Close

Rezultati i Sondazhit: Çka mendoni për vrasjen e ushtarëve amerikanë nga Arid Uka?

Votues
47. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Krim terrorist islamik

    26 55.32%
  • Nuk ka lidhje me fenë e paqes

    13 27.66%
  • Nuk i prek shqiptarët dhe nuk më intereson

    8 17.02%
Faqja 95 prej 111 FillimFillim ... 45859394959697105 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 941 deri 950 prej 1106
  1. #941
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Mor po ja shohim sherrin krejt shqiptaria,se ata qka e kan lyp,nuk e kan gjet,atyne duhet ma shum me ju ndodh.
    Sot po flisja me nji mik ne osllo.Shoferi i trenit kishte mar alarm nga policia se ne tren kishte nji bume (bomb) te madhe e ishin kon shashtis udhtaret me te mrrim ne stacionin e par kishin zbrit gjysma e udhtarve edhe nga dritaret.
    Shqiptart e dhimbshem bre vlla .
    Mos te qesin ne nju tube gjith far senesh se meniher po na liget zemra.
    Une si shiqoj kurr as filmat s...i se halakatna.
    Edhe gjum skemi me ju len me ber ,se sexi as mos shpresoni

  2. #942
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Darius, fol per Shqiperine. Kam pershtypjen qe pervec tjerash je duke vuajtur edhe nga nje lloj kosovaro-fobie. Ti tash ke filluar te lobosh kunder Kosoves a? Jeni duke e pergjithesuar kete rast ne maksimum. Nuk mundesh ti e askush tjeter permes virtualitetit ta njihni Kosoven me mire se ne qe jetojme ketu. Edhe ne fund te fundit s'keni pse te komentoni per nje kosovar. Barren e marrim ne!
    Rina une nuk i marr doren kujt se per ke do flas. Nuk eshte fobi te evidentosh nje fenomen por realizem. E keqja juaj eshte qe jeni emocionale dhe nuk mendoni perpara se te shkruani. Dhe sidomos ketu nuk ka vend per pergjithesime pasi rastin e trajtova si specifik duke e bashkangjitur dhe me rastet e tjera. Realitetin e Kosoves une eshte e vertete qe nuk e njoh sa ty por kam lexuar dhe lexuar antaret nga Kosova dhe pikerisht kur flas per ekstremizem i referohem atyre. Pastaj qe kur paskan filluar ndarjet Kosove-Shqiperi? Apo sa here juve nuk ju pelqen dicka? Mos valle lexove ne ndonje rrjesht nga une qe po them se te Kosoves jane te keqij dhe te Shqiperise jane te kulluar? Kur fjale te tilla dalin nga goja jote e marr me mend se cfare mund te lexoj nga te tjere qe skane nivelin dhe pjekurine tende.

  3. #943
    i/e regjistruar Maska e Bes-s
    Anëtarësuar
    04-02-2010
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Faqet shtohen se po mbushen nga ata qe mbrojne Aridin, duke hedhur lloj lloj teorish.

    Kurse te tema tjeter thjesht denohet akti i serbeve dhe nuk ka me debat. Nuk ka dal njeri ne mbrojtje te serbve atje qe te debatohet.
    Mendoj se askush nuk po i del ne mbrojtje Aridit, por po i del ne mbrojtje fese, e cila akuzohet nga shume "patriote" ketu ne forum si shkaktare e krimit te permendur.

    E nese dikush mbron vepren e Aridit, atehere ai ka problem me veteveten, sepse, vepra e Aridit nuk ka bazat ne fene islame.

  4. #944
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Përkujtohet ushtari amerikan i vrarë në Frankfurt

    Frankfurt, 10 mars - Në bazën ushtarake ajrore amerikane Ramstein në Gjermani u mbajt ceremonia përkujtimore për ushtarin 21-vjeçar nga Virxhinia, i cili u vra javën e kaluar nga një ekstremist islamik në aeroportin e Frankfurtit.
    Prokurorët thonë se Zachary R. Cuddeback u qëllua për vdekje nga 21-vjeçari Arid Uka, me origjinë nga Kosova, i cili dëshiroi të vrasë amerikanë si hakmarrje për misionin në Afganistan.
    Cuddeback, nga shteti Illinois, siç transmeton REL, ishte ngasës i autobusit që duhej t'i transportonte 15 ushtarakët e stacionuar në Angli në bazën Ramstein për t'u dërguar në Afganistan.
    Për nesër është paraparë një shërbesë tjetër në bazën ajrore Lakenheath në Angli, ku ishte stacionuar viktima e dytë, Nick Alden, 25 vjeç, nga Karolina e Jugut.
    Varrimi i tyre do të bëhet më vonë në Shtetet e Bashkuara.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,6,51980

  5. #945
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    A ka fytyre te shoh ne sy babane e vet Aridi? E perballon dot dhimbjen qe ai dora vete i dha familjes se tij? S'pati zemer dhe vrau te pa-njohur.
    Po a ka shpirt te shoh gropen qe krijoi tek babai......., tmerr!!

    I rrofte Allahu meqe vrau ne emer te tij. Nuk ka dashuri me te madhe sesa ajo e prinderve. Gjynah i ati shkrete, akoma te thoje 'biri im'.

    Ju myslimane qe llaproni dite e nate ketu, qe kapeni me figurat e shquara te kombit tone, qe kapeni me 8-marsin, lloj lloj shpifje qe dalin nga medja juaj e ndritur. Ta kini parasysh qe ne nje fare menyre jeni dhe ju fajtor per ate qe beri Aridi! Mendohuni njehere para se te flisni. Feja eshte personale, por ju po e ktheni ate ne politike!
    Ne fakt keto tip " Kamikazesh ", e kan marre shume shpirterore kete punen e vrasjeve ne emer te Allahut, por ato imamet e tyre e kane politiket te paster 100% dhe nuk besoj qe kur japin urdhra per te vrare , ta vendosin veten e tyre nga ana e prindit qe i vritet femija.

    Ne lufte mund edhe te vrasesh, por ne autobus , metro, aeroplan dhe ne vende civile/publike, quhet krim dhe duhet denuar me forc nga e gjthe shoqeria. Por ce do, jane ca qe e mendojne ndryshe !

    Te pershendes

  6. #946
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Koment interesant per ata qe kuptojne dhe jane shqiptar me zemer e shpirt

    Fantazma e Mullah Omarit dhe hijet e imamëve tanë



    Nga Gëzim Basha



    Gati dymbëdhjetë vite më parë, për hir të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhoqën të vetmen ndërhyrje ushtarake në historinë e NATO-s, bombardimin e Jugosllavisë së mbetur. Dymbëdhjetë vjet më vonë, paradoksalisht, të vetmit qytetarë europianë që kanë tentuar të sulmojnë apo edhe kanë sulmuar ushtarët amerikanë kanë qëlluar të jenë shqiptarë. Fakt i hidhur. Dy vëllezërit Duka që u arrestuan ndërsa përgatiteshin të sulmonin një bazë ushtarake amerikane në Fort Dix New Jersey janë shqiptarë etnikë prej Dibrës së Madhe, ndërsa Arid Uka, autori i atentatit terrorist që vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në Frankfurt vjen prej Mitrovicës. Ky fakt i hidhur duhet të ishte një shkundje, një wake up call për shqiptarët, por siç duket qenka më e lehtë mbyllja e njërit sy dhe përsëritja e klishesë se sidoqoftë ne jemi populli më proamerikan i kontinentit, në fakt i globit. As ndezja e qirinjve në një shesh të Prishtinës, as homazhet e parisë politike kosovare në ambasadën amerikane në Prishtinë nuk bëjnë dot atë që duhet, vënien e gishtit në plagë.



    Këto dy raste tregojnë se edhe një komb “proamerikan” nuk është i imunizuar nga virusi i terrorizmit antiamerikan, virus që është tipar i shoqërive primitive jo tolerante. Dikush mund të thotë se antiamerikanizëm ka pothuajse në të gjitha vendet e Europës, ndaj nuk është ndonjë hata e madhe që edhe ne të kemi hisen tonë në të! Përgjigjja në këtë rast do të ishte se antiamerikanizmi që ndeshet në Europën Perëndimore, kryesisht në segmentet majtiste të politikës, nuk shkallëzohet deri në terrorizëm dhe nuk ka një kredo që të përfundojë me fjalët “Allahu akhbar”. Dikush mund të thotë se ca mollë të prishura mund të gjenden gjithkund… Dakord, por t’i trajtosh këto dy raste si raste të izoluara është miopi e pastër. Vëllezërit Duka apo A. Uka janë produkt i familjeve ku jetojnë dhe i qendrave fetare që frekuentonin. Ata u bënë terroristë, nuk lindën të tillë. A. Uka mund të mos ishte mirënjohës deri në atë pikë sa t’u jepte lule ushtarëve të vendit që shpëtoi të afërmit e tij prej spastrimit etnik, por ai s’kishte pse t’u jepte plumba për luftën në Afganistan! Uka dhe vëllezërit Duka janë raste tipike të të rinjve shqiptarë që e kanë humbur identitetin kombëtar dhe në vend të tij kanë vënë identitetin fetar. Që të ndodhë një dukuri e tillë duhet një proces i shpëlarjes së trurit, proces që e kanë kryer të tjerë, ata janë vetëm viktima të tij. Sa të rinj të tjerë shqiptarë janë viktima të këtij procesi, sa prej tyre po manipulohen për të pasur vetëm një vokacion, vokacionin islamik? Përgjigjja tentativë e kësaj pyetjeje, më e pakta të vë në mendime. Ajo që më shqetëson mua si shqiptar është se shoqëritë shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nuk po shfaqin vendosmëri në përballjen e fanatizmit islamik, po e lënë atë të mahiset dhe në vazhdoftë kështu një Zot e di se me çfarë lajmi të tmerrshëm do ta zgjojmë një ditë veten dhe botën.



    Gjarpri i integralizmit islamik ka kohë që i ngroh vezët në anët tona. Vehabizmi, dikur i panjohur ndër shqiptarët, është tashmë një rrymë mjaft e fortë në bashkësitë islame shqiptare. Në Shkup vazhdon prej vitesh një betejë mes militantëve vehabistë dhe të moderuarve për kreun e bashkësisë islame. Në Shqipëri kupolat e xhamive të financuara nga sauditët po konkurrojnë numrin e bunkerëve stalinistë, ndërsa numri i atyre që kryejnë studime teologjike në Lindjen e Mesme vetëm rritet. Një Zot e di se çfarë lloj trajnimi marrin ata në Arabinë Saudite, Egjipt apo Libi. Në Kosovë ka imamë që fare hapur atakojnë fetë e tjera, veçanërisht katolicizmin apo simbolet tona kombëtare, veçanërisht Skënderbeun dhe flamurin kombëtar. Që niveli i kësaj ekstazie ka arritur lartësi të papara, kjo duket në përpjekjet e paprera dhe të pafytyra për të përbaltur figurën e Nënë Terezës. Një numër i imamëve shqiptarë për nga intoleranca që shfaqin hapur në sermonet e tyre janë të krahasueshëm vetëm me kreun e talebanëve, Mullah Omarin. Është i njëjti nivel intolerance! Po të kishin mundësi ata do të bënin të njëjtën gjë: vendosjen e sheriatit dhe zhdukjen e çdo gjurme të feve të tjera ashtu siç bëri Mullah Omari duke hedhur në erë statujat e Budës. Që këto konsiderata të mos duken fjalë në erë, ekzagjerime të kota, po sjell disa fakte some food for thoughts. Për një kohë të gjatë në “Youtube” qarkullonte një video nga një imam prej Kosove i quajtur prof. dr. Rexhep Krasniqi. Ky imam, edhe profesor, edhe doktor, i përgjigjej pyetjes së një besimtari mbi Nënë Terezën, shprehimisht duke thënë: “…Ajo (Nënë Tereza) po digjet midis t’xhehnemit nga se Allahi i saj ka të meta. Allahi i saj ka djalë e allahi djalë nuk ka…” Një Rexhep tjetër, edhe ai imam, Rexhep Memishi, në një video që ende gjendet në “Youtube” thotë: “…Më mirë me pas vlla një mysliman serb se sa një qafir katolik shqiptar, një shkja shqiptar… gjynah i madh që pas faljes së Bajramit ta përkujtosh flamurin a Skënderbeun.” No comment! Një propagandë e tillë është në thelb antikuranore, sepse Kurani e shikon njeriun si qenie me din dhe iman që shqip do të thotë me fe dhe komb. Përpjekja për të fshirë identitetin kombëtar të besimtarit është diabolike dhe bëhet për të lehtësuar manipulimin e besimtarëve dhe përfshirjen eventuale të tyre në xhihad.



    Nuk janë vetëm katolikët në tehun e këtyre lloj imamëve. Përgojimi i shqiptarëve ortodoksë si “grekë” dhe i bektashinjve si “moralisht të prishur” ende është prezent nëpër komunitetet tona myslimane në Europën Perëndimore dhe Amerikë. Dhe kjo është revoltuese. Është revoltuese, sepse ndodh në dekadën e dytë të shekullit XXI, duke rihapur një kapitull të mbyllur 100 e ca vjet më parë. Rilindësit tanë e përcaktuan identitetin tonë kombëtar si një element integrues që ngrihet mbi dasitë fetare, ndërsa sot një soj kokëleckash fare hapur militojnë në favor të një tendence çintegruese që mund t’i japë goditje fatale kombit shqiptar. Në një situatë të tillë duhet që dy shtetet shqiptare të ndërhyjnë energjikisht pa u stepur se mund të akuzohen për përzierje në punët e fesë. Mesazhi duhet dhënë pa ekuivok: diversiteti fetar garantohet me ligj ndaj kush nuk ndihet mirë le të ngrejë plaçkat dhe të niset drejt Rihadit.



    Duhet ndërhyrje e shtetit ngaqë kritika e këtyre prirjeve prej segmentesh të tjera të shoqërisë nuk është fort e lehtë. Kur dom Anton Kcira i Kishës Katolike Shqiptare të Detroitit për shembull, denoncoi aktin e vëllezërve Duka në Nju Xhersi, ndaj tij u ndërmor një fushatë e egër denigrimi. Në vend që të mirëkuptohej kambana e alarmit të cilës i ra dom Antoni, u përhap një mjegullnajë shpifjesh ndaj tij, ku për fat të keq u përfshinë edhe disa media nga Shqipëria. Intoleranca dhe keqinterpretimi i qëllimtë i fjalëve të dom Antonit krijoi një kakofoni që e mundi jehun e alarmit që donte të përhapte kambana e tij. Rreziku që parapa dom Antoni prej ca “shqiptarëve me bishta dhe ruska” për fat të keq qëlloi real. Ngjarja e Frankfurtit është provë e dhimbshme.



    Gazeta Shqip

  7. #947

  8. #948
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Traboini Lexo Postimin
    Koment interesant per ata qe kuptojne dhe jane shqiptar me zemer e shpirt
    Pro komplet per artikullin dhe shume aktual.
    PS: ato qe shkruajne qe e ka fajin shteti mikprites kane te< drejte>
    Te jep mundesi te shkollohesh,te edukohesh,te ingranohesh....
    klm.

  9. #949
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    E di ckeni ju shqipet e Kosoves mos mbani mjekra si ata legenet terrorist te bin Ladenit;po ashtu nenat,motrat dhe grat tuaja mos i vishni sikur me qene nga Lindja e Mesme,por thjesht e bukur si gjithe Europianet,pjese e se ciles jemi.Nqse duam integrim i largoni keto atavizma arabe nga trolli shqipetar.Ju keni nevoje per nje shtet i cili te kontrolloj gjithe territorin e vendit,te keni ushtrine tuaj,policine tuaj,gjykatat tuaja e jo te jene kuklla ne duart e nderkombetareve.Vetem 2-3 vende arabe e kane njohur Kosoven,asnje nga ato qe kane mjekra nuk e ka njohur>Virini gishtin kokes,mos e shtoni dozen e skepticizmit qe ka Europa per ne.
    Ne si prinder nuk duhet te edukojme femijet me idet e fanatikeve arabo-myslyman e bin Ladeno -taleban,mos t'i lejojme te mbajne mjekra djemte apo vajzat te mbajne shamira.Jetojme ne shekullin e XXI jo ne kohen e turqise.Edhe filmat turq qe ju shikoni ne televizionet tuja nuk na tregojne gra e burra sia ta qe shihen rrugeve te Kosoves e FYROM,aty ketu edhe ne rruget e qyteteve si Kavaja Durrsi e Tirana.Kemi humbur shume kohe duke ndenjur jashte Europes e cila na ka kushtuar shume.
    If friends were flowers,I'd pick you!E]

  10. #950
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Silverwings Lexo Postimin
    Përkujtohet ushtari amerikan i vrarë në Frankfurt

    Frankfurt, 10 mars - Në bazën ushtarake ajrore amerikane Ramstein në Gjermani u mbajt ceremonia përkujtimore për ushtarin 21-vjeçar nga Virxhinia, i cili u vra javën e kaluar nga një ekstremist islamik në aeroportin e Frankfurtit.
    Prokurorët thonë se Zachary R. Cuddeback u qëllua për vdekje nga 21-vjeçari Arid Uka, me origjinë nga Kosova, i cili dëshiroi të vrasë amerikanë si hakmarrje për misionin në Afganistan.
    Cuddeback, nga shteti Illinois, siç transmeton REL, ishte ngasës i autobusit që duhej t'i transportonte 15 ushtarakët e stacionuar në Angli në bazën Ramstein për t'u dërguar në Afganistan.
    Për nesër është paraparë një shërbesë tjetër në bazën ajrore Lakenheath në Angli, ku ishte stacionuar viktima e dytë, Nick Alden, 25 vjeç, nga Karolina e Jugut.
    Varrimi i tyre do të bëhet më vonë në Shtetet e Bashkuara.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,6,51980
    Hajte bre vellai mire mos u merzit per ushtaret amerikane , se jane vete ata te cilet i vrasin mbas shpine dhe i kajne me lote te krokodilit. Duhet ta qajshe popullin shqipetare qe keto pisa evropiane e amerikane nuk e lane te rehatshem duke ja vendosur c'do here ka nje samare ne shpyne .

    Vajto nocionin tende se si ha palla skujte.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •