Close
Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 298
  1. #281
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Japonia do kaloj nje tjeter dekade te ndenjur ekonomikisht si ato te viteve 90 dhe shpenzimi per infrastrukturen e re do jet me e veshtire pasi tsunami tregoj qe nuk ka perballje dhe teknollogji per ta permbajtur.


    Il Club Più Titolato Al Mondo

  2. #282
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  3. #283
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    ...woowww , si levizka toka...

  4. #284
    Radioaktivitet në det - Gjendja në reaktorin atomik në Fukushima kritike

    Në Japoni rritet shqetësimi tek njerëzit lidhur me përhapjen e radioaktivitetit pas aksidentit në Fukushima. Sipas të dhënave të fundit edhe deti është kontaminuar me radioaktivitet.
    Qysh prej ditësh ekspertët e kishin të qartë, që kjo do të ndodhte. Pas konstatimit të radioaktivitetit tek ushqimet dhe uji i pijshëm, tani edhe deti është kontaminuar. Ky fakt nuk është befasues, sepse katastrofa në kompleksin bërthamor Fukushima I ndodhet direkt në bregdet.

    Qeveria po relativizon konstatimet e fundit alarmuese

    Zëdhënësi i qeverisë Yukio Edano bëri atë, që ai bën gjithmonë në raste të tilla: Ai paraqiti shifrat, për ta formuluar me kortezi. Nëse shprehemi me kritikë ndaj deklaratës së tij, ai i relativizoi të dhënat.
    "Unë do të dëshiroja, që popullsia ta kuptojë se këto janë vlera të kalkuluara me mjaft konservatorizëm: Matja e rrezikut është bërë nisur nga supozimi, sikur njeriu të pinte një vit resht ujë deti. Por një gjë e tillë nuk ndodh. Ndaj këto vlera nuk influencojnë direkt tek shëndeti i njeriut."

    Rreziku për njeriun "ende" i ulët

    Një gjë është e qartë: Radioaktiviteti në det në afërsi të kompleksit Fukushima I i ka tejkaluar disa herë vlerat normale. Por edhe ekspertë të pavarur theksojnë se rreziku i vërtetë për njeriun është ende i ulët. Ata nënvizojnë aspektin kohor duke përdorur ndajlfojen "ende".
    Problemet në Fukushima mbeten: Mbi reaktorët II dhe III vazhdon të ngrihet reja e tymit. Kryesisht blloku III i jep shkas edhe vetë zëdhënësit të qeverisë Edano për t' u shqetësuar. Sepse elementët djegës në këtë bllok përmbajnë pluton helmues: "Eshtë e vështirë, që të zbulosh shkaqet për daljen e tymit, sepse ne nuk mund të shohim direkt brenda. Ekipet në vendin e aksidentit po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur shkaqet dhe njëkohësisht kërkojnë informacione për të verifikuar presionin në reaktor, sasinë e rrezatimit dhe për gjendjen në vaskën e ftohjes."

    Për tymin, sipas inxhinierëve, shkas mund të jenë pjesë të rrënojave, që digjen dhe avujt e ujit. Sidoqoftë, punimet, që duhej të ndaloheshin të hënën (21.03.2011), sepse gjendja u bë e rrezikshme për punonjësit, po vazhdojnë, ndonëse me ndërprerje të herë pas hershme. Zjarrëfikësit po përpiqen të ftohin bllokun e tretë dhe të kartërt duke përdorur pompat e ujit. Të gjashtë reaktorët ndërkohë janë lidhur sërish me rrjetin dhe po furnizohen me rrymë. Megjithatë mbetet e paqartë, nëse sistemet e ftohjes do të rivihen në funksionim. Mesazhi i qeverisë sot është: "Ju lutemi durim!". Japonia gjithnjë e më intensivisht vazhdon të përgatitet për një jetë me rrezikun bërthamor.

    Në rrugët e Tokios rikthehet jeta

    Një shembull është Tokio - ndonëse kryeqyteti për disa ditë kishte marrë pamjen e një qyteti fantazëm, ndërkohë ka nisur të rikthehet jetë në rrugët e tij. Metroja, arteria kryesore e jetës së metropolit, është rivënë plotësisht në funksionim dhe qendrat gjigante tregtare janë të frekuentuara mirë. "Pavarësisht nga ndërprerjet e rrymës në qytet, tashmë tek gjithçka është kthyer normaliteti. "E rëndësishme është tani, që të dërgojmë më shumë ndihma në Veri", shprehet një nëpunëse, e cila shpreh ndenjën e të gjithë njerëzve në Tokio. Njerëzit, në një kohë që vështrojnë të shokuar gjendjen mjaft të tensionuar në zonat e katastrofës së cunamit, tani kanë filluar të ambjentohen me rrezikun latent bërthamor. Ata shkojnë sërish në punë, shumë dyqane, që u mbyllën përkohësisht për mungesë të klientelës, tani janë hapur sërish. P.sh. një sipërmarrës taksish ka aktualisht vetëm një problem, që për shkak të gjendjes në zonat e katastrofës disa mallra të rëndësishme mungojnë: "Mua më preokupon mungesa e benzinës. Ne lejohemi të furnizohemi vetëm me 20 litra për person dhe ndonjëherë na duhet të presim për këtë në radhë katër deri në pesë orë. Unë nuk e di, se si do të zgjidhet ky problem për një të ardhme të afërt."

    Me sa duket ky problem nuk do të zgjidhet kaq shpejt, sepse benzina mungon në masë në zonat e tërmetit dhe të cunamit. Kësisoj gjendja e jashtëzakonshme me kalimin e kohës po kthehet në diçka të zakonshme në Japoni.

    Autor: Benjamin Großkopf/ Vilma Filaj-Ballvora

    Redaktoi: Angjelina Verbica

    Deutsche Welle
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #285
    Uji në Tokio, i papërdorshëm për fëmijët

    Uji i rubinetit në Tokio (Japoni) është shpallur absolutisht i papërdorshëm për fëmijët e vegjël, pasi matjet e fundit treguan një nivel të lartë të jodit radioaktiv në ujin e kryeqytetit japonez. Ndërkohë, edhe produktet ushqimore janë në rrezik përdorimi, sidomos ato të prodhuara në zonat afër centralit të Fukushimës. Kryeministri japonez, Naoto Kan, ka urdhëruar ndërprerjen e shpërndarjes së qumështit, spinaqit dhe disa produkteve të tjera. Shumë vende, pas alarmit të vënë në Japoni mbi produktet ushqimore të prekura nga radioaktiviteti, kanë ndërprerë importimin e qumështit, frutave dhe perimeve nga Japonia. Ndërkohë, në pikën më të nxehtë të katastrofës, në centralin Fukushima, situata mbetet problematike. Në reaktorin e tretë, i cili mbetet më problematiku për momentin, gjatë ditës së djeshme ka dalë tym i zi. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore është shprehur e shqetësuar për informacionet e pasakta nga autoritetet japoneze.

    PanoramA
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #286
    Postimi im eshte disi i pazakonte por nuk e rezervova veten kur pashe sa i bukur ishte mesazhi. Hopi nation (ose indianet Hopi per profecite e te cileve kam shkruar shpesh) i dergojne botes nje mesazh mbi ngjarjet e fundit ne Japoni si dhe mbi gjithe ndryshimet qe po vihen re dite mbas dite ne gjithe boten. Termet, Cunamit, Vullkane, Vdekjet e pashpjegueshme te shpendeve e peshqeve, zhurmen e pazakonte vibruese qe degjohet nen toke e ne qiell neper vende te ndryshme te botes sic eshte raportuar, pamja e pazakonte e qiellit etj. MEsazhi eshte ne anglisht por mjaft i lehte per tu kuptuar

    The Hopi are praying the people of Japan and for the people around the world as we face crisis in our world out of balance. We are all in a time of great change upon mother earth and these events have been foretold by our Elders. Through our Prophecies and our Ceremonies the sacred land of this earth is now crying. And our children are looking to Hopi to balance life for their future. Our Elders have given us guidance for how to move through these changes. Humanity is now choosing the path upon which all life will follow and we have known this time would come. As Hopi, we ask you to join us in prayer to balance mother earth and all life. We believe that, through our prayers and that if we pray with good hearts as told by our Elders, we can lesson the impact of these events. We as the Hopi join our prayers with those of the Dalai Lama along with people from around the world to send healing to Japan, the earth and all life. In this time of change, we ask all the people of the world to return to a more balanced way of life. Hopi say there is a path to follow that allows for us to move through this time of change. Walk gently upon our earth with respect for her and all life. A return to connecting our heart with the heart of the path to the future. Join your hearts to Hopi in honoring our Mother Earth by planting gardens, respecting our Sacred life giving waters and all life for future generations of our children. "Kwak wha, Lolmani" (Thank you, may there be good things in the future.) Kikmongwi (Village Chief) Lee Wayne Lomayestewa of the Village of Sungopavi Hopi Nation
    http://www.youtube.com/watch?v=-g4Qu...mbedded#at=249

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Deri tani te dhenat tregojn per 26.000 viktima.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #288
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Deri tani te dhenat tregojn per 26.000 viktima.
    Drejt,nga keta 9700 zyrtarisht te identifikuar.
    Edhe 16.400 akoma jo.
    NTV.

  9. #289
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    shikoni si e kane rindertuar rrugen per 6 dite.
    6 muaj do kishin pritur ne shqiperi per te filluar punimin dhe pas 6 vjetesh do e kishin perfunduar (ndoshta).
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Vasudhaiva Kutumbakam

  10. #290
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Postimi im eshte disi i pazakonte por nuk e rezervova veten kur pashe sa i bukur ishte mesazhi.
    Une do te thoja qe ky postimi qe ke bere : eshte i Jashtezakonshem!!!
    E pranoj qe kete here, nuk kam c'te them asgje pervecse se, "te heqi kapelen" para ketij postimit!

Faqja 29 prej 30 FillimFillim ... 1927282930 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •