Close
Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 298 prej 298
  1. #291
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    shikoni si e kane rindertuar rrugen per 6 dite.
    6 muaj do kishin pritur ne shqiperi per te filluar punimin dhe pas 6 vjetesh do e kishin perfunduar (ndoshta).
    Mire ne shqiperi, por edhe ne vende te tjera do ishin duhur disa muaj per t'a rindertuar. Japonezet jane njerez punetor, demtimet do arrijne ti rregullojne brenda pak kohesh e te kishte qene vetem termet as qe do ishin shqetesuar fare per demtimet... por fati i tyre i keq qe ishte tsunami qe i mori jeten mijra njerezve, qe beri te pa-pijshem ujin e i prishi te tera te mbjellat. Kjo do jete e veshtire per t'u rimekembur!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Japoni, uji radioaktiv rrjedh në det

    Kompania elektro-energjetike e Tokios ka bërë të ditur se në dy reaktorë të centralit bërthamor Fukushima janë zbuluar çarje në beton, përmes të cilave uji radioaktiv rrjedh në det.

    Inxhinierët po punojnë për të ndaluar rrjedhjen e materialit radioaktiv, në kohën kur janë rritur shqetësimet për shpërndarje më të gjerë të këtyre substancave.

    Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Jukia Amano, pranoi se kriza vazhdon të mbetet “shumë serioze".

    Kriza atomike do të marrë më shumë kohë seç pritej, tha Amano, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, në Nairobi.

    rel
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #293
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    do na murin mqaf kta centralet berthamore. boni mer daj mullinjt me er ene panelet diellore.
    kishte lezet hollanda. mush me mullinj me er. pse nuk i bojn kta mullinj ene ktu ne usa. fryn era ktu sa do prodhoj energji per gjith ameriken


    i gjo mboni pershtypje ne japoni. u shkatarru i ven i ter po nuk u raportu as i vjedhje e plackitje. u permyt new orleansi ka katrina plasen bandat e hajdutve ene kriminelve
    no glove no love

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Tërmeti e ka zhvendosur Japoninë për 24 metra

    Pragu kontinental në të cilin gjendej epiqendra e tërmetit shkatërrues që ndodhi më 11 mars, jo shumë larg nga bregdeti lindor i Japonisë, është zhvendosur për 24 metra. Senzorët kanë shënuar se një pjesë e tokës nën Oqeanin Pacifik, është zhvendosur në drejtim të jug-lindjes për shkak të fuqisë së dridhjes së tokës.

    Ky ndryshim që ka ndodhur rreth 130 kilometra larg nga bregdeti, është katër herë më i madh se në tokë, ku siujdhesa Oshika ka lëvizur për 5,3 metra.

    Sipas Institutit amerikan për gjeologji, Honshu, ujdhesa kryesore e Japonisë është zhvendosur për 2,4 metra për shkak të tërmetit me fuqi 9 shkallë të Rihterit, ose tërmetit më të fuqishëm që ka ndodhur ndonjë herë në këtë arqipelag.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #295
    Termet tjeter 7.1 ne oqean afer Japonise

    Paralajmerohen banoret ne zona bregdetare qe te levizin se mund te kete nje cunami tjeter.

  6. #296
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Qytet i destinuar per fatkeqsi,shikoji emrin Fakoshima lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Të shohish tmerr me sy (VIDEO)

    Ka kaluar mbi një muaj nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit në Japoni, ndërsa tmerri nga ajo ditë akoma nuk është harruar. Aq më shumë, kur çdo ditë publikohen video me pamje tmerruese nga ajo ditë tragjike për këtë vend.

    E tillë është videoja e regjistruar me celular, e publikuar sot për herë të parë, ku shihet tmerri i disa njerëzve që mundohen të ikin nga tsunami që është vetëm disa metra pas tyre. Dhe vetëm disa sekonda më vonë, gjithçka mbetet nën ujë.

    Të bërtitura, klithma, ... dhe tmerr.
    linku vidio.

    http://www.albeu.com/kuriozitete/te-...(video)/34196/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Tërmet në Japoni

    Një tërmet i fuqisë 6,2 ballë sipas Rihterit ka goditur të shtunën pjesën verilindore të Japonisë, por aktualisht nuk ka raporte për viktima eventuale ose dëme.

    Japonia ka pasur muaj më parë tërmete të fuqishme ku edhe tash po i vuajnë pasojat.

    Transmeton sot, RTK
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •