Close
Faqja 15 prej 47 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 465
  1. #141
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Ky Flamur, ose me mire simbolet qe paraqet, jane aq te lashta sa vete ndergjegjia njerezore, aq te lashta sa vete Perendia. Po ta them prap, analiza qe i ka bere z.Zotaj eshte Madheshtore!
    Në artikullin e z. Maksim Zotaj, "Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar", ndër të tjera analizon edhe origjinën e ngjyrës së kuqe. Po e sjell të paprekur pjesën.
    ///
    Origjina e të kuqes?

    "Lëre atje, të bjerë drita! Drita ra, dhe u bë ditë! Zoti e pa dritën, ajo ishte e mirë: Zoti e ndau dritën, nga errësira! Mbrëmja dhe mëngjesi, u bë dita e parë!" Bibla; Testamenti i vjetër, Libri i parë i Moisiut, Gjeneza 1989. Varianti zyrtar i King James-it.

    Një variant i dytë shpjegues, i cili pasqyron po momentin e lindjes së dritës, e kam marrë nga të rejat në fushën e Astronomisë :

    "Eksplorimi i universit prej nesh si qenie humane, po zhvillohet në drejtime të ndryshme. Përveç satelitëve, anijeve kozmike, teleskopëve, ne kemi vënë në përdorim gjithashtu mikroskopët, kemi zbërthyer atomin, kemi shumëfishuar kapacitetin e kompjuterëve dhe kemi zhvilluar në një nivel më të lartë mendimin human, për të kuptuar drejt dhe më mirë kozmosin"... John D. Barrow,"The Origin of The Universë" by, Phenix, London, UK 1995... Po më poshtë ky autor vazhdon; "Astronomi i famshëm amerikan Edvin Hubble vëzhgoi dritën e galaktikave në distanca të largëta. Pra kështu, në këtë mënyrë, ai i bëri thjesht të përdorshme valët e dritës... Sepse drita ishte valë, dhe kur ajo largohej nga burimi fillestar, binte frekuenca e valës së dritës, që do të thotë gjatë vëzhgimit shkonte ngadalë drejt të kuqes. Pra ky fenomen kozmik njihet mirë në gjuhën e Astronomisë edhe si "Udhëtimi i së Kuqes"... ose ekspansioni i saj. Dhe prapë Hubble zbuloi se drita e galaktikave të largëta, të cilën ai po vëzhgonte sistematikisht ishte pikërisht "Ç'vendosja e së Kuqes" !

    Drita dihet gjithashtu, që është në fakt hallka ndërmjetëse, midis Krijuesit dhe të gjitha substancave të gjalla në fillimin e jetës. Kjo është baza, është esenciale për çdo element që merr pjesë në aktin e krijimit! Po le t’i japim një shpjegim pak më thelluar fenomenit të së kuqes, e cila merr pjesë aktive qysh në sekondat e para në formimin e jetës në univers...

    Si e pamë edhe nga "Bibla", (Gjeneza), apo nga libri i mjeshtërit të shkencës së Astronomisë anglezi, John D.Barrow, "The Origin of Universë"çdo gjë që ekziston në natyrë, përfshi edhe ngjyrat, janë pronë e krijuesit! Dhe në këtë pikë shkenca nuk bën tjetër veçse vërteton duke i shpjeguar me metodat e saj, atë çka është predikuar në librat e shenjtë në një kohë tepër të lashtë!

    Sa për kureshtjen tuaj këtu po shtoj se;

    "Përkthyesi i parë i testamentit të vjetër Shën Jeronimi, ishte një prift, studiues dhe doktor i kishës i lindur në Dalmaci të Yllirisë (340-420AC). Ai e përktheu nga Yllirishtja, testamentin e vjetër, në gjuhën latine dhe e vuri në kontakt për herë të parë botën perëndimore me përmbajtjen e saj" Edvin Jacques "The Shqypëtars" publ, McFarlands&Company. USA 1995.

    Sidomos në testamentin e vjetër janë pasqyruar shumë elementë të jetës së Yllirëve dhe të njohurive të thella universale që kishin ata për kozmosin dhe fillimin e jetës në tokë gjithashtu! Mendohet se testamenti i vjetër është shkruar rreth 600 BC!

    Po një fakt të tillë, se Yllirët janë një popull Biblik, pa kurrëfarë hezitimi e thekson edhe studiuesi i madh francez me origjinë hebraike Zacharia Mayani në librin e tij me titull, "The Etruscans Begin to Speak" publ, by. Simon&Schuster,INC. USA. 1961. Ai në këtë botim i kushton një kapitull të tërë këtij fakti, në faq . (411-425) !

    Po kështu bën edhe Robert Temple në librin e tij "The Sirius Mistery", në Appendix VI! Ai duke lexuar (gjenezën) nga testamenti i vjetër 23:7, nënvizon se;

    "Abrahami ndaloi dhe u përkul thellë kur pa Hittitët, banorët e këtij vendi!... Ai vend quhesh Hebron. Mendohesh që Hittitët nuk kishin jetuar kurrë aq poshtë në jug... Është i mirënjohur fakti se zemra e perandorisë së tyre ka qenë gjithmonë fusha e Anadollit" ! Hittitët ishin një fis i njohur Pellazgo-Yllir dhe gjithashtu ata njihen si paraardhësit e Dardanëve!

    Një tjetër, prof. Oliver Gurney, po ashtu i kushton një seksion të plotë, prezencës së Hittitëve në Palestinë në librin e tij "The Hittites" faq. 59-62, duke e përmbyllur me këtë shprehje;

    "Prezenca e Hittitëve në Palestinë përbën një problem vërtet kureshtar!"

    Shqiponja me dy krerë ka qenë gjithmonë simboli kryesor i Hittitëve, gjithashtu. Do të doja t’i këshilloja lexuesit e mi me këtë rast, që Biblën ta konsiderojnë veçanërisht, si pjesë e kulturës së paraardhësve tanë, "Bijve të Shqipes"! Lashtësia e historisë njerëzore që përmban Bibla është po ashtu pjesë e vjetërsisë së civilizimit Pellazgo-Yllir!

    Kështu pra, hap pas hapi, analizë pas analize, ne vijmë tek i njëjti konkluzion i filozofisë hermetike, që na kujton se, njeriu si qenie humane përbëhet nga dy elementë kryesorë; së pari ai fizik (tokësor) dhe ai shpirtëror(qiellor), i cili na mban të lidhur me Krijuesin, (Zotin)!

    Njeriu, në fillim ngriti sytë e tij kurioz atje lart në qiell, si një vëzhgues i një fenomeni thjesht kozmik. Dhe nga ky gjest i rëndomtë ai nisi njëkohësisht rrugën e gjatë dhe të pafund të dijes. Duke lexuar librat e shenjtë dhe duke bërë kërkime shkencore i stabilizoi njohuritë e veta në fushën e riprodhimit të (ngjyrave) për t’i përdorur pastaj në jetën e tij të përditshme. Ai (njeriu) këtë gjë e bëri ose për nevoja praktike, ose thjesht edhe për të kënaqur shijet e veta estetike.

    Po si lindi dhe si u zhvillua, vetë procesi i gjatë i transformimit të tyre? Sipas teorisë së Bing-Beng me shpërthimin kozmik, i cili në momentin e parë energjia e akumuluar shpërndahet në formën e dritës së kuqe ose (Ekspansionit të Kuq)! Ndryshe kjo quhet Supernova! Gjatë Supernovës drita e kuqe e dalë nga ky shpërthim kozmik udhëton duke mbuluar hapësirën gjigandeske dhe kështu ai merr emrin "Udhëtimi i Dritës së Kuqe", e cila mbas një periudhe fillestare ndihmon në formimin e konstelacioneve, galaktikave, sistemeve diellore, kometave, yjeve, planetëve, hënave dhe trupave të ndryshëm qiellorë! Masa e Kuqe është pa formë, karakterizohet nga një energji dhe temperaturë e lartë dhe pikërisht është kjo temperaturë e lartë që merr pjesë aktive dhe luan një rol të dorës së parë në formimin e Universit! Jo rastësisht thuhet në librat e shenjtë se pa prezencën e temperaturës, asgjë nuk lind në Univers, duke filluar nga qeniet një qelizore e deri tek yjet dhe planetët që njeriu i dallon ato me lehtësi në një natë të kthjellët e pa re!

    Pra ngjyra e kuqe, dominon në gjenezë dhe simbolikisht do të thotë ekspansion. Njëkohësisht e kuqja zhvillohet nën prezencën e një temperature shumë të lartë dhe merr pjesë në krijimin e formave të reja të ekzistencës. Ai gjithashtu pasqyron gjithashtu edhe kohëzgjatjen e këtij procesi. Por gjuha e zotit nuk ka qenë asnjëherë e njëjtë me atë të njeriut! Thonë se atje lart, "Atij" i pëlqente të shprehej me numra! Nga ky shkak për njeriun, "Ai" krijoi fillimisht shenjat dhe simbolet, të cilat kuptoheshin me lehtësi nga qeniet humane!

    Po kështu ne bëjmë sot, me shenjat e trafikut rrugor për t’i krijuar gjithkujt një gjuhë universale komunikimi për të gjithë ata që qarkullojnë në rrugë. Për ta shpjeguar dhe adaptuar në mes njerëzve këtë mënyrë sistemi komunikimi Zoti si zakonisht dërgoi zogun e tij të preferuar si mesazhier, Ibisin, Thothin, ose Hermesin, që në fakt të gjithë këto emra së bashku, nëpër procesin e civilizimit mijëravjeçar, përmblidhen me një emër të vetëm, siç e thamë dhe më lart në këtë shkrim me atë të shqiponjës

    ///

    Me blu kam shënuar vëzhgimin e astonomit Hubble, ndërsa me të kuqe konkluzionet e z.Zotaj.
    Jam i sigurtë se z.Zotaj nuk e kupton drejtë Efektin Dopler, ose "ç'vendosjen e së kuqes" siç e quan ndryshe ai se i vjen për mbarë në analizën e tij.
    Them gabimisht sepse vëzhgimi i galaktikave me ngjyrë të kuqe, thjeshtë dëshmon rritjen e vazhdueshme të largësisë 'galaktikë-vëzhgues', dhe asnjë gjë më tepër.
    Do të ishte më mirë të ndërhynte ndonjë kompetent në fushën e astro-fizikës, por shpjegimi i efektit dopler nuk përbën argument për pretendimin e z.Zotaj mbi origjinën e ngjyrës së kuqe, kur i referohet këtij efekti.
    Sa për 'Big-Beng dhe masën e energjisë së akumuluar në formën e dritës së kuqe',
    Të reduktosh dukurinë Big-Beng, edhe pse të hamendësuar në dukurinë e zakonshme të një supernove (vdekjen e një ylli), dhe pastaj t'i krahasosh e të nxjerrësh konkluzione duket tejet e tepruar, duke anashkaluar plotësisht ato që dimë për astro-fizikën.
    Ja një shpërthim supernove në katër faza, me rrezatim ultraviolet (jo ngjyrë e kuqe)

    Ndryshuar për herë të fundit nga baaroar : 26-04-2011 më 08:47

  2. #142
    Citim Postuar më parë nga enterprize Lexo Postimin
    Femrat nuk pranohen ne vellazerite masone, keshtu qe ti nuk di asgje
    Mos ta lexoje njeri kete qe ke shkruar, sepse ke lene kokrren e namit! Ata jane edhe GM, keshtu qe mos fol kur nuk di gje.
    bej ndonje xhiro andej nga franca, atje pranohen, por jane fake masons
    Andej nga Franca, Grand Orienti nuk kam c'a bej fare, parapelqej ritet tjera, jam nje cik tradicionale.
    nese ti kundershton vetem per force zakoni, vazhdo beje
    Je shume gabim, mos u bej paragjykues, sepse me lodhe me keto paragjykime.

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    diqka me pengon pse ruset ne stemen e tyre kan shqiponj dy krenare pse malazezet ne flamur kan shqiponjen dy krenare edhe serbet njesoj, do deshiroja ose ata le ta ndrrojn flamurin edhe stemen ose ta ndrrojm ne

  4. #144
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    diqka me pengon pse ruset ne stemen e tyre kan shqiponj dy krenare pse malazezet ne flamur kan shqiponjen dy krenare edhe serbet njesoj, do deshiroja ose ata le ta ndrrojn flamurin edhe stemen ose ta ndrrojm ne
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    turkia nuk e ndali spastrimin e qameris se shqiperia nuk e lejoi dmth nuk kerkoi ndimen e saj ti mendon se turkia pa as nje interes do vinte do luftonte per shqiptaret, ik more pirdhu kokbosh, as shqiperia nuk te ndimio gjat luftes se fundit por kishte interes qe ta qarmatos popullin qe ishte mbushur me arme nga trazirat e 97 bile edhe ato arm ja shiste uck bile shum shtrejt, nese shqiperia nuk te ndimoi bash me zemer si mendon se turkia te ndimon, po mik me te madhe shqiptaret nuk kan se turkin edi se krishterve nuk ju pelqe kjo po bash pun e madhe a ju pelqe a jo, turkia eshte vlla i shqiptareve deshem apo sdeshe, miku te mir ndryshe i thuhet VELLA
    simboli jone kombetar nuk eshte nje ceshtje qe i perket turqve, ju jeni te lire te mbani gjysem henen bizantine ne flamur.

  5. #145
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Mos ta lexoje njeri kete qe ke shkruar, sepse ke lene kokrren e namit! Ata jane edhe GM, keshtu qe mos fol kur nuk di gje.

    Andej nga Franca, Grand Orienti nuk kam c'a bej fare, parapelqej ritet tjera, jam nje cik tradicionale.

    Je shume gabim, mos u bej paragjykues, sepse me lodhe me keto paragjykime.
    femrat e fundit qe kishin fuqine, Promeneia, pas saj Timarete, dhe me e reja Nicandra, tre priftereshat e Dodones...Zeus~ZOT amoni dhe prifterinjte marrin pushtetin, epoka e matriarkalizmit merr fund.
    grate profetesha u quajten pellumbesha te zeza....ndoshta shqiponja te zeza! nuk e di !


    by the way, Dodona ka qene orakull te pakten nje mije vjet perpara ardhjes se priftereshave.

    PS. Yes*
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 26-04-2011 më 10:37

  6. #146
    Citim Postuar më parë nga enterprize Lexo Postimin
    femrat e fundit qe kishin fuqine, Promeneia, pas saj Timarete, dhe me e reja Nicandra, tre priftereshat e Dodones...Zeus~ZOT amoni dhe prifterinjte marrin pushtetin, epoka e matriarkalizmit merr fund.
    grate profetesha u quajten pellumbesha te zeza....ndoshta shqiponja te zeza! nuk e di !


    by the way, Dodona ka qene orakull te pakten nje mije vjet perpara ardhjes se priftereshave.

    PS. Yes*
    Je shume i paqarte ne ato qe shkruan, dhe rrjedhimisht je i paqarte edhe ne idete e tua. Nuk arrij te te kuptoj, se ku do dalesh konkretisht me keto qe shkruan. Gjithashtu nuk do beje keq t'i lije menjane shakarat, sepse nuk kane vend ne kete teme.

  7. #147
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Je shume i paqarte ne ato qe shkruan, dhe rrjedhimisht je i paqarte edhe ne idete e tua. Nuk arrij te te kuptoj, se ku do dalesh konkretisht me keto qe shkruan. Gjithashtu nuk do beje keq t'i lije menjane shakarat, sepse nuk kane vend ne kete teme.
    Nuk po bej shaka, pos shkruaj shume seriozisht dhe qarte, vraje cik trurin dhe kupton postimin tim, ka te beje me temen plotesisht.

  8. #148
    Me Dodonen e kuptoj qe ka lidhje, me Lashtesine PO qe PO, por c'a me permende prifteresha e matriarkalizma, se s'ta marr vesh. Apo dole edhe ti tani te me trajtosh si feministe, dhe te "gjuash" tek fundi i matriarkalizmit?

  9. #149
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Yes* Lexo Postimin
    Me Dodonen e kuptoj qe ka lidhje, me Lashtesine PO qe PO, por c'a me permende prifteresha e matriarkalizma, se s'ta marr vesh. Apo dole edhe ti tani te me trajtosh si feministe, dhe te "gjuash" tek fundi i matriarkalizmit?
    shqiponja eshte femer, ne jemi te shqipes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 26-04-2011 më 11:51

  10. #150
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    kane qene cift shqiponjash , njeri u plagos dhe tjetra ju ngjit ne plage .. e keshtu ndjeten pergjithmone te lidhur ...

Faqja 15 prej 47 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •