Dualizmi i shpirterores me materjalen, i valeve dhe i thermijave, i elektricitetit dhe magnetizmit.
Fenomeni i dualizmit perballet shpesh ne formula matematikore apo fenomene fizike.
Transformata e Fourier ka disa cilesi duale,
si dhe Elektriciteti dhe Magnetizmi jane dual me njeri tjetrin.
Kam qene gjithmone i mendimit qe simbolet nuk duhet te kene patjeter shpjegime komplekse. Ne fakt fuqia e nje simboli qendron ne faktin se sa universal eshte, sa me i thjeshte aq me universal dhe i aplikueshem kudo. Eshte shume plausible qe te perfaqesoje dualitetin qe karakterizon Boten(gjithesine). Por duke thene kete kemi thene asgje ose gjithçka(nuk ka ndryshim).
Kam pershtypjen qe gjithashtu simbolet marrin kuptimin sipas kontekstit dhe atij qe i perdor. Nuk ka asnje kontradikte nese themi qe shqiponja me dy krere ka kuptime te ndryshme ne varesi te kohes dhe popullit ne te cilin eshte perdorur.
x-si, me konkretisht; cfare mendon per simboliken e Flamurit Tone?
çfare mendoj e thashe pak as shume me siper,
kurse konkretisht? nuk ia kam minimalisht idene.
po fundja kush mund te thoje diçka konkretisht perveçse te spekulloje?
varet pastaj çfare quan ti diçka konkrete.
Të sqaroj se në postimin e mëparshëm dualizimin e përmenda si një mendim të shumë studiuesve të tjerë që kanë trajtuar edhe këtë simbol okult.
Unë nuk i qëndroj këtij mendimi, por atij të parë, të misterit të ringjalljes.
Kjo është arsyeja që edhe krishtërimi ortodoks e përshtati këtë simbol.
Nuk është e domosdoshme të mësojmë nga masonët për misterin e ringjalljes.
Para së gjithash misterin e ringjalljes, kultet e ritet që e shoqërojnë atë, i shikojmë tek veprimet e njerëzve të thjeshtë në jetën e përditshme, që nga lashtësia e deri më sot.
P.sh. një rit që lidhet me ringjalljen/shërimin është riti i kalimit nëpër "dyert" e hapura në shkëmb, nëpërmjet të cilit bëhet purifikimi, kalimi në jetën e re.
Këtë foto po e sjell ekskluzivisht për temën (jo se nuk ka objekte të tjera të kësaj natyre) thjeshtë për të treguar se si këta njerëz kaq të thjeshtë kishin koncepte të tilla mbi ringjalljen e shërimin, duke ndjellur mbarësi për vitin në vazhdim. Rite okulte që masonët i bëjnë në fshehtësi... :P
![]()
Dalan, ne shkallet e larta te Masonerise besojne jo vetem ne ringjallje (qe zakonisht proklamojne fete), por me shume se kaq; ne rimisherim!
Rimisherimin e besojne edhe budistat, madje eshte filozofia baze e tyre "Dharma", e besoj edhe une, dhe kjo nuk me ben masone, por nuk eshte se thashe qe rimisherimi eshte ekskluzivitet i masoneve, thjesht ti i permende, po ashtu edhe meqe shqiponja gjendet edhe tek masonet, po mundohesha t'i gjeja nje lidhje sa do ne mjegull!
Edhe une besoj ne nje lloj rimisherimi,
problemi qendron se çfare nenkuptohet me kete "rimisherim",
se pastaj perfundon si fjala "Zot",
te gjithe besojne ne "Zot" vetem se askush nuk e mendon njesoj se çfare eshte ne te vertete "Zoti"!
Me duket se po humbim ne meandret e okultizmit,
konteksti eshte flamuri, simboli i nje kombi.
Nese shqiponja me dy koke simbolizon rimisherimin ose ringjalljen, si mund ta kuptojme rimisherimin ose ringjalljen ne kontekstin e kombit?
Fundja dikush e ka vendosur me ndergjegje te plote qe ta kemi kete simbol.
Nese behet fjale per ringjalljen siç tha Dalan, atehere ka mundesi qe ajo qe ne shohim si shqiponje ne fakt nuk eshte nje Feniks, simbol i ringjalljes.
Ej, po ci keni keto mor njerez?
jo efekti dopler, jo rimisherimi, jo ca teorira masonesh a ku di une. Qef te madh e keni qe ti jepni shqiponjes kuptime te thella e te komplikuara qe as i shkojne afer.
Po kur ka pasur ndonjehere populli shqiptar simbolika te nderlikuara more aman? Popolli shqiptar ka qene dhe vazhdon te jete nje popull shume i thjeshte qe ka cka i sajon andej kendej, ca me adoptime e ca me te vjedhura, i fut nje ngjyre ca te dali perpara edhe ec babe se mire eshte.
Pse lodheni kot me kuptime te fshehura abstrakte. Shikoni se cfare flamuresh kane perdorur para ketij qe kemi sot dhe do te kuptoni se sa rendesi i ka dhene populli shqiptar simbolikes.
Dac me shkence dac me logjike te thjeshte, ka vetem nje menyre arsyetimi dhe ate e shpjegon shume qarte koncepti e Briskut te Okamit i cili thote "shpjegimi me i sakte ka me shume gjasa qe te jete ai me i thjeshti".
Shpjegimi me i thjeshte eshte ai qe thote se simboli i shqiponjes me dy koka eshte nje adoptim i shqiponjes bizantine, sic eshte edhe shqiponja malazeze, serbe, e kishes greke, mbreterise ruse, etj.
Ca ka ketu per tu habitur? Si jua tha mendja juve, qe ne pese veta popull do shpiknim simbole teresisht origjinale qe per koicidence ngjajne me ato te fqinjeve? A e kuptoni se sa endrra shikoni?
Atdheu mbi të gjitha
Tradhtarët në të s'ëmës
Krijoni Kontakt