Dëshmitari “X” e rëndon akuzën ndaj Limajt
Prishtinë, 19 mars - Dyshimin për krime lufte ndaj Fatmir Limajt, prokurori i EULEX-it, Maurizio Salusto, e ka bazuar vetëm bë deklaratën e dëshmitarit “X”, që ka thënë të ketë vrarë në prill të vitit 1999 dy oficerë serbë. Sipas tij, ekzekutimit është bërë me urdhër të Limajt.
Koha Ditore shkruan se që të marrë në konsideratë atë çfarë ka deklaruar ky dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it, provë më bindëse në aktakuzën e mundshme përmendet zbulimi 11 muaj më parë i një dosjeje mjekësore të dëshmitarit bashkëpunues “X” në dhomën e gjumit të Limajt, gjatë një bastisjeje që është bërë pa praninë e avokatit.
Dosja flet për trajtim shëndetësor të dëshmitarit. E dëshmitari kë thënë të jetë detyruar nga Limaj dhe njerëzit e tij të pranohej në spitalin psikiatrik të Prishtinës për ca kohë, për të diskredituar besueshmërinë e tij.
Limaj, nga një ish-komandantët e UÇK-së, që në luftë ka mbajtur nofkën “Çeliku”, dyshohet se ka urdhëruar dhe ka marr pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë, në një kamp në fshatin Kleçkë të Lipjanit, si dhe të burgosurve ushtarë dhe policë serbë.
Për këtë rast prokurori Salusto ka ngritur kallëzim penal kundër Limajt dhe 11 të tjerëve.
Dëshmitari bashkëpunues “X” përshkruhet si një ish-ushtar i UÇK-së që me profesion është vinçier dhe si një person relativisht i paarsimuar, i cili “sidoqoftë e kupton shumë mirë domosdoshmërinë e deklaratave dhe veprimet e tij”.
“Dëshmitari ‘X’ i angazhuar që në fillim në luftë për vendin në prill 1998 është caktuar në Brigadën 121 të UÇK-së nën komandën e përgjithshme të Fatmir Limajt. Ai qëndroi në UÇK duke kryer detyrat në Policinë Ushtarake deri në fund të konfliktit”, përshkruhet profili i dëshmitarit. “Ndërsa ai asnjëherë nuk ka pasur pozitë të lartë në UÇK, u respektua dhe u besua nga Fatmir Limaj dhe anëtarët e tjerë në rangun e lartë të UÇK-së, si një plak fshati dhe një person që mosha e tij ishte shumë më e madhe sesa mosha mesatare e ushtarëve të UÇK-së”.
Krijoni Kontakt