Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Kalvari i shqiptarëve që nuk donin të tjetërsoheshin

    FRANCEZET, SI U MASAKRUAN 3 FSHATRA ME 1845 S’E NUK
    DONIN MYSLIMANIZIMIN


    Jean Faveyrial është bërë tashmë i njohur me botimin në frëngjisht dhe shqip të librit të tij Historia e Shqipërisë, në sajë të punës së pal odhur të studjuesit të njohur Robert Eltsi, i cili pas kërkimeve në selinë e Lazaristëve të “ Saint-Benoît” në ( Stamboll), Konstantinopojë, e gjeti dorëshkrimin e tij në selinë qëndrore të “ Urdhërit të Saint Viecent de Paul” në Paris. Unë pata fatin të njihem me drejtuesin e arkivit Claude Lautissier, i cili me një përkushtim të veçantë më hapi dyert e arkivit për të studiuar jetën e këtij personaliteti të Kishës lazariste në trojet ballkanike. Dhe ja, në duar, një tekst i shkruar nga Faveyrial, më befasoi për historinë që ai tregonte dhe që hidhte dritë rreth përpjekjes së shqiptarëve në mesin e shekullit të XIX-të që të islamizuar dikur me forcë kërkonin tashmë të riktheheshin përsëri në fenë e origjinës: kristianizmin. Tragjedia e tri fshatrave të veriut shqiptar, ( zona Mbishkodrës) i tregoi Perëndimit të asaj kohe këtë pjesë të identitetit shqiptar, të cilët njerëzit e thjeshtë luftonin ta ruanin si gjënë më të shenjtë, duke e paguar dhe me jetën e tyre. Histori rrënqethëse, e denjë për një film, çka dëshmon atë që pak evropianë e kishin kuptuar në atë kohë, kur ata gabimisht e konsideronin Shqipërinë si tokë të Islamit.


    Edhe pse me emra islamë, shqiptarët i ruanin ritet e kishës latine, festonin festën e Shëngjergjit, Shën Markut, etj, madje dhe festat e tyre pagane, çka ishin rrënjosur në identitetin shekullor të tyre. Ritet e vjetra, kanunet dhe besytnitë e tyre, ishin pjesë e një kulture pellazgjike dhe paralele të “ Homeriadës” së Homerit të madh, të cilën do ta kërkonte gjatë udhëtimeve të tij në veriun shqiptar, studjuesi i madh francez Albert Dumont, në vitin 1871. Përse ata shqiptarë pranuan më mirë kalvarin se sa tjetërsimin? Ja si e ka rrëfyer këtë ngjarje historike At Faveyrial më 1 janar tê vitit 1870, me atë shkrimin e tij të vogël, që vështirë ta deshifrosh menjëherë. gojmë. Tani që i kam këto dokumente, po i rendis të gjitha. Për këtë do të përdor dhe disa fakte të pë r mëndura nga vepra e të ndjerit z. Hecquart, konsulli francez i Shkodrës, të cilat i referohen aktorëve të asaj barbarie. Sipas kolegut tim Bonnieu, ja cili ishte shkaku fetar që bëri të nxisë mizorinë e turqve. Një shqiptari, një kristiani të hershëm që gjëndej në Konstantinopojë në vitet 1844 apo 1845, i kishin thënë se një epokë e re kishte filluar për të dhe të krishterët e tjerë të Pe r a n d o r i s ë otomane dhe se liria e ndërgjegjes ishte proklamuar. Këtej e tutje çdo njeri ishte i lirë të përqafonte fenë që donte. Por pse u përhap një lajm i tillë? Kolegu ynë nuk thotë asgjë rreth kësaj dhe sigurisht nuk dinte gjë. Por nuk ishte si shkak i Kartës së “ Gulbané”-së, pasi ajo ishte botuar që më 1839. Por shkaku, të paktën në dukje ishte ky : Më 1844, një armenian skizmatik ( ortodoks), i quajtur Ovakim dhe që na ishte bërë musliman, u kthye sërish në fenë kristiane. Por meqë u zbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi të rikthehej në musliman dhe atëherë e vranë. Nëse pas ekzekutimit, trupin e tij do ta hidhnin në Bosfor ky fakt nuk do të bënte zhurmë. Por atë e ekspozuan në mes të pazarit, çka ishte një fyerje e madhe për kristianët. Ky akt i dyfishtë fanatizmi dhe talljeje e ndyrë, e preku gjithë Konstantinopojën.

    Përfaqësuesit e opinionit publik, ambasadorët dhe veçanërist ambasadori i Anglisë, Lord Stratford Canning, i bënë kritika të forta qeverisë turke. Ata madje kërcënuan për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike, nëse nuk premtonin se akte të tilla intolerance nuk do të përsëriteshin më. Dhe Abdul-Mexhid premtoi dhe u angazhua se askush nuk do të vritej për punë feje. Por ja motivet për t’u çjerrë maskat këtyre njerëzve të errët. Shqiptarët nuk i vranë, por i internuan. Sidoqoftë, kur shqiptari që ishte në Stamboll u kthye në shtëpinë e tij, ai tregoi për atë çka flitej ato kohë për fenë. Dhe meqë të gjithë në shpirt janë kristianë, ata u deklaruan hapur se çfarë janë në të vërtetë. Një prift, i quajtur Antonio Markoviç, i cili njihej prej tyre, i përkrahu në vendimin që kishin marrë. Madje u premtoi se do t’i ndiqte kudo që do të shkonin. Sapo vendimi u muar nga shqiptarët, ky vendim iu dërgua peshkopit të Prizrenit, i cili më duket ishte z. Bogdanoviç. Figura e tij e rëndësishme nuk i bëri të heqin dorë, por peshkopi ua bëri të qartë pasojat e një ndërmarrje të tillë. E megjithatë përfaqësuesit e shqiptarëve nuk u tundën nga e tyrja: “ Ne jemi të krishterë, - thanë ata. - Çfarëdo që të na bëjnë, ne do të mbetemi të tillë. Nëse do të shuhemi të gjithë, le të shuhemi, nëse duhet të vdesim, le të vdesim!” Kur ata i çuan tek pashai i Prizerenit, shqiptarët dhanë të njëjtat përgjigje. Më kot pashai i shau dhe i nxorri në mes të këshillit, duke i fyer me .................

    Nuik po mund e nxjerri vazhdimin, por mendoj s emjafton me kaq


    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 13-02-2011 më 12:37
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Fotografite e ketij artikulli



    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Do mundohem ta nxjerr ne tersi por diikun pome ngatrron kompjuteri.Perndryshe Artikulli gjindet te MILOSAU.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 13-02-2011 më 12:49
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Nuk besoj qe dikush ka dyshime ne lidhje perhapjen e dhunshme ne trojet tona te fese islame, mirepo kjo definitivisht eshte pjese e historise dhe ai qe do mund ta mbaj ai qe nuk do mund ti kthehet fese qe I ka takuar.

  5. #5
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Pergezime Iliria per mundin!!
    Zoti dhashte qe ta perfundosh tere historine...
    Jarigas

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Po ta pranonin shqiptaret fenë islame pas vitit 1912 lirisht do thonim qe eshte pranuar me dëshirë.
    Të jesh nen sundim për 500 vite dhe të thuash që është pranuar më dëshirë është njëjtë si te thuash shqiptaret nuk i vrau serbi e greku por paten deshire vet te vdesin.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511


    Ahh CIA he CIA.
    Ne cdo menyre mundohet te luftoj Islamin.

    A ju kujtohet juve para lufte ne shekullin e I (pare) qysh i kane vra disa njerez ne Gjermani sepse nuk dojshin me pranu Islamin ?? A ju kujtohet, jo pra nuk ju kujtohet.

    Une per veti me thane te drejten vetem se cka po me shtoni me shume besimin dhe jam shume i lumtur sinqerisht po.

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pergezime Iliria per mundin!!
    Zoti dhashte qe ta perfundosh tere historine...
    T'i je legend e gjalle !!!

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-03-2008
    Vendndodhja
    itejdukshem, gjithka
    Postime
    1,536
    Hajde rren hajde , na knaqet ty rrejt.

  10. #10
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    FRANCEZET, SI U MASAKRUAN 3 FSHATRA ME 1845 S’E NUK
    DONIN MYSLIMANIZIMIN


    Jean Faveyrial është bërë tashmë i njohur me botimin në frëngjisht dhe shqip të librit të tij Historia e Shqipërisë, në sajë të punës së pal odhur të studjuesit të njohur Robert Eltsi, i cili pas kërkimeve në selinë e Lazaristëve të “ Saint-Benoît” në ( Stamboll), Konstantinopojë, e gjeti dorëshkrimin e tij në selinë qëndrore të “ Urdhërit të Saint Viecent de Paul” në Paris. Unë pata fatin të njihem me drejtuesin e arkivit Claude Lautissier, i cili me një përkushtim të veçantë më hapi dyert e arkivit për të studiuar jetën e këtij personaliteti të Kishës lazariste në trojet ballkanike. Dhe ja, në duar, një tekst i shkruar nga Faveyrial, më befasoi për historinë që ai tregonte dhe që hidhte dritë rreth përpjekjes së shqiptarëve në mesin e shekullit të XIX-të që të islamizuar dikur me forcë kërkonin tashmë të riktheheshin përsëri në fenë e origjinës: kristianizmin. Tragjedia e tri fshatrave të veriut shqiptar, ( zona Mbishkodrës) i tregoi Perëndimit të asaj kohe këtë pjesë të identitetit shqiptar, të cilët njerëzit e thjeshtë luftonin ta ruanin si gjënë më të shenjtë, duke e paguar dhe me jetën e tyre. Histori rrënqethëse, e denjë për një film, çka dëshmon atë që pak evropianë e kishin kuptuar në atë kohë, kur ata gabimisht e konsideronin Shqipërinë si tokë të Islamit.


    Edhe pse me emra islamë, shqiptarët i ruanin ritet e kishës latine, festonin festën e Shëngjergjit, Shën Markut, etj, madje dhe festat e tyre pagane, çka ishin rrënjosur në identitetin shekullor të tyre. Ritet e vjetra, kanunet dhe besytnitë e tyre, ishin pjesë e një kulture pellazgjike dhe paralele të “ Homeriadës” së Homerit të madh, të cilën do ta kërkonte gjatë udhëtimeve të tij në veriun shqiptar, studjuesi i madh francez Albert Dumont, në vitin 1871. Përse ata shqiptarë pranuan më mirë kalvarin se sa tjetërsimin? Ja si e ka rrëfyer këtë ngjarje historike At Faveyrial më 1 janar tê vitit 1870, me atë shkrimin e tij të vogël, që vështirë ta deshifrosh menjëherë. gojmë. Tani që i kam këto dokumente, po i rendis të gjitha. Për këtë do të përdor dhe disa fakte të pë r mëndura nga vepra e të ndjerit z. Hecquart, konsulli francez i Shkodrës, të cilat i referohen aktorëve të asaj barbarie. Sipas kolegut tim Bonnieu, ja cili ishte shkaku fetar që bëri të nxisë mizorinë e turqve. Një shqiptari, një kristiani të hershëm që gjëndej në Konstantinopojë në vitet 1844 apo 1845, i kishin thënë se një epokë e re kishte filluar për të dhe të krishterët e tjerë të Pe r a n d o r i s ë otomane dhe se liria e ndërgjegjes ishte proklamuar. Këtej e tutje çdo njeri ishte i lirë të përqafonte fenë që donte. Por pse u përhap një lajm i tillë? Kolegu ynë nuk thotë asgjë rreth kësaj dhe sigurisht nuk dinte gjë. Por nuk ishte si shkak i Kartës së “ Gulbané”-së, pasi ajo ishte botuar që më 1839. Por shkaku, të paktën në dukje ishte ky : Më 1844, një armenian skizmatik ( ortodoks), i quajtur Ovakim dhe që na ishte bërë musliman, u kthye sërish në fenë kristiane. Por meqë u zbulua dhe u denoncua, ai nuk pranoi të rikthehej në musliman dhe atëherë e vranë. Nëse pas ekzekutimit, trupin e tij do ta hidhnin në Bosfor ky fakt nuk do të bënte zhurmë. Por atë e ekspozuan në mes të pazarit, çka ishte një fyerje e madhe për kristianët. Ky akt i dyfishtë fanatizmi dhe talljeje e ndyrë, e preku gjithë Konstantinopojën.

    Përfaqësuesit e opinionit publik, ambasadorët dhe veçanërist ambasadori i Anglisë, Lord Stratford Canning, i bënë kritika të forta qeverisë turke. Ata madje kërcënuan për ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike, nëse nuk premtonin se akte të tilla intolerance nuk do të përsëriteshin më. Dhe Abdul-Mexhid premtoi dhe u angazhua se askush nuk do të vritej për punë feje. Por ja motivet për t’u çjerrë maskat këtyre njerëzve të errët. Shqiptarët nuk i vranë, por i internuan. Sidoqoftë, kur shqiptari që ishte në Stamboll u kthye në shtëpinë e tij, ai tregoi për atë çka flitej ato kohë për fenë. Dhe meqë të gjithë në shpirt janë kristianë, ata u deklaruan hapur se çfarë janë në të vërtetë. Një prift, i quajtur Antonio Markoviç, i cili njihej prej tyre, i përkrahu në vendimin që kishin marrë. Madje u premtoi se do t’i ndiqte kudo që do të shkonin. Sapo vendimi u muar nga shqiptarët, ky vendim iu dërgua peshkopit të Prizrenit, i cili më duket ishte z. Bogdanoviç. Figura e tij e rëndësishme nuk i bëri të heqin dorë, por peshkopi ua bëri të qartë pasojat e një ndërmarrje të tillë. E megjithatë përfaqësuesit e shqiptarëve nuk u tundën nga e tyrja: “ Ne jemi të krishterë, - thanë ata. - Çfarëdo që të na bëjnë, ne do të mbetemi të tillë. Nëse do të shuhemi të gjithë, le të shuhemi, nëse duhet të vdesim, le të vdesim!” Kur ata i çuan tek pashai i Prizerenit, shqiptarët dhanë të njëjtat përgjigje. Më kot pashai i shau dhe i nxorri në mes të këshillit, duke i fyer me .................

    Nuik po mund e nxjerri vazhdimin, por mendoj s emjafton me kaq
    ...o ti shoki, ne kete teme flitet per tolerancen fetare, pra, jane te mireseardhur shembujt te cilot nenvizojn TOLERANCEN fetare, e jo shembuj martirizmi, ku nuk keni edhe turp te permendni armiqet shekullore bogdanovicat e markovicat me nje fryme kunder muslimaneve....

    FESTEN e shengjergjit e kane "kujtuar" te gjithe shqiptaret, edhe mua perzonalisht me kujtohet ajo, pasiqe ajo dite ka qene dite vendimtare ne kalendarin e bujkve......por sidoqoft, cilet jane ata fshatra ???....jam kurioz te dij dicka me teper per ata fshatra.....cka eshte puna e tyre ne vitin 2011 ???, a jan sot te krishtere ata te "mjeret" ???


    tungi
    albanish by nature

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •