Close
Faqja 94 prej 102 FillimFillim ... 44849293949596 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 931 deri 940 prej 1019
  1. #931
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Eshte per te ardhur keq per keto arrestime pas 12 vjeteshe nga lufta ne Kosove
    Keto gjera ndodhine vetem tek ne dhe vetem ne Kosove.
    Lufta jone ishte nder luftat me te pastra qe ndoje popull ka bere ne historine e njerezimit.
    Por ja qe ka ende te atille qe nuk pushojne se akuzuari kete sakrifice te kombite shqiptare,mendoje se tani duhet tek ne te ngrihet vetedija kombetare qe te ngrehim zerin ashtu siq na ka hije.
    Te fillojme me 23 Mars ne oren 12 tu tregojme se dijme te kerkojme te drejtat tona ashtu siq i kemi kerkuar dhe i kemi arritur me luften tone qlirimtare te UCK-se.
    Lufta jone ka qene e paster si loti,fajtorin per keto krime EULEXI duhet ta kerkoje ne Serbi aty ku e ka vendin krimi kunder njerezimit,kete e di tere bota mos te kerkoje EULEXI fajtorin tek viktima se keshtu do ta shpenzoje mikepritjen Shqiptare ne Kosove.
    Atdheu eshte si familja; Vleren ia njohim vetem kur e humbim.

  2. #932
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TA BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!




    [QUOTE=Llapi;3045499]


    Sa bukur o dal ne foto ky djali!

    Tash dmth pydykyja po e pranon se Kosova nuk është shtet dhe se nuk ka as institucione.

    Pse te dalin njerzit ne protesta për Limajn dhe te tjerë ish UCK?!

    Ku është shteti i pavarur i Kosoves?!
    Ku jan institucionet e saj?!

    Nëse pydykyja mendon ende se Kosova është e pavarur dhe ka institucione legjitime , atëher qenkan vet institucionet e Kosoves që po i burgosin ish UCK-në!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #933
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Me se paku kane nevoje keta te VV te merakosen per Clirimtaret,kete ua kan e thena edhe ata vete,nese nuk gabohem disa here.
    Atdheu eshte si familja; Vleren ia njohim vetem kur e humbim.

  4. #934
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TË BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    o firaku,
    Cfarë mendimi e ki për ket far Xhemajlin në foto.
    I bukur o dal besa. Ani me flamur e emblem te Bosnes!
    Me bo me hy ne konkurim per fotogjeni, do te votoja per te.

    Athu do te mar pjes ky djali ne VIP Shpija?!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #935
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    firaku--citim
    Lufta jone ka qene e paster si loti,fajtorin per keto krime EULEXI duhet ta kerkoje ne Serbi aty ku e ka vendin krimi kunder njerezimit,kete e di tere bota mos te kerkoje EULEXI fajtorin tek viktima se keshtu do ta shpenzoje mikepritjen Shqiptare ne Kosove.

    Shumë bukurë e ke thenë ,duhet të protestohet në menyrë të qetë dhe t'ju tregojmë më mençuri (si firaku) se kemi nevojë për miqë ,mirëpo asnjëhërë s'do të lejojmë të bëhën Zot-shpije si mysafir; thotë një fjalë popullore: kur vjen me sherr do të gjejshë sherr!!!!!!

    Përshendetje F.SH

  6. #936
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    LVV DO TË BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    o firaku,
    Cfarë mendimi e ki për ket far Xhemajlin në foto.
    I bukur o dal besa. Ani me flamur e emblem te Bosnes!
    Me bo me hy ne konkurim per fotogjeni, do te votoja per te.

    Athu do te mar pjes ky djali ne VIP Shpija?!
    Me vjen keqe qe po pyet keshtu por kete ne foto e konsideroje dhe do ta nderoj dhe do i perulem si qlirimtare,tere jeten time.
    Atdheu eshte si familja; Vleren ia njohim vetem kur e humbim.

  7. #937
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    LVV DO TË BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    o firaku,
    Cfarë mendimi e ki për ket far Xhemajlin në foto.
    I bukur o dal besa. Ani me flamur e emblem te Bosnes!
    Me bo me hy ne konkurim per fotogjeni, do te votoja per te.

    Athu do te mar pjes ky djali ne VIP Shpija?!
    Kshtu me pa pos me kan djali i ndonje arabi a pakistani..
    qfare te keshni te budalles ta merr mendja krejt punet ne dyzen i ka..
    Ky eshte argat i el-hashim barabase, s'ka kurgja prej tij..
    E ka shenderru ne vegel kunder kundershtareve politike..
    nuk e ka me dinjitetin e clirimtarit.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #938
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    PER LLAPIN

    o llap të kam pas tregue heret se Limaj duhet te gjykohet per krimet e kryera ndaj figurave te LDK-se

    tash ke mundesi ta dish se kush është L-7

    më kujtohet më ke pas then nuk ka burg per Fatmir Limen dhe Azem Sylen po gjerat ne teren po flasin ndryshe

    MOS HARRO SE FATMIR LIMAJ NUK E KA BLLACEN PAS VETI PER TJA ASGJASUAR DESHMITARET QE I TAKONIN KOMUNES SE LYPJANIT DHE SHTIMES




    Dëshmitari kyç në procesin hetimor implikon veten dhe Limajn në vrasje
    Publikuar: Sot, më 19 mars 2011





    Konfuzitet i plotë rreth fletarrestit për Limajn Prishtinë, 19 mars – Dyshimin për krime lufte ndaj Fatmir Limajt EULEX-i e ka bazuar vetëm në deklaratën e dëshmitarit bashkëpunues “X”, që ka thënë të ketë vrarë në prill të 1999-s dy oficerë serbë. Sipas tij, ekzekutimi është bërë me urdhër të Limajt.
    Që ta marrë në konsideratë atë çfarë ka deklaruar ky dëshmitar bashkëpunues i EULEX-it, provë më bindëse në aktakuzën e mundshme përmendet zbulimi 11 muaj më parë i një dosjeje mjekësore të dëshmitarit bashkëpunues “X” në dhomën e gjumit të Limajt, gjatë një bastisjeje që është bërë pa praninë e avokatit. Dosja flet për trajtim shëndetësor të dëshmitarit. E dëshmitari ka thënë të jetë detyruar nga Limaj dhe njerëzit e tij të pranohej në spitalin psikiatrik të Prishtinës për ca kohë, për të diskredituar besueshmërinë e tij.
    Limaj, një nga ish-komandantët e UÇK-së, që në luftë ka mbajtur nofkën “Çeliku”, dyshohet se ka urdhëruar dhe ka marrë pjesë në torturimin çnjerëzor të civilëve serbë e shqiptarë, në një kamp në fshatin Kleçkë në komunën e Lipjanit, si dhe të burgosurve ushtarë dhe policë serbë. Për këtë rast prokurori i special Maurizio Salustro ka ngritur kallëzim penal kundër tij dhe 11 të tjerëve.
    Me këtë janë lëshuar edhe fletarrestime përkatëse. Është i vetmi Limaj që deri tash nuk është e mundur të arrestohet. Si deputet i Kuvendit të Kosovës, ai gëzon imunitet. Ndërkaq nga njëmbëdhjetë të tjerë, 9 janë arrestuar dhe një nuk është kapur akoma.


    Sipas shkresave të lëndës që ka siguruar “Koha Ditore”, dëshmitari bashkëpunues “X” përshkruhet si një ish-ushtar i UÇK-së që me profesion është vinçier dhe si një person relativisht i paarsimuar, i cili “sidoqoftë e kupton shumë mirë domosdoshmërinë e deklaratave dhe veprimet e tij”.
    “Dëshmitari ‘X’ i angazhuar që në fillim në luftë për vendin në prill 1998 është caktuar në Brigadën 121 të UÇK-së nën komandën e përgjithshme të Fatmir Limajt. Ai qëndroi në UÇK duke kryer detyrat në Policinë Ushtarake deri në fund të konfliktit”, përshkruhet profili i dëshmitarit. “Ndërsa ai asnjëherë nuk ka pasur pozitë të lartë në UÇK, u respektua dhe u besua nga Fatmir Limaj dhe anëtarët e tjerë në rangun e lartë të UÇK-së, si një plak fshati dhe një person që mosha e tij ishte shumë më e madhe sesa mosha mesatare e ushtarëve të UÇK-së”.
    Por, më vonë gjërat ndryshuan. Si dhe pse u prish raporti i Limajt me këtë person, pse u dërgua ai me zor në Shqipëri, si u shpall person i jo i shëndoshë mental, si përfshihet këtu Blerim Kuçi, kryetar aktual i KK të Suharekës e shumë të tjera mund t’i lexoni të plota në një shkrim të gjatë në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

  9. #939
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    LLAP

    Pjesë e intervistës së Bllcës 13 janar 20011



    Bllaca po ashtu i ka thënë “Kohës ...” se ka gisht edhe në kërcënimin e dëshmitarëve për disa raste të inkriminuara. “Ka pasur kërcënime, ka pasur përcjellje të porosive me anë të ndonjë shkrese apo diçka tjetër. Kryesorja nuk kemi ndenjur bash rahat në procesin “Limaj”. Mua më vjen mirë që Fatmir Limaj ka thënë më 3 dhjetor 2009 në “Klan Kosova”, kur ka dalë me Jakup Krasniqin, që kriminel si Bllaca ka pasur pas luftës. Është e vërtetë që kam qenë kriminel, po vetëm me një nuk pajtohem me Limajn, sepse ai është dashur të thotë se Bllaca ka qenë një minikriminel edhe gjatë luftës.
    E kupton këtë Limaj çka do të thotë. Besoj se kur ta lexojë gazetën prapë do ta kuptojë çka po i them”, është shprehur ai.

  10. #940
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush ka vra serb mir ja ka ba ne se kjo ka ndodh gjat "luftes".
    mir ja ka ba dhe ne se pas lufte ndoj kriminel shka ka livadhis neper kosov.


    kush ka vra shqiptar gjat e pas "lufte" mir eshte te shkoj vet ne polici te euleksit ose ne media e te deklarohet sikurse bllaca.

    kjo pun nuk shkon me fshehje e trillime.

    "ningjat" e "Padrinot" ktej e andej kufinit duhet te japin llogari.

    --


    Dhe ky personazhi posht jam i bindur se fshihet mbas uniformes uck e ne fakt kallashi tij vec shqiptar ka vra.

    kjo kategori "trejmash" nuk i duhet kujt..

    Jorgani(kosova) .. nuk ban me u djeg per kta lahpero- pleshta- hajno kanibala..




    GSH

    --


    “Padrino”, si vriste Hamdi Haklaj nën petkun e UÇK
    » Dërguar më: 16/03/2011 - 11:54



    Klodiana Lala

    Zbardhen mëkatet e Hamdi Haklaj, i njohur ndryshe me nofkën “Padrino”. Nje riu që për vite të tëra i kalli datën Tropojës dhe ishte kthyer në një ferr të vërtetë për policinë shqiptare, vriste në mes të ditës dhe shteti bënte një sy qorr. I veshur me rroba të UÇK-së në mes të ditës, në prag të shtëpisë më 9 shkurt 1998, ekzekutoi Halil Hoxhën, pasi hasmëria mes dy fiseve po “prodhonte” dhjetëra viktima. Pasi e ekzekuton hasmin e tij, Hamdi Haklaj largohet krejt qetësisht, pa u shqetësuar nga askush dhe duke mos rënë në duart e policisë. Vrasja është rrëfyer nga bashkëshortorja e viktimës, si dhe dëshmitarë të tjerë. Në vendimin e gjykatës së Tiranës, që e dënoi me burgim të përjetshëm Hamdi Haklajn, (për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 25 vite) është hedhur dritë edhe mbi vrasjen e dy vëllezërve, Guxim e Besim Demaj në vitin 1993 në malin e Shkëlzenit. Më poshtë po botojmë vendimin e zbardhur të gjykatës së Tiranës, të firmosur nga treshja gjykuese e kryesuar nga Gerd Hoxha, ku i pandehuri Hamdi Haklaj u cilësua fajtor dhe dënua maksimalisht për vrasjet...
    Vrasja e Halil Hoxhaj
    Sipas kërkesës për gjykim rezulton se, më datë 09.02.1998, viktima Halil Hoxhaj, i cili ishte banor në qytetin e Bajram Currit, ka dalë në mëngjes nga shtëpia e tij për në qytet së bashku me vëllain e tij, Hazir Hoxhaj, i cili kishte qëndruar për darkë aty së bashku me bashkëshorten e tij, Mereme Hoxhaj. Pasi kanë pirë kafe së bashku dhe kanë mbaruar disa punë të tyre në qytet, rreth orës 12:00 viktima Halil Hoxhaj dhe vëllai i tij, Haziri janë kthyer përsëri tek banesa e Halilit dhe kanë ngrënë drekë së bashku. Pasi kanë ngrënë drekë, të dy vëllezërit kanë dalë përsëri në qytet dhe kanë pirë kafe. Rreth orës 14:00 Hazir Hoxhaj është ndarë me vëllain e tij, Halilin dhe është nisur të gjejë një automjet për të shkuar në banesën e tij. Pasi të kryente këtë punë Haziri do të kthehej tek banesa e Halilit, që të merrte bashkëshorten, Meremen për të shkuar në shtëpinë e tyre në fshatin Kovaçë. Ndërkohë, viktima Halil Hoxhaj është nisur për në banesën e tij. Në afërsi të banesës së tij, viktima Halil Hoxhaj është takuar me shtetasen Rushe Malaj, me të cilën ka biseduar për disa çaste. Në këto momente, në ballkonin e pallatit të Halilit, në katin e dytë kishte dalë bashkëshortja e tij Bedrie Hoxha. Pikërisht në këto çaste, aty ka shkuar i pandehuri Hamdi Haklaj me një armë automatik në dorë dhe ka shtirë disa herë me armë në drejtim të viktimës Halil Hoxhaj, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i pandehuri Hamdi Haklaj është larguar në drejtim të paditur. Pas marrjes dijeni për këtë ngjarje në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, të cilat kanë kryer edhe veprimet e para hetimore si: këqyrje e vendit të ngjarjes, gjetje, fiksim dhe sekuestrimi i provave materiale, marrja e deklarimeve nga persona që kanë dijeni për ngjarjen, etj. Në përfundim të hetimeve, të cilat janë zhvilluar në mungesë të të pandehurit, prokuroria e rrethit gjyqësor Tropojë e ka akuzuar të pandehurin Hamdi Haklaj për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim” të Halil Hoxhaj dhe atë të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
    Provat
    Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe marrë në cilësinë e provës materiale 9 (nëntë) copë gëzhoja armë të kalibrit 7,62mm. Për shkak të situatës tepër të rënduar të asaj kohe e për shkak se kufoma është marrë shumë shpejt nga familjarët nga vendi i ngjarjes nuk është bërë e mundur që të bëhet këqyrja e kufomës së Halil Hoxhaj. Gjatë deklarimit të tyre familjarët e viktimës që kanë bërë larjen e kufomës, deklarojnë se kufoma kishte shumë dëmtime prej plumbave në trup, një në qafë, poshtë veshit të djathtë, një dëmtim në krahun e majtë afër syrit, një në shpatullën e djathtë dhe një dëmtim në shpatullën e majtë. Akt-ekspertimet balistik – krahasues të gëzhojave të gjetura në vendngjarje. Në bazë të akteve të ekspertimit nr.1898 dt.03.09.1999, nr.6021 e dt.08.11.2006 ka rezultuar se 9 (nëntë) gëzhojat e gjetura në vendngjarje u përkasin fishekëve luftarakë model 56, kalibër 7.62 mm që përdoren nga pushkë, automatikë dhe mitraloz të lehtë model 66, kalibër 7.62 si dhe për pushkën model 63, kalibër 7.62 mm. Gëzhojat e sekuestruara janë të qitura nga një armë zjarri e vetme, që është automatik model 56, kalibër 7.62 mm. Këto gëzhoja nuk janë qitur nga ndonjë armë, që ka qitur gëzhojat e tjera në ngjarjet e ndodhura në rrethin e Tropojës deri më datë 01.11.2006. Gjatë hetimit të kësaj çështje penale nga ana e prokurorisë i është drejtuar me shkresë komisariatit të policisë Tropojë në lidhje me konfliktet që mund të ketë pasur familja e viktimës Halil Hoxhaj. Nga komisariati i Tropojës me shkresën nr.1215/1 prot e dt. 05.07.2007 ka ardhur përgjigja se, familja e viktimës Halil Hoxhaj ka qenë në konflikt me familjen e të pandehurit Hamdi Haklaj, pasi për vrasjen e Shkëlqim Haklaj, i cili ka qenë vëllai i të pandehurit Hamdi Haklaj, autorët e vrasjes dyshohen të jenë të fisit të Hoxhajve. Mbi bazën e këtij informacioni është arritur të përcaktohet edhe motivi i kësaj vrasjeje.
    Rrëfimet e dëshmitarëve
    Bedrije Hoxhaj, bashkëshortja e viktimës, ka rrëfyer se: “...rreth orës 14:00, më ka thirrur nga poshtë ballkonit bashkëshorti im, Halil Hoxhaj dhe pasi unë kam dalë në ballkon më ka kërkuar që t’i hedhë nga ballkoni një palë pantallona, që i kishte blerë tek dyqani i Agim Haxhiajt dhe donte t‘i kthente se nuk i pëlqenin. Në kohën që unë po bisedoja me burrin, nga ballkoni kam parë në cepin e pallatin një person të armatosur dhe të veshur me rroba ushtarake si ato që ka pasur përdorur UÇK-ja, i cili qëlloi me automatik në drejtim të burrit tim, i cili është rrëzuar në tokë. Unë kam thirrur e tmerruar “tu thafshin krahët qysh më vrave burrin” dhe në këtë kohë personi i armatosur është kthyer nga unë dhe ka qëlluar një breshëri tjetër, në drejtim të ballkonit ku gjendesha unë së bashku me djalin. Në këtë moment unë kam njohur personin e armatosur që ishte Hamdi Haklaj nga fshati Kërrnajë…”. Vëllai i viktimës, Hazir Hoxhaj, tregon se “…më datë 08.02.1998 kam shkuar së bashku me gruan time Mereme Hoxhaj në qytetin e Bajram Currit për darkë tek shtëpia e vëllait tim Halil Hoxhaj. Kemi qëndruar atë natë tek shtëpia e vëllait, që gjendej në afërsi të shtëpisë së oficerëve, në katin e dytë. Të nesërmen së bashku me vëllain tim kemi dalë një xhiro në qytet ku jemi takuar me njerëz të ndryshëm, kemi pirë kafe në disa lokale të qytetit dhe rreth orës 12:00 kemi shkuar përsëri në shtëpi e kemi ngrënë drekë së bashku. Pasi kemi ngrënë drekë kemi dalë përsëri në qytet dhe kemi pirë përsëri kafe në lokalin e quajtur “Dardha”. Rreth orës 14:00 jemi ndarë me njëri-tjetrin dhe unë kam shkuar për të gjetur një makinë për t’u kthyer në shtëpinë time në fshatin Kovaçë. Unë gjeta makinën e shtetasit Zaj Murati, i cili po më priste në kryqëzimin e Dragobisë, dhe unë shkova për të marrë gruan time, Mereme e cila gjendej tek shtëpia e vëllait tim, Halilit. Në kohën që po i afrohesha pallatit, kam parë shtetasin Hamdi Haklaj duke gjuajtur me armë zjarri automatik në drejtim të vëllait tim Halil Hoxhaj, i cili mbeti i vrarë në vend. Hamdi Haklaj ka qëlluar në drejtim të vëllait tim rreth 5-6 fishekë dhe është larguar menjëherë në drejtim të një fuoristrade të zezë, e cila është nisur me shpejtësi në drejtim të rrugës që të çon tek PPT-ja. Në momentin e vrasjes ka qenë në ballkon gruaja e vëllait tim që quhet Bedrie Demushi Hoxha, e cila ka parë të gjithë ngjarjen…”. Nezir Hoxhaj, në dëshminë e tij, tregon se “...ditën e ngjarjes kam qenë në gjumë në shtëpi kur rreth orës 15:00 ka ardhur një fëmijë tek shtëpia ime dhe më ka thënë se dikush kishte vrarë vëllain tim, Halilin, në qytetin e Bajram Currit. Pas ngjarjes unë së bashku me familjarët e mi dhe disa kushërinj jemi marrë me organizimin e ceremonisë së varrimit të vëllait. Të nesërmen vëllai im, Haziri më ka treguar se si kishte ndodhur vrasja dhe me ka thënë konkretisht se, Halili ka qenë në rrugë para shtëpisë së tij në pallat, duke folur me një grua kur, pas tij ka ardhur Hamdi Muharrem Haklaj dhe e ka qëlluar disa herë me breshëri automatiku në trup Halilin, duke e lënë të vdekur në vend. Këtë ngjarje Haziri më ka thënë se e ka parë me sytë e tij, pasi në atë moment ndodhej pak metra larg Halilit”. Pasi kanë varrosur vëllain, Halilin, ai ka pyetur gruan e Halilit, Bedrien nga e cila ka marrë vesh se ajo e kishte parë nga ballkoni i hyrjes së saj se, vrasjen e bashkëshortit të saj e kishte bërë i pandehuri Hamdi Haklaj”. Muhamed Hoxhaj një tjetër dëshmitar ka rrëfyer se “…Kam qenë në qytetin e Bajram Currit duke kërkuar një shokun tim dhe po qëndroja përpara derës së një bilardoje rreth 50 metra larg nga shtëpia e Halil Hoxhës. Teksa po rrija aty kam hyrë brenda. Menjëherë sapo kam hyrë, kam dëgjuar një breshëri automatiku që erdhi nga afër shtëpisë së Halilit. Kam dalë menjëherë përjashta dhe kur kam dalë nga bilardoja kam parë Halilin të rrëzuar përtokë dhe Hazirin vëllain e tij, i cili ishte aty afër trupit të Halilit. Në këtë moment unë e kam pyetur Hazirin se, kush e vrau Halilin dhe ai më ka thënë se e vrau Hamdi Haklaj, dhe ja ku po ikën pazarit. Unë kam parë dhe shtetasin Hamdi Haklaj, i cili ishte tek banjot publike të qytetit të Bajram Currit, që ndodhen poshtë “pallatit të oficerëve” dhe ka ikur për poshtë me një armë automatik në dorë. Unë e kam ndjekur disa sekonda me sy duke parë në drejtim të tij dhe kam parë se ai e ka kthyer kokën dy herë pas duke shikuar në drejtimin tonë…”.
    Rushe Malaj ndër të tjera u ka rrëfyer hetuesve se “ …data e saktë nuk më kujtohet por duhet të ketë qenë muaji shkurt 1998. Rreth orës 14:00, e fiksoj orën pasi kam qenë duke shkuar në punë, ndërsa gjendesha në rrugë përpara pallatit të Halilit, gjej këtë të fundit në rrugë e takoj për arsye se unë kisha biseduar me të për të blerë shtëpinë e tij për vajzën time. Në momentin që unë isha duke biseduar me Halilin ballë përballë me të, në ballkonin e shtëpisë së Halilit kishte dalë gruaja e tij dhe po rrinte. Theksoj se largësia nga ballkoni i shtëpisë së Halilit deri tek rruga te ne që po bënim muhabet, nuk duhet të ishte më shumë se 10 metra. Në një moment, në muhabet e sipër me Halilin unë ndjej nga prapa një dorë njeriu që më preku në sup. Unë ktheva kokën dhe pashë se pas meje pothuajse ngjitur me mua ishte një person që e fiksoj se ishte veshur me rroba si ato të UÇK-së (jeshile dhe kafe me lara), i maskuar dhe në dorë mbante një automatik. Pikërisht në këtë moment personi në fjalë qëlloi me automatik ndaj Halilit disa herë duke e lënë të shtrirë përdhe dhe u largua menjëherë. Mbaj mend se në momentin e vrasjes, ndërsa gruaja e Halilit e ka parë ngjarjen me sy, kjo e fundit është shprehur nga ballkoni i saj “A ma vrave Halilin a…”. Autori që bëri vrasjen mbante në kokë një kapele me strehë, nuk e mbaj mënd ngjyrën e kapeles, ndërsa fytyra e tij ishte e zbuluar dhe shikohej, por unë nuk e kisha parë asnjëherë”.
    Vrasja e vëllezërve Demaj
    Në vendimin e gjykatës hidhet dritë dhe mbi vrasjen e dy vëllezërve Guxim e Besim Demaj. Duke iu referuar dosjes së gjykatës rezulton se, më datë 07.08.1993, Shpresa Kurmeka së bashku me familjarët e saj, Guxim Demaj, Besim Demaj, Bujar Demaj, Halil Demaj, Selman Demaj dhe shumë persona të tjerë kanë shkuar në vendin e quajtur ‘maja e Shkëlzenit’, pasi atë ditë sipas zakonit fetar festohej festa e Tyrbes se Shkëlzenit. Pasi kanë kryer ritet e zakonshme fetare në lidhje me këtë festë, Shpresa Kurmeka së bashku me familjarët e tjerë të saj kanë zbritur rreth 150 metra poshtë nga vendi i shenjtë dhe janë ulur për të pushuar dhe për të ngrënë bukë. Në këtë kohë në afërsi të Besim Demajt është afruar Shkëlqim Haklaj, i cili mbante në dorë një xhaketë dhe po shikonte në drejtim të Besimit. Në këtë moment Besimi i është drejtuar Shkëlqimit, duke i thënë se çfarë ke që shikon dhe ky i fundit i ka thënë se kujtova se po luanit zare. Më pas Besimi i ka thënë Shkëlqimit se nuk luhet me zare në një vend të shenjtë dhe në këtë moment Shkëlqimi ka filluar të godasë Besimin me këmbë, dhe më pas nga poshtë xhaketës ka nxjerrë një armë pistolete, me të cilën ka dashur të qëllojë Besimin. Në këtë moment vëllai i viktimës, Guxim Demaj i është hedhur në duar Shkëlqimit me qëllim që të mos e linte të qëllonte me armë, duke i kapur dorën dhe duke ja ndryshuar drejtimin e armës. Si pasojë, arma ka shkrepur në ajër ndërsa Guxim Demaj e Shkëlqim Haklaj, duke u përleshur janë rrokullisur nëpër shpat rreth 10 metra më poshtë. Në këtë moment aty tek vendi i ngjarjes është afruar i pandehuri Hamdi Haklaj, i armatosur me një armë pistoletë në dorë. I pandehuri Hamdi Haklaj i është afruar rreth tre metra Guxim Demajt dhe ka shtirë me pistoletën në drejtim të tij, duke e lënë të vrarë në vend. Në këtë moment Besim Demaj kur e ka parë se ja kanë vrarë të vëllain, Guximin, ka marrë një gurë në dorë dhe ka dashur të godasë me të të pandehurin, Hamdi Haklaj. Por, ky i fundit e ka vënë re dhe e ka shtirë me armë në drejtim të Besimit, duke e lënë të plagosur rëndë atë. Më pas familjarët e tij e kanë marrë Besimin për ta dërguar në spital, por Besim Demaj ka vdekur gjatë rrugës. Pas marrjes së kallëzimit të shtetases Shpresa Kurmeka në lidhje me këtë ngjarje, pas verifikimit të bërë në arshivën e prokurorisë së rrethit Tropojë, nuk ka rezultuar ndonjë e dhënë për të faktuar regjistrimin e çështjes penale në lidhje me këtë ngjarje, kjo dhe për faktin se dokumentacioni i prokurorisë së rrethit gjyqësor Tropojë, është shkatërruar përpara vitit 1997. Po ashtu nga konfirmimi i marrë nga gjykata e rrethit gjyqësor Tropojë, me shkresën nr.370 prot, dt.23.07.1997 rezulton se dosja penale me nr.30 në ngarkim të pandehurit Hamdi Haklaj ka humbur gjatë trazirave të vitit 1997 dhe nuk rezulton ndonjë vendim penal, që të faktojë gjykimin e kësaj çështjeje. Në përfundim të hetimeve, të cilat janë zhvilluar në mungesë të të pandehurit, prokuroria e rrethit gjyqësor Tropojë e ka akuzuar të pandehurin, Hamdi Haklaj për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje kundër dy ose më shumë personave” të shtetasve, Guxim Demaj e Besim Demaj.
    Rrëfimet e dëshmitarëve
    Shpresa Kurmeka, është motra e viktimave Guxim dhe Besim Demaj. Në cilësinë e personit që ka dijeni për veprat penale, ka treguar se “Më datë 07.08.1993, rreth orës 06:00 të mëngjesit, unë së bashku me dy vëllezërit e mi, Guxim dhe Besim Demaj, djemtë e xhaxhait Halil Demaj, Halit Demaj, Shpend Demaj, xhaxhai Selam Demaj dhe vajzat e vogla të Selmanit jemi nisur për të shkuar tek vendi i shenjtë, kemi qëndruar për 10 minuta aty dhe pastaj kemi rënë për të ngrënë bukë rreth 200 metra larg vendit të shenjtë. Jemi ulur në një vend në formë rrethi dhe sapo kemi hapur bukën, aty ka ardhur Shkëlqim Haklaj, i cili po shikonte sipër kokës së vëllait tim, Besimit. Në atë moment ne e pamë të habitur atë dhe vëllai Besimi e pyeti se çfarë kërkonte ai. Shkëlqim Haklaj tha se po shikoj mos po luani zare, Besimi i tha që ku ke parë që të luhet me zare, në një vend të shenjtë dhe largohu se jemi me familje. Në atë moment Shkëlqim Haklaj është larguar rreth 2-3 hapa prapa dhe është kthyer përsëri nga ne duke i qëlluar vëllait tim Besimit në fytyrë. Menjëherë në atë çast ai ka nxjerrë një armë që e kishte pasur në dorë të futur kryq nën sqetull, pistoletë dhe ka tentuar që të qëllojë në drejtim të Besimit. Aty ka ndërhyrë menjëherë vëllai tjetër Guximi duke ia kapur pistoletën nga dora dhe ia ka ngritur lartë dhe kanë filluar të përleshen me njëri-tjetrin, duke u rrokullisur rreth pesë ose dhjetë metra. Në kohën që Guximi po përleshej me Shkëlqim Haklajn, arma që mbante në dorë Shkëlqimi, ka qëlluar një herë në ajër pa dëmtuar njeri. Në këtë moment është afruar shtetasi Hamdi Haklaj, i cili mbante në dorë një pistoletë, i është afruar Guximit dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur… Hamdi Haklaj u kthye përsëri në drejtim të Besimit dhe pasi i është afruar ka qëlluar rreth gjashtë herë mbi të me pistoletë duke e plagosur dhe Besimin. Unë jam afruar tek Besimi, pasi ai ishte akoma gjallë dhe e kemi mbështjellë me batanije, duke u nisur për në spitalin e Bajram Currit në këmbë dhe kur kemi arritur në fshatin Koçanaj, Besimi ka vdekur...Guximi ka marrë dy plagë të rënda plumbi, njërin e ka marrë në qafë dhe plumbin tjetër e ka pasur në zëmër, kurse Besimi ka pasur gjithsej gjashtë ose pesë plagë, një në dorën e majtë dhe katër plumbat e tjerë i ka marrë në bark”.
    Shpend Demaj, dëshmitar okular dhe kushëri i dy viktimave ndër të tjera ka rrëfyer se “në orën 06:00 të datës 07.08.1993 unë së bashku me kushërinjtë e mi, Halili Demaj, Guxim Demaj, Besim Demaj, si dhe vëllezërit e mi Bujar Demaj, me xhaxhain Selman Demaj dhe disa fshatarë të tjerë si dhe motra e Guxim dhe Besim Demaj, që quhet Shpresa Kurmeka (Demaj) rreth orës 09:00 kemi mbërritur në majën e malit Shkëlzen. Menjëherë sa kemi arritur jemi bashkuar të gjithë njerëzit e afërm dhe kemi kryer ritet fetare e më pas jemi spostuar rreth 200-250 metra nga ‘vendi i mirë’, duke gjetur një vend të përshtatshëm për të pushuar dhe për të ngrënë bukë. Menjëherë sapo shtruam bukën dhe filluam të hanim, na është afruar një person që për ne ishte i panjohur, i cili u afrua sipër kushëririt tim më parë, Besim Demaj dhe po e shikonte nga sipër. Në këtë moment Besimi u kthye nga ky person dhe i tha çfarë po kërkoni. Ai ju përgjigj “kujtova se jeni duke luajtur bixhoz, zare”. Besimi i ka thënë këtij personi se, s’luhet zare në vend të shenjtë në Shkëlzen, por po deshe për të ngrënë bujrum, ndryshe na fal se jemi në familje. Në këtë moment i panjohuri është tërhequr dy hapa prapa dhe qëndronte me duar të lidhura përpara me një xhaketë mbi duart e kryqëzuara dhe është kthyer përsëri nga ne dhe ka sharë Besimin duke e goditur në fytyrë pa asnjë shkak. Në këtë moment ky person ka nxjerrë pistoletën dhe ja ka drejtuar Besimit. Menjëherë Guximi, vëllai i Besimit reagoi duke ju hedhur në dorë dhe ia bllokoi pistoletën, e cila ka qëlluar dy herë në ajër (lart). Në përleshje e sipër kemi ndërhyrë edhe ne për t’i ndarë. Në këtë moment ka ardhur një person tjetër 45-50 vjeç, i cili ka qëlluar dy herë Guximin që po përleshej me personin që gjuajti Besimin. Guximi ka rënë menjëherë dhe pastaj ka qëlluar mbi Besimin. Në këtë moment xhaxhai ynë ka thënë se është Hamdi Haklaj me të vëllezërit e tij. Unë me vëllain, Bujarin dhe disa fshatarë të tjerë kemi transportuar Besimin për t’i dhënë ndihmën mjekësore pasi kishte shenja jete. Pas gjashtë orë rrugëtimi pasi ishte rrugë e keqe Besimi vdiq tek mulliri i Gradit në afërsi të Kuçanës, komuna Tropojë e vjetër…Besimi ka patur pesë plumba me sa mbaj mënd unë, katër i ka pasur në bark dhe një në shputë, tek dora e orës ku i ka prishur zinxhirin e orës dhe një plumb i ka prishur rripin e pantallonave. Guximi ka pasur dy plumba, një në qafë në anën e majtë dhe një në gjoks”.
    Deklarimet e shtetasit Fatmir Dega, si person që tregon rrethana të dobishme për hetimin, shtetasi Fatmir Dega, sipas të cilit rezulton se “Tek maja e Shkëlzenit kemi ardhur rreth orës 11:00, në fillim ne kemi shkuar tek Tyrbja, nuk kemi arritur për të shkuar tek varri pasi kishte shumë njerëz dhe shkuam u ulem për të ngrënë bukë në një lëndinë në cep të kodrës rreth 500 metra larg varrit të Shenjtë ku kemi shtruar bukën dhe kemi filluar të hamë bukë. Në atë çast njerëz të trembur na kanë rënë sipër shpinës sonë, duke ikur me vrap, kishte disa krisma armësh në drejtime të ndryshme dhe unë në atë moment kam mbledhur batanijen me të gjitha gjërat dhe i kam nisur fëmijët matanë kodrës për arsye se po iknin njerëzit me vrap. Unë më pas shkova në drejtim nga vinin njerëzit për të parë se çfarë ndodhi dhe në atë cast kam parë një person të cilin e njihja që po qëllonte gurë të mëdhenj në drejtim të turmës së njerëzve që ndodheshin poshtë tij. I jam afruar duke i thënë që të mos qëllonte gurë dhe në atë moment kam kthyer kokën lart dhe dhjetë metra sipër meje kam parë një person në mes dy gurëve të mëdhenj të shtrirë. Kam vrapuar menjëherë në drejtim të tij dhe kam parë që ky person ishte përmbys me kokë poshtë, e kam kapur personin për të parë se çfarë kishte dhe kur e kam kthyer me kokë sipër kam njohur që ishte shtetasi Guxim Demaj. Nuk fliste asnjë fjalë dhe nga gjoksi i dilte gjak. Në këtë moment me janë bërë duart me gjak dhe po mbaja përpara duart, aty kanë ardhur disa persona të cilët nuk i kam fiksuar, më janë hedhur direkt përsipër dhe kanë tentuar për të më marrë pistoletën e punës dhe pasi kapën duarsh ma morën armën e punës…më ka rënë të fikët duke rënë pa ndjenja dhe jam përmendur pas 15 minutave, ku mua më kishin marrë disa persona dhe më kishin nxjerrë matanë kodrës rreth 300 metra larg ngjarjes. Unë kam mësuar se po atë ditë aty ishte vrarë edhe Besim Demaj që është vëllai i Guximit”. Agim Haka, si person që tregon rrethana të dobishme për hetimin, sipas të cilit rezulton se “më datë 07.08.1993, unë së bashku me djalin e xhaxhait, Kujtim Haka dhe Besim Demaj kemi shkuar së bashku tek maja e Shkëlzenit, pasi atë ditë ishte ditë e shenjtë për të gjithë rrethin e Tropojës.. Kur kemi dalë tek maja e Shkëlzenit aty ka pasur shumë njerëz dhe kemi takuar Guxim Demën me familjen e tij, Selaman Demën, Halili Demën, Shpend Demën (i vdekur) dhe disa pjestarë të familjes së tyre. Me këta persona jemi takuar tek Qafa e Shkëlzenit dhe kemi vazhduar rrugën të gjithë për tek Varri i Mirë që mbante rreth 40 minuta për të shkuar aty. Kur kemi shkuar tek Varri i Mirë kemi bërë adetet sipas zakonit dhe pastaj jemi shpërndarë secili sipas farefisit të tij. Në momentin që familjarët e Besim Demës janë ulur për të ngrënë bukë, mua më ka ftuar shtetasi Nuredin Matoshi.. Në kohën që unë ndodhesha me Nuredin Matoshi kemi dëgjuar krisma armësh që vinin nga vendi ku po rrinte Besim Dema me fisin e tij dhe nga larg dukeshin njerëzit duke ikur me vrap. Unë menjëherë jam afruar tek vendi i ngjarjes dhe aty kam gjetur të vrarë shtetasin Guxim Demaj dhe të plagosur Besim Demaj. Besimi ishte akoma i gjallë por nuk mund të fliste…jemi nisur për ta transportuar të plagosurin Besim Demaj për në spital dhe kur kemi mbërritur tek ’Mulliri i Gratit’ në fshatin Koçanaj, Besim Demaj ka vdekur...”.

Faqja 94 prej 102 FillimFillim ... 44849293949596 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •