Close
Faqja 38 prej 39 FillimFillim ... 2836373839 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 385
  1. #371
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga grepi, dora vet Lexo Postimin
    Dhe Damir Fazllici po vjen qdo dite në Tiran dhe po pritet nga Sali Fazllici dhe Shkelzen Sali fazllici dhe Argita fazllic malltezi dhe sme habit fakti të jen arrestuar Shqiptar në Vitin 1995 nga SHIK-u i Sali Fazllicit dhe të jen Torturuar dhe zhdukur si Remzi Hoxha sepse ashtu ka urdheruar Sali fazllicin nga beogradi Stanishici dhe Arkani e Miloshevici


    grepi, dora vetë

    Grep, sa mire i di keto gjera mor djale !!! Sa njohuri te thella qe paske !!! Jeton mes Tiranes dhe Beogradit ??? Apo mes Beogradit dhe Moskes ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #372
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    po pritet dhe nga SVOBODA RAMOVIC OSE SIC NJIHET NDRYSHE ME EMRIN SHQIPTAR LIRI BERISHA


    Liri Berisha, gruaja e S. Berishes, ca do lloj bishti t'i sajoni ju zarat e Ed Vrromes, gezon rrespektin me te madh tek populli i Tiranes, ku ka sherbyer si mjeke nje jete te tere plot perkushtim e miresi.

    Liri Berishen, mund t'a nxirrni serbe, ruse, bullgare, turke, jevge, arabe, kineze e ca t'ju kapi imagjinata ju zarave, por perseri do te mbetet nje ZONJE GRUA ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  3. #373
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Liri Berisha, gruaja e S. Berishes, ca do lloj bishti t'i sajoni ju zarat e Ed Vrromes, gezon rrespektin me te madh tek populli i Tiranes, ku ka sherbyer si mjeke nje jete te tere plot perkushtim e miresi.

    Liri Berishen, mund t'a nxirrni serbe, ruse, bullgare, turke, jevge, arabe, kineze e ca t'ju kapi imagjinata ju zarave, por perseri do te mbetet nje ZONJE GRUA ...
    SVOBODA BERISHA dihet mbarkobetarisht qe e ka nenen serbe
    nqs ti nuk e di sta kam fajin une
    sa per punen e saj si mjeke a e di ti se sa lek te marrin tek shoqata per femijet autiste ku ajo eshte mjeke ???
    ja se cfare bamirese eshte SVOBODA BERISHA

  4. #374
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga RAPTILOID Lexo Postimin
    SVOBODA BERISHA dihet mbarkobetarisht qe e ka nenen serbe
    nqs ti nuk e di sta kam fajin une
    sa per punen e saj si mjeke a e di ti se sa lek te marrin tek shoqata per femijet autiste ku ajo eshte mjeke ???
    ja se cfare bamirese eshte SVOBODA BERISHA

    Te jemen le ta kete c'te doje, e perseris, serbe, boshnjake, greke, maqedonase, italiane, etj. etj. Kur vizitonte ne Brrake, femijet e lagjes qe mbulonte poliklinika fjalet me te mira kane thene te gjitha grate qe kane vizituar femijet e tyre tek pediatria Liri Berisha. Kurre nuk mori nje 5 leksh te vjeter, kur mjeket benin dhe bejne akoma kerdine me tufa lekesh.
    Nuk e di ku viziton aktualisht Liri Berisha, por kurre nuk do t'a besoj qe mund te marre rryshfete per te kryer profesionin e saj te mjekes pediatre ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #375
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    O skuth si mjek dhe saliu ka qene usta dhe sic thone ska te share po ne Pune te tjera nuk I jepet
    Un nuk thashe qe vete SVOBODA merr leke me doren e saj te majte ose te djathte un te thash fondacioni I saj

  6. #376
    Familja Hoxha: Protestë për drejtësi

    21/10/2011 23:55


    Zvarritja për 16 vjet e zbardhjes së fatit të biznesmenit shqiptar Remzi Hoxha dhe mosekstradimi në Shqipëri nga Britania e Madhe njërit nga të dyshuarit për vrasjen e tij, Ilir Kumbaro, ka shtyrë familjarët dhe shumë qytetarë të protestojnë tek Ambasada Britanike në Prishtinë.

    Gjatë kësaj proteste ata kanë kërkuar që Kumbaro të ekstradohet në Shqipëri për t’u gjykuar në mënyrë që të marrë dënimin e merituar, megjithëse kjo familje tashmë ka humbur besimin në drejtësinë shqiptare.

    Edhe pse familjaret e Remziut kërkojnë ekstradimin e Kumbaros në Shqipëri, djali i ish-biznesmenit, Ardian Hoxha thotë se janë dëshmitarë se pushteti në Shqipëri, përkrah dhe shpërblen vrasësit e babait të tij, duke i zhdukur gjurmët dhe duke u dhënë atyre poste të larta shtetërore.

    Nëse ligji nuk funksionon, atëherë duhet të merremi privatisht me secilin individ. E kemi cek se edhe ajo është njëra ndër opsionet, por do ta shohim në të ardhmen. Dua ta pyes kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, përse iu del në mbrojtje këtyre kriminelëve? Përse e pengon drejtësinë? Përse e pengon ekstradimin e Ilir Kumbaros?”, thotë Ardian Hoxha.

    Ai ka shtuar më tej se babai i tij ishte një nga kontribuesit më të mëdhenj të kauzës shqiptare dhe ndoshta, sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që i ka penguar vrasësit e tij, por ndoshta edhe kanë qenë bizneset sekrete që kanë zhvilluar mes Serbisë dhe kriminelët serbë të pushtetit të asaj kohe, për të cilat Remziu kishte njohuri.

    Neve na vjen turp që duhet të na gjykojë një Strazburg, shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë! Turp duhet t’i vijë edhe qeverisë, e cila e pengon drejtësinë! Turp duhet t’i vijë se të zhduket një njeri që ka kontribuar për kombin kaq lehtë! Po çka do të ndodhë me neve, turp duhet t’i vijë se reformat që dedikohen edhe nga Bashkimi Europian që nuk afirmohen dhe nuk zbatohen në Shqipëri, dhe çka është jeta e qytetarëve kur jeta e një njeriu në Shqipëri as pesë lekë nuk vlen?!”, shton ai.

    Ndërkaq, me të përfunduar protesta, para ambasadës doli zëvendësambasadori britanik në Kosovë, Joe Preston, i cili bisedoi më Ardian Hoxhën, djalin e Remziut, për t’u njohur me detajet e protestës në fjalë.

    top-channel

  7. #377
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhdukja e Remzi Hoxhës, urdhër-arresti për Ilir Kumbaron në Londër

    Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’

    Nga: KLODIANA LALA

    IRANE - Në një vendim prej 180 faqesh, Gjykata e Krimeve të Rënda hedh dritë mbi rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha, 18 vite më parë. Për pesëshen gjykuese të kryesuar nga Gurali Brahimllari, fajtori i vetëm për krimin e rëndë është Ilir Kumbaro, ish-SHIK-asi që jeton në arrati, pasi mundi t’u shpëtonte dhe autoriteteve britanike, pas një kalvari të gjatë procesesh e hyrje-daljeve nga qelitë. Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi arritën t’i shpëtonin burgut, jo sepse ishin të pafajshëm, por për shkak se akuzat që u rëndonin mbi supe ishin amnistuar. Në vendimin e gjykatës që “GSH” disponon, thuhet se Remzi Hoxha u mor peng nga punonjësit e SHIK-ut, për shkak se e dyshonin si pjesëtar të agjenturave të huaja. Konkretisht, dëshmitari Anibal Basha rrëfen për shënimet që kishte mbajtur Kumbaro në fletore “zbulues i serbëve”. Po kështu hidhet dritë mbi supozimet se Hoxha-Kristopulli-Loshaj mund të kishin lidhje me atentatin ndaj Presidentit maqedonas, Kiro Gligorov. Më poshtë “GSH” publikon pjesë të vendimit të Gjykatë së Krimeve të Rënda.

    RREMBIMI I REMZI HOXHES

    Fillimi i këtij procedimi i përket ngjarjes së ndodhur më 21.10.1995, rreth orës 13:30, kur në mjediset e firmës “Albatros”, në rrugën “Siri Kodra”, Tiranë, është marrë me forcë pronari i kësaj firme, bashkëkombësi, me shtetësi maqedonase, Remzi Hoxha.
    Punonjësit e firmës, jo vetëm kanë reaguar ndaj këtij veprimi, por provohet se, nëpërmjet një telefoni të stacionar që gjendej në afërsi të mjediseve ku ndodhi ngjarja, brenda disa minutave kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Nr 3, (në juridiksionin territorial të të cilin përfshihej vendi i ngjarjes).
    Punonjësit e shqetësuar për fatin e pronarit të tyre nuk janë mjaftuar me kaq, por kanë nisur menjëherë drejt këtij komisariati edhe dy prej punëtoreve, dëshmitaret Ruzhdo (Didika) Kërçini dhe Violeta Radi, të cilat kanë bërë kallëzimin penal me shkrim dhe kanë dhënë deklarim para policisë gjyqësore të këtij komisariati.
    Kallëzuesja Kërçini ka kallëzuar mbi rrethanat e ngjarjes së ndodhur disa minuta më parë në mjediset e punës së saj, në ambientet e firmës “Albatros”, kur persona të panjohur kanë shkuar në hyrje të magazinës së kësaj firme dhe dy prej tyre, kanë marrë me forcë, duke i futur krahun, pronarin e firmës, Remzi Hoxha. Ata e kanë futur Remziun në një makinë dhe kanë ikur me shpejtësi.
    Akti i kallëzimit është përpiluar nga oficeri i policisë gjyqësore pranë këtij komisariati, dëshmitari, Ilir Xheka. Sipas aktit të kallëzimit, punonjësit kanë parë se në mjediset e firmës kanë ardhur të paktën dy makina dhe se njëra prej tyre ishte me ngjyrë të errët, si ngjyrë ulliri dhe se mbante targën e TR 24 49 C.
    Për ngjarjen, punonjësit e firmës “Albatros” kanë njoftuar menjëherë familjarët e të dëmtuarit Remzi, bashkëshorten dhe vëllezërit, të cilët kanë bërë përpjekje maksimale për ta gjetur e kontaktuar fizikisht të afërmin e tyre, Remzi Hoxha.
    Pas tri ditësh nga data e ngjarjes, të afërmit e të dëmtuarit Remzi janë informuar nga njëri prej punonjësve të policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Nr 3, nga dëshmitari Zograf Cala, i cili mbulonte territorin e punishtes se duralumineve, se Remziu ishte liruar ose do të lirohej atë ditë. Gëzimi i familjarëve dhe i punonjësve të firmës “Albatros” nuk ka zgjatur, pasi informacioni ka qënë i rremë.
    Kur ky njoftim ka dalë i gënjeshtërt, familjarët e Remziut dhe punonjësit e firmës së tij janë shqetësuar më tej dhe kanë intensifikuar përpjekjet për gjetjen e Remziut dhe të autorëve që e privuan atë nga liria.
    Ata e kanë kërkuar jo vetëm në Komisariatin Nr 3, por edhe në rajonet e tjera të policisë, kanë njoftuar edhe instancat e tjera shtetërore, por nuk kanë marrë përgjigje zyrtare as për shkakun e marrjes dhe as për vendndodhjen e Remzi Hoxhës.
    Ndërkohë rezulton se në datën 26.10.1995, Komisariati i Policisë Nr. 3, me shkresë e titulluar “Shpallje kërkimi”, që është drejtuar komisariateve të policisë, 1, 2 dhe 4), provohet se është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Remzi Ali Hoxha, duke dhënë edhe moshën e karakteristikat e tij:
    “Vjeç 40, lindur në Shkup e banues në Tiranë, lagja 43, rruga ‘Qemal Stafa’, P 161 sh.2 ap 18. I gjatë 180 cm, biond me flokë të shkurtra, të drejta, me mjekër, ka veshur një xhaketë jeshile me kuadrate bezhë”.
    Por nga përmbajtja e këtij akti, konstatohet se organi në të cilin ishte depozituar kallëzimi, shpalljen në kërkim për zhdukjen e shtetasit Remzi Hoxha, e bën me argumentin e gabuar se “Remzi Hoxha nuk gjendej e ishte larguar në drejtim të paditur”, gjë që nuk i përgjigjet faktit të kallëzuar.
    Ndërsa me shkresën nr.4068 prot, dt. 14.11.1995 Komisariati i Policisë nr. 3 Tiranë, duke marrë në konsideratë kallëzimin e punonjësve në lidhje me targën e përdorur nga një prej mjeteve që morën me forcë Remzi Hoxhën, provohet se i është drejtuar Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë, me kërkesën “Për verifikimin e targës TR 2449 C”. Nga përmbajtja e këtij akti del se është arsyetuar si vijon:
    “Për nevoja hetimore na konfirmoni nëse targa TR 2449 C është vënë në qarkullim dhe nëse po, kush e ka këtë targë”.
    Rezulton se titullari i këtij institucioni, dëshmitari Gjergji Jorgo, i është drejtuar Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor edhe dy herë të tjera, në datat 14.11.1995 dhe 22.11.1995, me të njëjtën kërkesën për verifikimin e targës TR 2449 C, por nuk ka marrë përgjigje zyrtare.
    Mbështetur në deklarimet e dhëna prej punonjësve të firmës së duraluminit, “Albatros”, posaçërisht të dëshmitarëve Violeta Radi, Didika Kërçini, Astrit Sula, Meleq Frashëri, Dalip Seferi etj, familjarët e të dëmtuarit Remzi Hoxha kanë pretenduar që në fillim se Remzi Hoxhën e kanë marrë punonjësit e Shërbimit Sekret Shqiptar, sepse targa TR 2449 C ka qënë në përdorim të automjetit që ishte në pronësi të këtij shërbimit, se personat që kanë shkuar në mjediset e firmës dhe që e kanë marrë me dhunë ishin të armatosur dhe se disa javë më parë, persona të prezantuar si të Shërbimit Sekret ishin interesuar për vendbanimin e Remzi Hoxhës në Tiranë.
    Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, hetimet për ngjarjen e datës 21 tetor 1995, i ka rifilluar përsëri me veprime për verifikimin e targës dhe se pas një korrespodence të gjatë e disamujore mes kësaj prokurorie dhe institucioneve që mund të jepnin të dhënat, si Ministria e Brendshme (nga varej Drejtoria e Qarkullimit Rrugor), Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Informativ Kombëtar etj, më në fund, në datën 30.03.1996, ka marrë një përgjigje zyrtare nga Drejtoria e Policisë Rrugore, në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë, sipas së cilës rezulton se targa TR 24 49 C është tërhequr nga Drejtoria e Shërbimit Informativ Kombëtar për Tiranën, për nevoja operative, në muajin mars 1995.

    KRISTOPULLI DEGJOI ULERIMAT

    Kallëzuesi Ziso Kristopulli ka pretenduar se, në tetor 1995, personat të SHIK-ut, duke u kamufluar si punonjës të Kontrollit të Lartë të Shtetit e kanë marrë atë nga vendi i punës, në fshatin Ksamil dhe e kanë dërguar e mbajtur të izoluar në një vend të fshehtë, që ai e ka kuptuar se ka qënë afër vendit të quajtur “Klubi i Gjuetarit’ në Lezhë.
    Këtu, sipas kallëzimit të tij, e kanë keqtrajtuar, rrahur e dhunuar, pasi kanë kërkuar të marrin informacione për veprimtarinë e tij, të cilësuar prej dhunuesve si agjenturore dhe që sipas tyre, kishte kryer së bashku me Remzi Hoxhën, Armando Loshajn e persona të tjerë.
    Sipas kallëzuesit Ziso, në një moment, gjatë marrjes në pyetje duke e keqtrajtuar, ai ka dëgjuar ulërimat e të bërtiturat e një personi të tretë në një dhomë tjetër, në të njëjtën ndërtesë. Në atë moment, personi që ishte duke e marrë të dëmtuarin Ziso Kristopulli në pyetje, i ka thënë: “E kemi marrë dhe e kemi këtu Remzi Hoxhën e dëgjoje se si ulëret.
    Kallëzuesi Ziso ka deklaruar se vetëm kur ai ka pohuar e nënshkruar gjithshka që i kanë vënë përpara si dhe ka pranuar se do të jetë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Kombëtar, është liruar, ka shpëtuar nga dhuna e keqtrajtimi, por nën kërcënim e shantazh, që të mos tregojë asgjë për çka e kanë pyetur e çka ka nënshkruar.
    Ai u paraqit para gjykatës dhe ka dhënë dëshminë e tij në seancën gjyqësore të datës 09.09.2008, e cila do të analizohet më gjerë në vijim, për veprimet e paligjshme të kryera ndaj tij nga punonjës të Shërbimit Sekret Shqiptar, duke e marrë me forcë nga vendi i punës së tij e duke e dërguar me thes në kokë në ‘Vain’, Lezhë, ku është keqtrajtuar e torturuar, me qëllim nxjerrjen e informacioneve se ai dhe të dëmtuarit Avdyl e Remzi ishin në shërbim të agjenturave të huaja.

    VILA E VAINIT, BURG I IMPROVIZUAR

    Nga provat me dëshmitarë dhe me prova shkresore në gjykim u provua se Shërbimi Informativ Kombëtar ka pasur në administrimin e tij, ndër të tjera edhe një vilë, në vendin e quajtur ‘Vain’, në Rrethin e Lezhës, e ndërtuar që në periudhën e regjimit komunist.
    Ndërtesa ishte e veçuar, e rrethuar dhe e siguruar mirë. Ajo ndodhej brenda një sipërfaqeje të konsiderueshme toke, mes një mjedisi të pyllëzuar dhe jo larg nga bregu i detit. Kjo ndërtesë-vilë u provua se, gjatë viteve 1993-1997 është ruajtur 24 orë pa ndërprerje nga persona të armatosur, të punësuar si roje me kohë të plotë e që paguheshin nga Drejtoria e SHIK-ut në Lezhë.
    Në periudhën shtator–dhjetor 1995 u provua se, përgjegjës i rojeve në këtë ndërtesë ishte dëshmitari Gjok Nikhasani, ndërsa si roje kanë qënë të punësuar dëshmitarët Viktor Sokoli, Tom Qoshku, Mehill Pjetri e Llesh Cali.
    Për nevojat e funksionimit të kësaj ndërtese ishte e punësuar si kuzhiniere dhe pastruese edhe dëshmitarja Flora Nikhasani, bashkëshortja e dëshmitarit Gjok Nikhasani.
    Vila kishte një kuzhinë modeste dhe tri dhoma të tjera, njëra prej të cilave ishte më e madhe dhe në të gjendej edhe një tavolinë. Në dy dhomat e tjera kishte vetëm krevat tek me dyshek. Në gjendjen që provonte se ka qënë në tetor 1995, gjykata bindet se kjo ndërtesë nuk kishte kushtet minimale për t’u përdorur për qëllime pushimi apo për turizëm.
    Në të kundërt, vila në Vain i ngjante më shumë një burgu të improvizuar. Sipas dëshmitarëve që kanë shërbyer në këtë vilë (rojet e armatosura dhe kuzhinierja), të gjitha dritaret e dhomave mund të hapeshin vetëm nga brenda për ajrosje, por ishin të siguruara me hekura të trashë e të dendur.

    AKUZA PER GLIGOROVIN

    I dëmtuari Avdyl Loshaj është marrë në “dorëzim” nga i pandehuri Ilir Kumbaro, i cili është kujdesur që të mbahet në kushte të tilla, që i është ndaluar çdo kontakt me botën e jashtme, me familjarë, me avokatë apo me të njohur të tij.
    Ai është vendosur në një ambient të paidentifikuar, ndërsa ditën vendosej në një dhomë pa tualet, në katin e tretë të Drejtorisë së SHIK-ut Tiranë. Këtu ka qëndruar për disa ditë rresht në izolim të plotë, duke u marrë në pyetje, në të ashtuquajturat “biseda operative”, pa respektuar asnjë dispozitë të ligjit kushtetues dhe të ligjit procedural-penal.
    Në këto biseda operative provohet se të dëmtuarit Avdyl Loshaj, nga i pandehuri Ilir Kumbaro i është kërkuar informacion për aktivitetin e tij kundër Shqipërisë, ai është akuzuar si agjent i një agjencie të huaj të shërbimit sekret dhe se ka qënë pjesëmarrës në atentatin kundër Presidentit të atëhershëm të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov.
    Për aktivitetin agjenturor kundër Republikës së Shqipërisë është akuzuar se ka bashkëpunuar me shtetasit Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha dhe i është kërkuar informacion për aktivitetin e tyre. Kundërshtimit të të dëmtuarit Avdyl Loshaj për t’iu përgjigjur pyetjeve që i bëheshin rezulton tej çdo dyshimi, se i pandehuri Ilir Kumbaro i është përgjigjur me rrahjet e goditjet, të cilat i kanë shkaktuar dhimbje të vazhdueshme fizike e mendore, e ka trajtuar në mënyrë çnjerëzore e degraduese etj.
    Të gjitha veprimet kundër integritetit fizik të të dëmtuarit Loshaj bëheshin prej të pandehurit Ilir Kumbaro, me qëllim që të detyronte të dëmtuarin të pohonte veprimtarinë kriminale kundër interesave të Republikës së Shqipërisë si dhe që të jepte informata për rrethanat e përfshirjes së tij në atentatin kundër Presidentit të asaj kohe, të Republikës së Maqedonisë.
    Ky trajtim degradues e çnjerëzor ka qënë shumë i egër, ka qënë intensiv, sepse ka vijuar me orë të tëra për disa ditë pa ndërprerje, duke i shkaktuar të dëmtuarit Avdyl dhembje e vuajtje të rënda fizike e mendore.

    SHENIMET E KUMBAROS: AGJENT SERB
    Nga dëshmia e dëshmitarit Anibal Basha rezulton se ka punuar në SHIK nga nëntori 1992 deri në janar 1995 me detyrë inspektor zone. Gjatë detyrës nga viti 1994 deri në fund ka qënë nën vartësinë e të pandehurit Ilir Kumbaro. Dëshmitari dëshmon se ka dijeni vetëm për Armand Loshaj në këto rrethana:
    “.......Unë kam qenë duke dalë nga zyra dhe jemi shkëmbyer me Ilirin dhe na ktheu mbrapsht te shkallët dhe na ka thënë sot s’do dilni në zonë, do ju ngarkoj me detyrë tjetër: është ndaluar një person, por duke mos pasur inspektor të tjerë, do jeni të pranishëm. Pyetjet ia kam bërë unë dhe kur të mbaroni pune do më njoftoni.
    Pasi ka mbaruar punë, ia kemi dorëzuar kryetarit të degës. Iliri tha ‘meqenëse s’ka persona të tjerë, shkoni ju. Ne ishim vëzhgues, pyetjet i kishte bërë Iliri. Thjeshtë kemi asistuar. Ky personi që është marrë në pyetje ishte Armando Loshaj”.
    I pyetur se çfarë di për të tjerët Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopulli, dëshmitari Anibal është përgjigjur: “Vetëm kur dorëzuam shënimet e Ilirit i lexova dhe është përmendur emri i Remzi Hoxhës si lidhje e aktivitetit të përbashkët”.
    Pyetjes se për çfarë aktiviteti dëshmitari u përgjigj: “S’i vura rëndësi, ishte si zbulues për llogari të Shërbimit Serb, por s’e kam taku”. Pyetjes së av.Zef Nikaj se, çfarë kuptove ti, se çfarë njeriu ishte, dëshmitari Anibal Basha u përgjigj: “Zbulues serb, agjent”.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  8. #378
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’

    Ziso Kristopulli: Avdyl Loshaj agjent i SHIK-ut, vranë Remziun

    Nga: KLODIANA LALA

    TIRANE - Avdyl Loshaj bashkëpunoi me SHIK-un për të vrarë Remzi Hoxhën. Këtë gjë ia kam thënë dhe djalit të Remziut, kur e takova në Kosovë...”. Akuza e rënda ndaj Avdyl Loshajt bëhet nga Ziso Kristopulli, një tjetër i mbijetuar nga torturat e Shërbimit Informativ Kombëtar, në 1995, kur u mor peng, pas dyshimeve për veprimtari antikombëtare dhe bashkëpunim me shqiptaro-maqedonasin Remzi Hoxha, i cili u zhduk pa gjurmë. Kristopulli nuk e ka pritur aspak mirë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që shpalli fajtor vetëm Ilir Kumbaron për zhdukjen me pasojë vrasjen e biznesmenit Hoxha. “Avni Koldashi duhet të japë llogari tek unë, pse erdhi dhe më rrëmbeu, kush i dha urdhër, e të tjera si këto”, tha Kristopulli në intervistën për “GSH”. Ai theksoi se do të kërkojë shpërblim dëmi, moral, psikologjik dhe ekonomik, pasi akuzat e padrejta si agjent serb e trafikant armësh i shkatërruan jetën.

    Si e pritët vendimin që amnistoi dy prej të pandehurve të akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, si dhe për rrëmbimin e torturimin tuaj e të Avdyl Loshajt?

    Si ta prisja, është një vendim i manipuluar, një vendim në mbrojtje të kriminelëve. Avni Koldashi duhet të japë llogari tek unë, pse erdhi dhe me rrëmbeu, kush i dha urdhër, e të tjera si këto. Për të gjithë dëmin që Koldashi dhe krerët e SHIK-ut më kanë shkaktuar, duke më rrëmbyer e torturuar, unë do të kërkoj dëmshpërblim.

    Për çfarë dëmshpërblimi e keni fjalën dhe kujt do t’ia kërkoni atë?

    Do të kërkoj dëmshpërblim nga Avni Koldashi, sepse ai më rrëmbeu, më pas u torturova. Vetë Koldashi e ka pranuar se më ka rrëmbyer. Dëmi që më është shkaktuar është shumë i madh. Do të kërkoj dëmshpërblim psikologjik dhe moral, sepse m’u shkatërrua jeta. Pas asaj ngjarjeje u shkatërrova jo vetëm psikologjikisht e moralisht, por edhe ekonomikisht. Njerëzit më shikojnë si një të ish-të burgosur nga SHIK-u, si një agjent i serbit, si një trafikant armësh dhe një atentator kundër ministrit të Brendshëm të saj kohe, Arben Isaraj dhe një falsifikator i referendumit të Kushtetutës së 1994, që u bë nga presidenti i asaj kohe, z.Berisha. Të gjitha këto akuza rëndonin ndaj meje.

    Çfarë shume do të kërkoni si dëmshpërblim?

    Kam humbur shumë. 250 mijë euro më kanë humbur kapital, kam pasur pulari, derra, lokal, e shumë pasuri të tjera. Tani nuk kam asgjë. I humba të gjitha. Pas rrëmbimit nga SHIK-u, më iku dhe gruaja, nuk e duronte dot faktin që i shoqi konsiderohej si agjent e trafikant. Tani kam mbetur vetëm. Sa i përket dëmit moral e psikologjik, është diçka që nuk mund ta llogaris dot.

    Z.Kristopulli, t’i rikthehemi rastit tuaj. Ku dhe përse u rrëmbyet?

    Mua më morën tek pularia ime në Ksamil më 14 tetor 1995 dhe jam liruar më 20 tetor 1995. Më thanë që do më dërgonin në Fier, por më pas më sollën në Tiranë. Në “Qytetin Studenti” takova vajzat që atëkohë ishin studente. U thashë që të mbanin targat e makinës. Më rrëmbyen pasi donin të më bënin bashkëpunëtor në krime të rënda, ato që rendita më lart. Më rrëmbeu Avni Koldashi.

    Ju keni deklaruar se jeni mbajtur peng në Vain të Lezhës. A mund të na e përshkruash bazën e Vainit?

    Baza e Vainit ishte një godinë dykatëshe dhe kishte bodrum. Në fakt, kur kaluam para Shkollës së Partisë në Laprakë, më futën thesin në kokë dhe nisur vetëm nga drejtimi i makinës e kuptova që po shkonim drejt veriut. Makina ndalonte herë pas here. Mesa kuptoja në zona publike ndalonin për të ndërruar targat. Mendova se do më vrisnin. Pas një orë e gjysmë mbërritëm tek një godinë, që pasi u lirova, vajta u interesova për vendin ku isha mbajtur dhe mësova se kisha qenë në Vain. Verifikimet i bëra nëpërmjet SHIK-ut. Për t’u rikthyer sërish tek Vaini, u futën brenda rrethimit dhe mbaj mend që zbrita disa shkallë e kaluam në të djathtë, në një si korridor. Më futën në bodrum.

    Ku ju futën?

    Në një dhomë që ishte afërsisht 30 metra katrorë me një krevat portativ. Nga dritarja jashtë pashë dallova një pus, pasi shquhej trompa e ujit. Mendova se më kishin dërguar tek Klubi i Gjuetisë, por siç ju thashë, më vonë zbulova që kisha qenë në Vain.

    Si ju trajtuan?

    Më keqtrajtuan në mënyrë kafshërore. Dy ditët e para më përplasnin pas muri. Ditën e tretë më lidhën në krevat dhe me godisnin me shkop druri. Më vonë Budion Mece më lidhi këmbët nga krevati tek dritarja. Falë një djali nga Lezha, arrita të shpëtoja. ‘Ziso prano të gjitha - më tha, - se ndryshe nuk del gjallë’. Nga torturat e rënda pranova të nënshkruaja një dokument që më dhanë, duke pranuar kësisoj të gjitha akuzat.

    Remzi Hoxhën e keni njohur?

    Absolutisht nuk e kam njohur.

    Kur keni dëgjuar për emrin e Remzi Hoxhës për herë të parë?

    Ditën e parë që më futën në qelinë e Vainit të Lezhës.

    Ilir Kumbaro më pyeti nëse e njihja Remzi Hoxhën. I thashë që jo. Donin që të më bënin bashkëpunëtor me të, por unë nuk e njihja. Tri ditë rezistova. Ditën e katërt pranova gjithçka nga torturat.

    Po me Avdyl Loshajn keni pasur njohje?

    E kam njohur. Ma kanë sjellë në lokalin tim në 12 gusht 1994. Ma solli një polic i Sarandës dhe ma prezantoi si nipi i tezes së tij, kameraman në luftën e Bosnje- Hercegovinës. Bënte sikur kishte ardhur për pushime. Fliste vetëm anglisht. Ishte i shoqëruar me një femër. Femra qëndroi një orë në lokal dhe më pas u largua. Avdyli qëndroi 15 ditë në Ksamil, ishte i shoqëruar nga policia, me shefin e qarkullimit, shefin e krimeve, etj.

    Përse mendoni se Avdyl Loshaj fshihej pas një identiteti të rremë?

    Unë ia kam thënë djalit të Remziut që vrasësi i babait tënd është Avdyl Loshaj, unë dyshoj se ai ishte agjent i SHIK-ut. Ai ishte bashkëpunëtor me SHIK-un e Shqipërisë kundra Remziut. Avdyl Loshaj erdhi i mirëorganizuar për të ngritur akuza dhe mbi mua.

    Përse e akuzoni tani dhe jo më parë?

    Sepse tani jam bindur në këto që them.

    A keni ndonjë dijeni për fatin e Remzi Hoxhës?

    Nuk di çka ndodhur me Remzi Hoxhën.

    Keni dyshuar përgjatë këtyre viteve që Remzi Hoxha ka kryer veprimtari antishqiptare, edhe pse thoni që s’e keni njohur?

    Theksoj që nuk e kam njohur, por asnjëherë nuk e kam dyshuar një gjë të tillë.

    Dyshoni se Remzi Hoxha i bëri atentat Kiro Gligorovit?

    Absolutisht jo. Është Avdyl Loshaj që ka thënë në Kosovë se ‘jam akuzuar nga SHIK-u Shqiptar, për shkak se i bëra atentat Gligorov’. Avdyl Loshaj ka thënë se ishte mik me Remzi Hoxhën, por unë mendoj se ai bashkëpunoi me SHIK-un kundra tij.

    E keni njohur Gazideden?

    Bashkim Gazideden e kam njohur. Ka ardhur me ish- prefektin e Tiranës, Rexhep Karapici në lokalin tim, aty ka qëndruar tri ditë.

    Ke qenë kreu i PS në Ksamil, përse nuk u more me më politikë?

    Tani jam në pension, por do të qëndroj gjithmonë majtas dhe do të votoj gjithmonë majtas.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  9. #379
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’

    Dosja e Remzi Hoxhës, Apeli zhvesh nga akuzat dy ish-zyrtarët, 15 vjet burg për Kumbaron

    Dy ish-zyrtarët e lartë të Shërbimit informative Kombëtar, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, të akuzuar për rrëmbimin, torturimin me pasojë vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha janë zhveshur sot nga akuzat nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda . Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 15 vite burg për të pandehurin Ilir Kumbaro, i cili prej disa kohësh jeton në arrati. Sefgjini dhe Koldashi ishin shpallur fajtorë për akuzën e torturës në dëm të shtetasve Remzi Hoxha dhe Ziso Kristopulli, por çështja ndaj tyre u pushuar pasi vepra penale ishte amnistuar.

    MAPO

  10. #380
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhën si ‘agjent serb’




    Xhemë Gjura

    Kush eshte Ramë Maraj!
    Hapa kete temë që aktivistet te bijne ato qe dine per jeten e ketij personi mistik,i cili konsiderohet si nder njerezit me te fort te politikes jozyrtare ne Kosovë.Bemat e nje njeriu qe i sherbente Farkut dikur,dhe ishte kshilltar special i Ibrahim Rugoves,njekohesisht edhe nje nder kreret e Sigurimit te Atdheut.
    Rame Mara vjen nga nje familje qe tradicionalishte ka qene ne sherbim te sistemit
    jugosllav.
    Babai i tije Fazliu, fale lojalitetit dhe sherbimit qe i beri atij sistemi ishte per mese njezet vjet drejtor i nje Koperative Bujqesore edhe pse ishte analfabet.
    Rame Mara ne vitin 1992 iku ne Shqiperi,pasi qe ishte zbuluar "Ministria e Brendshme" dhe drejtuesit e kesaj "Ministrie" R.Gjergji dhe H.Hajzeraj.
    Emri i Rame Mares u be paksa i njohur per opinionin kur se bashku me Anton Kolen organizoi dhe e udhehoqi aksionin e komplotit ndaj perfaqesise se Kosoves ne Shqiperi. Komplot ky qe rezultoi me nxjerrjen jashte te Skender Zogajt (tani kryetar aktual i Fushe Kosoves) me grushta. Ky konflikt kishte per pasoje edhe ftohjen e raporteve ne mes klanit te Rugoves dhe atij te Bukoshit mbrenda LDK-se!
    Ne Shqiperi filloj ta luaj rrolin e nje koordinatori nen urdherat e kesaj "Ministrie" qe figuronte vetem ne leter.
    Rame Mara kishte edhe bashkepunim te ngushte me ShIK-un e Gazidedes gjate sundimit te Berishes. Ky (Rama) eshte edhe pergjegjes per zhdukjen pa nam e nishan te patriotit Remzi Hoxha, njeriut qe me se shumti i ndihmoj berthamave te para te UÇK/se, aspektin financiar moral dhe logjistik. Qe nga rrembimi i Remzi Hoxhes me 21.02.'95 nga puntoret e SHIK-ut, familja e tij nuk di deri me sot asgje per trupin e tij. Ne kete vrasje jane te implikuar drejtpersedrejti Rame Mara, Arben Zefgjini ish-shef i SHIK-ut per Tiranen si dhe Avni Koldashi njeri nder operativistet e SHIK-ut ne teren! Trupi i Remzi Hoxhes dyshohet te jete zhdukur diku ne kenetat e bregdetit te Lezhes. Ky akt makaber eshte bere vetem nga karierizmi i semure i Rame Mares dhe frika nga autoriteti qe kishte Remzi Hoxha nder qarqet patriotike ne pergjithesi dhe ne Levizjen Ilegale ne veqanti. Poashtu ne te gjitha vrasjet politike qe ndodhen ne Shqiperi gjate periudhes se luftes ne Kosove, ne nje menyre jane te lidhura ngusht me emrin e Rame Mares. Pas vrasjes se Ahmet Krasniqit ne shtator te v.'98 (natyrisht qe Rama Mara i di edhe vrasesit) vendin e Ahmet Krasniqit e zuri i preferuari i tij Halil Bicaj! H.Bicaj edhe me tej e "avancoi" Ramen ne detyra udheheqese dhe keshtu me nje bashkepunim te koordinuar mire ne mes vete nxorren nga arka e B.Bukoshit miliona DM, gjoja per nevoja te luftes. Mirpo pothuajse te gjitha te hollat u "hargjuan" per nevoja te "luftes" pa e shkrepur kund asnje fishek...
    Rame Mara eshte i njohur edhe si person qe "bashkepunonte" me te dy krihet politik e ushtarak te faktorit kosovar ne Shqiperi!!!
    Per t'ia rritur namin vetes si mjeshter i inskenimeve qe eshte, inskenoi nje atentat ne vellain e tij Milaimin dhe per kete akuzoi pjesetaret e UÇK/se!
    Milaim Maraj, vellau i Rames, ne Chur te Zvicrres ishte i denuar per tregeti me lende narkotike. Ne Kosove eshte posedues i dy shtepive publike.Tani ne Vrelle te Burimit (ish Istogu) e ka blere me tender edhe fabriken e tepihave "Teuta" . Momentalishte Milaim Mara eshte Drejtor i Drejtoriatit per arsim ne Burim.
    Pase luftes Rame Maraj ka pasur kontakte me te gjitha sherbimet sekrete te shteteve qe jane prezente ne Kosove si me administrate, poashtu edhe me forca ushtarake. Te gjitha keto sherbime i ka dezinformuar me qellim qe ti humbe gjurmet nga kryesit e krimeve ne Kosove. Eshte e vertete absolute se Rame Mara mbi 70% te vrasjeve ne Kosove eshte ne gjendje ti zbardhe dhe njehere e pergjithmone populli te lirohet nga ngarkesa qe i shkaktuan keto vrasje.
    Rame Maraj e ka mbajtur Rugoven dhe familjen e tij gjithenje nen nje presion psikologjik, duke krijuar panik se gjoja ekzistone rrezik atentati ndaj tij.
    Mirpo si duket kohet e fundit i kishte bere llogarite gabim...
    Ç'do mistifikim dhe glorifikim i gjerave eshte ne dem te se vertetes.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 38 prej 39 FillimFillim ... 2836373839 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  4. Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:02
  5. Intervistë me nusen e Nexhmie Hoxhës
    Nga Fjala e drejte në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •