Close
Faqja 16 prej 43 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 429
  1. #151
    Protestat në Libi, kolonel Gaddafi: Të gjithë njerëzit e mi më duan

    Lideri libian Muammar Gaddafi i ka thënë BBC-së se ai është i dashur nga të gjithë njerëzit e tij dhe ka mohuar të ketë patur protesta në Tripoli. Gjatë një intervistë për BBC me gazetarin Jeremy Bowen, në Tripoli, Gaddafi akuzoi vendet perendimore se e kanë braktisur Libinë.


    Kolonel Gaddafi tha se njerëzit e tij do të vdisnin për të mbrojtur atë.


    BBC raporton se Gaddafi ka qeshur mbi deklaratat që sugjeronin largimin e tij nga nga Libia, ndërsa ka shtuar se është ndjerë i tradhtuar nga miqtë e tij që kanë kërkuar largimin.


    Qeveritë nga vende të ndryshme të botës dënuan më herët sulmet mbi civilët libianë. Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton tha se Gaddafi duhet të largohet tani


    BE-ja të hënen vendosi sanksione ndaj Libisë, përfshirë embargon e armëve si dhe ngrirjen e pasurive të Gaddafit

    ``SHEKULLI``
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #152
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Tajip Erdogan kundër intervenimit të NATO-s në Libi


    Kryeministri i Turqisë Tajip Erdogan të hënën në mënyrë të vendosur kundërshtoi çfarëdo ndërhyrje të NATO-s në krizën Libisë, derisa po kritikonte fuqishëm vendet evropiane për “standardet e dyfishta” ndaj zhvillimeve në Afrikën e Veriut.


    E hëne 28 Shkurt 2011 22:49

    “Çfarë do të bëj NATO në Libi? Ndërhyrja e NATO-s në Libi as që duhet të diskutohet. Ne jemi kundër një gjëje të tillë”, tha Erdogan në një fjalim të mbajtur në një takim të organizuar nga Oda Turko-Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DT-IHK) në Hanover.

    Të premten e kaluar, organi i lartë i vendim-marrjes të NATO-s tha se organizata nuk do të ndërhyjë në krizën libiane, por do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër. Këshilli i Atlantikut Verior, tha në një deklaratë se do të vazhdojë të monitorojë situatën “në koordinim me organizatat tjera ndërkombëtare” dhe “vazhdon të konsultohet në mënyrë që të jenë të përgatitur për çdo eventualitet.”

    Të dielën, para më shumë se 15000 turqve të mbledhur në ISS Dome në Dyseldorf, Erdogan kritikoi edhe më ashpër bashkësinë ndërkombëtare për të njëjtën çështje, pa përmendur ndonjë vend të veçantë apo udhëheqës. “Ne nuk jemi nga ata që shohin vetëm naftë kur shikojnë Lindjen e Mesme,” tha Erdogan. “Ne nuk jemi nga ata që shohin të ardhurat e pafituara kur shikojnë Ballkanin. Ne nuk jemi një nga ata që shohim në Kaukaz, Azi dhe Afrikë vetëm interesin. Kjo është e gjitha ajo që ne themi: Ne themi demokraci, ne themi të drejta të njeriut, ne themi drejtësi, ne themi ligj dhe ne themi vlera ndërkombëtare,” tha Erdogan.

    “Çdo gjë që e themi për Bagdadin, ne e themi edhe për Darfurin. Çdo gjë që ne themi për Kajron, ne e themi të njëjtën gjë edhe për Tripolin,” tha ai, duke nënvizuar se kur ka të bëjë me çështjet e popujve të Lindjes së Mesme, qasja është me standarde të dyfishta.

    “A është demokracia e drejtë vetëm për segmente të caktuara? Një person në Perëndim ka të drejtë për demokraci por është herët për personin në Lindje? Pse për ata që duan demokracinë dhe të drejtat e njeriut në vendet që nuk kanë naftë heshtet, kurse për ato vende që kanë naftë rritet zëri? A nuk janë këto standarde të dyfishta? A nuk është kjo mungesë e sinqeritetit?” tha ai.

    Në një fjalim televiziv kombëtar të hënën vonë, kryeministri Erdogan preku të njëjtën çështje dhe argumentoi se protestat gjithëpërfshirës në gjithë botën arabe janë të nxitura kryesisht nga “dëshira e popullit për më shumë liri dhe drejtësi.” Revolta popullore e janarit që përmbysi presidentin që sundonte kohë të gjatë në Tunizi frymëzoi kryengritjen në Egjipt dhe u pasua nga demonstrata masive kudo në botën arabe, duke përfshirë në Libinë, Bahrejnin, Jemenin, Omanin, Marokun, Kuvajtin, Algjerinë dhe Jordaninë.

    Duke theksuar se këto protesta masive janë të shtyrë nga dëshira e njerëzve për më shumë liri, drejtësi dhe madje edhe shpërndarjen e drejtë të të ardhurave, Erdogan tha se Turqia miraton drejtimin që njerëzit e këtyre vendeve kanë nisur si i vetmi drejtim i drejtë dhe korrekt. /today's zaman/

  3. #153
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-01-2011
    Postime
    230
    Klinton: Gadafi duhet të shkojë


    E hëne 28 Shkurt 2011 22:58

    Sekretarja e SHBA-ve Hillari Klinton akuzoi udhëheqësin libian Muamar Gadafin të hënën për përdorimin e “banditëve dhe mercenarëve” për të shtypur kryengritjen popullore në kohën kur udhëheqës botëror po kërkojnë mënyra për ta izoluar dhe për ta rrëzuar atë.

    “Kemi parë forcat e kolonel Gadafit dukë hapur zjarr mbi protestuesit paqësor. Ata kanë përdorur armë të rënda në civil të paarmatosur. Mercenarët dhe banditët janë lënë të lirë që ti sulmojnë demonstruesit,” tha Klinton.

    “Nëpërmjet veprimeve të tyre, ata kanë humbur legjitimitetin për të qeverisur. Dhe populli i Libisë e ka bërë të qartë se është koha që Gadafi të shkojë-tani, pa dhunë të mëtejshme apo vonesë,” tha Klinton para Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.










    DHE SHIHNI KOMENTIN ME POSHTE


    Komentet

    Ky artikull eshte komentuar 1 here
    Kaqaniki

    E marte 1 Mars 2011 8:27

    JOHEJJJJJJ AQ E DHIMSHME JE TI ZEMRA DOMET PLAS PREJ DHIMTAVE TE POPULLIT LIBIJAN , PO JU JENI TERORISTAT KRYESOR NE BOT QELLIMIN EKINI TE NAFAT E JO TE POPLLI ,

    Repliko

  4. #154
    Amerika dhe Nato-ja te intervenojn ne Palestinë !… Në Libi intervenon populli o hajduç ! Keta jan edhe me te zi se Kadafi kur behet fjal per nje shtet te pasun si Libia, Iraku, Egjipti e po kapercej !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  5. #155
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga >_Ilirian_> Lexo Postimin
    Amerika dhe Nato-ja te intervenojn ne Palestinë !… Në Libi intervenon populli o hajduç ! Keta jan edhe me te zi se Kadafi kur behet fjal per nje shtet te pasun si Libia, Iraku, Egjipti e po kapercej !
    Po ju keni pru disa teori.

    Teorite e juaja jane:

    1. Izraeli dhe Amerika i kane nxitur keto protesta 'per t'i shkaterru shtetet myslimane'.
    2. Perendimi i ka nxitur keto protesta, 'per te nderhyre dhe per ta vjedhur naften'.
    3. Populli eshte nxitur per te bere protesta me qellim qe te behet nje shtet i cili do te bazohej ne sheriat, pra shtet islamik.
    4. Populli eshte nxitur kryesisht per te bere protesta per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike-sociale dhe te drejtave qe duhet t'i kene ata popuj, si p.sh. liria e mendimit dhe shprehjes.
    5. Populli ka dale te protestoje per shkak te shtypjes dhe krimeve te diktatoreve, cifitit te Gadafit & co.

    Cila ju duket me e logjikshme?!

    Tung

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Flitet qe protestuesit edhe 30km jane larg tripolit per te marre kontrrollin. Kadafi duhet t'jete shembull per gjithe komunistat perfshi dhe berishen qe me popullin nuk mund te tallesh e vrasesh sepse nje dite do i paguash te gjitha.

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Po ju keni pru disa teori.

    Teorite e juaja jane:

    1. Izraeli dhe Amerika i kane nxitur keto protesta 'per t'i shkaterru shtetet myslimane'.
    2. Perendimi i ka nxitur keto protesta, 'per te nderhyre dhe per ta vjedhur naften'.
    3. Populli eshte nxitur per te bere protesta me qellim qe te behet nje shtet i cili do te bazohej ne sheriat, pra shtet islamik.
    4. Populli eshte nxitur kryesisht per te bere protesta per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike-sociale dhe te drejtave qe duhet t'i kene ata popuj, si p.sh. liria e mendimit dhe shprehjes.
    5. Populli ka dale te protestoje per shkak te shtypjes dhe krimeve te diktatoreve, cifitit te Gadafit & co.

    Cila ju duket me e logjikshme?!

    Tung


    Azgje nuk eshte e logjikshme ,por esht e arrsyeshme dhe e vertet ,por ty nuk te pelqen ,kjo esht lufte fetare ,ne te cilen deshira eshte qe te sundoj krishterizmi,apo papanati ,a ti nuk po edinaa?apo po behesh frances,un po te keshilloj qe te behesh grek,lol.

    Nje thenje:

    Ateher kurr te sundon jo arrsyeja ,

    Ty do te shkatrron arrsyeja.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  8. #158
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Muamer el-Gaddafi





    Gjendja në Lindjen e Mesme:

    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    dhasht zoti libianet te clirohen vet nga monstrumi gadafi,amerika mire eshte te ndihmoj ket ceshtje por ja se nuk ka me kredibilitet moral ,intervenimi amerikan vetem do te dobesoj levizjen per perbysjen e diktatorve ne shtetet arabe e qe nuk eshte larg mendesh te perfshij edhe pjes tjera te botes,

  10. #160
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Lajmi i fundit - Opozita libiane mund të kërkojë sulme ajrore nga vendet e huaja

    Udhëheqësit libianë të opozitës në Bengazi po debatojnë rreth mundësisë për të kërkuar sulme ajrore nga vende të huaja kundër instalimeve ushtarake të udhëheqësit Moamar Gadafi dhe pikave të tjera të rëndësishme.

    Zyrtarët e këshillit që qeveris Bengazin thanë të martën se pa sulme ajrore të huaja dhe embargo, përballja me forcat e Gadafit mund të mos marrë fund asnjëherë. Gazeta Washington Post citoi tre anëtar të këshillit të kenë thënë se do ta bëjnë së shpejti kërkesën për sulmin ajror, duke tërhequr premtimet e mëparshme për të mos kërkuar ndërhyrje ushtarake nga jashtë. Ata thanë se nuk duan trupa tokësore të huaja në Libi. Këshilli përbëhet nga avokatë, akademikë, gjykatës dhe figura të tjera të njohura.

    Disidentët libian në takimet që kanë patur në Uashington këtë javë kanë bërë thirrje të ngjashme për mbështetje më të madhe logjistike nga forcat amerikane dhe të NATO-s, përfshi sulme ajrore kundër forcave ajrore, tankeve dhe trupave të Gadafit.

    Departamenti i Shtetit i konfirmoi takimet me një numër figurash të opozitës libiane por nuk dha detaje. Ambasadorja amerikane në OKB Suzan Rajs ka thënë se është e parakohshme të diskutohet ndihma ushtarake për opozitën libiane ndërkohë që fraksione të ndryshme përpiqen të bëhen më të organizuara.

    Ndërkohë, një oficer ushtarak rebel tha të martën se udhëheqësit e forcave opozitare që kontrollojnë lindjen e vendit po formojnë një grup vullnetarësh dhe dezertorësh për të ecur drejt kryeqytetit Tripoli, sapo të çlirohet nga brenda. Kapiteni Faris Zuei tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se janë më shumë se 10 mijë vullnetarë në qytetin Axhdabija, rreth 800 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Faqja 16 prej 43 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •