Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 125
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti

    Prishtinë

    Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti

    Takohet me Presidentin Sejdiu, Kryeministrin Çeku, me Thaçin e Surroin

    Alma Lama

    Ish-udhëheqësi i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia, zhvilloi një vizitë në fundjavë në Kosovë, ku është pritur me të gjitha atributet e një kreu shteti. Megjithëse i ftuar privatisht nga një stacion televiziv, ish-presidenti i Republikës është pritur nga të gjithë krerët e institucioneve në Kosovë, si dhe liderët e partive politike. Alia është pritur disi me entuziazëm që kur ka vënë këmbën në Aeroportin e Sllatinës. Makina të blinduara i janë vënë në gatishmëri për ta sjellë në Prishtinë. Vizitën e tij e ka nisur duke vënë lule në përmendoret e dëshmorëve të UÇK-së, Luan Haradinajt, dhe Sali Çekut në Deçan. Po kështu, ai ka bërë nderime edhe në Gllogjan. Presidenti i parë shqiptar qëndroi edhe në shtëpinë e një ish-të burgosuri shumë të njohur politik të viteve ‘80. Smajl Haradinaj, dita e dytë e ish-presidentit ka nisur me takimet me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Agim Çeku, kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, liderin e ORA-s, Veton Surroin, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Alia kishte shprehur vetë dëshirën që të takohej me udhëheqësit kosovarë dhe këta të fundit e kanë pritur pa hezitim. Takimet janë konsideruar private dhe jo të hapura për median. Asnjë deklaratë nuk është bërë në asnjë nga vizita e ish-presidentit të parë të Shqipërisë. Por burime pranë takimeve thonë se çështja e statusit të Kosovës ka qenë në qendër të të gjitha takimeve. Presidenti Alia ishte për herë të parë në Kosovë, ku dha një intervistë ekskluzive për KTV-në. Ramiz Alia, në vitin 1982, u zgjodh si personi më besnik dhe i Enver Hoxhës. Pas vdekjes së ish-diktatorit, ai u zgjodh në krye të vendit. Pas Parlamentit të parë demokratik, Alia u zgjodh gjithashtu President, por si rezultat i fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e parakohshme në 1992-in, ai dha dorëheqjen nga ky post. Udhëheqësi i fundit komunist i Shqipërisë dhe Presidenti i parë i Republikës demokratike postkomuniste, Ramiz Alia, aktualisht është në moshën 81-vjeçare, por gëzon një shëndet të mirë, falë edhe kujdesit që ai i kushton vetes së tij. Ramiz Alia, origjinën e largët të familjes së tij e ka nga Kosova, prej ku paraardhësit e ish-presidentit u zhvendosën në Shkodër.


    Gazeta Shqip


    Ramiz Alia eshte ujk i vjeter ne politike. Si mendoni a ja vlen te degjohet keshilla e Ramiz Alise per Kosoven?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Postime
    26

    Te thuash "ISHpresidenti" eshte mashtrim!

    Nuk di pse kam nje bindje qe ne gjith keto vite presidenti i shqiperise ka qene gjithnje vetem Ramiz Alia.Gjithcka ne keto 16 vjet eshte bere sic ka dashur ai.
    (hungarezet qahen per nje genjeshter,ne na genjejne cdo dite.)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2006
    Postime
    9
    Eshte normale qe do pritet ne Kosove si kryetar shteti sepse ai ka qene presidenti i Shqiperise per vite me radhe, pavaresisht se ai ka qene vazhdus i Enverirt. Si doni ju te pritet ai, si serb.

  4. #4
    DIZER_7 Maska e dizer7
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Vendndodhja
    EARTH
    Postime
    176
    Ramiz Alia eshte politikan shume i zgjuar,Ka nje eksperience te madhe,dhe pamvaresisht qe vazhdoi punen e Enverit,nuk mund te harrojme qe ishte ai qe hapi portat e shqiperise drejt perendimit dhe lejoi parti opozitare ne shqiperi.Keto ishin hapat vendimtare ne politiken qe ndryshoi drejtimin qe kishte hartuar Politika e gabuar e Enverit.

    I takon kjo pritje e madhe ne Kosove dhe sigurisht R.Alia ka shume me teper per te thene,sese Cdo njeri tjeter per problemet madhore te vendeve tona.
    Po Do Paqe, Behu Gati Per Lufte!

  5. #5
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk po shoh asgjë të veqantë.Është pritur jo si kryetar shteti por si ish-kryetar.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Esked Flase
    Nuk di pse kam nje bindje qe ne gjith keto vite presidenti i shqiperise ka qene gjithnje vetem Ramiz Alia.Gjithcka ne keto 16 vjet eshte bere sic ka dashur ai.
    (hungarezet qahen per nje genjeshter,ne na genjejne cdo dite.)
    Hungarezet qahen per nje genjeshter sepse kete genjeshter ua perserisin çdo dite,gjersa neve na genjejne qe nga 1990-ta perdite me genjeshtra te reja!

  7. #7
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Prishtinë

    Ramiz Alia pritet në Kosovë si kryetar shteti
    Për ata që janë qorruar... dhe që nuk dinë që shqip shkruhet me "Ç" dhe jo me "Q".

    Mendime për situata të ndryshme, gjithnjë i kanë marrë dhe i marrin Alisë... është 81 vjeç dhe ka filluar politikën që 17 vjeç.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga dizer7
    Ramiz Alia eshte politikan shume i zgjuar,Ka nje eksperience te madhe,dhe pamvaresisht qe vazhdoi punen e Enverit,nuk mund te harrojme qe ishte ai qe hapi portat e shqiperise drejt perendimit dhe lejoi parti opozitare ne shqiperi.Keto ishin hapat vendimtare ne politiken qe ndryshoi drejtimin qe kishte hartuar Politika e gabuar e Enverit.

    I takon kjo pritje e madhe ne Kosove dhe sigurisht R.Alia ka shume me teper per te thene,sese Cdo njeri tjeter per problemet madhore te vendeve tona.
    Se pari ,ju duhet te dini qe famen dhe postin e kryetarit te shtetit shqiptar,Ramiz Alia e arrijti nga perkrahja e TE NDRITSHMIT ENVER HOXHA.Pritja qe iu be,iu be nga meritat e ENVER HOXHES i cili themeloi dhe pavaresoi shtetin Shqiptar dhe ketij i erdhi radha te behet edhe kryetar i atij shteti.Pa shtet nuk ka kryetar shteti as kryeminister perveq Esat Pashes dhe Pjeter Rugoves!
    Nderimet per Ramizin kane qene dhe jane NDERIMET per Profetin ENVER HOXHA!
    Portat per ne perendim kane qene te hapura perhere por koha s`kishte ardhur ende qe neper keto porta te lejoheshin te shkonin vetem shqiptaret.Kur u rrezuan muret e evropes,dhe u perzie leshi me gure,kur s`dihej me se kush nga vjen dhe ku shkon...sepse kriza ekonomike dhe politike kishte perfshire te dy anet e globit si lindjen, si perendimin, moment ky per te cilin ishte angazhuar dhe kishte punuar me tera forcat e saja edhe shqiperia me shume se nje gjysem shekulli, medomos qe u prit me entuziazem nga Kryetari i atehershem i Shqiperise, Ramiz Alia! Nuk eshte aspak merita e tij personale hapja e dyerve, por e KOLOSIT, Mesuesit dhe Komandantit te tij ENVER qe mbaroi Shtepine dhe dyert per ti hapur kur te vije koha e hapjes...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga kurkushi : 09-10-2006 më 18:48

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ramiz Alia nuk eshte ftuar nga institucionet apo partite por nga nje stacion televiziv. Normalisht, si ish-president i Shqiperise meriton nje trajtim te tille presidencial nga Kosova. Sa per punen e keshillave, komunistat edhe ate pervoje politike qe kane, eshte pothuaj e pavlefshme ne ditet e sotshme. Megjithese, ka shume vend ne te gjitha fushat ku ende mund te japin kontributin e tyre, per te lare sadopak ato gabimet e tyre trashanike gjate 50 vjeteve qe ishin ne pushtet.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Kurrkushe askush!

    Ai profeti yt, e ai vijuesi i tij kane vend per te shkuar vetem ne Kube, ne Kore, ne Zimbabve te Mengistus apo Pol Pot indokine, por jo ne Kosoven martire.

    Por paradokset vijojne si perhere me Shqiptaret. Ne vend qe te shikohet perpara, e te nxirren mesime nga pesimet, evokohet diktatori e murtaja qe ai solli.

    Alia, me cilesine e komisarit te divizionit partizan, u fut 62 vjet me pare ne Kosove per tia dhene llokum Serbise e Jugosllavise komuniste.

    Ai, perpara se te vizitonte Kosoven, duhet ti kishin kerkuar falje Kosoves e kosovareve.

    Por ai dhe ata si ai, nuk ndjejne aspak pendese, e as nuk e kane nder mend per te kerkuar falje per tisin e zi qe pllakosi Shqiperine per afro 50 vjet.

    Uroj qe askush e kurrkush te shkoje te degjoje genjeshtrat e mashtrimet e Alise.

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-11-2008, 07:40
  3. Historia e Kishes Katolike shqiptare ne Kosove
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-06-2006, 16:43
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen përgjatë vijës administrative me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •