Close
Faqja 46 prej 102 FillimFillim ... 3644454647485696 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 1019
  1. #451
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    SHIK-u është “gjallë”, fiton 200 milionë dollarë në vit

    Publikuar: Sot, më 27 maj 2010 në KD

    Prishtinë, 27 maj – Deklarata publike e ish-shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli, se kjo strukturë e krijuar nga PDK-ja ka pushuar së funksionuari në prill të 2008-s, kontestohet në raportin e Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane. Në raportin e këtij Komiteti, i cili është publikuar së fundmi, është theksuar se kjo strukturë edhe më tej është funksionale dhe si e tillë ajo përfiton miliona euro gjatë vitit duke abuzuar qytetarët.
    “SHIK-u është strukturë e inteligjencës nëntokësore të PDK-së dhe brenda vitit merr 200 milionë dollarë nëpërmjet ryshfetit, grabitjeve dhe shantazhit. Kjo strukturë është një lidhje kriminale mes shqiptarëve dhe bandave serbe si dhe rrjete të tjera kriminale transnacionale”, thuhet në raport.
    Aty ceket se për shuarjen e kësaj strukture mungon vullneti politik shtetëror.
    “Në Kosovë jo vetëm që mungon gjyqësori, por mungon edhe vullneti politik për të trajtuar sektorin joformal, për të cilin ka mungesë të legjislacionit për hetimin e krimit të organizuar”, theksohet në raport.
    Kjo është mbështetur në faktin se institucionet e Kosovës ende nuk e kanë nxjerrë ligjin antimafia, i cili do të parandalonte këtë fenomen.
    “Kosovë nuk ka një ligj antimafia ose një ligj që rregullon konfiskimin e aseteve kriminale si dhe mbrojtjen e dëshmitarëve. Këto dispozita aktualisht janë joekzistente”, ceket në raport, ku është përmendur edhe trafikimi i qenieve njerëzore.
    Ndërkohë, zyrtarët e PDK-së nuk kanë dashur të komentonin për vlerësimin e paraqitur në këtë raport. Dy nënkryetarët e kësaj partie zv.kryeministri Hajredin Kuçi, si dhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Punëve të Brendshme dhe Sigurisë, Rrustem Mustafa, kanë deklaruar se nuk e kanë parë raportin dhe nuk mund të japin komente.
    Por deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDD-së, Gani Geci, i cili njëherësh është kryetar i Komisionit Parlamentar të Inteligjencës, ka deklaruar se ky raport vetëm se i ka forcuar dyshimet se SHIK-u vazhdon të jetë funksional (më gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

  2. #452
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    ,,jam I Paster Si Loti,,

    5 Avokat Mbrojtes Te Fatmir Carit

  3. #453
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    Avokati nuk e hjek fajsin mirëpo e mbron mbrvajtjën e rregullt të procesit gjatë hetimit apo të gjykimit, nuk ka rëndësi as një apo tre avokat... rendesia është se për këtë punë ka thyerje në mesë të Amerikës dhe Europës (pjesa që e respektojn Serbin tejmase). Kjo vrehet të deklarat e zyrëtarve evropjan dhe Amerikan në Kosovë...

  4. #454
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Raportin e NCAFP per Kosoven mund ta lexoni në www.ncafp.org\reports_2010.html.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 27-05-2010 më 08:28

  5. #455
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    rreth qështjes së avokatve ishte prononcuar para një viti ADEM DEMAQI në emisionin oksigjen

    ,,që une ADEM DEMAQI kam qendruar ne burgjet serbe plot 30 vite as që më ka shkuar mendja të aktivizoj avokat mbrojtes se nuk më jan dashtur kurr sepse kam qen i drejt dhe nuk jam friguar vetes ,,

    ndersa vazhdon citati sa i përket Limes dhe Haradinajt keta persona kan vjelur popullin e Kosoves deri ne palc duke angazhuar 5 e madje deri ne 10 avokat mborjete ,,

    kur je i drejt nuk ke nevoj te frigohesh se jeta me avoakt nuk shkon gjithmon

    ADEM DEMAQI -OKSIGJEN 2008

  6. #456
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Tre avokatë amerikanë në ndihmë Limajt

    Tre avokatë nga Stamfordi janë angazhuar si pjesë e ekipit ligjor në tentim për ta shfajësuar ministrin e transportit, Fatmir Limaj, në një rast korrupsioni që ka nxitur debate edhe jashtë vendit.

    Përfaqësuesit ligjorë, Stephan Seeger dhe Ryan O'Neill, me qendër në Stamford, fluturuan për në Kosovë fundjavën që lamë pas për tu takuar me Fatmir Limaj, një zyrtar i famshëm i cili është nën hetime për pretendimin se ai dhe një pjesë tjetër e personelit të ministrisë kanë pranuar ryshfet në këmbim të kontratave për ndërtim të rrugëve në Kosovë.

    Në ndërkohë, avokati i tretë, Mark Sherman, ka qëndruar në vend që të punojë në lobimin tek zyrtarët amerikanë që të interesohen në këtë rast dhe të bëjnë hulumtime mbi çështjet ligjore.

    "Ne jemi këtu që të hetojmë se përse po ndodhë kjo”, thotë Seeger në një bisedë telefonike nga Kosova. "Është vend në tranzicion dhe jo çdo gjë është e sigurt këtu. Ka pasur shqetësime të ngritura nga mbështetësit e tij amerikanë të cilët dëshironin të siguroheshin se ai do të përfaqësohet si duhet”.

    Sherman tha se Limaj, një figurë prej lideri në partinë qeverisëse, PDK, ka këshilltarë në Greenwich, që është një prej mënyrave që ai dhe kolegët e tij u kontaktuan.

    "Ne jemi të bindur se mund të japim kontributin tonë të madh në ekipin mbrojtës të ministrit, si dhe të ndihmojmë në ngritjen e vetëdijes këtu në SHBA rreth këtij rasti”, thotë Sherman, i cili planifikon të udhëtojë për në Kosovë.

    Shtëpia e Limajt si dhe ministria që ai drejton u bastisën më 28 prill nga zyrtarët e EULEX-it. Seeger thotë se kjo bastisje ka nxitur tensione në mes të EULEX-it dhe qeverisë së Kosovës, pasi që shumë mbështetës të Limaj besojnë se përpjekjet e prokurorisë janë të nxitura politikisht. Seeger tha se dëshmitë janë të vogla dhe i quajti këto bastisje “fyese”.

    Sipas Seeger, prokurorët e EULEX-it thanë se thelbi i dëshmisë së tyre është “një deklaratë që duket se është bërë nga një person i vdekur që ka pasur interes në marrjen e tenderëve për ndërtim të rrugëve”.

    "Ajo për çfarë ne në Amerikë do të tronditeshim është liria përmes së cilës çdo organ autoritativ thjeshtë mund të vijë në shtëpinë tuaj dhe, në kuptimin e plotë të fjalës, ta shqelmojë derën duke përdorë njerëz të armatosur e me maska në emër të ligjit që ata synojnë ta mbështesin”, thotë Seeger.

    Zëdhënësja e EULEX-it, Kristiina Herodes ka konfirmuar këto bastisje përmes një emaili për “Greenwich Time” dhe ka paralajmëruar se hetimet po vazhdojnë dhe ende nuk është arritur deri te ndonjë përfundim.

    "Hetimi dhe bastisjet janë në lidhje me disa tenderë në lidhje me ndërtimin e rrugëve në Kosovë në periudhën 2007-2009", thotë Herodes. "Duhet të theksohet se këto kërkime që po bëhen janë krejtësisht investigative në substancë dhe materiali që po mblidhet do të analizohet me kujdes si nga prokurorët e EULEX-it ashtu edhe nga Zyra e Prokurorit Special në Kosovë”.

    Gjatë viteve të fundit, Limaj ka udhëtuar shpesh për në SHBA për tu takuar me zyrtarë të zgjedhur. Limaj, së bashku me një delegacion nga Kosova, u takuan me shumë figura politike shtatorin e vitit 2009, përfshirë Republikanin Jim Himes, për të diskutuar zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë. Himes tha të mërkurën se Limaj dhe zyrtarët nga Kosova e kanë vizituar atë edhe këtë pranverë për të biseduar për Kosovën.

    Mirëpo, Himes thotë se nuk ka qenë në dijeni me rastin e Limaj dhe se nuk e njeh atë jashtë atyre dy takimeve të shkurtra.

    Përveç tre avokatëve amerikanë, Luimaj përfaqësohet edhe nga një përfaqësues ligjor nga Kosova dhe një nga Anglia, thonë zyrtarët.

    Seeger thotë se tani për tani, ekipi ligjor po rishikon urdhrin për bastisje dhe po kërkon dokumentacion shtesë nga prokurorët.

    Seeger thotë se ky është rasti i parë për të tre avokatët amerikanë, por secili prej tyre besojnë se mund ta përkthejnë prapaskenën ligjore që të ndihmojnë suksesshëm në mbrojtjen e Limajt. "Do ta përdorim perspektivën amerikane dhe do ta superimponojmë atë në këtë vend”, thotë Seeger. /Zëri/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #457
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin

    Sigurisht këta avokatë janë vullnetarë - pa pagesë, hangari hesapi!! Përndryshe, kush është ai bir nënë që mund t'i mbulojë shpenzimet e tyre me një rrogë ministri në Kosovë. Honorari i tyre për një orë të vetme është sigurisht mbi 2000 Euro.
    Ka ardhë koha me e hapur një "Fond" për zotin Limaj.

    Hiq mirë!

  8. #458
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    lum si ju andej qe ua lufton bota korrupsionin,po ne te shkreteve ketej kush do na e luftoje!

  9. #459
    rifat1
    Anëtarësuar
    07-04-2010
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    21
    Pse more burra smirreni me punet e juaja po mirreni me te tjerët, ndoshta para lufte keni qen argat te shkaut bash ju G2 që me shum mllef fyen njerzit më eminent për qlirimin e kosovës ,nëse sju pëlqejn njerzit e tan mund te shkoni edhe ne serbi dhe te jetonit me vllazerit e tu. Edhe nese ke fakte per kto te gjitha qe i the per Azem Sylen dhe Hashim Thaqin e Fatmir Limen e tj dil burr me emer te vertet dhe me foto tëndën, dhe ballafaqou me te verteten.

  10. #460
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga rifat1 Lexo Postimin
    Pse more burra smirreni me punet e juaja po mirreni me te tjerët, ndoshta para lufte keni qen argat te shkaut bash ju G2 që me shum mllef fyen njerzit më eminent për qlirimin e kosovës ,nëse sju pëlqejn njerzit e tan mund te shkoni edhe ne serbi dhe te jetonit me vllazerit e tu. Edhe nese ke fakte per kto te gjitha qe i the per Azem Sylen dhe Hashim Thaqin e Fatmir Limen e tj dil burr me emer te vertet dhe me foto tëndën, dhe ballafaqou me te verteten.
    a po te kullosin ejj!!

Faqja 46 prej 102 FillimFillim ... 3644454647485696 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •