Close

Rezultati i Sondazhit: Çka mendoni për vrasjen e ushtarëve amerikanë nga Arid Uka?

Votues
47. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Krim terrorist islamik

    26 55.32%
  • Nuk ka lidhje me fenë e paqes

    13 27.66%
  • Nuk i prek shqiptarët dhe nuk më intereson

    8 17.02%
Faqja 53 prej 111 FillimFillim ... 343515253545563103 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 521 deri 530 prej 1106
  1. #521
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Gjermani, hetuesit: Vrasjet me sfond islamik

    Hetuesit gjermanë deklarojnë se vrasja e ushtarakëve amerikanë në Frankfurt ka sfond islamik. Ministri i Brendshëm tha se të dhënat e mbledhura për 21 vjecarin me origjinë nga Kosova, tregojnë se ai është një musliman radikal, me emrin e luftëtarit islamik Abu Rejan.

    Drejtimin e hetimeve e ka marrë përsipër tashmë Prokuroria Federale. Shefja e saj, Monika Harms citohet nga DË se dyshimet kryesore janë ato të një vepre me motive islamike. Paraditen e së premtes thotë ajo do të mbahet një konferencë shtypi ku do të bëhen publike rezultatet paraprake të hetimit, për të cilat autoritetet gjermane po mbështeten edhe nga zyrtarët amerikanë.

    Ambasadori i SHBA-së në Gjermani u shpreh thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë.

    “Ishte absolutisht shokuese, ngjarje për të cilën nuk ka fjalë. Burra dhe gra të pafajshëm të cilët janë duke i shërbyer vendit të vet, sulmohen në mënyrë krejt absurde. Një sulm i pashpjegueshëm që shkakton dy të vdekur e dy të plagosur. E gjithë kjo është tronditëse”, thotë ambasadori amerikan në Gjermani, Philip Murphy.

    Sipas Ministrit të Brendshëm të landit të Esenit ku ndodhet edhe aeroporti i Frankfurtit, 21 vjecari e ka pranuar tashmë vrasjen. Boris Rhein e cilësoi incidentin vecanërisht lëndues për faktin se aleati më i ngushtë i Gjermanisë u godit brenda territorit të saj.

    “Agresori tashmë nuk ka dyshime, është një 21 vjecar nga Kosova dhe për sa di unë ai e ka pranuar hetimin. Të dhënat që kemi mbledhur nga interneti dhe burime të tjera tregojnë se jemi përballë një muslimani radikal. Besoj se emri i tij prej luftëtari islamik është Abu Rejan”, deklaron ministri Borsi Rhein.

    Pas atentatit të së mërkurës qeveria federale vendosi kontrolle dhe praninë në aeroportin e Frankfurtit, por Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Hans Peter Frideriech nuk e siguron si të nevojshme rritjen e masës së sigurisë në të gjithë vendin.

    TCH
    Life's too short to remove USB safely.

  2. #522
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    http://www.botasot.info/mesme/gjyshi-arid.jpg

    Vrasjet, familja Uka e shokuar
    Pranë xhamisë së fshatit Zhabar në Mitrovicë jetojnë dajallarët e Arid Ukës. Atentati i Frankfurtit ka shokuar familjarët e tij.
    Imami i xhamisë së Zhabarit është gjyshi nga e ëma e Aridit, Abdullah Bejta, i cili ndihet i fyer nga veprimi i nipit të tij.
    “As kurrë s’e kisha besuar se do të bëhej nga djali kjo punë, por e morëm vesh nga televizori”, thotë ai.
    Duke dënuar ngjarjen imami thotë se nuk do ta besonte kurrë që nipi do të bënte një gjë të tillë, aq më tepër ndaj ushtarëve amerikanë që ndihmuan aq shumë në clirimin e Kosovës.
    “Mendja s’ma kishte marrë kurë. Jemi zemërthyer. Na vjen zorr”, shprehet Bejta.
    Familja e Arid Ukës prej më shumë se 13 vitesh jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe ka vite që s’e ka vizituar Kosovën.
    Ndërkohë, banorë të qyteteve të ndryshme në Kosovë kanë ndezur qirinj për viktimat, ndërsa ambasada amerikane në Prishtinë është vizituar nga krerët e shtetit, mes të cilëve presidenti Pacolli, që ka shprehur ngushëllimet e tij për ngjarjen.
    Reagime kanë ardhur edhe nga bashkësia islame e Kosovës. Myftiu Naim Tërnava, përmes një njoftimi për shtyp është shprehur:
    “Të sulmosh ushtarët e një vendi mik, aq më tepër ata amerikanë, është një akt makabër dhe terrorist, por edhe një sulm ndaj Kosovës”.


    ase qe e kisha marr munedin te postoj ne kete tem kuregja ne lidheje me kete aket te shemetu! por kur ndegjoj disa komente ketu nga forumist te motivue nga kushe di se cfare binedjesh tyne? bazohen jo me ka then nje koejshi jo ky jo aj!!! kuregja nuk ia vlene se ksuh ka thene e kush thot, perpos organeve kompetente s ecfare ne thon ne fjalen e funedit.
    E mor Plaku ...kshtu e ka injoranca .

    Popull i paditun oo migj qe 600 vjet drit me sy skem pa ne , e kur erdh ajo dit po shofim veq zi .

    Per 600 vjet sna lan mi qel syt te huajt , e tasht spo na lajn mi qel syt tont .


  3. #523
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Thaçi nënshkruhet në librin e ngushëllimeve

    .
    a Llapi Llapi, lere dhe mos na shkruaj ti per Thaçin më, edhe ma pak pasi vet Thaçi i bashkoj rreth vetes ata qe perkrahin dhe qendrojne prapa ekstremizmit, u bashkua me ta duke shkelur miqt, bashkluftetaret, bashkpuntoret me te ngusht qe i pati. Lere ti Llapi Thaçin se do ta shohim se me çfar burrash u bashkue ai, ta n'shoj një zë unë një ditë.

    Le ta nenshkruan ai dhe te neshkruaj sa te doj, i ka brenda qeverisë ata se qendrojnë pas ketij ekstremizmi dhe ata qe z Thaçi "gjarperi" i ka rreth veti jane berllogu i ballkanit.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #524
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Arid Uka, 21 vjeç, i njohur edhe me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve ditën e mërkurë në aeroportin e Frankfurtit Sipas një njoftimi të zyrës së kriminalistikës së landit Hesenit për televizionin ARD të cituar nga agjensia e lajmeve dpa, Arid Uka në marrjen në pyetje ka thënë se ka parë në internet një video me "pamje të këqia" të ushtarëve amerikanë. Video-ja tregonte se si ushtarët amerikanë plaçkitnin një shtëpi në Afganistan dhe përdhunonin një vajzë. Pasi e kishte parë videon ai "nuk kishte mundur të flinte gjithë natën". Veç kësaj 21 vjecari kishte vënë re se si ushtarët e SHBA-së shpreheshin me përçmim në aeroportin e Frankfurtit për popullin afgan. Video-ja dhe kjo sjellje e ushtarëve " kishin qenë për të impulsi për të vrarë veçanërisht ushtarë amerikanë që udhëtojnë për në Afganistan". Por kush është Arid Uka? Ai vjen nga një familje kosovare, nga fshati Zhaber i Mitrovicë.s Babai i tij, Murat Uka ka ardhur si punëtor në Gjermani para 40 vjetësh. Vetë Murati u shpreh i shokuar kur mori vesh ngjarjen: “Amerikanët janë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, që kurrë nuk pajtohem me atë çfarë ka ndodhur“, thotë ai për mediat. Edhe të afërmit e familjes se Aridit, të cilët jetojnë në Mitrovicë, e kanë dënuar sulmin mbi ushtarët amerikanë. Në faqen e internetit në Facebook-un e Arid Ukës lexon referenca për Luftën e Shenjtë, urrejtje për “jobesimtarët” dhe ka një thënie të tijën të preferuar –“të mos flenë kurrë sytë e frikacakëve” –të Khalid Bin Ëalid-it, një luftëtar i lashtë islamik. Besimtarit i lejohet të luftojë jobesimtarët kur të sulmohet”. Gjermanët janë të frikësuar nga feja islame dhe përhapja e saj dhe më parë do të besonin në Santa Claus”, shkruan ai. Fqinjët: Shoqërohej me një siriano-gjerman, ishte tip i qetë Sipas së përditshmes gjermane "Bild", e cila i referohet një fqinje të shtëpisë ku banonte familja e Aridit, atentatori ishte shoqëruar hapur me një islamist gjerman, që ishte arrestuar në qershor të 2010, siriano-gjermanin Rami M. Rami M. ka banuar në të njëjtën shtëpi. Të dy ishin shokë, thotë fqinja për agjensinë e lajmeve dapd. Rami M. ishte arrestuar verën e kaluar nga shërbimi sekret pakistanez, ISI. Pa Raminë, Aridi nuk do të kishte pasur kurrë një ide të tillë", thotë ajo për agjensinë gjermane dapd. Në kohën e sulmit ndaj ushtarëve, ai ka thënë gjashtë deri në shtatë herë "Allah Akbar" dhe pastaj ka qëlluar mbi ata, shkruan dpa. Një tjetër fqinjë, Katarina F. me origjinë nga Serbia për të përditshmen online Bild.de e përshkruan Aridin si një të ri normal dhe djalosh të këndshëm.Po për këtë faqe interneti, një ish-shok i tij i klasës e cilëson Aridin :"Një tip i qetë, shumë miqësor, por tip që nuk binte në sy. Ai vepronte më shumë vetëm, nuk kishte asnjë shok". Ai përfundoi një shkollë profesionale në Eduard -Spranger-Schule dhe ishte punësuar prej një muaji në qendrën ndërkombëtar postare në aeroportin e Frankfurtit si ndihmës. Detyra e tij ishte të shpërndante postën. Kontrata e punës e 21 vjeçarit do të përfundonte në fund të marsit. "Ne ishim të kënaqur me punën e tij , i tha gazetës "Bild", zedhënësi i postës, Stefan Heß.
    BAC, SU KRY

  5. #525
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    a Llapi Llapi, lere dhe mos na shkruaj ti per Thaçin më, edhe ma pak pasi vet Thaçi i bashkoj rreth vetes ata qe perkrahin dhe qendrojne prapa ekstremizmit, u bashkua me ta duke shkelur miqt, bashkluftetaret, bashkpuntoret me te ngusht qe i pati. Lere ti Llapi Thaçin se do ta shohim se me çfar burrash u bashkue ai, ta n'shoj një zë unë një ditë.

    Le ta nenshkruan ai dhe te neshkruaj sa te doj, i ka brenda qeverisë ata se qendrojnë pas ketij ekstremizmi dhe ata qe z Thaçi "gjarperi" i ka rreth veti jane berllogu i ballkanit.
    shum shum gabim e kie i nderuam
    me keta qe beri Thaçi kualicion nuk beri Thaçi por beri populli keshtu ata votuan
    dhe mu per keta njerz qe i ka ne qeveri nga partnerja e kualicionit jan njerz shum te mier e te respektuar ne Kosove
    sa shpejt e paske harrue komandantin e UÇK-se Gjeneralin Agim Qeku
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #526
    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Arid Uka, alias Abu Reyann, pranon vrasjet
    http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,51249


    Shum e dyshimt kjo e ka pranu vrasjen kjo do te thote se shipja e shkret ka mund te jet kapur thjesht duke qen aty dikun ne Aeroport dhe po ashtu te ket pranuar diqka nga presioni i madhe Psiqike qe mund te jet ushtruar mbi te .


    Ku jan videot e aeroportit ky aeroprot esht ne milimetra nen kontrollin e Kamerave
    Je normal ti apo ben vete? Cfare ka pranuar nga presioni more humbameno, qe ka qelluar para nje grupi njerezish duke vrare 2 e plagosur 2 te tjere? A keni tru ne koke ju apo ca?

  7. #527
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuvendi dënon vrasjen e ushtarëve amerikanë
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shpreh indinjatën e tij të thellë për krimin e shëmtuar të shtetasit të Kosovës ndaj ushtarakëve të SHBA-ve. ...
    Postuar: 11:44:17 / 03.03.2011
    Në Seanca e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi, në emër të tij dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella institucioneve të SHBA-ve dhe familjeve të oficerëve të vrarë në Frankfurt, ndërsa ushtarakëve të plagosur u uron shërim të shpejtë.

    Edhe deputetët nderuan me një minutë heshtje dy viktimat e aktit të çmendur të kosovarit Uka në Frankfurt.

    Thaçi: Asnjë individ nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet Kosovë-SHBA

    Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, të enjten është hapur libri i ngushëllimeve, ku qytetarët e Kosovës mund të shprehin ngushëllimet e tyre për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë. Ndër të parët që u nënshkruan në librin e ngushëllimeve, ishin presidenti Behgjet Pacolli dhe kryeministri Hashim Thaçi.

    Derisa Pacolli pas nënshkrimit nuk u deklarua për media, kryeministri Thaçi ka thënë se veprimi i asnjë individi nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, sepse miqësia e vendeve tonë është e përjetshme dhe shumë e thellë.

    “Edhe njëherë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në emër të popullit të Kosovës, shprehi ngushëllime më të sinqerta presidentit Obama, Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan për tragjedinë që ka ndodhur dje në Frankfurt. Veprimi i asnjë individi nuk mund ta dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, miqësinë e përjetshme në mes popullit të Kosovës dhe popullit amerikan. Miqësia jonë është e përjetshme, është shumë e thellë, është e vlerave euroatlantike, ushtari amerikan sublimon, paraqet edhe vlerat e popullit tim, të paqes dhe lirisë së vendit dhe popullit tim”, ka thënë Thaçi.

    Në librin e ngushëllimeve janë nënshkruar edhe shumë qytetarë të Kosovës, të cilët do të kenë mundësi të shprehin ngushëllime edhe nesër.

    21-vjeçari Arif Uka, me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, dje pasdite në Frankfurt ka vrarë dy ushtarë amerikanë dhe ka plagosur edhe dy të tjerë. Hetuesia gjermane është duke i hetuar motivet e kryerjes së krimit, ndërsa ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për motivet e sulmit.





    Myftiu Tërnava: Sulmi ndaj ushtarëve amerikanë, atak edhe kundër Kosovës

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës e tronditur ka marrë lajmin për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve në Frankfurt të Gjermanisë.

    Në një deklaratë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe besmitarëve të saj, i shpreh ngushëllimet më të thella popullit amerikan, ushtrisë amerikane, autoriteteve amerikane dhe familjeve të të vrarëve për këtë humbje të jetës së më të dashurve të tyre dhe e dënon ashpër këtë akt.

    "Dënojmë çdo akt terrorist pavarësisht se kush e kryen atë, pa marrë parasysh qëllimin dhe motivin, ndonëse për ne ky rast është edhe më i rëndë kur në të është implikuar një individ me origjinë nga Kosova", theksohet në deklaratën e myftiut Tërnava.

    "Të sulmosh ushtarët e një vendi mik që ndihmuan në çlirimin e Kosovës, përpos që është një akt makabër e terrorist, s'ka dyshim se është edhe një atak kundër Kosovës dhe popullit të saj si dhe kundër interesave të popullit shqiptarë", thekson myftiu Tërnava dhe shprehet qartë se "populli i Kosovës dhe besimtarët e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me dhunën, vrasjet e terrorizmin".

    "Shprehim mirënjohjen tonë për shtetin dhe popullin amerikan, për kontributin e dhënë për Kosovën dhe vlerat demokartike. Jemi të bindur se ky akt nuk do të ndikojë në marrëdhëniet tona të veçanta me popullin dhe Qeverinë amerikane", nënvizohet në fund të deklaratës së myftiut të Kosovës Naim Tërnava.

    Kryesia e BI së, edhe me këtë rast i shpreh mbështetje të fortë dhe të parezervë qeverisë amerikane me bindje se dy popujt do të gjejnë forcën e aryes në tejkalimin e kësaj tragjedie.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #528
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    I lumet Anita 340, me koment domethanes se anita se kam lexua ketu ne lidhje me kete akete te shemetu. mu per kete ne shenje rrespekti per mendimin tend te qilter,po ta sjelle Hashim Thaqin, Kryeministrin e Kosoves

    http://www.botasot.info/mesme/km03.0...ZKM-0012_1.jpg

    Thaçi: Asnjë individ nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet Kosovë-SHBA
    Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, të enjten është hapur libri i ngushëllimeve, ku qytetarët e Kosovës mund të shprehin ngushëllimet e tyre për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë. Ndër të parët që u nënshkruan në librin e ngushëllimeve, ishin presidenti Behgjet Pacolli dhe kryeministri Hashim Thaçi.
    Derisa Pacolli pas nënshkrimit nuk u deklarua për media, kryeministri Thaçi ka thënë se veprimi i asnjë individi nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, sepse miqësia e vendeve tonë është e përjetshme dhe shumë e thellë.


    http://www.botasot.info/reklama/03.0...KM-00122-1.jpg

    Edhe njëherë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në emër të popullit të Kosovës, shprehi ngushëllime më të sinqerta presidentit Obama, Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan për tragjedinë që ka ndodhur dje në Frankfurt. Veprimi i asnjë individi nuk mund ta dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, miqësinë e përjetshme në mes popullit të Kosovës dhe popullit amerikan. Miqësia jonë është e përjetshme, është shumë e thellë, është e vlerave euroatlantike, ushtari amerikan sublimon, paraqet edhe vlerat e popullit tim, të paqes dhe lirisë së vendit dhe popullit tim”, ka thënë Thaçi.

    http://www.evropaelire.org/video/16062.html

    Në librin e ngushëllimeve janë nënshkruar edhe shumë qytetarë të Kosovës, të cilët do të kenë mundësi të shprehin ngushëllime edhe nesër.
    21-vjeçari Arif Uka, me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, dje pasdite në Frankfurt ka vrarë dy ushtarë amerikanë dhe ka plagosur edhe dy të tjerë. Hetuesia gjermane është duke i hetuar motivet e kryerjes së krimit, ndërsa ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për motivet e sulmit.


    pse o Llap nuk e sjelle ate video te librit ngushellimeve! Une Plaku nuk i kam aftesit ti bej keto sene. Me mire te shohim e te lexojem lajme te tilla se sa te lexojem lloj marrinash nga persona qe skan lidhje me menatlitetin e vertete te Shqypetareve Kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 03-03-2011 më 19:31
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  9. #529
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    na mori ftyren Arid ,turp
    Ndryshuar për herë të fundit nga USA NR1 : 03-03-2011 më 19:04

  10. #530
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://botasot.info/mesme/aam-890A-FDBB79A.jpg

    Akti i një individi nuk ndikon në miqësinë e thellë SHBA-Kosovë
    Ambasada amerikane falënderon qeverinë dhe presidentin e Kosovës për deklaratat e tyre të ngushëllimit dhe të përkrahjes.
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë i bashkohet Qeverisë dhe popullit të Kosovës në dënimin e sulmit të djeshëm në Frankfurt të Gjermanisë, që mori jetën e dy amerikanëve dhe plagosjen e dy të tjerëve. "Mendimet tona janë me ata që u plagosën dhe familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që u preken nga kjo tragjedi. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve për këtë humbje". Nëpërmjet një deklarata, Ambasada amerikane, në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, falënderon Qeverinë dhe Presidentin e Kosovës për deklaratat e tyre të ngushëllimeve dhe të përkrahjes në këto çaste. "Ne jemi të vetëdijshëm se populli i Kosovës është gjithashtu i tronditur me këtë krim neveritës që është një fyerje për vlerat dhe traditat e popullit shqiptare. Akti i një individi të vetëm nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në miqësinë e thellë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve tona, ose në marrëdhënie jashtëzakonisht të ngrohtë dhe të ngushtë të popujve tanë dhe qeverive".
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •