Close

Rezultati i Sondazhit: Çka mendoni për vrasjen e ushtarëve amerikanë nga Arid Uka?

Votues
47. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Krim terrorist islamik

    26 55.32%
  • Nuk ka lidhje me fenë e paqes

    13 27.66%
  • Nuk i prek shqiptarët dhe nuk më intereson

    8 17.02%
Faqja 96 prej 111 FillimFillim ... 46869495969798106 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 951 deri 960 prej 1106
  1. #951
    Hallall ta befte zoti Gzimo!
    Flm dhe gjithmone i tille, shqiptar i vertete!

    Nga Gëzim Basha



    Gati dymbëdhjetë vite më parë, për hir të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhoqën të vetmen ndërhyrje ushtarake në historinë e NATO-s, bombardimin e Jugosllavisë së mbetur. Dymbëdhjetë vjet më vonë, paradoksalisht, të vetmit qytetarë europianë që kanë tentuar të sulmojnë apo edhe kanë sulmuar ushtarët amerikanë kanë qëlluar të jenë shqiptarë. Fakt i hidhur. Dy vëllezërit Duka që u arrestuan ndërsa përgatiteshin të sulmonin një bazë ushtarake amerikane në Fort Dix New Jersey janë shqiptarë etnikë prej Dibrës së Madhe, ndërsa Arid Uka, autori i atentatit terrorist që vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në Frankfurt vjen prej Mitrovicës. Ky fakt i hidhur duhet të ishte një shkundje, një wake up call për shqiptarët, por siç duket qenka më e lehtë mbyllja e njërit sy dhe përsëritja e klishesë se sidoqoftë ne jemi populli më proamerikan i kontinentit, në fakt i globit. As ndezja e qirinjve në një shesh të Prishtinës, as homazhet e parisë politike kosovare në ambasadën amerikane në Prishtinë nuk bëjnë dot atë që duhet, vënien e gishtit në plagë.



    Këto dy raste tregojnë se edhe një komb “proamerikan” nuk është i imunizuar nga virusi i terrorizmit antiamerikan, virus që është tipar i shoqërive primitive jo tolerante. Dikush mund të thotë se antiamerikanizëm ka pothuajse në të gjitha vendet e Europës, ndaj nuk është ndonjë hata e madhe që edhe ne të kemi hisen tonë në të! Përgjigjja në këtë rast do të ishte se antiamerikanizmi që ndeshet në Europën Perëndimore, kryesisht në segmentet majtiste të politikës, nuk shkallëzohet deri në terrorizëm dhe nuk ka një kredo që të përfundojë me fjalët “Allahu akhbar”. Dikush mund të thotë se ca mollë të prishura mund të gjenden gjithkund… Dakord, por t’i trajtosh këto dy raste si raste të izoluara është miopi e pastër. Vëllezërit Duka apo A. Uka janë produkt i familjeve ku jetojnë dhe i qendrave fetare që frekuentonin. Ata u bënë terroristë, nuk lindën të tillë. A. Uka mund të mos ishte mirënjohës deri në atë pikë sa t’u jepte lule ushtarëve të vendit që shpëtoi të afërmit e tij prej spastrimit etnik, por ai s’kishte pse t’u jepte plumba për luftën në Afganistan! Uka dhe vëllezërit Duka janë raste tipike të të rinjve shqiptarë që e kanë humbur identitetin kombëtar dhe në vend të tij kanë vënë identitetin fetar. Që të ndodhë një dukuri e tillë duhet një proces i shpëlarjes së trurit, proces që e kanë kryer të tjerë, ata janë vetëm viktima të tij. Sa të rinj të tjerë shqiptarë janë viktima të këtij procesi, sa prej tyre po manipulohen për të pasur vetëm një vokacion, vokacionin islamik? Përgjigjja tentativë e kësaj pyetjeje, më e pakta të vë në mendime. Ajo që më shqetëson mua si shqiptar është se shoqëritë shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nuk po shfaqin vendosmëri në përballjen e fanatizmit islamik, po e lënë atë të mahiset dhe në vazhdoftë kështu një Zot e di se me çfarë lajmi të tmerrshëm do ta zgjojmë një ditë veten dhe botën.



    Gjarpri i integralizmit islamik ka kohë që i ngroh vezët në anët tona. Vehabizmi, dikur i panjohur ndër shqiptarët, është tashmë një rrymë mjaft e fortë në bashkësitë islame shqiptare. Në Shkup vazhdon prej vitesh një betejë mes militantëve vehabistë dhe të moderuarve për kreun e bashkësisë islame. Në Shqipëri kupolat e xhamive të financuara nga sauditët po konkurrojnë numrin e bunkerëve stalinistë, ndërsa numri i atyre që kryejnë studime teologjike në Lindjen e Mesme vetëm rritet. Një Zot e di se çfarë lloj trajnimi marrin ata në Arabinë Saudite, Egjipt apo Libi. Në Kosovë ka imamë që fare hapur atakojnë fetë e tjera, veçanërisht katolicizmin apo simbolet tona kombëtare, veçanërisht Skënderbeun dhe flamurin kombëtar. Që niveli i kësaj ekstazie ka arritur lartësi të papara, kjo duket në përpjekjet e paprera dhe të pafytyra për të përbaltur figurën e Nënë Terezës. Një numër i imamëve shqiptarë për nga intoleranca që shfaqin hapur në sermonet e tyre janë të krahasueshëm vetëm me kreun e talebanëve, Mullah Omarin. Është i njëjti nivel intolerance! Po të kishin mundësi ata do të bënin të njëjtën gjë: vendosjen e sheriatit dhe zhdukjen e çdo gjurme të feve të tjera ashtu siç bëri Mullah Omari duke hedhur në erë statujat e Budës. Që këto konsiderata të mos duken fjalë në erë, ekzagjerime të kota, po sjell disa fakte some food for thoughts. Për një kohë të gjatë në “Youtube” qarkullonte një video nga një imam prej Kosove i quajtur prof. dr. Rexhep Krasniqi. Ky imam, edhe profesor, edhe doktor, i përgjigjej pyetjes së një besimtari mbi Nënë Terezën, shprehimisht duke thënë: “…Ajo (Nënë Tereza) po digjet midis t’xhehnemit nga se Allahi i saj ka të meta. Allahi i saj ka djalë e allahi djalë nuk ka…” Një Rexhep tjetër, edhe ai imam, Rexhep Memishi, në një video që ende gjendet në “Youtube” thotë: “…Më mirë me pas vlla një mysliman serb se sa një qafir katolik shqiptar, një shkja shqiptar… gjynah i madh që pas faljes së Bajramit ta përkujtosh flamurin a Skënderbeun.” No comment! Një propagandë e tillë është në thelb antikuranore, sepse Kurani e shikon njeriun si qenie me din dhe iman që shqip do të thotë me fe dhe komb. Përpjekja për të fshirë identitetin kombëtar të besimtarit është diabolike dhe bëhet për të lehtësuar manipulimin e besimtarëve dhe përfshirjen eventuale të tyre në xhihad.



    Nuk janë vetëm katolikët në tehun e këtyre lloj imamëve. Përgojimi i shqiptarëve ortodoksë si “grekë” dhe i bektashinjve si “moralisht të prishur” ende është prezent nëpër komunitetet tona myslimane në Europën Perëndimore dhe Amerikë. Dhe kjo është revoltuese. Është revoltuese, sepse ndodh në dekadën e dytë të shekullit XXI, duke rihapur një kapitull të mbyllur 100 e ca vjet më parë. Rilindësit tanë e përcaktuan identitetin tonë kombëtar si një element integrues që ngrihet mbi dasitë fetare, ndërsa sot një soj kokëleckash fare hapur militojnë në favor të një tendence çintegruese që mund t’i japë goditje fatale kombit shqiptar. Në një situatë të tillë duhet që dy shtetet shqiptare të ndërhyjnë energjikisht pa u stepur se mund të akuzohen për përzierje në punët e fesë. Mesazhi duhet dhënë pa ekuivok: diversiteti fetar garantohet me ligj ndaj kush nuk ndihet mirë le të ngrejë plaçkat dhe të niset drejt Rihadit.



    Duhet ndërhyrje e shtetit ngaqë kritika e këtyre prirjeve prej segmentesh të tjera të shoqërisë nuk është fort e lehtë. Kur dom Anton Kcira i Kishës Katolike Shqiptare të Detroitit për shembull, denoncoi aktin e vëllezërve Duka në Nju Xhersi, ndaj tij u ndërmor një fushatë e egër denigrimi. Në vend që të mirëkuptohej kambana e alarmit të cilës i ra dom Antoni, u përhap një mjegullnajë shpifjesh ndaj tij, ku për fat të keq u përfshinë edhe disa media nga Shqipëria. Intoleranca dhe keqinterpretimi i qëllimtë i fjalëve të dom Antonit krijoi një kakofoni që e mundi jehun e alarmit që donte të përhapte kambana e tij. Rreziku që parapa dom Antoni prej ca “shqiptarëve me bishta dhe ruska” për fat të keq qëlloi real. Ngjarja e Frankfurtit është provë e dhimbshme.



    Gazeta Shqip
    Paqe!

  2. #952
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Bes-s Lexo Postimin
    Mendoj se askush nuk po i del ne mbrojtje Aridit, por po i del ne mbrojtje fese, e cila akuzohet nga shume "patriote" ketu ne forum si shkaktare e krimit te permendur.

    E nese dikush mbron vepren e Aridit, atehere ai ka problem me veteveten, sepse, vepra e Aridit nuk ka bazat ne fene islame.
    Vepra e Aridit ,dihet se nuk ka baza fetare islamike , pore ka baza propaganduese , qe c'do shqipetare muslimane ne te ardhmen munde ta perjetoje.

    Dora e shkaut eshte shume e zgjatur. Vrasja e dy ushtareve amerikane eshte vetem fillimi i propagandave akuzave kunder shqipetareve.

    Historia na tregon se shqipetaret ne asnje menyre nuk kane qene te dhune , njekohesishte historia tregon se shqipetaret nuk kane qene dhe nuk do te jene terroriste. Momenti eshte qe evropes dhe amerikes i duhet nje politike propaganduese qe shqipetaret ti akuzoje per terrorizem.

    Shqipetaret jane i vetmi popull ne evrope qe ende nuk lejohen te anetresohen ne BE , si anetare te barabarte te kontinetnit BE,. Me ne funde keto hora demokrate kurva evropiane me ndihme nga rusia do te bejne c'dos c'eshte e mundur qe shqipetaret para se te anetresohen ne BE te shpallet terroriste kamikaz etj.etj.

    Shqipetaret historikishte ishin ai popull qe luftuane te paret ne evrope islamin , kurre evropianet i besonin gurrit dhe vetetimes . Lezo historine e lashte te skenderbeut .

    Shqipetaret ishin i pari popull qe filluane luften kunder komunizmit , demostratat e vitit 1968 /81 e ma rradhe, ne ish Jugosllavine staliniste komuniste sllave .

    Shqipetaret ishin populli i pare ne evrope qe pranuane tre konfekcione fetare dhe me tolerante ne bote. Ne luften e dyte boterore ,po keto demokrate evropiane ishin te gatshem te djegin dhe shfarosin faren rracen e vete , katolike ortodokse dhe protestante .

    Shqipetaret jane i vetmi popull ne evrope qe jane duke u munduare te plotesojne te ashtuquajturat standarde evropiane pa ndihme ekonomike te mirefillte . 40 milion banore rumune nuk e rezikojne ekonomine dhe standardet evropiane kurse 5, milion shqipetare ne evrope rezikojne standardet ekonomike evropiane . Pallavra evropiane .5 milion banore i ka vetem nje lagje e Parisit apo Berlinit .

    Shqipetaret do te jene ai popull i cili do te kete fuqi para ketyre horave evropiane e sllave qe edhe keto akuza per terrorizem ka per ti shmangur .

    Historikishte shqipetaret luften e kane fituare gjithemone pa marre para syshe kundershtarin , pore kemi pasur veshtiresi te ndertojme paqen dhe shtetin.

    Me rendesi per shqipetaret eshte qe te bashkophemi te gjithe shqipetaret ku do qe jane dhe te ndertojme shtetin tone , dhe ti leme keto propaganda te huaja .

  3. #953
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Shume gjendje e mjerueshme eshte. Sepse jane serbet ata qe bene 100 te zeza ndaj shqiptareve dhe shqiptari shkon e vret amerikanet e jo serbet. Ja pse kjo teme ka 45 faqe diskutim.

    Mcs,jam shum e vogel per t'dhen ni vlersim,qoft dhe koment,para ni njeriu Ideol- si ç'jeni ju z.Darius..perveçse pajtohem ketij mendimi qe thua,Sepse jan serbet ata qe bene 100 te zeza ndaj shqiptarve,dhe shqiptari shkon e vret amerikanet e jo serbet..

    p.s.kaç ishte,duke kerkuar falje ne citim.

    Jupershendes
    Hajla.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  4. #954
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin

    sot ne kosove na kan kaplu mjekerr palaret ne te gjitha cepet e kosoves sidomos ne mitrovic,dhe kam bindjen duke qe te koncentruar ketu shume shkie kan arrit qepermes vehabizmit te fusin perqarje ne mes shqiptarve,
    dhe per qudi qeveria behet sikur asgje nuk po ndodh,dhe kjo eshte shqetesues
    perqarje ben ti qe qet uj ne mulli me propaganda krishtere.

    djali ska te bej me vahabizem ju jeni bijt e dreqit qe veq mrapt folni !
    e ti o drenic ku ishe kur u dhunun femrat e drenices ?
    djali jetonte ne gjermani qe ti din veq l lama llama
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #955
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Nga Gëzim Basha



    Gati dymbëdhjetë vite më parë, për hir të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhoqën të vetmen ndërhyrje ushtarake në historinë e NATO-s, bombardimin e Jugosllavisë së mbetur
    rezulltati ka dal si mos te apim koment veq bla bla bla..
    a flitni per te gjith shqiptaret apo per analfabet ????
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #956
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    perqarje ben ti qe qet uj ne mulli me propaganda krishtere.

    djali ska te bej me vahabizem ju jeni bijt e dreqit qe veq mrapt folni !
    e ti o drenic ku ishe kur u dhunun femrat e drenices ?
    djali jetonte ne gjermani qe ti din veq l lama llama
    Ai zhuli,fatkeqesisht u rrit ne Gjermani,
    Fare e qelbet.

  7. #957
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga N.Lajthia Lexo Postimin
    Ai zhuli,fatkeqesisht u rrit ne Gjermani,
    Fare e qelbet.
    po pajtohem me ty edhe ti zuli i flliqt qe shan popullin tend e mbron dhunuesit ne femra te pa fajshme qofshin araba apo shqiptare ...
    far e qelbet !!!
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #958
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    po pajtohem me ty edhe ti zuli i flliqt qe shan popullin tend e mbron dhunuesit ne femra te pa fajshme qofshin araba apo shqiptare ...
    far e qelbet !!!
    doruntin qenke ber nervoz,paske dal fillit krejt,te paskan qit ne livadh,merre vehten me te mir,se nuk po mundesh me e kontrollu vehten,po mundohesh me e mbrojt vehabin,por ne anen tjeter vet po e shan,ngadal e shkruj kjart,kah je tu ja mbajt.
    Merre vehten me te mir...
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  9. #959
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    doruntin qenke ber nervoz,paske dal fillit krejt,te paskan qit ne livadh,merre vehten me te mir,se nuk po mundesh me e kontrollu vehten,po mundohesh me e mbrojt vehabin,por ne anen tjeter vet po e shan,ngadal e shkruj kjart,kah je tu ja mbajt.
    Merre vehten me te mir...
    nuk e mroj vahabin aq sa po e mbroj batistat aktif ne shqiperi dhe kosove, po me duket spaske pi kafe je ne gjum ende, fjala asht e perzier, djali qe asht rrit ne gjermani quhet vahabist e arab qe punoi per nder dhe drejtesi vetem e vetem qe ishte i ri.

    me trego mu pse shani ju atdhetarin tuaj e dhunuesit amerikan i mbroni ?
    mos u nxej por mendo me pak mend .
    ah nuk dita e je shqiptar a jo ?
    pse kjo urrejtje ndaj nesh qe sjem pa fe si ju !
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #960
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin

    me trego mu pse shani ju atdhetarin tuaj e dhunuesit amerikan i mbroni ?
    mos u nxej por mendo me pak mend .
    ah nuk dita e je shqiptar a jo ?
    pse kjo urrejtje ndaj nesh qe sjem pa fe si ju !

    amerkanet na shpetuan ata jane shpetuesit e shqiptareve te kosoves!
    cfare pazaresh kane amerikanet me te tjeret ne nuk na intereson!


    ndersa ky cuni nuk mund te jete atdhetar ne asnje forme!
    ky ka bere nje krim dhe per kete krim duhet denuar maksimalisht me ligjet amerikane ushtarake sepse ka vrar ushtaraket!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •