Zoti past mshir per popullin japonez e mar njerzimin prej tana ktyne qe po ndollin en ket koh ne tok
Zoti past mshir per popullin japonez e mar njerzimin prej tana ktyne qe po ndollin en ket koh ne tok
Yevgeny Rodionov
Rroft AMERIKA!
Sot ka dal nje video tjeter
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Sa fuqi te jashtzakonshme ka uji, merr anije e makina bashk si me qen prej sfungjeri.
Ky asht lajm katastrof, tu qen shnosh si molla kalo i fshes e merr me vete i qytet. Jeta s'asht gja, tani je, tani sje.Dje, NHK njoftoi se 10 000 nga 17 000 banorët e qytetit bregdetar Minamisanriku konsiderohen të zhdukur në këtë prefekturë.
D'Oh!
.Sa fuqi te jashtzakonshme ka uji, merr anije e makina bashk si me qen prej sfungjeri
...ja sa vlen toka nganjiher ....sa nji cop leter...
A do të shkaktojë katastrofa “super-hëna” e 19 marsit?
Më 19 mars, hëna do të sillet rreth tokës më afër saj se sa që është sjellë gjatë 18 vjetëve të kaluara, duke e ndriçuar qiellin e natës nga një largësi prej vetëm 356.577 kilometrash. Përveç kësaj, ajo do të jetë e plotë. Një astrolog mendon se kjo gjë do të mund t’i shkaktojë dëme të mëdha planetit tonë. Riçard Noli, një astrolog i njohur, i cili e udhëheq ueb-faqen “astropro.com”, e ka quajtur hënën e ardhshme të plotë në perigje lunare (afrimi më i madh gjatë orbitës së saj) një “super hënë ekstreme”.
Graviteti i hënës
mundet të shkaktojë
batica dhe zbatica
Kur hëna bëhet super ekstreme, thotë Noli, do të pasojë kaosi: Stuhi të mëdha, tërmete, shpërthime vullkanesh dhe katastrofa të tjera natyrore mund të priten të bëjnë kërdi në tokë. (Duhet të themi se astrologjia nuk është shkencë e vërtetë, ajo vetëm bën lidhje mes ngjarjeve astronomike dhe atyre mistike). Por, a kemi me të vërtetë nevojë që të fillojmë të mbledhim rezerva për mbijetesë në parapërgatitje të pritjes së super-hënës? Pyetja në fakt nuk është edhe aq e çmendur. Në fakt, shkencëtarët kanë studiuar skenarë të tillë për dekada të tëra. Madje, edhe në kushte normale, hëna është mjaft afër tokës për ta bërë të ndjeshme praninë e saj të rëndë: ajo shkakton baticën dhe zbaticën. Graviteti i hënës mund madje të shkaktojë edhe batica dhe zbatica të vogla, por të matshme në kontinente, të quajtura batica dhe zbatica tokësore, si dhe batica dhe zbatica solide të tokës. Sipas Xhin Uajdalit, sizmolog në Universitetin Uashington në Sietëll dhe drejtor i Rrjetit Sizmik të Paqësorit Periperëndimor, në veçanti baticat dhe zbaticat dramatike të tokës dhe ato të oqeaneve mund të shkaktojnë tërmete. “Si hëna, ashtu edhe dielli stresojnë paksa tokën, dhe kur shikojmë mirë mund të shohim një rritje të vogël të aktivitetit tektonik, kur ato janë në një linjë”, ka thënë Uajdal për “Life’s Little Mysteries”, ueb-faqe simotër e asaj “space.com”. Në kohët e hënave të plota dhe të reja, “shihet së paku 1% rritje në aktivitetin e tërmeteve dhe një reagim paksa më i lartë i vullkaneve”. Efekti i baticave dhe zbaticave në aktivitetin sizmik është më i madhi në zonat e rënies së pllakave tektonike, siç është Paqësori Veriperëndimor, ku pllakat tektonike janë duke rrëshqitur njëra nën tjetrën. Uilliam Uilkok, një sizmolog tjetër në Universitetin Uashington, tha: “Kur kemi batica dhe zbatica të ulëta, ka më pak ujë, kështu presioni në shtratin e detit është më i vogël. Ky presion është duke i grumbulluar pllakat së bashku, kështu kur ai nuk është i pranishëm, e bën më të lehtë rrëshqitjen e tyre”. Sipas Uilkokut, aktiviteti i tërmetit në zonat me rrëshqitje të pllakave tektonike në batica dhe zbatica të ulëta është 10% më i lartë se në kohët e tjera të ditës, por ai nuk ka vërejtur ndonjë korrelacion mes aktivitetit të tërmetit dhe veçanërisht në batica dhe zbatica të ulëta gjatë hënave të plota dhe të reja. Uajdal e ka vërejtur vetëm një korrelacion të vogël. Por, çfarë do të ndodhë në këtë perigje lunare? A mund të presim më shumë tërmete dhe shpërthime më 19 mars, kur hëna të jetë aq afër?
Toka ka shumë
energji të mbyllur
Tërheqja gravitacionale e hënës në këtë perigje lunare, thonë shkencëtarët, nuk është mjaft më e madhe nga tërheqja në kohët e tjera për ta ndryshuar dukshëm lartësinë e baticës dhe zbaticës dhe kështu gjasat për katastrofa natyrore. “Shumë studime janë bërë në këtë drejtim nga shkencëtarët dhe të tjerët”, thotë Xhon Bellini, gjeofizik në Studimet Gjeologjike të SHBA-së për “Life’s Little Mysteries”. “Ato nuk kanë zbuluar asgjë të rëndësishme”. Uajdal u pajtua. “Në fakt, nuk do të vërehet kurrfarë efekti në këtë perigje lunare”, tha ai. E rëndësishmja është se super-hëna e ardhshme nuk do të shkaktojë një varg tërmetesh, edhe pse ky mendim nuk është i çmendur. “Tërmetet nuk reagojnë aq shumë ndaj baticave dhe zbaticave, siç do të mendonim ne. Në fakt, do të duhej të kishte një efekt”, tha Uajdal. Shumica e katastrofave natyrore nuk kanë asgjë të bëjnë me hënën. Toka ka shumë energji të mbyllur, e ajo e lëshon atë sa herë që shtypja të bëhet e madhe. Super-hëna ndoshta nuk do ta shtypë atë përtej pikës kritike, por do ta dimë me siguri, në një mënyrë apo tjetër, më 20 mars. /msnbc.com/
http://www.kosova-sot.info/politike/...na-e-19-marsit
"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri
Eshte ora 10.36 ketu ne Ameriken e Veriut dhe sapo lajmeruan qe presin nje tjeter cunami rreth 3 metra te larte te godase te njejtat brigje
Estimated 10-Foot Tsunami is Seen Off Japan by Helicopter
p.s. Sapo u dha lajmi qe nje cunami rreth 2 metra i larte goditi brigjet e Maui ndersa qeveria japoneze lajmeroi se rreziku i nje cunami te dyte eshte ulur.
Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 13-03-2011 më 22:28
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Termeti i dites se premte fatkeqesisht ka krijuar aktivizimin e mundshem te tre pllakave tektonike ne juglindje te Japonise. Ne foton ne meposhtme eshte shenuar me rreth te zi.
Mundesia e nje termeti i te njejtes magnitude ose mbase dhe me te forte do shenonte nje katastrofe te vertete per Japonine. Pervec forces shkaterruese ai do shoqerohej dhe me cunami te nje lartesie ende te pallogaritshme. Te shpresojme qe nje gje e tille te mos ndodhe. Nderkohe Global CMT (The Global Centroid-Moment-Tensor) e ka cuar magnituden e termetit ne 9.1 te shkalles Rihter. Pra eshte definitive qe ky termet nuk ishte 8.9 por 9.1
From Quick CMT catalog
201103110546A NEAR EAST COAST OF HONSH
Date: 2011/ 3/11 Centroid Time: 5:47:32.8 GMT
Lat= 37.52 Lon= 143.05
Depth= 20.0 Half duration=70.0
Centroid time minus hypocenter time: 69.8
Moment Tensor: Expo=29 1.730 -0.281 -1.450 2.120 4.550 -0.657
Mw = 9.1 mb = 7.9 Ms = 7.9 Scalar Moment = 5.31e+29
Fault plane: strike=203 dip=10 slip=88
Fault plane: strike=25 dip=80 slip=90
Global CMT Catalog
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 14-03-2011 më 03:12
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Krijoni Kontakt