Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 54
  1. #31
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    Nuk ma mer mendja qe "vellezerit" tane turq te kene bere nje barbari te tille..............se islami ka ardhur me lule vetem se Gjergj Kastriotit nuk i pelqenin ato lloj lulesh dhe ja u tregoi vendin per aq kohe sa jetoi.
    Qe s'ta merr mendja ty, do te thote se nuk eshte e vertete??!!!Ja po e zeme se sulltan Mahmuti e Ballaban tradhetari erdhen me lule, e po e zeme edhe qe Kastrioti nuk i deshi, çfare pastaj, atij qe s'i pranon lulet prej teje ti i pret koken??!!
    Or turk apo mbeturine e "vellezerve" te tu turq, qe s'ta merr mendja ty do te thote se e ke mikroskopike ate pjese te trurit qe duhet te merret me logjike!!!!
    Jarigas

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    po si tia bejme ketyre ,,,,qe thone se ne u beme me deshire turq e mysliman haaaaa

    leje mos u nxirr dokumente se ,,,
    do i zgjosh nga gjumi letargjik,,,,

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Qe s'ta merr mendja ty, do te thote se nuk eshte e vertete??!!!Ja po e zeme se sulltan Mahmuti e Ballaban tradhetari erdhen me lule, e po e zeme edhe qe Kastrioti nuk i deshi, çfare pastaj, atij qe s'i pranon lulet prej teje ti i pret koken??!!
    Or turk apo mbeturine e "vellezerve" te tu turq, qe s'ta merr mendja ty do te thote se e ke mikroskopike ate pjese te trurit qe duhet te merret me logjike!!!!
    o shoku me ke bere per te qeshur.ke qene i pire apo se ke ke kuptuar thelbin e shkrimit.
    kete pergjigje duhet tia kthesh shqipfolsave jo mua
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  4. #34
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    o shoku me ke bere per te qeshur.ke qene i pire apo se ke ke kuptuar thelbin e shkrimit.
    kete pergjigje duhet tia kthesh shqipfolsave jo mua
    Nese nuk kam kuptuar ironine ne shkrimin tend, kerkoj ndjese!!!
    Jarigas

  5. #35
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Qe s'ta merr mendja ty, do te thote se nuk eshte e vertete??!!!Ja po e zeme se sulltan Mahmuti e Ballaban tradhetari erdhen me lule, e po e zeme edhe qe Kastrioti nuk i deshi, çfare pastaj, atij qe s'i pranon lulet prej teje ti i pret koken??!!
    Or turk apo mbeturine e "vellezerve" te tu turq, qe s'ta merr mendja ty do te thote se e ke mikroskopike ate pjese te trurit qe duhet te merret me logjike!!!!
    Ngadalë...ngadalë jarigasë se Ballaban Pasha është jenicerë shqiptarë dhe mundë të krahasohet me bashkëkohasin e tij Skenderbeun, se që të dy janë heroj por në anë të kundërta....
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  6. #36
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shqiptarët në Muhaliç, të gjallë e të vdekur në një haur
    Luan Rama


    Persekutimi dhe syrgjynosja e 200 shqiptarëve në Muhaliç të Bursës në

    Bitini”. Eshtë e pamundur të japësh një ide të gjëndjes së mjerueshme dhe dëshpëruese në të cilën ishin katandisur të syrgjynosurit shqiptarë, viktima të mizorisë së pashait të asaj province. Ata janë në një fshat, në jug-lindje të Bursës, i cili quhet Muhaliç, gati një orë larg liqenit të Apollonisë (në Turqi, L.R.). Unë i pashë atje në mjerimin më të tmerrshëm, të zhveshur, lakuriq e gjithë zhele. Ajo pamje më tmerroi. Nga 180 persona që kur kishin ikur nga vendi i tyre, nuk kanë mbetur veçse 87, të cilët janë në prag të vdekjes. Ata banojnë në një han të vjetër, pothuaj një rrënojë, ku oborri është i mbushur me kocka kafshësh, që disa tregtarë i dërgojnë në rafineritë e sheqerit, nëpër Evropë. Ditën e mbërritjes së tyre, ata ishin aq të lodhur e të dobët, aq të keqtrajtuar gjatë asaj rruge të mundimshme, sa pesë prej tyre vdiqën menjëherë. Vdekja i dha fund martirizimit të mundimshëm. Që nga 25 prilli e gjer më 3 maj, dita kur z. Hillereau dhe unë patëm lumturinë të bashkonim lotët tanë me të tyret dhe tu sillnim ndonjë ngushëllim për mjerimin e tyre, çdo ditë vdiste dikush. Ishte data 3 maj kur ne shkuam në Bursa, në sajë të z. Gjeorgjiaki, agjent atje i konsullit të Anglisë. Ishte ora shtatë e mëngjesit kur ne hymë në atë ndërtesë të trishtë. O Zot ! Ç’spektakël ! Duke hyrë në atë han, ne pamë në mes të oborrit një grumbull krijesash të të gjitha moshave dhe sekseve, nga foshnjet e deri tek pleqtë më të skajshëm, njerëz të kthyer në lakuriqësinë më totale, ose të mbuluar veçse me ca zhele. Meqë kishin ethe, ata rrinin në diell për tu ngrohur, duke bërë kështu që tu binin morrat që i hanin. Dhimbja dhe dëshpërimi ishin skalitur në fytyrat e tyre të zbehta dhe të rreshkura. Disa i pashë që ishin plot plagë, të tjerë kishin këmbën apo dorën që u varej, ndërsa një tjetër, anash, këmbët i kishte të gangrenizuara. Sapo na panë ata nisën të ngashërehen dhe të psherëtijnë. Zemra ime gati u ça nga dhimbja! Nuk munda t’i mbaj lotët. Ato lotë më bijnë ende, ndërkohë që po shkruaj ato që pashë. Pastaj ne filluam të shkojmë në kthinat ku dergjeshin të sëmurët. Në të parën ne gjetëm rreth 10 persona, burra, gra, fëmijë të shtrirë mbi pllakat e gurit, të zhveshur lakuriq, mbuluar me disa copa thasësh me qime kali. I pari që na dalloi ishte një plak, pothuaj në agoni. Ai u përpoq të ngrinte kokën. Zoti Hillereau i tregoi kryqin. I sëmuri ia rrëmbeu nga duart, i ngjiti buzët dhe e mbuloi me lotë. Pastaj, si të kishte marrë një forcë të mbinatyrshme, ai kërkoi rreth tij mbi një mori leckash, zbuloi dy-tri fëmijë në prag të vdekjes dhe i bëri të puthin kryqin, duke u bërë shenjën e shpëtimit. Ne dolëm nga ai vend i tmerrshëm për të hyrë në një vend tjetër akoma më të tmerrshëm. Ishin aty po aq persona, por ata ishin akoma më keq dhe në agoni e sipër. Ata nuk kishin as forcë për të klithur, e as për të ngritur kokën që të shikonin ata që kishin ardhur t’i shikonin. Pas disa çastesh, ne pamë që midis atyre të sëmurëve të pafat gjëndej një kadavër që po kalbej. Ne vazhduam më tutje dhe gjetëm edhe dy kadavra të tjera, çka na detyroi që para se të shkonim më tutje, t’i nderonim ato viktima që të mund të kishin një varr. Pas kësaj ceremonie të trishtë, ku grekët na dhanë një ndihmë të çmuar (sepse ata pranuan t’i hapnin gropat, të mbanin të vdekurit dhe të na shoqëronin tri herë rradhazi në varreza), ne gjykuam t’u japim Extrëme-Onction (kungimin) njerëzve më të sëmurë. Por për këtë ata duhej të rrëfeheshin. Por si? Ne nuk e dinim gjuhën e tyre. Por u gjet aty një njeri që dinte pak turqisht. Vendosa ta marr si përkthyes. “Eja, - i thashë, - do të shkojmë të bëjmë sakrementet për shokët tuaj. Ju e njihni gjuhën e tyre dhe kështu do na ndihmoni. Por me shfaqjen e të sëmurit të parë (ishte një vajzë 15-18 vjeçare), ai hezitoi dhe më morri mënjanë. “Më fal Ati im, - më tha ai, - kjo është vajza ime! Ajo do të ketë turp për të më rrëfyer dobësitë e saj. Por prit të thërres nënën e saj. Ajo do e mësoj më kollaj se unë tundimin e shpirtit të saj. Isha i befasuar nga fjalët e tij. Pastaj u ktheva nga zoti Hillereau. Është tepër e dhimbshme, - i thashë, u mbyta nga lotët”. Këta ëngjëj të Zotit, martirët e besimit, i kanë larë tashmë gabimet e tyre me lotë dhe dhimbje. A është e nevojshme që ata të rrëfehen në kushte të tilla? Megjithatë i kërkova vajzës nëse ajo i falte me shpirt armiqtë e saj. Duke thënë këto fjalë, jo vetëm ajo, por të gjithë të sëmurët që ishin në atë dhomë ngritën zërin dhe thanë: “Zoti i faltë! … Po, Zoti i faltë! Ne kemi vuajtur shumë, është e vërtetë dhe ne do të vuajmë akoma, por shkak janë mëkatet tona. Persekutorët janë veçse instrumenta të Drejtësisë së Zotit. Pra fali o Zoti ynë për të gjitha ç’kanë bërë”. Sapo kjo falje publike doli nga gojët e tyre dhe që u përsërit pastaj në kthinat e tjera, ne u dhamë kungimin të gjithë të sëmurëve. Dhe kur ne i bekuam këta atletë të Besimit me vajin e shenjtë, duke qarë, ne vazhduam drejt një vizite të tretë. Dy vizitat e para ishin shumë të shpejta dhe emocioni ynë ishte aq i madh sa gjithë sa kishim parë, dukej si një ëndërr.

    Tani duheshin parë vëllezërit tanë në veçanti, të njihnim nevojat e tyre, dhimbjet e tyre, vuajtjet për t’i lehtësuar. Midis atyre të pafatëve, pikasa një vajzë që mbahej më mirë se të tjerat. Pothuaj gjithnjë, e ulur veçmas turmës dhe me fytyrë të kthyer nga muri, ajo dukej se nuk kishte lidhje me fatkeqësinë e të tjerëve. Doja t’i thoja disa fjalë ngushëllimi dhe të njihja gjëndjen e saj, por interpreti ynë atë çast mungonte dhe unë nuk e dija gjuhën e saj. Menduam se do kishte humbur prindërit e saj dhe nga vuajtja e madhe ishte bërë e pandjeshme për dhimbjet e të tjerëve. Në një kthinë të keqe, diku larg, gjetëm 4-5 fëmijë të kthyer në kufoma, mbi një tufë leckash të pista. Ata ishin braktisur nga të gjithë. Më i madhi i tyre, çka dukej një vajzë, mund të ishte 11-12 vjeç. Në vend të klithjeve dhe lotëve të shumta, këta të mjerë nuk lëshonin veçse disa psherëtima. Nuk ishte askush që t’u jepte një pikë ujë. Kur ishim midis këtyre të syrgjynosurve fatkeqë, papritmas dëgjuam një këngë ogurzezë që dilte nga goja e një gruaje në delir, apo që ishte pushtuar nga një dëshpërim i tmerrshëm. Në fund të çdo strofe, ajo qante disa minuta dhe pastaj rifillonte me një lloj tërbimi dhe me një ton, kujtimi i të cilës më bën akoma të dridhem. Ne pamë gjithashtu gra të shastisura. Na thanë se ato ishin bërë ashtu si rezultat i trajtimit të keq dhe i skamjes së madhe. Njëra nga ato kishte një vështrim të fiksuar, ndërsa tjetra, e mbulonte fytyrën dhe dukej se turpërohej nga gjendja e saj. “Ajo që na habiti pa masë dhe që na bëri t’i admironim, ishte se këta njerëz të pafat dhe të dergjur në mjerimin më të madh, nuk na kërkuan as bukë, as veshje, as para. Ata e shikonin veten në prag të vdekjes, si në fundin e vuajtjeve të tyre. E megjithatë ata zvarriteshin drejt nesh. Por ç’donin të shikonin? Çfarë? Një medalion të vogël të Virgjëreshës së Shenjtë, tespijet apo një kryq. Dhe duke marrë diçka nga gjërat e mia, ata ngjisnin buzët e tyre me përkushtim dhe me një lumturi të dukshme. Të syrgjynosurve tanë të shenjtë u dhamë kungimin. Por s’kishte mbaruar e tëra. U duhej dhënë buka e të fortëve, Saint-Viatique. Por atëherë një tjetër vështirësi na doli. Ku të gjenim në atë vënd të tmerrshëm një mjedis për të kujtuar Saints-Mystères. Pasi e menduam mirë, z. Hillereau dhe unë vendosëm që meshën ta bënim fare mirë në oborr. Por meqë na duhej një tavolinë, grekët na e sollën një. Sa hap e mbyll sytë, një altar u improvizua. Ndërkohë që abati Hillereau vishte petkun e duhur të saçerdotit, unë afrova të sëmurët dhe gjithë ata që mundnin që të qëndronin jashtë pa rrezik, gjatë “sakrificës auguste”. Oborri ishte mbushur me kocka të panumurta që më kujtonin atë që thotë Profeti. Pikërisht, këto skelete të mbetura, imazhi i vërtetë i vdekjes, vëllezërit tanë martirë, u vunë në gjunjë gjatë gjithë meshës. Thirrje të vuajturisht, psherëtima e ngashërime, dëgjoheshin nga të gjitha anët. Lotët gjithashtu rridhnin me shumicë nga të gjithë të pranishmit, dëshmitarë të një skene të dhimbshme. Pasi u bë bekimi i atyre që ishin rreth altarit, (Sainte-Communion), ne shkuam ta bënim këtë te ata që ishin të shtrirë tek kthinat. Me të mbaruar meshën, unë u ktheva nga ata të syrgjynosur të mjerë, duke u drejtuar fjalë ngushëllimi përmes interpretit tim. “A e dini, - u thashë, - se sa i mirë është Zoti me ju? Ai ka qënë gjithnjë pranë rrugëtimit tuaj të syrgjynosjes, duke ju ushqyer me mishin e tij të adhurueshëm. Ai u është përkushtuar dhe tani ju e mbani në zemrat tuaja. T’i jeni mirënjohës! Duajeni dhe ju! Mos e fyeni kurrë! Kurajo vëllezër të dashur. Ngrijini sytë në qiell. Porta për ju është e hapur! Sa më shumë të keni vuajtur, aq më të lumtur do të jeni. Duajeni njëri-tjetrin, ngushëlloni njëri tjetrin, kujdesuni veçanërisht për vejushat dhe jetimët. Zoti do t’ua shpërblejë njëqind herë më shumë! Pastaj, duke u kthyer drejt asaj turme ortodoksësh, që dëgjonin këtë fjalim të trishtë sa me vëmëndje aq dhe me dhembshuri, u kërkova të vazhonin veprën që kishin nisur. I luta veçanërisht t’i varrosnin të vdekurit, pasi kjo ishte një vepër që duhej bërë dhe që Zoti do ta pëlqente.

    Qëndrimi ynë në Muhaliç zgjati nga e shtuna në mbrëmje, më 2 maj, gjer të hënën në 4 maj. Pastaj ne u ndamë me zemrën e rënduar për miqtë tanë. Por vonuam të ktheheshim në Konstantinopojë që të mund të informonim për këto tmerre autoritetet e duhura dhe përmes ambasadës sonë të sugjeronim ndonjë ndihmë për të syrgjynosurit tanë. Duke kaluar në Bursa, ne i treguam për ato që pamë konsullit tonë, zotit Crepin dhe atij të Anglisë, z. Sandisson, duke iu lutur që të përdonin gjithë influencën e tyre pranë Portës Sublime, për t’i dhënë fund këtij persekutimi mizor. Konsulli i Anglisë u tregua më i ashpër. Ai i shkroi ambasadorit të tij, lordit Stratford Canning dhe ishte ky ambasador që u ankua te Reis-Efendi, ose ministri i Punëve të Jashtme”.
    Këtu dhe mbaron raporti i tyre. Faveryal shkruan se sipas shënimeve të “suorave” Bernardine dhe Marie, të cilat shoqëronin superioren e tyre Lesueur në Muhaliç, ato pohojnë se lordi Canning siguroi menjëherë nga Reis Efendi, ushqime, ilaçe, veshje dhe shtroje për të syrgjynosurit e mjerë. Gjithçka u bë menjëherë. Gruaja e lord Canning, e cila takohej ndonjëherë me suorat, u tha përmes një sekretari të ambasadës se do të ishte kënaqësi për të dhe burrin e saj që të shkonin të vizitonin të syrgjynosurit, të shoqëruar me një mjek dhe interpret, duke shtuar se anija me avull e ambasadës do të vihej në dispozicionin e tyre që nesër në mëngjes. Superioria Lesueur kërkoi menjëherë të shkonin bashkë me dy motrat e tjera. Ajo e falenderoi lordin Canning për dëshirën e tij që tu vinte në dispozicion atë anije, pasi dhe ambasadori francez, z. Bourqueney, u ofronte tashmë të tijën.
    Dy anijet me avull u nisën nga Gallata më 12 maj 1846 për të ndihmuar katolikët e syrgjynosur. Në njërën nga to ishte mjeku i ambasadës angleze dhe një drogman, interpret, ndërsa në të dytin, tri “suorat” e urdhërit “Saint Vincent de Paul”, bashkë me z. Lauxerrois, sekretar i ambasadës së Francës. Zoti Lauxerrois do t’i shoqëronte deri në Bursa, duke ia besuar pastaj këtë mision konsullit Crepin.


    Në Bursa, “motrat” kaluan veçse një natë. Të nesërmen, më 15 maj, ato morrën udhën, të prira nga një hebre, të shoqëruara nga një armen dhe të ruajtura nga një turk, i cili i ishte betuar zotit Crepin se do t’i çonte gjallë e shëndoshë në atë vend. Sapo kishin udhëtuar tre çerekun e ditës, kur ato takuan drogmanin anglez. Nga Mudania, ai kishte shkuar drejt e në Muhaliç dhe tani po kthehej në Bursa. “Ah, ‘motrat’ e mia, - u tha ai, - ç’ndërmarrje të tmerrshme që keni marrë përsipër dhe ç’udhë të llahtarshme keni për të bërë!” (Kali i tij ishte me baltë gjer në bark). Por megjithatë, Zoti do t’u japë mbrojtje. Nxitoni që të arrini liqenin, para se të bjerë nata!” “Suorat” u ngjitën në karrocë të pinin pak qumësht, i vetmi ushqim që kishin gjetur në një fshat të vogël ku ishin çlodhur pak. Pastaj, kur mbërritën në breg të liqenit, siç u kishte thënë drogmani, ra nata. Të vije qark liqenit në një orë të tillë ishte e pamundur. Lumturisht ato i dëgjuan disa njerëz të një manastiri ortodoks dhe një barkë erdhi e i mori. Njëra prej tyre i shërbeu mikeshave kurajoze të shqiptarëve. Për të arritur në Muhaliç duheshin ende dhe 2-3 orë rrugë. Të nesërmen ato u nisën që herët dhe më së fundi mbërritën. Ato ende nuk ishin instaluar tek një familje e mirë ortodokse kur ia behu mjeku anglez. Ai erdhi dhe u uroi mirseardhjen. “Ishte një njeri mjaft i mirë dhe i zellshëm, një protestan që ishte kthyer në katolik, - thanë “suorat”. S’patëm asnjë problem për t’u kuptuar me të me qëllim që të ndihmonim shqiptarët. Meqë po vonoheshim për tu takuar me shqiptarët dhe për t’u ardhur në ndihmë atyre fatkeqëve, atëherë nxituam. Kishe frikë t’i shikoje. Ishin si fantazma të vërteta që lëviznin, kockë e lëkurë, aq sa lëkura e tyre ishte nxirë. Nuk arrinin dot të flisnin. Ditë e natë i dëgjonim të rënkonin. Megjithatë ne i fuqizuam pak nga pak në sajë të lëngut të mishit që kishim, në sajë të rrobave dhe ilaçeve që kishim sjellë dhe në sajë të pranisë sonë, fjalës dhe asaj çka po bënim për ata. “Përpara ata binin përdhe si mizat, por që nga ajo ditë, nuk vdiqën, veç pesë apo gjashtë, mes të cilëve dhe një vajzë që ishte e pamundur ta shpëtonim nga plagët e tmerrshme që kishte dhe kangrenën që e kishte pushtuar pak nga pak… Xhandari turk që shoqëronte karvanin tonë, duke parë të respektuarën “suorën” Lesueur aq të gëzuar dhe me kurajo tek mbështeste të tjerët, (megjithë shëndetin e saj të dobët dhe ushqimin e pakët, - veçse një vezë që kishte ngrënë), ai u thoshte muslimanëve: ”Kjo grua është një Evlia, një mike e Zotit, një Shenjte!”


    Pas shërbimeve të para për të syrgjynosurit, duhej menduar për të vdekurit. Ata i kishin vendosur në lëndinë, mbuluar me ca lopata dhé. “Një varr i tillë nuk është mirë!” – tha mjeku anglez. Janë vëllezërit tanë. Vdekja e tyre ka qënë një vdekje martiri. Trupat e tyre janë të shenjtë. “Shpejt ne do të ikim dhe nuk është mirë që t’i lëmë në atë gjëndje, në atë vënd ku hodhën kërma dhe plehra. Le t’i kërkojmë zëvëndës-prefektit një vend varrimi. Dhe kjo gjë u akordua menjëherë, - thanë “motrat” Bernardine dhe Marie dhe sipas dëshirës sonë. Pastaj sollën ca ustallarë dhe gurë të shumtë për të bërë një lloj muri. Për pak ditë muri u ngrit, iu vu një portë dhe një kryq mermeri në mes të varrezës. Ai kryq kishte një mbishkrim që do t’u përcillte shekujve të ardhmë historinë e kësaj ngjarjeje. Dhe kur varreza u bë gati, atëherë u hapën gropat për t’i vendosur kufomat siç duhej. Por si t’i transportonim? Që prej 10, 15 apo 20 ditësh, ato ishin dekompozuar. Cili do ta kishte guximin dhe kurajon të gërmonte tokën dhe t’i nxirrte që andej, t’i mbështillte me qefinin e përgatitur nga “suorat” dhe t’i transportonte pastaj në varrezën e re? U vendos që më të fuqishmit e shqiptarëve ta bënin këtë shërbim për bashkëatdhetarët e tyre. Por sapo u afruam në gropat e vjetra me belat në duar, askush nuk guxonte të fillonte. Duke e parë se të gjithë hezitonin, mjeku anglez, nxorri diamantin e çmuar që kishte në gishtërinj (të cilin mund ta thyente duke punuar), ia besoi “suorës” dhe nisi të gërmonte. Atëherë të gjithë filluan menjëherë pas tij. Një çast më vonë kufomat u shfaqën. Ata i mbështollën me qefinë, i vunë në karroca dhe i çuan në varreza, shoqëruar nga At Antonio, i cili lumturisht sapo kishte mbërritur. Në fakt, kur kishte gjetur derën e burgut hapur në Selanik, ai ia kishte mbathur dhe i veshur si xhandar, kishte mundur të vinte deri këtu. Varrimin e kufomave e bënë me vështirësi, pasi era e qelbur e kadavrave ishte mbytëse. Por ishte dita e “Ascension”, (e ngjitjes së Krishtit në qiell) dhe Perëndia e bëri këtë vepër. Një erë e fortë nisi të frynte, aq sa të merrte frymën. Kurrë nuk do të na shqitet nga kujtesa ajo ditë, - kujtojnë suorat. - Kurrë nuk do ta harrojmë spektaklin që pamë kur trupi i një gruaje të varrosur 15 ditë më parë ishte dekompozuar. Flokët e saj të gjata e të zinj i binin nga koka dhe dy fëmijë të vegjël ajo i mbante ende në krahët e saj. Varrimi i të vdekurve tanë të shtrenjtë u bë në prani të gjithë njerëzve të Muhaliç. Kishin ardhur turq e ortodoksë. Një ndjesi respekti e tmerri e mbante atë turmë të madhe. At Antonio printe proçesionin. Mjeku anglez i shërbeu atij si fëmija e korit, duke kënduar me sa fuqi kishte. Sapo kadavrat u vunë në tokë, u dëgjua psallma për ta. Dhe At Antonio përfundoi me një falje të përgjithshme të mëkateve për ata të dashur që kishin vdekur tashmë. Megjithatë, shumë të sëmurë e kishin marrë veten dhe i kishin vendosur në ndërtesa të veçanta. Por ngaqë ai lloj strehimi nuk ishte për të qënë, apo nga vetë ajri i Muhaliç-it, ata u sëmurën nga ethet e herëpasherëshme. Pra “suorat” dhe mjeku anglez menduan se duhej gjetur një vënd i përshtatshëm. “Le të shkojnë dy-tri nga ata që mbahen më mirë dhe le të gjejnë një vënd apo fshat që t’u pëlqejë, - tha zëvëndes-prefekti. Ne i dërguam me shpresë që të tjerët do të bashkoheshin me ata. Pra, dy-tri nga më të fortit u nisën për të gjetur vëndin më të mirë. Nëntë ditë më pas ata u kthyen, duke thënë se Filidare ishte mjaft mirë për ata. Pamja ishte e bukur. Klima e shëndetshme, dhe atje do të vendoseshin së shpejti, në atë vënd përballë Bursës, në breg të detit, midis Guemlek dhe Mudania. Në fakt, Filadare ishte ajo që ata shpresonin më mirë. Por për t’i çuar atje duheshin karroca.

    Zëvëndës-prefekti dha 22 karro të tilla. Motra Lesueur, xhandari i dhënë nga zoti Crepin dhe Charles, interpreti i mjekut anglez, u ngarkuan me detyrën që t’i çonin ata gjer në destinacionin e ri. Kjo nisje ndodhi ditën e dytë të Pentecôte-s. Për të shmangur një kthesë të madhe, u vendos që burrat t’i transportonin përmes liqenit me varka, me buaj apo me not. Por që të bëhej ky lloj kalimi u deshën shumë mundime, pasi bënte një vapë e madhe dhe buajt, sapo hynin në ujë s’donin të lëviznin më. Më e keqja është se pas një stuhie të tmerrshme, era i përmbysi gjithçka dhe u desh që të shtriheshin në mes të fushës me karrot dhe plaçkat e bëra qull. Kishte ende dhe një ditë udhë e të nesërmen askush nuk donte të lëvizte, aq e keqe kishte qënë ajo natë. “Nëse s’doni të lëvizni, askush nuk do të hajë! – u tha “suora” Lesueur. Dhe menjëherë ajo nisi karron që mbante ushqimet përpara. Karrot e tjera e ndoqën. Me hir a me pahir të gjithë u vunë në rrugëtim. Natën mbërritën në Filadare dhe kërkuan vënd për të fjetur. “Po ku tu gjejmë vend për të fjetur? - u thanë atje banorët. Të gjitha shtëpitë tona janë plot krimba mëndafshi, ndërsa ne flemë në qiell të hapur. Një burrë i veshur më mirë se të tjerët u tha se ishte mësuesi i fshatit. “Të jini e sigurt! – i tha ai “suorës” Lesueur, - se ambasada u është mirënjohëse për gjithçka keni bërë për këta të mjerë. Ç’mbrojtje e përkujdesje për ata!” Dhe sa tha këto fjalë, zotëria vendosi t’i presë miqtë e rinj. A do ia dilte mbanë? Dukej e dyshimtë, sepse kishte të bënte me ortodoksë. Ja ku erdhën ndërkohë dy kalorës. Ishin dy xhandarë të dërguar nga guvernatori i Bursës. Menjëherë dhe pa diskutuar duhej që t’i prisnin shqiptarët tanë të shenjtë por dhe t’u gjenin një vend të mirë për të fjetur. Suora Lesueur pati strehën më të bukur. Ishte një shtëpi e re, pa portë e dritare. Por të paktën ishin të mbrojtur nga shiu. Pra Filadare ishte më i përshtatshëm për shqiptarët e mjerë. Ajri ishte i pastërt dhe klima e shëndetshme. ‘Suora’ Lesueur qëndroi pranë tyre që mos t’u mungonte asgjë. Dy ‘suorat’ e tjera, mjeku anglez dhe At Antonio qëndruan që të katër në Muhaliç për të shëruar të sëmurët.

    Midis tyre gjendej dikush që quhej Andrea. Gjatë rrugës nga Shqipëria në Muhaliç, duke e rrahur me shkopinj, atij i kishin thyer krahët dhe këmbët. Më vonë, kur të sëmurët e fundit i dërguan në Filadare dhe në Bursë, me ata shkoi dhe ‘suora’ Marie, që të shëronte plagët e këtij të riu. Kur të shtrenjtët tanë shqiptarë ishin ende në Muhaliç, ata panë të vinin për te ta dy njerëz të legatës prusiane, të cilët i siguruan se Shkëlqesia e Tij, Frédéric-Guillaume IV interesohej për fatin e katolikëve shqiptarë. “Një ditë, - më tha ‘suora’ Marie, - kur ne i kishim varrosur ata tri fëmijë, tri ëngjëj tre-katër vjeçarë, unë kisha thurur për ata një kurorë me lule që i kisha mbledhur fushave.” Kur ne filluam të shkojmë drejt varrezave, një nga këta zotërinj tha : - “Suora” Marie, më jep dhe mua një nga këto kurora! Dëshiroj ta mbaj në dorë dhe t’i shoqëroj këta tri ëngjëj të vegjël për në banesën e fundit dhe pastaj do ta vë në krye të atij, të cilit kishit menduar t’ia vinit.” “Ka disa vjet, - thotë “suora” Marie, - kur isha në Selanik, shkoja buzë Vardarit, kur papritmas u gjenda pranë tri xhandarëve. “Ah, tha njëri nga ata. Kur isha në Bursa kisha bërë një udhëtim bashkë me ca gra të veshura si kjo gruaja këtu”. Kur dëgjova këto fjalë, e vështrova xhandarin dhe e njoha. Ishte turku që na kishte dhënë me vete z. Crepin. - Ah Mustafa! Nuk e njeh më suorën Marie? – i thashë. Xhandari i shkretë u habit nga ky takim dhe plot dëshirë më përqafoi. Që nga ajo kohë nuk e kam parë më atë burrë të mirë. Sa shumë na shërbeu ai njeri, neve dhe shqiptarëve të shtrenjtë!”.

    Suorat qëndruan një muaj pranë shqiptarëve tanë, sa në Muhaliç dhe në Filadare, ku “suora” Bernardine ishte bashkuar me kryemurgeshën, ndërkohë që “suora” Marie shëronte plagët e Andreas në Bursa. Ato mbërritën nga Bursa në Konstantinopojë ditën e festës së Zotit, ditën e Proçesionit. Kishin sjellë me vete tri fëmijë, një vajzë dhe dy djem. Pak më vonë, vajzën e kërkuan prindërit, të cilët e morën pranë tyre. Një nga djemtë vdiq më 1847, koha kur unë mbërrita në Konstantinopojë. Disa vite me rradhë qëndroi me ne djaloshi tjetër. Ai mësoi të lexojë, të shkruajë e të flasë mirë frëngjisht. At Paolo, i cili atëherë ishte një prift i thjeshtë dhe sot peshkop, erdhi në Konstantinopojë për çështjen e shqiptarëve tanë të thjeshtë dhe i kërkoi superiorit tonë, z. Doumerq, autorizimin që ta merrte këtë djalë në Romë që të bënte studime. Nga Roma, djaloshi Mark, i shkruante herë pas here superiorit tonë z. Gamba dhe “suorës” Lesueur. Tani është prift dhe shërben në dioqezën e Prizerenit, por nuk e di në cilën kishë. Mjeku anglez i la të surgjynosurit tanë, në një kohë me suorat. Nuk di se ç’bëhet me të, nëse është gjallë apo ka vdekur. Por “suora” Bernardine thotë se është me siguri, sepse erdhën bashkë gjer në Guemlek dhe se me të mbërritur në një fushë, rrethuar plot pemë, ai i tregoi një aventurë që i kishte ndodhur pikërisht këtu, kur po shkonte për në Muhaliç. Ai kishte pikasur diçka si një qënie njerëzore mes barishteve dhe kishte pyetur se çfarë ishin. “Janë njerëz që vijnë nga Ismid (Nicomedie). Uria i ka detyruar të lënë vendin e tyre dhe tani kërkojnë të hanë bar. I prekur, doktori i thirri ata të mjerë, u bleu bukë, u dha kafe dhe duke u lënë një shumë parash, vazhdoi udhën… ”
    Lexon këto rreshta dhe mendon menjëherë se përpjekjet për tjetërsimin e njerëzve që bëjnë edhe sot fetë apo shtetet ndaj më të pafuqishmëve, janë përpjekje të kota, sepse që të transformohesh pa pritur e pa kujtuar në grek apo turk, duke përqafuar fe për interesa imediate e jo rrallë jetike, kjo mbetet shumë efemere dhe nuk u shërben atyre që mendojnë ende për një “megalo-ide”.

    GSH
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #37
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga yllbardh Lexo Postimin
    Ngadalë...ngadalë jarigasë se Ballaban Pasha është jenicerë shqiptarë dhe mundë të krahasohet me bashkëkohasin e tij Skenderbeun, se që të dy janë heroj por në anë të kundërta....
    Pikerisht pra!! Gjergji eshte heroi yne kombetar, misherimi i shqiptarise, ndersa Ballabani eshte misherimi i tradhetarit, i cili per me shume e hengri prej Gjergjit!!S'ka kurrfare krahasimi mes tyre.....ndoshta vetem per turqit!!!
    Jarigas

  8. #38
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Pikerisht pra!! Gjergji eshte heroi yne kombetar, misherimi i shqiptarise, ndersa Ballabani eshte misherimi i tradhetarit, i cili per me shume e hengri prej Gjergjit!!S'ka kurrfare krahasimi mes tyre.....ndoshta vetem per turqit!!!
    ...cka dijme ne mbi skenderbeun ???.............vetem romantizma, asgje me shume....

    - perse skenderbeu u kthye - pergjigjet e romantizuara ne te kuqe - atdhedashuaria
    - perse nuk e ndoqen te gjith shoket - tradhetare
    - perse ata qe ju bashkangjiten ne fillim perseri u larguan - tradhetare ne katrore, shpion, udb-asha
    - perse e zgjodhi mu ate kohe te kthehet kunder shtetit osman (perse nuk e beri me heret !!!) - shancin e pare e shfrytezoi, ai kurre nuk ka qen pro perandorise
    - ku shtriheshi zotesimi i tij - i imagjinuar mbi gjith territorin shqiptare
    - perse nuk e ndihmuan aletatet e krishtere - tradhetare edhe ata

    ....pyetje e pyetje sa te duash i kena....

    tung
    albanish by nature

  9. #39
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Cfare derdellit ti mer jahu!!!
    Pyetjet beji rreth Muhamedit dhe se perse iu tek Allahut tek e kur qe t'i frynte ne veshin e djathte.....sa per Gjergjin, lerjua shqiptareve dhe evropianeve te krenohen me heronjte e tyre!!!
    Ti krenohu me al-Walidin dhe Ballabanin po deshe........une krenohem me Gjergj Gjon Kastriotin!!!
    Jarigas

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    yllbardh
    Ai që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë
    po ballabani çfare gjaku ka derdhur turk apo shqiptar?
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •