Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 54
  1. #21
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Gjendja e se kaluares Shqiptare, dhe gjendja e tanishme Shqiptare per ju eshte

    '' provokim dhe ofendim ''

    Gjithashtu edhe gjendja e Islamit dhe veprat e shemtuara qe vin nga Islamiket neper bot per ju eshte '' provokim dhe ofendim ''

    Realiteti eshte realitet ti o merre si provokim o si ofendim aj prap mbetet realitet.

    Dhe mua me vjen mire , qe ka me shumice Shqiptar qe nuk e kan trurin e shperlar dhe mbrojn realitetin ne qdo menyr.

    ........fjala ish tek "debati" !!!

    Perndryshe populli shqiptare eshte ne nje gjendje qe historikisht nuk ka qen kurre me e mire !!!, me tri shtete dhe me nje popullate te re.........vetemse i nevojitet ti pervesh krahet...

    Sa per te kaluaren mund lirisht te diskutohet, vetem me qellimin, qe te perfitojm nga ajo !!!; prandaj do te ish interesant te dihet fati i atyre fshatrave edhe ne vijim, se cka ka ndodhur me ta, si qendrón puna e tyre sot.....qe ne te ardhmen mos te ndodh nje gje e tille.....

    tungi
    albanish by nature

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Per cilat fshatra behet fjale ???, cka ka ndodhur me ta dhe si qendron puna e tyre sot ???

    tung
    T'paguar jan keta per kesi lloj propagandash qe eshte frut i imagjinates se murgut !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  3. #23
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Bëhet fjalë për hulumtime të arkivave bashkëkohore nga studjues serioz. Zakonisht për t'iu kundërvënë fakteve të paraqitura përdoret kundërargumenti edhe në rast pretendimi për shpikje faktesh të paqëna. Metoda që ndiqet është përherë kundërargumentim faktiv siç argumenton pala tjetër e debatit. Kundërargumentim faktiv nuk do të thotë të dalësh për gjueti shtrigash nën dritën e teorive konspirative apo të kapesh personalisht pas individit që ka paraqitur tezat e tij, por debati shtrohet në ato hapsira që ai ka paraqitur. Nga ana tjetër ajo që mungon përherë në këto lloj sferash diskutimesh është respektimi i ekzistencës së mendimit kritik. Ndryshe kemi të bëjmë me metoda totalitare të vëna në zbatim nga individë me këndvështrim jo më larg se maja e hundës së tyre. E shprehur ndryshe do të thotë dobësi argumentuse, që në të mirë të konstruktivitetit të debatit do ishte mospjesmarrja.
    relata refero

  4. #24
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Kujtesë historike
    Luan Rama

    “Kujtesë historike mbi familjet shqiptare të persekutuara dhe të syrgjynosura për shkak të fesë, më 1845-1846”. Për këto shënime që duhej t’i plotësoja, m’u desh të kem një korrespondencë të gjatë me kolegët tanë dhe “motrat” (“suorat”) që ende janë gjallë, të cilat ishin dëshmitare të fakteve që do të tregojmë. Tani që i kam këto dokumente, po i rendis të gjitha. Për këtë do të përdor dhe disa fakte të përmëndura nga vepra e të ndjerit z. Hecquart, konsulli francez i Shkodrës, të cilat i referohen aktorëve të asaj barbarie. Sipas kolegut tim Bonnieu, ja cili ishte shkaku fetar që bëri të nxisë mizorinë e turqve. Një shqiptari, një kristiani të hershëm që gjëndej në Konstantinopojë në vitet 1844 apo 1845, i kishin thënë se një epokë e re kishte filluar për të dhe të krishterët e tjerë të Perandorisë otomane dhe se liria e ndërgjegjes ishte proklamuar. Këtej e tutje çdo njeri ishte i lirë të përqafonte fenë që donte. Por pse u përhap një lajm i tillë? Kolegu ynë nuk thotë asgjë rreth kësaj dhe sigurisht nuk dinte gjë. Por nuk ishte si shkak i Kartës së “Gul-bané”-së, pasi ajo ishte botuar që më 1839. Por shkaku, të paktën në dukje ishte ky : Më 1844, një armenian skizmatik (ortodoks), i quajtur Ovakim dhe që na ishte bërë musliman, u kthye sërish në fenë kristiane. Por meqë u zbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi të rikthehej në musliman dhe atëherë e vranë. Nëse pas ekzekutimit, trupin e tij do ta hidhnin në Bosfor ky fakt nuk do të bënte zhurmë. Por atë e ekspozuan në mes të pazarit, çka ishte një fyerje e madhe për kristianët. Ky akt i dyfishtë fanatizmi dhe talljeje e ndyrë, e preku gjithë Konstantinopojën. Përfaqësuesit e opinionit publik, ambasadorët dhe veçanërist ambasadori i Anglisë, Lord Stratford Canning, i bënë kritika të forta qeverisë turke. Ata madje kërcënuan për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike, nëse nuk premtonin se akte të tilla intolerance nuk do të përsëriteshin më. Dhe Abdul-Mexhid premtoi dhe u angazhua se askush nuk do të vritej për punë feje.

    Por ja motivet për t’u çjerrë maskat këtyre njerëzve të errët. Shqiptarët nuk i vranë, por i internuan. Sidoqoftë, kur shqiptari që ishte në Stamboll u kthye në shtëpinë e tij, ai tregoi për atë çka flitej ato kohë për fenë. Dhe meqë të gjithë në shpirt janë kristianë, ata u deklaruan hapur se çfarë janë në të vërtetë. Një prift, i quajtur Antonio Markoviç, i cili njihej prej tyre, i përkrahu në vendimin që kishin marrë. Madje u premtoi se do t’i ndiqte kudo që do të shkonin. Sapo vendimi u muar nga shqiptarët, ky vendim iu dërgua peshkopit të Prizrenit, i cili më duket ishte z. Bogdanoviç. Figura e tij e rëndësishme nuk i bëri të heqin dorë, por peshkopi ua bëri të qartë pasojat e një ndërmarrje të tillë. E megjithatë përfaqësuesit e shqiptarëve nuk u tundën nga e tyrja: “Ne jemi të krishterë, - thanë ata. - Çfarëdo që të na bëjnë, ne do të mbetemi të tillë. Nëse do të shuhemi të gjithë, le të shuhemi, nëse duhet të vdesim, le të vdesim!” Kur ata i çuan tek pashai i Prizerenit, shqiptarët dhanë të njëjtat përgjigje. Më kot pashai i shau dhe i nxorri në mes të këshillit, duke i fyer me tërbim. Edhe pse i qëlluan me gurë, ata mbetën në fjalën e tyre? Meqë shiheshin keq nga turqit, veprimtaria e këtyre shqiptarëve bëri që ata të mbështeteshin e të mbroheshin nga bashkëpatriotët e tyre të paditur. Shpejt, shumë prej tyre donin ta ndiqnin këtë shëmbull. Pikërisht atëherë, harbimi i turqve s’pati kufi. Autoritetet, në vend që të qetësonin gjakrat, i ndezën më keq ato. Guvernator i Përgjithshëm i provincës ishte atëherë Hafez-Pasha. Nuk e di nëse ai qëndronte në Shkup apo në Prizeren. Por Zoti Hecquard shkruan si duket pa u konsultuar me Portën e Lartë. Në fakt, nuk kishte pse të ndodhte kështu pasi një guvernator, sado i fuqishëm të ishte, nuk mund të internonte kaq shumë familje, për më tepër nga Evropa në Azi. “Sido që të jetë, të hequr me forcë nga shtëpitë e tyre, këto familje u çuan në Shkup”, - thotë Hecquard. Që andej, ku gjatë gjithë rrugës ata u keqtrajtuan nga shoqëruesit e tyre, familjet shqiptare i hodhën nëpër qeli, ku u desh të duronin torturat dhe urinë. Plot dhëmbshuri e besnikëri, At Markoviç i ndoqi pas dhe bënte gjithçka për të lehtësuar vuajtjet e tyre. Disa ditë më pas, pleqtë e fshatit u dërguan në gjykatë që çështja e tyre të shqyrtohej. Pa u trembur fare nga turqit, të gjithë deklaruan se ata ishin kristianë dhe dëshironin të vdisnin të tillë. Të fyer nga kjo vendosmëri, Hafez-Pasha i Skodrës urdhëroi që ata t’i torturonin. Por meqë nuk i theu dot, ai nxorri një dekret dhe i syrgjynosi në Anadoll, duke konfiskuar dhe pronat e tyre, të cilat u shitën në favor të arkës osmane, apo siç thonë të tjerë, kanë shkuar me siguri në arkën personale të pashait. “Ishte e pamundur të përshkruash trishtimin e madh të atyre familjeve të mjera, të cilat ranë prehë e fanatizmit musliman”, - shkruan konsulli Hecquart. (- Pleq, gra, fëmijë shkuan në këmbë drejt vëndit të syrgjynosjes, duke e përballuar me guxim lodhjen, edhe pse përtej forcave të tyre, të ndihmuar kështu nga apostulli i Krishtit, Markoviç, i cili u fliste për një të ardhme më të mirë dhe shpërblimin e përjetshëm për të gjitha vuajtjet e tyre”. Kështu shkruan Hecquart. Sipas “motrave” tona Bernardine dhe Marie, nuk ishte vetëm një fshat që u deklarua i krishterë, por tri fshatra. Sipas tyre, disa i mbajtën në burg që nga nëntori i vitit 1845 gjer në shkurt të vitit 1846. Dhe meqë torurat nuk e kishin ndryshuar qëndrimin e tyre, Hafez-Pasha nxorri dekretin e syrgjynosjes. Pra të burgosurit u vunë në rrugë: ata në këmbë dhe shoqëruesit e tyre në kuaj, ku gratë ishin veçmas burrave, dhe të trajtuar në mënyrën më barbare. Nga Shkupi në Selanik, udha e të syrgjynosurve ishte e lodhshme dhe sjellja e zaptijeve aq barbare, sa shumë nga malsorët vdiqën, disa në rrugë, të tjerët kur mbërritën në Selanik. Katër gra lindën rrugës. Në portat e Selanikut, një fëmijë të sapo lindur e hodhën në det. Ndërsa priftin, ushtarët e kishin nisur veçmas drejt Konstantinopojës. Një prift nga Syra, i cili sot është kolegu ynë dhe që quhet Leonardo Vaçandio, atëherë ishte në misionin tonë në Selanik. I informuar se një numër familjesh katolike shqiptare gjendeshin në atë han ku i kishin vendosur, të privuar nga gjithçka dhe ku shumë prej tyre rrezikonin të vdisnin, ai nxitoi t’i shikonte. Por asgjë nga sa flitej nuk ishte e ekzagjeruar. Dhe ja pse ai shkoi t’i tregonte për këtë konsullit të Francës dhe të Anglisë, miqve të tij, për atë çka kishte parë e kishte dëgjuar. Konsujt i folën guvernatorit të qytetit dhe meqë kjo ngjarje po bënte zhurmë në Selanik, ai nxitoi t’i hiqte që andej të syrgjynosurit. Njëri sipër tjetrit ata i hodhën në një anije që do t’i çonte në Mudania, në detin e Marmarasë.

    Duke parë këtë, shumë familje katolike, në kohën që prifti Vaçandio bënte lutjet e tij, shkuan dhe mblodhën me nxitim një sasi ushqimesh, të cilat i sollën në kuvertën e anijes. Por me një barbari e mizori të pashoqe, ekuipazhi i anijes i mori ato për vete. Pesë apo gjashtë ditë që këta besimtarë do të qëndronin në Selanik, u vizituan nga prifti Vaçandio, i cili i ngushëllonte dhe i ndihmoi përmes familjeve katolike që banonin atje. Dhe kur ata ikën, ai nxitoi t’i shkruante Monsinjor Hillereau-së, vikarit apostolik në Konstantinopojë. Ai në fakt donte t’i mbante në Selanik ata që ishin sëmurë, por guvernatori kundërshtoi. (Mund të shtojmë se Viçandio ishte nga të parët që shkoi te guvernatori për të mos i lënë më në atë gjendje, ata katolikë, të cilët ishin pa ushqime të mjaftueshme, flinin në tokë të zhveshur dhe ishin të keqtrajtuar nga gardianët). Me gjithë kundërshtimet, me kurajo dhe i mbështetur nga konsulli i Austrisë, Mikanoviç, një katolik i zellshëm, kolegu ynë hyri disa herë në atë han që ishte kthyer në një lloj burgu. Ai i mblodhi të rrëfehen dhe u kujdes për ata që po vdisnin, i varrosi të vdekurit dhe bekoi disa martesa mes tyre. Mëshira dhe kujdesi i tij u bënë të njohura mes katolikëve të qytetit, ku atyre të syrgjynosurve u sollën veshje, ushqime e shtroje për të fjetur, të nevojshme për atë sezon të lagësht të pranverës, çka dhe mbrojti jetën e disave. Lidhur me vuajtjet e tyre në atë kalvar, vetëm Zoti e di. Ata përjetuan gjithçka: urinë, etjen, keqtrajtimet. Më pas një djaloshi i prenë gishtat e këmbëve, për shkak se e kishin rrahur me shkopinj.

    Për një gotë ujë, osmallinjtë u kërkonin 1 piastër ose 25 cent. Dhe më pas ndaluan tu jepnin ujë, meqë ata s’kishin më para. Uria e etja bënë që fëmijët të lëshonin klithma të tmerrshme, aq sa marinarët nuk i duronin dot dhe shumë prej tyre i hodhën në det. Kështu ndodhi dhe me një prind që humbi dy fëmijët binjakë të moshës 8 vjeçare. Dhe një grua në agoni, e hodhën gjithashtu në det, para se ajo të jepte frymën e fundit. Kur mbërritën në Mudania, njëmbëdhjetë prej tyre, që sapo kishin vdekur, i lanë në breg, në një gropë. Të tjerët i hipën në një anije tjetër të vogël që të mund t’i ngjiteshin lumit për t’i çuar në Muhaliç. Në kohën kur po i transportonin nga anija, një shqiptar i quajtur Mici, me fe ortodokse dhe që gjendej rastësisht aty, i njohu ata nga rrobat karakteristike që kishin veshur. Ai u habit shumë që po i tërhiqnin për t’i hedhur në një barkë tjetër, sikur të ishin trungje apo cungje drush. I prekur në shpirt, ai mori menjëherë barkën e tij dhe i çoi ata larg në Muhaliç, në atë vend tepër kënetor dhe shumë të pisët për shqiptarët tanë që kishin jetuar gjithnjë në ajrin e maleve. Por e tmerrshme ishte se i hodhën së bashku në një ndërtesë të vjetër, aty ku në kohën e kolerës vendosnin të vdekurit. Sapo i futën, djaloshi Mici iu afrua dhe së pari u përgatiti një supë, pastaj u dha paratë e tij gjersa asgjë nuk mbeti në kuvertën e tij Ndërkohë, në Selanik, me urdhër të pashait, At Antonio ishte arrestuar sapo ishte kthyer në kishën e tij. Por vendosmëria e kz. Mikanoviç, konsullit të Austrisë, arriti ta shkëpusë nga ata dhe me një anije ta nisë drejt Stambollit. Meqënëse ishte dalmat, pra një person që varej nga shteti austriak, ai shpresonte se zotit Sturmer, që atëherë ishte Internonce, si përfaqësues i Austrisë do t’i mbronte ata katolikë të mjerë, për të cilët, prifti françeskan ishte bërë një At shpirtëror. Por kjo nuk ndodhi dhe arsye diplomatike e penguan z. Sturmer të mbronte hapur kauzën fisnike të fesë dhe të njerëzimit. Madje, At Antonio u burgos nga turqit. Nuk mund ta pranojmë akuzën kundër këtij përfaqësuesi të Austrisë se ka gisht në aktin e padëgjuar e revoltues të turqve. Kolegu ynë Viçandio, që e pa At Antonion kur kaloi nga Muhaliç në Selanik, nuk ka dëgjuar për një ankesë të tillë. Madje do donim të supozonim se ndërhyrja e Austrisë arriti të marrë nga qeveria turke, në sajë të At Antonios, i cili, kur ishte gjetur një mëngjes para portës së hapur të burgut, shkoi dhe takoi shqiptarët e shtrenjtë. Ndërkohë, Monsinjor Hillereau kishte mësuar se të syrgjynosurit ishin andej nga Bursa dhe menjëherë shkoi të kërkonte z. Bonnieu, i cili e flet mirë gjuhën turke si dhe abatin Hillereau, nipin e tij.

    Me të shkuar në Bursa, ata mësuan se besimtarët tanë ishin në Muhaliç në një gjendje të patreguar. Duket se ishte zoti Sandisson, konsulli i Anglisë që na dha këtë lajm. Edhe pse protestant, z. Sandisson ka treguar gjithnjë një mirëdashje prekëse ndaj katolikëve shqiptarë. Duke parë se kolegu ynë, abati Hillereau shkoi në Muhaliç, ai dërgoi atje drogmanin e tij z. Gjeorgjiaki, sëpari për t’i shoqëruar dhe pastaj për të ditur se ç’bëhej me ata të syrgjynosur shqiptarë. Por po i lë fjalën kolegut tim në këtë raport të shkruar (jo fill pas kthimit të tij nga Muhaliç, pasi atë e kapën ca ethe sa gati dhe vdiq), por gjatë kohës së shërimit të tij.
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  5. #25

    Për një gotë ujë, osmallinjtë u kërkonin 1 piastër ose 25 cent. Dhe më pas ndaluan tu jepnin ujë, meqë ata s’kishin më para. Uria e etja bënë që fëmijët të lëshonin klithma të tmerrshme, aq sa marinarët nuk i duronin dot dhe shumë prej tyre i hodhën në det. Kështu ndodhi dhe me një prind që humbi dy fëmijët binjakë të moshës 8 vjeçare. Dhe një grua në agoni, e hodhën gjithashtu në det, para se ajo të jepte frymën e fundit.
    Si ndiheni kur i lexoni keto?
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  6. #26
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Si ndiheni kur i lexoni keto?
    ...interesant.....nje turme njerezish (tre fshatra) i nxjerin nga vendlindja, per ti sillur rreth rruzullit disa mije kilometra me larg, e per ti vendos ne nje rreth "orthodoks" ???, pse nuk i lan aty ku ishin ???

    ... a i hulumtove fshatrat nga u braktisen ???, cka me ata qe nuk jane kthyer ne fene "e te pareve"...mos valle ndonje pasardhes i tyre sillet ketu ne forum....

    O cun, nese deshiron te besh dicka, atehere shiqo qe ajo pune te jet e perkryer, pra, permbushe shkrimin me informatat e plota.....nese e ke qellimin me na sjell "senzacione", atehere hulumto lajmet e libise dhe egjipit, se keto dite ke me siguri raste kurioze per te lajmeruar ketu...

    tung
    albanish by nature

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027
    ^^ un nuk kuptoj pse nje tip i quajtur nuah musa qe jeton ne kurriz te kristianeve edhe te civilizimit kristiane , qe jeton me lek qe ja dhuron ky civilizim , edhe qe eshte KOSOVAR ... merret me pune qe kane te bejne me historine e shqiperise ?

    Problemi nuk qendron qe eshte kosovar ... se kosovaret shqiptare jane !
    Problemi qendron te fakti qe ky i do me shume arabet sesa ata duhan veten , me pak fjal eshte arabofil

    Pyetja ime eshte pse ky arabofil edhe shume si ky arabofil jetojne mu ne qender te kristianizmit pra ne europe ?

    Pse nuk vene te gjeni vellezerit e tyre ne pakistan , ne afghanistan apo turkmenistan ?

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Illyr patriot ,ja fute kot tani hahahahh

  9. #29
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Per cilat fshatra behet fjale ???, cka ka ndodhur me ta dhe si qendron puna e tyre sot ???

    tung
    Që të gjithë këta shqiptarë nga këto tri fshatra, të cilat nuk përmenden në artikullin në fjalë nga "Gazeta Shqiptare" të botuar më 13.02.2011, shpërngulen me dhunë për në Muhalic në Anadollin lindore. Gjithashtu këtu përshkruhet rruga e tyre plotë tortura si psiqike poashtu edhe fizike deri vendi i ekzodit të tyre.

    Ndërsa për ato komente rrethë priftërinjëve Bogdanovic dhe Markovic, që të dy këta ishin priftërinj franqeskan (katolikë) ku sidomos Antonio Markovic, i cili ishte nga Dalmacia, për shkak se shfaqë interesimin rrethë këtyre të mjerëve hidhet edhe në burgë. Kështu që të flitet me paragjykime dhe pa një njohuri rrethë ngjarjes në fjalë atje nga ne i themi "kushë ngutet përmutet".

    Gjithëashtu edhe rrethë komentit se kjo nuk ka asgjë të bëjë me tolerancën fetare, toleranca apo mostoleranca në të kaluarën mundë të na mësojë që ne sotë të sillemi me një respekt më të madhë ndërmes neshë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga yllbardh : 03-03-2011 më 19:44
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Kujtesë historike
    Luan Rama

    “Kujtesë historike mbi familjet shqiptare të persekutuara dhe të syrgjynosura për shkak të fesë, më 1845-1846”. Për këto shënime që duhej t’i plotësoja, m’u desh të kem një korrespondencë të gjatë me kolegët tanë dhe “motrat” (“suorat”) që ende janë gjallë, të cilat ishin dëshmitare të fakteve që do të tregojmë. Tani që i kam këto dokumente, po i rendis të gjitha. Për këtë do të përdor dhe disa fakte të përmëndura nga vepra e të ndjerit z. Hecquart, konsulli francez i Shkodrës, të cilat i referohen aktorëve të asaj barbarie. Sipas kolegut tim Bonnieu, ja cili ishte shkaku fetar që bëri të nxisë mizorinë e turqve. Një shqiptari, një kristiani të hershëm që gjëndej në Konstantinopojë në vitet 1844 apo 1845, i kishin thënë se një epokë e re kishte filluar për të dhe të krishterët e tjerë të Perandorisë otomane dhe se liria e ndërgjegjes ishte proklamuar. Këtej e tutje çdo njeri ishte i lirë të përqafonte fenë që donte. Por pse u përhap një lajm i tillë? Kolegu ynë nuk thotë asgjë rreth kësaj dhe sigurisht nuk dinte gjë. Por nuk ishte si shkak i Kartës së “Gul-bané”-së, pasi ajo ishte botuar që më 1839. Por shkaku, të paktën në dukje ishte ky : Më 1844, një armenian skizmatik (ortodoks), i quajtur Ovakim dhe që na ishte bërë musliman, u kthye sërish në fenë kristiane. Por meqë u zbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi të rikthehej në musliman dhe atëherë e vranë. Nëse pas ekzekutimit, trupin e tij do ta hidhnin në Bosfor ky fakt nuk do të bënte zhurmë. Por atë e ekspozuan në mes të pazarit, çka ishte një fyerje e madhe për kristianët. Ky akt i dyfishtë fanatizmi dhe talljeje e ndyrë, e preku gjithë Konstantinopojën. Përfaqësuesit e opinionit publik, ambasadorët dhe veçanërist ambasadori i Anglisë, Lord Stratford Canning, i bënë kritika të forta qeverisë turke. Ata madje kërcënuan për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike, nëse nuk premtonin se akte të tilla intolerance nuk do të përsëriteshin më. Dhe Abdul-Mexhid premtoi dhe u angazhua se askush nuk do të vritej për punë feje.

    Por ja motivet për t’u çjerrë maskat këtyre njerëzve të errët. Shqiptarët nuk i vranë, por i internuan. Sidoqoftë, kur shqiptari që ishte në Stamboll u kthye në shtëpinë e tij, ai tregoi për atë çka flitej ato kohë për fenë. Dhe meqë të gjithë në shpirt janë kristianë, ata u deklaruan hapur se çfarë janë në të vërtetë. Një prift, i quajtur Antonio Markoviç, i cili njihej prej tyre, i përkrahu në vendimin që kishin marrë. Madje u premtoi se do t’i ndiqte kudo që do të shkonin. Sapo vendimi u muar nga shqiptarët, ky vendim iu dërgua peshkopit të Prizrenit, i cili më duket ishte z. Bogdanoviç. Figura e tij e rëndësishme nuk i bëri të heqin dorë, por peshkopi ua bëri të qartë pasojat e një ndërmarrje të tillë. E megjithatë përfaqësuesit e shqiptarëve nuk u tundën nga e tyrja: “Ne jemi të krishterë, - thanë ata. - Çfarëdo që të na bëjnë, ne do të mbetemi të tillë. Nëse do të shuhemi të gjithë, le të shuhemi, nëse duhet të vdesim, le të vdesim!” Kur ata i çuan tek pashai i Prizerenit, shqiptarët dhanë të njëjtat përgjigje. Më kot pashai i shau dhe i nxorri në mes të këshillit, duke i fyer me tërbim. Edhe pse i qëlluan me gurë, ata mbetën në fjalën e tyre? Meqë shiheshin keq nga turqit, veprimtaria e këtyre shqiptarëve bëri që ata të mbështeteshin e të mbroheshin nga bashkëpatriotët e tyre të paditur. Shpejt, shumë prej tyre donin ta ndiqnin këtë shëmbull. Pikërisht atëherë, harbimi i turqve s’pati kufi. Autoritetet, në vend që të qetësonin gjakrat, i ndezën më keq ato. Guvernator i Përgjithshëm i provincës ishte atëherë Hafez-Pasha. Nuk e di nëse ai qëndronte në Shkup apo në Prizeren. Por Zoti Hecquard shkruan si duket pa u konsultuar me Portën e Lartë. Në fakt, nuk kishte pse të ndodhte kështu pasi një guvernator, sado i fuqishëm të ishte, nuk mund të internonte kaq shumë familje, për më tepër nga Evropa në Azi. “Sido që të jetë, të hequr me forcë nga shtëpitë e tyre, këto familje u çuan në Shkup”, - thotë Hecquard. Që andej, ku gjatë gjithë rrugës ata u keqtrajtuan nga shoqëruesit e tyre, familjet shqiptare i hodhën nëpër qeli, ku u desh të duronin torturat dhe urinë. Plot dhëmbshuri e besnikëri, At Markoviç i ndoqi pas dhe bënte gjithçka për të lehtësuar vuajtjet e tyre. Disa ditë më pas, pleqtë e fshatit u dërguan në gjykatë që çështja e tyre të shqyrtohej. Pa u trembur fare nga turqit, të gjithë deklaruan se ata ishin kristianë dhe dëshironin të vdisnin të tillë. Të fyer nga kjo vendosmëri, Hafez-Pasha i Skodrës urdhëroi që ata t’i torturonin. Por meqë nuk i theu dot, ai nxorri një dekret dhe i syrgjynosi në Anadoll, duke konfiskuar dhe pronat e tyre, të cilat u shitën në favor të arkës osmane, apo siç thonë të tjerë, kanë shkuar me siguri në arkën personale të pashait. “Ishte e pamundur të përshkruash trishtimin e madh të atyre familjeve të mjera, të cilat ranë prehë e fanatizmit musliman”, - shkruan konsulli Hecquart. (- Pleq, gra, fëmijë shkuan në këmbë drejt vëndit të syrgjynosjes, duke e përballuar me guxim lodhjen, edhe pse përtej forcave të tyre, të ndihmuar kështu nga apostulli i Krishtit, Markoviç, i cili u fliste për një të ardhme më të mirë dhe shpërblimin e përjetshëm për të gjitha vuajtjet e tyre”. Kështu shkruan Hecquart. Sipas “motrave” tona Bernardine dhe Marie, nuk ishte vetëm një fshat që u deklarua i krishterë, por tri fshatra. Sipas tyre, disa i mbajtën në burg që nga nëntori i vitit 1845 gjer në shkurt të vitit 1846. Dhe meqë torurat nuk e kishin ndryshuar qëndrimin e tyre, Hafez-Pasha nxorri dekretin e syrgjynosjes. Pra të burgosurit u vunë në rrugë: ata në këmbë dhe shoqëruesit e tyre në kuaj, ku gratë ishin veçmas burrave, dhe të trajtuar në mënyrën më barbare. Nga Shkupi në Selanik, udha e të syrgjynosurve ishte e lodhshme dhe sjellja e zaptijeve aq barbare, sa shumë nga malsorët vdiqën, disa në rrugë, të tjerët kur mbërritën në Selanik. Katër gra lindën rrugës. Në portat e Selanikut, një fëmijë të sapo lindur e hodhën në det. Ndërsa priftin, ushtarët e kishin nisur veçmas drejt Konstantinopojës. Një prift nga Syra, i cili sot është kolegu ynë dhe që quhet Leonardo Vaçandio, atëherë ishte në misionin tonë në Selanik. I informuar se një numër familjesh katolike shqiptare gjendeshin në atë han ku i kishin vendosur, të privuar nga gjithçka dhe ku shumë prej tyre rrezikonin të vdisnin, ai nxitoi t’i shikonte. Por asgjë nga sa flitej nuk ishte e ekzagjeruar. Dhe ja pse ai shkoi t’i tregonte për këtë konsullit të Francës dhe të Anglisë, miqve të tij, për atë çka kishte parë e kishte dëgjuar. Konsujt i folën guvernatorit të qytetit dhe meqë kjo ngjarje po bënte zhurmë në Selanik, ai nxitoi t’i hiqte që andej të syrgjynosurit. Njëri sipër tjetrit ata i hodhën në një anije që do t’i çonte në Mudania, në detin e Marmarasë.

    Duke parë këtë, shumë familje katolike, në kohën që prifti Vaçandio bënte lutjet e tij, shkuan dhe mblodhën me nxitim një sasi ushqimesh, të cilat i sollën në kuvertën e anijes. Por me një barbari e mizori të pashoqe, ekuipazhi i anijes i mori ato për vete. Pesë apo gjashtë ditë që këta besimtarë do të qëndronin në Selanik, u vizituan nga prifti Vaçandio, i cili i ngushëllonte dhe i ndihmoi përmes familjeve katolike që banonin atje. Dhe kur ata ikën, ai nxitoi t’i shkruante Monsinjor Hillereau-së, vikarit apostolik në Konstantinopojë. Ai në fakt donte t’i mbante në Selanik ata që ishin sëmurë, por guvernatori kundërshtoi. (Mund të shtojmë se Viçandio ishte nga të parët që shkoi te guvernatori për të mos i lënë më në atë gjendje, ata katolikë, të cilët ishin pa ushqime të mjaftueshme, flinin në tokë të zhveshur dhe ishin të keqtrajtuar nga gardianët). Me gjithë kundërshtimet, me kurajo dhe i mbështetur nga konsulli i Austrisë, Mikanoviç, një katolik i zellshëm, kolegu ynë hyri disa herë në atë han që ishte kthyer në një lloj burgu. Ai i mblodhi të rrëfehen dhe u kujdes për ata që po vdisnin, i varrosi të vdekurit dhe bekoi disa martesa mes tyre. Mëshira dhe kujdesi i tij u bënë të njohura mes katolikëve të qytetit, ku atyre të syrgjynosurve u sollën veshje, ushqime e shtroje për të fjetur, të nevojshme për atë sezon të lagësht të pranverës, çka dhe mbrojti jetën e disave. Lidhur me vuajtjet e tyre në atë kalvar, vetëm Zoti e di. Ata përjetuan gjithçka: urinë, etjen, keqtrajtimet. Më pas një djaloshi i prenë gishtat e këmbëve, për shkak se e kishin rrahur me shkopinj.

    Për një gotë ujë, osmallinjtë u kërkonin 1 piastër ose 25 cent. Dhe më pas ndaluan tu jepnin ujë, meqë ata s’kishin më para. Uria e etja bënë që fëmijët të lëshonin klithma të tmerrshme, aq sa marinarët nuk i duronin dot dhe shumë prej tyre i hodhën në det. Kështu ndodhi dhe me një prind që humbi dy fëmijët binjakë të moshës 8 vjeçare. Dhe një grua në agoni, e hodhën gjithashtu në det, para se ajo të jepte frymën e fundit. Kur mbërritën në Mudania, njëmbëdhjetë prej tyre, që sapo kishin vdekur, i lanë në breg, në një gropë. Të tjerët i hipën në një anije tjetër të vogël që të mund t’i ngjiteshin lumit për t’i çuar në Muhaliç. Në kohën kur po i transportonin nga anija, një shqiptar i quajtur Mici, me fe ortodokse dhe që gjendej rastësisht aty, i njohu ata nga rrobat karakteristike që kishin veshur. Ai u habit shumë që po i tërhiqnin për t’i hedhur në një barkë tjetër, sikur të ishin trungje apo cungje drush. I prekur në shpirt, ai mori menjëherë barkën e tij dhe i çoi ata larg në Muhaliç, në atë vend tepër kënetor dhe shumë të pisët për shqiptarët tanë që kishin jetuar gjithnjë në ajrin e maleve. Por e tmerrshme ishte se i hodhën së bashku në një ndërtesë të vjetër, aty ku në kohën e kolerës vendosnin të vdekurit. Sapo i futën, djaloshi Mici iu afrua dhe së pari u përgatiti një supë, pastaj u dha paratë e tij gjersa asgjë nuk mbeti në kuvertën e tij Ndërkohë, në Selanik, me urdhër të pashait, At Antonio ishte arrestuar sapo ishte kthyer në kishën e tij. Por vendosmëria e kz. Mikanoviç, konsullit të Austrisë, arriti ta shkëpusë nga ata dhe me një anije ta nisë drejt Stambollit. Meqënëse ishte dalmat, pra një person që varej nga shteti austriak, ai shpresonte se zotit Sturmer, që atëherë ishte Internonce, si përfaqësues i Austrisë do t’i mbronte ata katolikë të mjerë, për të cilët, prifti françeskan ishte bërë një At shpirtëror. Por kjo nuk ndodhi dhe arsye diplomatike e penguan z. Sturmer të mbronte hapur kauzën fisnike të fesë dhe të njerëzimit. Madje, At Antonio u burgos nga turqit. Nuk mund ta pranojmë akuzën kundër këtij përfaqësuesi të Austrisë se ka gisht në aktin e padëgjuar e revoltues të turqve. Kolegu ynë Viçandio, që e pa At Antonion kur kaloi nga Muhaliç në Selanik, nuk ka dëgjuar për një ankesë të tillë. Madje do donim të supozonim se ndërhyrja e Austrisë arriti të marrë nga qeveria turke, në sajë të At Antonios, i cili, kur ishte gjetur një mëngjes para portës së hapur të burgut, shkoi dhe takoi shqiptarët e shtrenjtë. Ndërkohë, Monsinjor Hillereau kishte mësuar se të syrgjynosurit ishin andej nga Bursa dhe menjëherë shkoi të kërkonte z. Bonnieu, i cili e flet mirë gjuhën turke si dhe abatin Hillereau, nipin e tij.

    Me të shkuar në Bursa, ata mësuan se besimtarët tanë ishin në Muhaliç në një gjendje të patreguar. Duket se ishte zoti Sandisson, konsulli i Anglisë që na dha këtë lajm. Edhe pse protestant, z. Sandisson ka treguar gjithnjë një mirëdashje prekëse ndaj katolikëve shqiptarë. Duke parë se kolegu ynë, abati Hillereau shkoi në Muhaliç, ai dërgoi atje drogmanin e tij z. Gjeorgjiaki, sëpari për t’i shoqëruar dhe pastaj për të ditur se ç’bëhej me ata të syrgjynosur shqiptarë. Por po i lë fjalën kolegut tim në këtë raport të shkruar (jo fill pas kthimit të tij nga Muhaliç, pasi atë e kapën ca ethe sa gati dhe vdiq), por gjatë kohës së shërimit të tij.
    Nuk ma mer mendja qe "vellezerit" tane turq te kene bere nje barbari te tille.ata fene e kane sjelle me ane te kultures dijes dhe miresise qe kane bere tek ne.asnje nuk eshte kthyer me dhune se islami e thote vete qe nuk duhet te perdoren as forca as presioni apo ku di une se sa metoda mund te egzistojene se eshte haram dhe gjynah i madh.keshtu qe ky autori mos ja fusi kot se islami ka ardhur me lule vetem se Gjergj Kastriotit nuk i pelqenin ato lloj lulesh dhe ja u tregoi vendin per aq kohe sa jetoi.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •