Close
Faqja 84 prej 102 FillimFillim ... 3474828384858694 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 831 deri 840 prej 1019
  1. #831
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-03-2011
    Vendndodhja
    Large nga toka!
    Postime
    11
    Fajet i kan edhe politikanet tan qe kan pranuar Eulexin ne Kosove.
    Turp....

  2. #832
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Postime
    37
    Politikajt tane nuk ja kan pase haberin se cfare do tu ndodhe me keta nderkombetaret. Ashtu siq nuk ja paten haberin se cfare do te sjelle pakoja e Ahtisarit dhe ashtu siq nuk ja kan haberin se cfare do te sjellin bisedimet me Serbine qe jan duke i bere.

    Nuk deshen ta degjojne Albinin, me mire do ti kishim oase punet.

  3. #833
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ...jo o sharlatan ket mision edhe at tjetrin mision me emer unmik e ka thirr aj m.u.t,i qe cofi si qen ibrahim rugoviqi....se aj u kan direkt i lidhur me shki .....ai i bnete thirrje per qdo dit ketyre dy misioneve.....
    edhe une rruhna moti....
    nime edhe ne varr atij ja keni friken se u pat lene nen hije sa ishte gjalle!
    por ore qyqar i mjer euleksi ka ardh si mision pas pavaresise se kosoves me vulen e hashim tacit!

    kjo eshte lufta brenda llojit kete nuk mund ta fshihni ne asnje forme!
    hashim thaci si i la jashte pushtetit aty kishte lidh edhe kontrate te fsheht me euleksin me ja ngul fatmir limajt dhe klanit te tij!

    po keta te gjithe jane grupa e fatmir limajt dhe asnjeri nuk eshte ne klanin e thaqit!
    lufte per mbijetese brenda pddykes ose lufta brenda llojit!

    drenica kjo eshte lufta brenda llojit dhe pike!

  4. #834
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Limaj kthehet në shtëpi

    Nga Nebih Maxhuni më 16 mars 2011 në ora 21:49

    (E plotësuar)
    Para pak çastesh, pas marrjes në pyetje nga prokurorë të EULEX’it, Fatmir Limaj është lënë i lirë.

    Për dy orë ka zgjatur intervistimi i tij nga prokurorët europianë.

    Ndërkohë që Limaj gjendej brenda, përreth selisë janë mbledhur familjarë dhe simpatizantë të tij.

    Pak para mesnatës, i shoqëruar nga avokati i tij, Tomë Gashi, Nënkryetari i PDK’së është lënë i lirë.

    “Krejt çfarë mund të themi sonte është se Fatmir Limaj kthehet në shtëpinë e tij”, ka thënë Gashi.

    Turma e mbledhur ka shpërthyer nga gëzimi.

    “Procedurat ndaj tij do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme”, ka shtuar avokati.

    Vetë Limaj ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

    Por Fatmir Limaj, e avokati i tij, Tomë Gashi, nuk kanë qenë në gjendje të thonë nëse ai do jetë në burg shtëpiak apo për këtë çështje do të vendoset nesër kur të del para gjykatës.

    Limaj në Gjykatë, ndihet krenar për të kaluarën e tij

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë në mbrëmjen e së mërkurës se do t’i përgjigjet organeve të drejtësisë edhe atëherë kur ndonjëherë ato nuk janë të drejta. Ai ka theksuar se gjithmonë atë që e ka bërë, e ka bërë për të mirën e vendit.

    Limaj duke folur për RTK-në ka thënë se edhe po të kishte një miliard vjet nuk do të ndryshonte asgjë në jetë.

    “Më lejoni të mos flas për rastin, mirëpo vazhdoj të qëndroj për atë që kam thënë para disa viteve para se të shkoja në Hagë, pastërtinë tonë, pastërtinë e luftës tonë dhe jam krenar sikur që kam thënë. Edhe 1 milion, por edhe 1 miliard vjet me i pas nuk kisha heq asgjë nga e kaluara ime. Krenohem me të dhe besoj që kështu krenohen edhe qytetarët e Kosovës për lirinë e sjellë. Unë së bashku me bashkëluftëtarët kam punuar për të çliruar Kosovën, kam pas fatin që punoj në ndërtimin e Kosovës”, ka thënë Limaj, siç transmeton Kosovapress.

    Për më tepër ai ka dhënë porosi edhe për të gjithë qytetarët që i kanë besuar atij se tërë potencialin e tij do ta ofrojë në shërbim të atdheut.

    “Porosia ime për qytetarët është krejt potencialin tim e njerëzor e kam dhënë për çlirimin e Kosovës me krejt shpirtin sikurse që krejt potencialin tim intelektual, profesional, fizik e kam vënë në shërbim të vendit në periudhën kur e kam pas rastin. Vazhdoj të jem i tillë. E di që është e vështirë për simpatizantët dhe qytetarët që kanë besim tek unë, por besoj se kjo do të tejkalohet”, ka thënë ai.

    Ndërsa i pyetur se edhe njëherë po i dorëzohet vullnetarisht organeve të rendit, Limaj ka thënë se vetëm kështu mund të ndihmohet vendi.

    “Besoj që kështu ndihmohet vendi. Askush dhe asnjë njeri nuk mund të barazoj fatin e tij me fatin e vendit, i cili është mbi të gjitha edhe ndonjëherë kur del padrejtësi. Në rastin tim, ju e dini se kjo nuk është hera e parë që po ndodh, por fatin e kemi të tillë dhe kur ju pret drejtësia pavarësisht a është e drejtë apo e padrejtë, ju e keni për obligim t’i përgjigjeni. Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri demokratike”, ka thënë deputeti Limaj.

    Ai ka shfaqur shpresën se ajo thënia e famshme “askush mbi ligjin”, të mos keqpërdoret dhe të mos përdoret për gjëra të tjera, duke shprehur besimin që ata që e kanë sjell këtë ligj edhe ta respektojnë.

    Fletarrest për Fatmir Limajn?

    Policia e EULEX’it tashmë ka një fletarrest për Fatmir Limajn, nën dyshimin për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.

    Zyrtarisht, misioni europian nuk i ka konfirmuar këto informacione.

    Gjatë luftës, Limaj ka drejtuar Brigadën “Kumanova”.

    Ai, nën dyshimet për krime lufte, ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm.

    I arrestuar edhe komandanti rajonal i policisë në Prizren

    Komandanti i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, është në mesin e të arrestuarve sot nga EULEX-i, si të dyshuar për krime lufte, kanë bërë të ditur për Express, burime të mirinformuara.

    Të arrestuar të tjerë, sipas këtyre burimeve, janë edhe Refki Mazreku, i njohur me nofkën Van Dami; Naser Krasniqi, Behlul Limaj, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj dhe Osman Hoxha.

    EULEX arreston disa të dyshuar për krime lufte

    Policia ekzekutive e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX, gjatë ditës së sotme, ka bërë disa arrestime, në ndërlidhje me akuzat për krime lufte.

    Ky mision nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it të procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

    Hetimet ndërkaq, janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e një prokurori të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    EULEX-i nuk jep detaje për numrin e të arrestuarve, as prej nga janë ata.

    Ndërkohë agjencia Kosovapress shkruan se urdhër-arresti është lëshuar për 11 ushtarë të brigadës 121 - "Kumanova", të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa thuhet se janë arrestuar katër prej tyre.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #835
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    A ma sqaron dikush , pse kaq shum po perndjeket Fatmir Limaj ?
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #836
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga TetovaMas Lexo Postimin
    Po te ishte gjalle edhe Adem Jashari me familjen keto horra te EULEKSIT do ta kishin arestuare se ka luftuare kunder okupatorit serbe.

    EULEKSI DUHET PER NJE KOHE SA ME TE SHKURTE TE LESHOJE KOSOVEN. NUK MUNDE TE BARAZOHET VIKTIMA ME XHELATIN .

    Per c'fare aryse Euleksi nuk areston serbet te cilet vrane 13000 mije civile shqipetare ne Kosove ??
    Nuk besoj se ka vend te perzihet Adem Jashari me keta te soteshemit qe asenje nuk ju gjend afer kur Ai u maskarua me tane familje.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #837
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    EULEX-i lëshon flet arrestim edhe për Fatmir Limajn
    Bota sot
    Nexhmi Krasniqi, Refki Mazreku, Ibrahim Mazreku, Besim Shurdhaj e Behlul Limaj janë disa prej të arrestuarve nga policia e EULEX-it
    (I plotësuar) -
    Sipas informatave të fundit EULEX-i ka lëshuar një fletarrest për Fatmir Limajn. në orët e pasdites Fatmir Limaj është parë duke biseduar me zëvendshefin e EULEX-it Andy Sparks. Deri në fund të ditës së sotme pritet konfirmimi për arrestimin e ish-ministrit Fatmir Limaj.
    *********
    Nexhmi Krasniqi, Refki Mazreku, Ibrahim Mazreku, Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, Sabit Shala, Naser Shala, Shaban Shala dhe Osman Hoxha.
    Burime tona të pakonfirmuara nga terreni njoftojnë se ndër të arrestuarit nga EULEX-i, përveç Nexhmi Krasniqit, janë edhe Refki Mazreku – Vandami, i vëllai i dëshmorit nga Malisheva, Ibrahim Mazreku, pastaj Besim Shurdhaj e Behlul Limaj, Sabit Shala, Naser Shala, Shaban Shala dhe Osman Hoxha. Arrestimin e Refki Mazrekut e konfirmoi edhe avokati i tij, Haxhi Millaku.



    Zoti na ruajt nga njerz te pa shpiret e pa asnje fare ndjenje. Sa me mjeshteri hashimi e elimino Limen! Eh ore hahsim vertete gjarpen ishe se jo mahi, po ate emen ta dhan hienat klosist, kumaret tu jan I.Kelmendi dhe Xhavit H.

    Ne vend te lufetonim shkaun sebashku, enveristat merreshin me lista vrasje kundershtaresh politik kush duhej eliminu kush u nxanete udhen!
    shqyptar mos ju gezonu ketyne gjenave. hienat kur vrisnin gezohehsin nga 2-3 here, festonin pa e dite se cfare bejen per veti e per mbare shqyptarin.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  8. #838
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    EULEX-i po demonizon luftën e UÇK-së

    http://www.zeri.info/fotot/23301/mai...m-xhemajli.jpg

    EULEX-i po demonizon luftën e UÇK-së
    16-03-2011 15:05 CET


    Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë reaguar të mërkurën pas arrestimeve nga ana e EULEX-it të ish-pjesëtarëve të saj.

    “Jemi tepër të indinjuar me rastin e arrestimeve të veteranëve të luftës së UÇK-së nga Malisheva dhe Lypjani. Ritheksojmë se veprimet e EULEX-it janë të pabazuara e të papërgjegjshme, me qëllim të njollosjes së luftës çlirimtare dhe për të provokuar një situatë të tensionuar në Kosovë”, thuhet në reagimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së .

    Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, siç thuhet në reagim, në asnjë mënyrë nuk pajtohen me këto veprime antishqiptare dhe konsiderojmë se ky mision, e ka devalvuar veten në sytë e qytetarëve të Kosovës.

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e saj janë të njohura ndërkombëtarisht. Demonizimi i luftës së UÇK-së nga misioni i EULEX-it, tregon bashkëpunimin që ka ky mision me Serbinë gjenocidale dhe me argatët e saj brenda Kosovës”, theksohet më tej.

    UÇK-ja, siç thuhet në reagim, nuk është formuar për të kryer krime por për të ndalur krimin shtetëror serb dhe për t’i dhënë fund okupimit 86 vjeçar.

    “Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka dhënë shembuj të shumtë në mbrojtjen e popullatës civile siç vlen të ceket mbrojtja e 85.000 civilëve në Malet e Berishës, ashtu siç ishte e suksesshme edhe në betejat e saja kundër një armiku shumëfish më të armatosur”.

    ”Duke qenë dëshmitarë të veprimit të grupeve kriminale serbe edhe më tutje brenda territorit të Kosovës, një pjesë e të cilave struktura janë edhe përgjegjëse për gjenocidin e bërë gjatë luftës, ne kërkojmë që gjahu kundër luftëtarëve të UÇK-së të ndërpritet menjëherë, e të ndjeken kriminelët e vërtetë”, thuhet në reagim, ku po ashtu theksohet se kjo organizatë do të informojë në ditët në vijim për masat e ardhshme “të cilat do të jenë në kontribut të ndërprerjes së fushatës së EULEX-it kundër UÇK-së”. /Zëri/



    Nuk di cfare flet ky tullumbaci hashimit, nese vertete kan vra shqyptar shum keqe vallahi, ska gje qe i shpeton prej haramit, edhe drejtesia me i fale haku si fal jo.

    Ja se cfare shkruan nje nder komentuesit e shumet te zeri:

    Arlind Beha (Arberia): 16-03-2011 15:47
    Keta qe jane Arrestu kane bere Krime ndaj Shqipetareve qe ishin te Ballit Kombetar dhe Grupi i Enveristeve i kane plagosur nje Grup te Ballit Kombetar dhe disa edhe i kane vrar,

    A do koment kjo nese ashete e vertete, enveri basheke me titen i vran baballaret e Ballisteve tashe mbeturinat enveriste kan bem njete!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #839
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    PLAKU,Limaj dhe te tjeret akuzohen per vrasjen e pese serbve me duket polic te cilet paskan qen te arrestuar nga UCK.

  10. #840
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Limaj kthehet në shtëpi

    http://www.zeri.info/fotot/23315/bal...-22---l.h..jpg





    Limaj kthehet në shtëpi
    16-03-2011 11:44 CET


    Pas marrjes në pyetje nga prokurorë të EULEX-it, Fatmir Limaj është lënë i lirë. Për dy orë ka zgjatur intervistimi i tij nga prokurorët evropianë.

    Ndërkohë që Limaj gjendej brenda, përreth selisë janë mbledhur familjarë dhe simpatizantë të tij.

    Pak para mesnatës, i shoqëruar nga avokati i tij, Tomë Gashi, nënkryetari i PDK-së është lënë i lirë, raporton Express.

    “Krejt çfarë mund të themi sonte është se Fatmir Limaj kthehet në shtëpinë e tij”, ka thënë Gashi.

    Turma e mbledhur ka shpërthyer nga gëzimi.

    “Procedurat ndaj tij do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme”, ka shtuar avokati.

    Vetë Limaj ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë.

    Por Fatmir Limaj, e avokati i tij, Tomë Gashi, nuk kanë qenë në gjendje të thonë nëse ai do jetë në burg shtëpiak apo për këtë çështje do të vendoset nesër kur të del para gjykatës.

    Limaj vullnetarisht në Gjykatë

    Policia e EULEX-it ka arrestuar tetë persona në kuadër të hetimeve për krime të luftës. Një person tjetër është arrestuar në një shtet të huaj, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

    Arrestimet janë kryer me urdhër të gjykatësit të EULEX-it me procedurë paraprake nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

    Misioni evropian për sundimin e ligjit EULEX, ka lëshuar edhe disa fletë-arreste për disa persona të tjerë, ku në mesin e tyre është edhe deputeti i Kuvendi të Kosovës, Fatmir Limaj, ish-ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

    Vetë zoti Limaj deklaroi se “e di që është e vështirë për ata që kanë pasur besim tek ai”, por, sipas tij, rendi ndihmohet në këtë mënyrë.

    “Kam thënë edhe më herët se po t’i kisha 1 milion jetë, nuk do të ndërroja asgjë në jetën time. Krejt potencialin tim njerëzor dhe familjar e kam vënë në shërbim të çlirimit të vendit”, tha Limaj.

    Këto komente ai i bëri në orët e mbrëmjes, teksa ishte nisur drejt Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

    Ish-ministri i Postë-Telekomunikacionit të Kosovës tha se “për të, vendi është mbi të gjitha" dhe se "shpreson që fjalia askush mbi ligjin të mos keqpërdoret”.

    Më poshtë mund të lexoni emrat e personave që janë në fletë-arrestin e lëshuar nga EULEX-i, disa prej të cilëve edhe janë arrestuar:

    Hajdar Hoxha, i lindur më 1968, Rahovec;

    Ukë Gegaj, i lindur më 1964, Suharekë;

    Fatmir Limaj, i lindur më 1971, Banjë e Malishevës;

    Naser Krasniqi, i lindur më 1973, Rahovec;

    Besim Shurdhaj, i lindur më 1974 n/p;

    Arben Krasniqi, i lindur më 1978, Carrallukë e Malishevës;

    Behlul Limaj, i lindur më 1965, Banjë e Malishevës;

    Nexhmi Krasniqi, i lindur më 1972, Tërpezë;

    Naser Shala, i lindur më 1972;

    Sabit Shala, i lindur më 1972, Kleçkë;

    Refki Mazreku, Malishevë;

    Shaban Shala

    Arrestohet edhe komandanti i policisë në Prizren

    Komandanti i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, është në mesin e të arrestuarve sot nga EULEX-i, si të dyshuar për krime lufte.

    Të arrestuar të tjerë sipas Expressit, janë edhe Refki Mazreku, i njohur me nofkën Van Dami; Naser Krasniqi, Behlul Limaj, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala, Besim Shurdhaj dhe Osman Hoxha.

    Arrestime për krime lufte në disa qytete të Kosovës

    Në disa regjione të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar sot në mëngjes disa persona të dyshuar për krime lufte. Sipas burimeve të gazetës ‘Zëri”, personat e arrestuar dyshohen se janë të përfshirë në rastet e keqtrajtimit të personave civilë.

    Gjithnjë sipas këtyre burimeve, arrestimet e EULEX-it janë bërë në regjionin e Prizrenit, të Drenicës si dhe në atë të Malishevës.

    Se janë bërë disa arrestime e ka konfirmuar edhe EULEX mirëpo nuk janë dhënë shumë detaje nga zyrtarë të këtij misioni. /REL/Zëri/
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 84 prej 102 FillimFillim ... 3474828384858694 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •