
Postuar më parë nga
Albo
Cfare ka bere Nene Tereza per kombin shqiptar?
Kur ne vitin 1999 filloi konflikti ne Kosove, shteti amerikan solli ne Amerike plot refugjate nga Kosova. Mes tyre, edhe nje familje nga Presheva, babai, gruaja dhe 6 femije te vegjel. Babai ishte fondamentalist islamik, urrente cdo gje qe nuk ishte islame, dhe tiranizonte gruan dhe femijet, aqsa nuk i lejonte as 6 femijet e vete qe te shkonin ne shkollat publike ne Amerike. Justifikohej me fjalet: "I kena shkollat me te mira ne Presheve". Dhe ky njeri, irritohej po te degjonte emrin e Nene Terezes, dhe sa here qe binte fjala tek ajo, gjeja e pare qe thosh: "Ajo nuk eshte shqiptare, eshte indiane".
Familja jetoi per gati 3 jave ne nje konvikt shkollor, derisa familjet amerikane te zones te mund te hapnin shtepite e tyre per keta refugjate. Pas tre javesh, vjen nje grua amerikane, e gatshme per te strehuar, ushqyer e ndihmuar familjen prej 8 vetash, ne shtepine e saj. Gruaja ishte aty tek te 70-tat dhe i kish vdekur burri. I mori ne shtepine e saj, dhe i ndihmoi jashte mase. Pas tre kater ditesh, kur perkthyesi shqiptar se bashku me nje punonjes social amerikan shkoi per te pare se si ishin sistemuar, kosovari nga presheva i thote perkryesit qe ta pyeste se cfare u be shkak qe u tregua e gatshme per ti ndihmuar. Gruaja e moshuar amerikane iu pergjigj:
"Te them te drejten, nuk kisha degjuar ndonjehere per Kosoven dhe shqiptaret. As nuk di tu them se ku bie si vend ne harte. E vetmia gje qe di mbi Shqiperine eshte qe Nene Tereza ka lindur ne ate vend. Dhe kur pashe ne televizor rradhet e gjata te refugjateve, nuk mund te rrija pa ndihmuar. Nene Tereza ndihmoi gjithe njerezit e kesaj bote, ne e kemi per detyre te pakten te ndihmojme popullin e saj."
Keto fjale, i degjoi preshevari dhe gjithe familja e tij. Femijet shikonin ne sy babain e tyre, se si do te reagonte, pasi e dinin shume mire se cfare mendonte ai per Nene Terezen. Per cudine e tyre, babai i perlotur i puthi doren gruas se shtepise. Qe nga ai moment, ai mesoi se cfare ka bere Nene Tereza per Shqiperine e shqiptaret.
Episodi me poshte, ndodhi ne nje simpozium ne Prishtine:
Po mbahej nje simpozium ne Prishtine ne lidhje me bashkejetesen nderfetare. Te ftuar ishin kreret e komuniteteve fetare ne vend, dhe nje imam mysliman. Simpoziumi sponsorizohej nga UNMIK dhe kish per qellim qe ne vend te kultivohej bashkejetesa nderfetare. Fjalen i pari e mori nje diplomat i UNMIK qe beri nje referat mbi vlerat dhe rendesine e bashkejeses nderfetare. Pastaj e mori fjalen ipeshkvi i katolikeve, qe ne fjalen e tij solli si shembull jeten e Nene Terezes, e cila gjithe jeten e saj ia perkushtoi bamiresise ndaj te gjithe te vobekteve ne mbare boten: shtepite misionare te saj i gjen ne shume vende te botes. Pastaj e mori fjalen imami mysliman, i cili tha se populli i Kosoves eshte mysliman dhe shembulli i Nene Terezes eshte i gabuar. Kjo krijoi irritim ne salle, dhe shume nga njerezit e ftuar qe kishin ardhur te merrnin pjese, u ngriten e iken nga salla ne shenje proteste.
Pasi imami mbaroi fjalen, u ngrit nje profesor i universitetit te Prishtines, i cili nuk ishte ne listen e atyre qe do te flisnin, dhe kerkoi leje qe te fliste nga organizatoret. Ai foli hapur dhe iu kundervu imamit per qendrimin e tij, edhe pse ne salle kishin mbetur me pak se 10 veta. Profesori u mundua t'i shpjegonte imamit pasojat e nje qendrimi te tille nga ana e tij, si nje nga kreret me ne ze te Bashkesise Islamike te Kosoves. Pasi mbaroi simpoziumi, profesori doli jashte dhe u takua me nje kolegun e tij.
- Perse nuk u ngrite te dalesh nga salla por zgjodhe te qendrosh e te merresh me ate injorant?
- Sepse ai injoranti, eshte nje injorant qe flet ne emer te gjithe muslimaneve te Kosoves.
- A e kupton qe njerez te atille nuk kuptojne?
- Ata mund te mos kuptojne, por kjo nuk do te thote se ne nuk duhet te bejme detyren tone si intelektuale te ketij vendi. Fjala ime nuk iu drejtua vetem imamit, por gjithe muslimaneve te Kosoves.
Kurse kjo me poshte, ndodhi ne nje manastir orthodhoks shekuj me pare:
Ne nje manastir orthodhoks ne Malin e Shenjte, ishte bere zakon, qe murgjit e rinj, t'iu mblidheshin tek koka te gjithe murgjve pleq ne momentet e fundit te jetes se tyre. Sipas tradites se manastirit, ata murgj qe vdisnin ne paqe, shkonin ne parajse. Kurse ata murgj qe vdisnin me frike e me shpirt te trazuar, shkonin ne ferr.
Ne manastir jetonte edhe nje murg qe per murgjit e tjere te manastirit, ishte shume dembel. Ai nuk merrte pjese ne te gjitha sherbesat qe beheshin ne Kishe gjate dites; nuk punonte gjithe diten si murgjit e tjere, dhe nuk agjeronte aq shume sa murgjit e tjere. Per te gjithe murgjit e manastirit, ai ishte shembulli i keq i nje murgu dembel qe asnjehere Perendia nuk do ta shihte te denje per ta marre ne parajse.
Kaluan shume vite dhe murgut dembel i erdhi rradha per te vdekur. Iu mblodhen rreth vetes gjithe murgjit e manastirit, dhe prisnin me padurim se si do ta ndeshkonte Perendia ne keto momente. Per cudine e murgjve te tjere, murgut plak i kish rene ne fytyre nje cehre e bardhe, gati vezulluese dhe shpirti i murgut ishte ne paqe e qetesi te plote. Kjo tronditi jashte mase murgjit e tjere, qe pyesnin veten: si ka mundesi qe Perendia po shperblen me parajse kete murg dembel? Njeri prej murgjve, ne momentin e fundit, nuk iu durua me dhe e pyet murgun plak:
- O At, cfare ushtrimi shpirteror ke bere qe Perendia te pa te denje per parajse?
- Ah more biri im. Ju te gjithe e dini qe une nuk kam qene dembel e nuk kam punuar aq sa ju. As nuk jam lutur e kam qene prezent ne liturgjite e Kishes si ju. Por nje nga urdherimet e Zotit jam munduar te mbaj gjate gjithe jetes sime.
- Cila eshte ajo?
- Mos gjyko njeri tjeter!
Pasi tha ato fjale, murgu mbylli syte dhe shpirti i tij u ngjit ne qiell. Te gjithe murgjit e tjere, rane perdhe me fytyren ne toke, dhe iu drejtuan Perendise me fjalet:
- Na fal o Zot qe gjykuam vellane tone!
Albo
Krijoni Kontakt