportin e Rinasit, ku çdo pagesë do të jetë e kontrolluar nga sistemi, kur në momentin ku do të dalë vlera e printuar e pagesës, do të bëhet e mundur hapja e traut.

    Qeveria shqiptare ka lidhur një kontratë dyvjeçare me kompaninë turke "Savronik" për menaxhimin e tunelit të Kalimashit.

    Në dispozicion të kësaj kompanie është akorduar një vlerë prej 3 miliardë lekësh që do të përdoret për një periudhë 2-vjeçare për menaxhimin e plotë të tunelit të Kalimashit. Ndërkohë, kompania ndërtuese "Bechtel&Enka" që nga mbrëmja e 11 tetorit vazhdon punën përgjatë 24 orëve në të dy tubat e tunelit.

    Në tunelin përmes të cilit është qarkulluar para 11 tetorit po vazhdon përforcimi i strukturave me shufra çeliku dhe më pas me betonimin e sipërfaqeve anësore në gjatësinë prej rreth 1 kilometër në mesin e tunelit. Kompania "Bechtel&Enka" ka deklaruar muajin maj të vitit të ardhshëm si afatin e fundit për përfundimin e të gjitha punimeve në të dyja galeritë e tunelit të Kalimashit.

    Fuoristradat, 1500 lekë për të kaluar "mbi" tunel

    Mbyllja e tunelit të Kalimashit ka bërë që të gjithë udhëtarët nga Kukësi, Hasi e Kosova të drejtohen nga rruga e ashtuquajtur e vjetër, pikërisht në segmentin Morinë-Kukës-Fushë-Arrës-Pukë-Bushat-Lezhë-Tiranë apo Morinë-Kukës-Fushë-Arrës-Shpal-Rrëshen.

    Por mbyllja e tunelit ka stimuluar biznesin e automjeteve tip "fuoristrada" të cilat qarkullojnë në rrugë të vështira.
    Pronarë të këtyre automjeteve janë vënë në dispozicion të udhëtarëve që dëshirojnë të qarkullojnë nga Kalimashi në Thirrë përmes një rruge malore që lidh dy grykat e tunelit. Kjo rrugë është e gjatë rreth 15 kilometra dhe shtrihet deri në lartësitë mbi 1000 metër mbi nivelin e detit. Rruga është përdorur më parë për transport të lëndës drusore dhe me fillimin e punimeve në tunel është riparuar nga "Bechtel&Enka" dhe është përdorur nga personeli i kësaj kompanie për t'u lidhur me të dy anët e tunelit, kur kjo vepër nuk kishte përfunduar së shpuari nga të dy anët. Kundrejt një pagese prej 1500 lekësh, pronarët e fuoristradave u shërbejnë udhëtarëve nga Kalimashi në Thirrë dhe anasjelltas.

    Por kjo rrugë paraqet plot rreziqe në qarkullim për shkak se ajo shtrihet në një terren malor dhe me një pjerrësi të madhe. Ndaj policia ka marrë urdhër që të mos lejohet qarkullimin përgjatë këtij segmenti. Por drejtuesit e këtyre mjeteve i kanë bërë sfidë policisë, ku nuk janë penguar nga askush që të qarkullojnë.

  2. #72
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ku eshte e keqja e kalimit me pagese tani se nuk e morem vesh?
    Per tunelin dhe mirembajtjen e tij duhet te paguajne ata qe e perdorin, jo "te gjithe" nepermjet taksave. E pse duhet te paguaje nje zonje e moshuar ne Leskovik pershembull qe mund te mos kete as makine koston e mirembajtjes apo te ndertimit te tunelit ku nuk ka per te kaluar asnjehere ne jeten e saj mbase.
    Atyre qe nuk iu pelqen te paguajne, le ti dalin terthorazi neper rruge te tjera lokale e te harxhojne me teper benzine. Eshte rruga tjeter Durres - Qafe Thane - Struge - Shkup - Prishtine si zgjidhje. Ti dalin andej po qe se u del me lire.
    "Who is John Galt?"

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Tuneli i KALIMASHIT..me para ne dore..ose dhe neper kom....

    Mos u merzisni..se fain e ka emri i tunelit...KALIM..MA..SHIT.

  4. #74
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Tuneli i KALIMASHIT..me para ne dore..ose dhe neper kom....

    Mos u merzisni..se fain e ka emri i tunelit...KALIM..MA..SHIT.
    c'a zberthimi i bere fjales kalimashi. Lol

    kshu ndodh pak a shume kudo, nese do futesh neper tunele apo ura, do paguash. Po rendesi ka qe ato pare te shkojne ne mirembajtjen e tyre dhe jo ne xhep te mashtrusave.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anëtarësuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    c'a zberthimi i bere fjales kalimashi. Lol

    kshu ndodh pak a shume kudo, nese do futesh neper tunele apo ura, do paguash. Po rendesi ka qe ato pare te shkojne ne mirembajtjen e tyre dhe jo ne xhep te mashtrusave.
    ndodh qysh nuk ndodh ...
    bile kan me hap edhe tunele te reja ...
    njerzve u nevoiten mjetet materiale....

  6. #76
    Uaaaaaaaa, ca surprize? lol
    Ne te shkretet na rropen duke paguar tolls vetem per autostradat ketu e lere me per ura e tunele. S'eshte asgje e re kjo, perkundrazi qeveria do ishte idiote po mos ta bente. Puna eshte qe a do t'i kontrolloj njeri se ne xhepat e kujt do perfundojne keto leke.

  7. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Vendosja e tarifave ishte dicka e pritshme, bile une do te thosha qe duhet te ishin bere publike akoma me perpara. Gjeja tjeter qe me beri pershtypje eshte se tarifat jane shume te uleta kur mendon se ne kete projekt jane derdhur 1 miliard $ investim. Kuptohet qe qeveria vendos tarifa te uleta pasi nuk deshiron te frenoje trafikun lokal dhe trafikun e mjeteve te transportit te mallrave. E panjohura e vetme e ketij projekti dhe kyci i suksesit te tij eshte fakti se sa trafik te mallrave dhe njerezve do te gjeneroje. Nese trafiku i mallrave do te jete i madh, projekti do te jete i suksesshem e kredija do te shlyhet ne kohe. Dhe nese nje projekt i permasave te tilla arrin te gjeneroje te ardhura per mirembajtjen dhe shlyerjen e kredise, kreditoret e medhenj te huaj do te jene akoma me te gatshem qe te financojne projekte te tjera te medha te qeverise shqiptare.

    Albo

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    obobo dhe me te pasur do behen tani politikanet tane
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #79
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Per mua nuk kane rendesi tarifat ,por cilesia.

    Per nje rruge te mire ta ka enda te paguash, por te paguash per nje rruge pa celesi, kjo do ta veshtiresonte qarkullimin ne kete segment ...

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nuk do të paguhet për qarkullimin e automjeteve në rrugën Morinë-Durrës

    Zyrtarë të Qeverisë shqiptare kanë bërë të ditur se nuk do të paguhet për qarkullimin e automjeteve në rrugën Morinë-Durrës, pasi ai është investim publik.

    Postuar: 10:43:08 / 23.10.2009

    Zëvendësministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ernest Noka deklaroi për “Gazeta shqiptare” se nuk do të paguhet për të përshkruar rrugën nga Durrësi në kufi me Kosovën, në asnjë segment të saj. “Ajo është një investim publik", tha ai.

    Ky reagim vjen pas një njoftimi në mediat e Kosovës se kalimi i tunelit do të bëhej me pagesë.


    | s.b & RTK staff |

    ------------------------------------------------------------------


    Kthesa e ministrisë, pa pagesë tuneli i Thirrës


    TIRANE-Dikasteri shqiptar i Transporteve bën "prapa-ktheu" në projektin për të vendosur tarifa për automjetet që do të përdorin tunelin e Thirrës. Zëvendësministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ernest Noka deklaroi dje per Gazeta Shqiptare se "nuk do të paguhet për të përshkruar rrugën nga Durrësi në kufi me Kosovën, në asnjë segment të saj. Ajo është një investim publik", - tha ai. Në mediat kosovare dhe më pas edhe në ato shqiptare, janë publikuar këto ditë, madje edhe tarifat e parashikuara për përdorimin e tunelit të Thirrës. Por, Ministria shqiptare e Transporteve apo Drejtoria e Rrugëve nuk kishin bërë një prononcim publik deri tani për një njoftim të tillë. Noka shtoi se rruga nuk është dhënë me koncension dhe nuk është privatizuar, gjë që do të thotë se për kalimin në të nuk do të paguhet. Sipas tij, kjo autostradë pritet të përfundojë me të gjithë elementët e saj në fund të pranverës së vitit që vjen.
    Ndërkohë dje, një e përditshme pranë qeverisë njoftonte, duke iu referuar burimeve nga MPPTT, se tarifat që pritet të vilen ndaj automjeteve që do të përdorin tunelin e rrugës Durrës-Kukës, do të përdoren për mirëmbajtjen e veprës. Sipas zyrtarëve, paratë që do të vilen nga "taksa" për përdorimin e tunelit pritet të përdoren për mirëmbajtjen e rrugës. "Kostoja vjetore e mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës parashikohet të variojë nga 20 deri në 40 milionë euro", vunë në dukje ata.
    Ideja u kundërshtua nga deputeti i PD-së, Florjon Mima, ish-zv/ministër i Financave, sipas të cilit rruga ishte ndërtuar nga taksat dhe nuk kishte kuptim një taksë e re për të. Por kolegu i tij Sherefedin Shehu u prononcua ndryshe, duke thënë se aplikimi i pagesës për automjetet që kalojnë në këtë aks nuk është diçka e pamundur, por kjo çështje, sipas tij, nuk është marrë në shqyrtim. "Nëse do të vendoset, ajo do t'i jepet një kompanie private, e cila do të merret me mirëmbajtjen e rrugës nëpërmjet një tenderi që nuk është zhvilluar", - tha Shehu. Burime pranë kompanisë "Bechtel&Enka" theksuan se i takon qeverisë të vendosë nëse kalimi në tunel do të bëhet me pagesë ose jo dhe se deri më tani kjo çështje nuk është shtruar për diskutim.
    Gazeta kosovare "Koha Ditore", që e dha e para lajmin, sqaroi se tarifat e pagesave për kalimin e automjeteve në tunelin e Kalimashit janë përcaktuar paraprakisht: 200 lekë për autoveturat (mbi 1.5 euro), 500 lekë për furgonët (rreth 4 euro) dhe 1.000 lekë për autobusët e kamionët (rreth 8 euro). Për më tepër, "Koha Ditore" njoftoi se njëra prej galerive të tunelit mund të bëhet e gatshme për qarkullim vetëm në fund të këtij viti.

    (d.b/GSH/BalkanWeb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •