Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 108
  1. #1
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Thumbs down Koncensioni për rrugën Durrës-Kukës: Parakushti, investim 100 milion euro

    TIRANË- Tuneli i Kalimashit, nyja kryesore e rrugës Durrës-Kukës do të mbyllet përfundimisht. Specialistët thonë se në tunel kanë dalë probleme serioze që firma nuk i kishte parashikuar, ndaj është rekomanduar që të mos përdoret. Mësohet se do të hapet një rrugë e re që do të rrotullohet rreth malit të Thirrës, duke ndryshuar totalisht projektin e autostradës qindramilionëshe.


    Ministria e Transporteve nuk e ka pranuar këtë fakt, por ka njoftuar se "nga dita e hënë, data 21.09.09 tuneli nuk do të funksionojë, për arsye se punimet e Tunelit të Thirrës në këtë autostradë kane hyrë në një fazë intensive me përforcime masive të strukturës së shkëmbit, të cilat sjellin nevojën e optimizimit të proceseve inxhenierike duke i dhënë më shumë kohë kontraktonit".

    Nga ana tjetër, burime konfidenciale thotë se para pak ditës është zhvilluar një mbledhje mes përfaqësuesve të firmës zbatuese, supervizorit dhe Ministrisë së Transporteve, ku janë parashtruar gjithë rreziqet që sjell ky tunel dhe janë shtruar alternativat për bërjen të kalueshme të rrugës së re. Duke qenë se tuneli ka pasur shembje të vazhdueshme që nga dita kur është hapur e deri më sot, është menduar që ai të mbyllet për një kohë të pacaktuar dhe rrugës Rrëshen-Kalimash-Morinë ti modifikohet një aks i ri, plot me kthesa që do ti bjerë rrotull malit të Thirrës, me skemën e rrugës së vjetër.

    Ky tunel u përurua me urgjencë gjatë fushatës elektorale, ku lideri i PD-së, Sali Berisha u gjend atje për prerjen e shiritit bashkë me Kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi. Që nga 31 maji kur është përuruar, Bechktel-Enka ka mbyllur disa herë këtë tunel me 3 apo 7 ditë për të kryer punime shtesë. Punimet për hapjen e këtij tuneli nisën dy vjet më parë nga kompania amerikane dhe kompania nënkontraktuese turke. Opozita e majtë, ndonëse e konsideron një projekt të rëndësishëm, e ka akuzuar qeverinë për korrupsion në tenderimin e segmentit Rrëshen-Kalimash. Sipas saj në emër të patritozimit, janë vjedhur paratë e shqiptarëve.


    Nga Shekulli


    A eshte e vertete ??

  2. #2
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Ku ka ze s'eshte pa gje
    Problemi eshte se a jane te riparueshme te pakten defektet
    Dhe , kjo firma kontraktuese a paguan ndonje demshperbim???????

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    po kur jan ngrit ne kembe edi ramët skender gjinushët namik dokleviqët
    greqia serbia rusia europa spanja armike jetike e shqiptarve
    e gjith bota kunder kti projekti-kunder nji kombi te vogel gjith ky rracizem shizofren diqka duhet te ndodhte domosdo ndonje agjenturë ka bë diqka gabueshem aty per te ja ndal rrugen shqiptarve per te ja ndal tregtind he jeten
    domosdo duhet te ndodhte diqka por shqiptart duhet te ngriten ne kembe e ti eliminojn pasojat e tunelit
    dhe ti hapin syt nga tradhtija
    mirë e ka pas enver hogja

    tash po bindem edhe pse nuk jam enverist


    mir ekishte ai qe nuk i ka lënë zagaret agjenturat te hyjn fare ne shqiperi
    se shum agjent antishqiptar ka

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    mir e kishte enver hogja kur thoshte armiqt dhe sabotatoret a nuk po deshmohet kjo qe rracizmi i ndyrë dhe pengesat kunder shqiptarve gjithnji jan prezente ku do dhe
    ne qfar do menyre mundohen te na pengojn ne qdo aspekt

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Une kam dite qe po degjoj thashetheme per kete mbyllje, por sa te verteta jane???!! Di gje njeri?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Une kam dite qe po degjoj thashetheme per kete mbyllje, por sa te verteta jane???!! Di gje njeri?
    e the vete .... jane thashetheme ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Une kam dite qe po degjoj thashetheme per kete mbyllje, por sa te verteta jane???!! Di gje njeri?
    Do te mbyllet ne orar te caktuar, sepse duhet te pefundoje ai i dyti. Per arsye sigurie nuk mund ta lene hapur.

    Ndersa per shembje, te rekomandoj te mos lexosh me Koco Kokedhimen.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Mase sigurimi,sigurisht sepse ju ha palla per shqiptaret.
    Po pse u inagurua para kohe?
    Sali Berisha te heq kapelen,me keta zvarraniket je gjithmone ne pushtet.
    hum
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    bah ....

    te rrej tjetri diten per diell vetem shqiptaret e bejne..o zot si nuk pushuan gojet e liga per kete vepper madheshtore..ham ham cdo dite veq e veq ta njollosin ate.ndonje dite kur te thone se do dale jasht perdorimit e gjithe vepra..aman o zot cka jemi ne shqiptaret...nga inati kemi mundesi te shajme edhe nenen qe na ka bere koken..
    nuk e tha kot pashko vasa..deri pasha shkove ne siri,po cka bere per shqiperi...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Gazeta Shekulli haha..


    Është mbyll vetem për natën.


    Nga hëna, tuneli Rrëshen-Kalimash natën mbyllet

    Qarkullimi i hapur nga ora 07.00-19.00.- Kjo ndalesë bëhet për kohë të pacaktuar

    Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë njofton se Tuneli i Thirrës në autostradën Rrëshen-Kalimash, nga e hëna e javës së ardhshme me 21 shtator do të jetë i mbyllur për një periudhë të pa përcaktuar nga ora19:00 e mbrëmjes deri në orën 07:00 te mengjesit.
    Ky kufizim kryhet për shkak se punimet e Tunelit të Thirrës në autostradë kanë hyrë në një fazë intensive që duhet të marrin formën përfundimtare. Gjatë periudhës së punimeve intensive në tunel, qarkullimi i automjeteve do të bëhet nga ora 7 e mëngjesit deri në orë 19 dhe jo deri në orën 23, siç ishte deri tani.

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •