Protestat në Libi, kolonel Gaddafi: Të gjithë njerëzit e mi më duan
Lideri libian Muammar Gaddafi i ka thënë BBC-së se ai është i dashur nga të gjithë njerëzit e tij dhe ka mohuar të ketë patur protesta në Tripoli. Gjatë një intervistë për BBC me gazetarin Jeremy Bowen, në Tripoli, Gaddafi akuzoi vendet perendimore se e kanë braktisur Libinë.
Kolonel Gaddafi tha se njerëzit e tij do të vdisnin për të mbrojtur atë.
BBC raporton se Gaddafi ka qeshur mbi deklaratat që sugjeronin largimin e tij nga nga Libia, ndërsa ka shtuar se është ndjerë i tradhtuar nga miqtë e tij që kanë kërkuar largimin.
Qeveritë nga vende të ndryshme të botës dënuan më herët sulmet mbi civilët libianë. Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Klinton tha se Gaddafi duhet të largohet tani
BE-ja të hënen vendosi sanksione ndaj Libisë, përfshirë embargon e armëve si dhe ngrirjen e pasurive të Gaddafit
``SHEKULLI``
Krijoni Kontakt