Close

Rezultati i Sondazhit: Çka mendoni për vrasjen e ushtarëve amerikanë nga Arid Uka?

Votues
47. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Krim terrorist islamik

    26 55.32%
  • Nuk ka lidhje me fenë e paqes

    13 27.66%
  • Nuk i prek shqiptarët dhe nuk më intereson

    8 17.02%
Faqja 54 prej 111 FillimFillim ... 444525354555664104 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 531 deri 540 prej 1106
  1. #531
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Je normal ti apo ben vete? Cfare ka pranuar nga presioni more humbameno, qe ka qelluar para nje grupi njerezish duke vrare 2 e plagosur 2 te tjere? A keni tru ne koke ju apo ca?
    disa po shkruajn sikur te ishin te dehur,po cfar zori ky me vullnet e ka kry vrasjen dhe nuk ka si ta mohoi krimin,keti talebanit ja kan tregu edhe videot qe po i kerkoni.

    pse shkoi i armatosur ne pone? ku e bleu armen ?ne gjermani arm nuk mund te blesh ne pazar,kur te perfundoin hetimet do ta kuptoni se ky nuk ishte i vetem,dikush e inspiroi,dhe e ndihmoi ta blej armen.

  2. #532
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    na mori ftyren Arif Uka ,turp
    Jo Arif, se e mbyti lemza at fotomodelin e shkret lol por Arid.
    D'Oh!

  3. #533
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    o Toni, ne kete raset nuk ke qajere pa i ndegjua fjalet e Kryeministrit Kosoves, ai pefaqeson Kosoven.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 03-03-2011 më 19:05
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  4. #534
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Akti i një individi nuk ndikon në miqësinë e thellë SHBA-Kosovë


    Ambasada e Shteteve të Bashkuara i bashkohet Qeverisë dhe popullit të Kosovës në dënimin e sulmit të të mërkurës në Frankfurt të Gjermanisë, që mori jetën e dy amerikanëve dhe plagosjen e dy të tjerëve- thuhet në një deklaratë të lëshuar nga kjo ambasadë.

    “Mendimet tona janë me ata që u plagosën dhe familjet dhe miqtë e të gjithë atyre që u preken nga kjo tragjedi. Ne u shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve për këtë humbje”, thuhet në deklaratë.

    Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, në emër të popullit amerikan ka falënderuar Qeverinë dhe presidentin e Kosovës për deklaratat e tyre të ngushëllimit dhe të përkrahjes në këto çaste, duke thënë se janë “të vetëdijshëm se populli i Kosovës është gjithashtu i tronditur me këtë krim neveritës që është një fyerje për vlerat dhe traditat e popullit shqiptar”.

    “Akti i një individi të vetëm nuk do të ndikoje në asnjë mënyrë në miqësinë e thellë dhe të qëndrueshme mes dy vendeve tona, ose në marrëdhëniet jashtëzakonisht të ngrohta dhe të ngushta të popujve tanë dhe qeverive”, thuhet më tej, ndërsa gjatë të enjtes dhe të premtes ftohet popullata për të nënshkruar librin e ngushëllimit në ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #535
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 03-03-2011 më 19:06
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #536
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    E mor Plaku ...kshtu e ka injoranca .

    Popull i paditun oo migj qe 600 vjet drit me sy skem pa ne , e kur erdh ajo dit po shofim veq zi .

    Per 600 vjet sna lan mi qel syt te huajt , e tasht spo na lajn mi qel syt tont .

    Xhamia te lumet, ske cfare bene, takesirat i kemi pas.

    pershendetje
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  7. #537
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Homer Lexo Postimin
    Jo Arif, se e mbyti lemza at fotomodelin e shkret lol por Arid.
    flm.paskam gabuar, Rrespekte

  8. #538
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Kesaj i thone me rrit kalama budall ne mes te civilizimit.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  9. #539
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://botasot.info/img/p.Speciale.jpg



    Aridi, i vrau shkaku i një video?
    Amerikanët janë miqtë tanë, thotë babai i Aridit
    (I plotësuar) Detaje të tjera janë duke u publikuar në lidhje me vrasjen e dy ushtarëve amerikanë nga Arid Uka, 21 vjeç në Frankfurt të Gjermanisë. Ndërkohë, është publikuar edhe fotografia e parë pas arrestimit të Aridit.
    Prokuroria gjermane po vazhdon hetimet, ndërkohë janë paraqitur edhe mospajtimet e para ndërmjet tyre dhe autoriteteve amerikane.
    Prokurorët federale gjermane kanë thënë se ekziston dyshimi se akti ishte i motivuar nga islamizmi. Megjithatë, ministri i brendshëm gjerman Boris Rhein ka thënë se deri tani nuk është zbuluar se ai vepronte në ndonjë rrjet.
    “Nga hetimet tona deri më tani kemi mësuar se ai (Aridi) ka vepruar vetëm”, ka thënë ministri Rhein, shkruan Guardian.
    Por një zëdhënës i Pentagonit, Dave Lapan, ka thënë se ende nuk dihet nëse në sulm kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë. “Përqendrimi kryesor i hetimeve do të jetë përcaktimi nëse me Aridin kanë qenë të përfshirë edhe njerëz të tjerë”, ka thënë Lapan.
    “Ka shenja se bëhet fjalë për myslimanizëm të radikalizuar”, ka shtuar ai.
    Raportohet se i riu Uka ka jetuar në një bllok apartamenti me një të dyshuar për terrorizëm, Rami M, i cili dyshohet se ka lidhje me Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit.
    Ndërkohë, në një intervistën e tij të parë me policinë, Uka thuhet se ka këmbëngulur se kishte vepruar i vetëm dhe nuk ishte anëtar i asnjë grupi terrorist.
    Por, Spiegel Online thotë se Uka i ka thënë hetuesit se kishte kryer sulmin, pasi kishte shikuar një video në YouTube ku gratë myslimane përdhunoheshin nga ushtarët amerikanë.
    * * * * * *
    Arid Uka, 21 vjeç, i njohur me emrin Abu Reyann, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Brendshëm gjerman, Borid Rhein, i cili ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
    Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt. Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezervuar. Nuk kishte miq”.
    Gazeta britanike Daily Mail ka publikuar sot foton e Arid Ukës nga ueb faqja e Facebookut – që është listuar sipas emrit të tij real, por është ndryshuar më vonë në Abu Reyann, emri i tij i zgjedhur “i luftës”.
    Sajti është i mbushur me referenca për Luftën e Shenjtë, urrejtje për “jobesimtarët” dhe ka thënien e tij të favorshme – “të mos flenë kurrë sytë e frikacakëve” – të Khalid Bin Walid, një luftëtar i lashtë islamik, i cili bashkoi Arabinë për herën e parë, transmeton gazeta britanike “Daily Mail”.
    “Koha për t’u nisur, ti vrasës i vjetër!”, ka postuar në adresën e mikut të tij, Kastriot Ferizi, në foton që është vendosur në faqen e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Në një tjetër ai shkruan se Abu Reyyani është nofka me të cilën e njeh.
    Aty ka edhe shumë thirrje kundër hebrenjve dhe një thirrje për xhihad që thotë: “Nëse dikush ju thirr në Luftën e Shenjtë... po, dhe? “Kjo është pjesë e kësaj feje të bukur. Besimtarit i lejohet të luftojë jobesimtarët kur të sulmohet”.
    Në gusht të vitit të kaluar 21-vjeçari iu përgjigj një pyetje online për armën e tij të preferuar, e cila doli të jetë snajperi Barrett M82.
    “Jobesimtarët e mjerueshëm” është një këngë anti-perëndimore në ueb sajt, të cilës i referohet gjithashtu.
    “Gjermanët janë të frikësuar nga Islami dhe përhapja e tij dhe më parë do të besonin në Santa Claus”, shkruan ai.
    * * * * * *
    Amerikanët janë miqtë tanë, thotë babai i Aridit
    Murat Uka, babai i Arid Ukës, 21-vjecarit, i cili dyshohet se vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit, shprehet se janë të shokuar me atë çfarë ka ndodhur.
    “Amerikanët janë miqtë tanë dhe na kanë ndihmuar shumë. Sigurisht, që kurrë nuk pajtohem me atë çfarë ka ndodhur“, thotë ai për media.
    Edhe të afërmit e Aridit, të cilët jetojnë në Mitrovicë, e dënojnë sulmin mbi ushtarët amerikanë.
    Behgjeti, djali i axhës së Aridit, thotë se më i lumtur do të ishte sikur një rast i tillë t’i ndodhte familjes, sesa që ju ka ndodhur ushtarëve amerikanë.
    Aridi i pranon vrasjet
    Arid Uka, 21-vjeçar, i njohur me emrin Abu Reyyan, ka pranuar autorësinë e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve.
    Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm gjerman, Borid Rhein, dhe ka thënë se ky është rezultat i marrjes në pyetje të të dyshuarit.
    Ai ka vepruar i vetëm dhe nuk mendohet se ndonjë organizatë qëndron pas tij, por sulmi ka elemente të radikalizmit islamik. Policia gjermane gjatë gjithë natës ka bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt.
    Një shok i klasës ka thënë për Bild se “Aridi është shumë i qetë, por i rezevuar. Nuk kishte miq”.
    Ministri i Brendshëm i shtetit Hes, Boris Rein, tha se Arid Uka ka pranuar se cak i sulmeve të tij ishin ushtarët amerikanë.
    "Hetimet kanë treguar se ai ka vepruar i vetëm dhe se nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist", citon AP deklaratën e Reinit.
    Uka ka qëlluar për vdekje dy ushtarë amerikanë, ndërsa ka plagosur dy të tjerë në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani.
    * * * * * *
    Organet e sigurisë po hetojnë nëse akti ishte terrorist
    Në Mitrovicë, anëtarët e familjes Uka, kanë thënë se emri i të dyshuarit është "Arid" jo "Arif," duke shtuar se ai është lindur dhe edukuar në Gjermani, ku edhe familja e tij ishte shpërngulur 40 vjet më herët.
    Xhaxhai Rexhep Uka ka thënë për agjencinë AP se gjyshi i të dyshuarit ishte një lider fetar në një xhami, në një fshat afër Mitrovicës.
    Djali i Rexhepit, Behxheti, ka thënë se ka biseduar me babanë e të dyshuarit, Murat Uka, disa herë përmes telefonit nga Frankfurti pasi më herët janë kontaktuar nga Policia e Kosovës, dhe e vetmja gjë që ai u ka thënë është se e di që djali nuk është kthyer nga puna të mërkurën.
    Murat Uka nuk iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit në shtëpinë e tij në Frankfurt.
    * * * * * *
    Sipas faqes online të revistës gjermane 'Der Spiegel' organet gjermane dhe amerikane të sigurisë po hetojnë me intensitet të lartë për të zbuluar, nëse të shtënat në Aeroportin e Frankfurtit ishin një atentat i qëllimshëm terrorist kundër ushtrisë amerikane dhe nëse rrezikohen sulme të tjera ndaj ushtarëve amerikanë në Gjermani.
    Duke iu referuar qarqeve gjermane të sigurisë dhe autoriteteve amerikane Spiegel Online shkruan, se ndërkohë ka tregues të qartë për lidhje të sulmuesit me qarqe islamiste në Gjermani. Madje në SHBA druajn, se i riu mund të jetë pjesë e një celule terroriste dhe se duhen pritur atentate të tjera ndaj caqeve amerikane në Gjermani.
    SHBA-ja ka dërguar hetues në Gjermani. Pohimi se kemi të bëjmë me atentat terrorist, bazohet kryesisht në hetimet fillestare në lidhje me të dyshuarin. Spiegel Online thotë, se sipas familjes së tij, që jeton në Mitrovicë, atentatori është një besimtar mysliman, i cili ka punuar në Aeroportin e Frankfurtit.
    Gjithnjë sipas Spiegel Online hetuesit gjermanë verifikuan një faqe facebook-u, e cila sipas të gjitha gjasave është përgatitur nga atentatori 21 vjeçar. I riu paraqet atje hapur brumosjen e tij islamiste. Sipas hetuesve faqja dëshmon një mendësi radikale të të riut.
    Kurse gazeta "Die Welt" shkruan se i riu punonte në aeroportin e Franfkurtit dhe se ungji i tij ka thënë se ai është "besimtar mysliman". I ungji, që jeton në një fshat të Kosovës ka shpjeguar se i riu është rritur në Gjermani. Prindërit e tij kanë emigruar atje, 40 vjet më parë, shkruan Die Welt.
    * * * * * *
    Prokurorët federalë në Gjermani i kanë marrë përsipër hetimet për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë në aeroportin e Frankfurtit.
    Policia tha se hetuesit dyshojnë se sulmuesi është ekstremist islamist.
    "Kryeprokurori federal e drejton hetimin", tha zëdhënësi i policisë, Jyrgen Linker.
    Zyra e prokurëve federalë në Karlsruhe, Gjermani, është përgjegjëse për rastet "terroriste".
    Të mërkurën, një sulmues i qëlloi për vdekje dy ushtarë amerikanë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t'i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein, tha policia gjermane,.
    Hetuesit në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani thanë se ka indicje në rritje se sulmuesi 21 vjeçar Arid Uka me origjinë nga Kosova, ishte ekstremist islamik

    Me shum na urrejm njeri tjeterin se Amerika e Amerikanet!!! Nuk dim te gjykojem drejte pa motive qe an perqajen e na demtojen si komeb!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #540
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Një minutë heshtje për pilotët e vrarë amerikanë
    Publikuar: Sot, më 03 mars 2011

    http://www.koha.net/repository/image...ne,-nr.-24.jpg

    Prishtinë, 3 mars – Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, dënoi ashpër aktin e djeshëm të vrasjes së dy pilotëve ushtarakë amerikanë në aeroportin e Frankfurtit nga Arid Uka. Në emë të deputetëve, kryekuvendari Jakup Krasniqi u shprehu ngushëllimet më të thella popullit amerikan dhe familjeve të pilotëve të vrarë. Deputetët pastaj nderuan me një minutë heshtje dy viktimat e aktit të çmendur të kosovarit Uka në Frankfurt.
    ----------------------------------------------------------

    Llap pse nuk i sjelle keto imigje qe ia tregojen realitetin Kosoves dhe Shqypetareve.
    Nuk jan Shqypetaret ashtu si na paraqesin qareqet serbo-greke dhe disa njerez qe jan te njetet si ky monestra, pa marre parasysh a jan musliman a krishter,disa nje pakice e vockel, kan mendime te njeta me shkiet greko-sllav!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •