Close
Faqja 169 prej 220 FillimFillim ... 69119159167168169170171179219 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,681 deri 1,690 prej 2192
  1. #1681
    Kot e ka gjatovilla se nuk do behen zgjedhjet sipas qejfit te tij. Sinjalin nga komuniteti nderkombetar e mori te qarte. Vazhdon te beje kokefortin dhe harroi eksperiencen e Berishes ne 97-en qe i doli kunder te gjitheve dhe e pa si perfundoi. Keq per te.

  2. #1682
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Zgjedhjet e parakohshme do destabilizonin me shume Shqiperine. Nese nuk ka arsye, athere nuk ka pse te behen. Tani per tani nuk ka dale asnje arsye e forte per kete gje.
    Bejini vetes keto pyetje:

    - Perse Edvin Rama nuk deshiron te hyje ne zgjedhjet lokale te majit, por thote: "nuk do te kete zgjedhje lokale"?

    - Cfare humbet Edvin Rama nga ato zgjedhjet lokale?

    - A ju duket e llogjikshme, qe ne vend te mbahen zgjedhje te parakohshme, kur opozita aktuale nuk njohu rezultatin e zgjedhjeve te qershorit 2009, dhe kur ne diten e zgjedhjeve, vete Edvin Rama doli e tha: "Keto jane zgjedhjet me te mira te mbajtura ne Shqiperi", dhe kur nuk i fitoi ato, kontestoi rezultatin e institucionet demokratike?

    - Cfare ju shtyn ju te mendoni, se per aq kohe sa ne krye te opozites do te jete Edvin Rama, ai do te pranoje rezultatin e zgjedhjeve te parakohshme? I vetmi rezultat qe ai pranon eshte ai ku Rama eshte fitues.

    Une jam i bindur, qe nese zgjedhjet e parakohshme do te mbaheshin sot, Berisha do te thellonte rezultatin e 2009. Por nuk eshte ky parimi: parimi demokratik eshte qe politika te mesoje qe zgjedhjet mbahen cdo kater vjet. Dhe zgjedhjet e parakohshme mbahen jo kur i tek qejfi nje politikani ne opozite, por kur qeveria humbet besimin e shumices se parlamentit, mocioni i mosbesimit kalon ne parlament.

    Albo

  3. #1683
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Pėrgjakja e paralajmėruar dhe paqja e prishur
    2011-01-26Adri Nurellari
    Gazeta Shqip
    Nė kryeveprėn e tij “Mbi luftėn”, Karl Fon Klauseviē e quante luftėn, si vazhdim tė politikės me mjete tė tjera. Kjo shprehje lapidare e teorisė sė luftės, nė fakt i shkon mė sė shumti pėrshtat situatės sė tanishme nė Shqipėri dhe tregon qė edhe pėrgjakja e Bulevardit tė Dėshmorėve, ėshtė njė dėshmi e vėrtetėsisė sė kėsaj shprehjeje. Domethėnė nėse politika nuk zhvillohet e i pėrmbahet institucioneve, sepse institucionet bllokohen, sabotohen apo bojkotohen, kjo s’do tė thotė qė politika shuhet, por ajo vijon me mjetin tjetėr, me luftėn. Institucionet e liberal-demokracisė qė ne njohim, nuk janė ndėrtuar rastėsisht dhe as si pasojė e ndonjė plani, por kanė ardhur si rezultat i njė pėrvoje shumėshekullore me lumenj gjaku tė derdhur pėr demokracinė e lirinė dhe pėr sundimin e konstitucionalizmit dhe ligjit tė barabartė pėr tė gjithė. Historia moderne e Europės Perėndimore karakterizohet nga njė udhėtim i dhimbshėm dhe i dhunshėm pėr tė arritur nė konkluzionin se institucionet janė forma mė e mirė e bėrjes sė politikės brenda njė vendi. Ne kemi fatin e mirė qė ta njohim tashmė kėtė histori, t’i njohim kėto parime dhe vlera mirė dhe tė jemi tė vetėdijshėm pėr suksesin e parimeve si parlamentarizmi, konstitucionalizmi, pluralizmi etj., dhe tė mos kalojmė nė humbėtirat shekullore tė Europės, por t’i aplikojmė menjėherė duke u integruar sa mė shpejt nė kėtė botė.

    Mirėpo elita jonė politike dėshmon se anon mė shumė nga instinktet e mė pak nga arsyeja, sepse tė vetmen mėnyrė pėr tė mėsuar me sa duket e paska duke pėsuar. Fatkeqėsisht pėsimi i vitit 1997 nuk paska mjaftuar, u nevojitkan pėsime tė tjera. Kjo situatė tė kujton eksperimentin e Pavllovit dhe refleksin e kushtėzuar tė kafshėve qė diktohej jo nga arsyeja, por nga ripėrsėritja e tė njėjtit veprim shumė herė, derisa tė formoheshin reflekset.

    Prandaj pėrgjakja e rrugėve ishte e paralajmėruar, sepse historia jonė e di mirė qė kur heshtin institucionet, buēasin armėt, kur largohesh nga ligjet modernet e njeriut, epėrsinė e marrin ligjet e natyrės. Njė ndėr gjėrat qė duhet kuptuar mirė ėshtė se larg qoftė, nėse konflikti mes dy palėve nė Shqipėri acarohet mė tej, ai prapė se prapė ka pėr tė pėrfunduar me njė ujdi qė gjithsesi do tė integrojė interesat e tė dyja palėve. Pra nė teorinė e konflikteve, hiq rastet ekstreme tė paimagjinueshme kur njėra palė e asgjėson ose e zhduk tėrėsisht palėn tjetėr, gjithmonė do ketė njė marrėveshje tė njė rruge tė ndėrmjetme interesash. Skenarėt e konfliktit civil me rezultat asgjėsimin apo dėbimin e kundėrshtarit janė tė paimagjinueshėm, dhe nė histori ėshtė i rrallė si pėr shembull dėbimi nė ekzil i rusėve tė bardhė pas revolucionit dhe luftės civile nė Rusi apo i aristokracisė franceze pas revolucionit tė vitit 1789. Me pak fjalė, sido qė tė vejė konflikti mes dy barrikadave qė po formohen nė Shqipėri, ai gjithsesi diku, dikur do tė mbyllet me njė kontratė. Nė ēdo ujdi apo paqe qė bėhen sot nė vende qė kanė pėsuar konflikte civile, merret parasysh edhe interesi i palės sė humbur. Nė marrėveshjen e Ahtisaarit, 5 pėrqindėshi serb merret dhe privilegjohet nė mėnyrė tė kudondodhur, edhe pse serbėt ishin haptazi pala shkaktare e konfliktit. Pra pavarėsisht nga kush e ka pasur fajin pėr fillimin e konfliktit, apo kush humb, kjo palė gjithsesi do tė jetė pjesė e pėrfaqėsuar dhe akomoduar nė njė ujdi.

    Njė ujdi tė tillė e patėm edhe nė Shqipėri nė vitin 1997, me marrėveshjen e 9 marsit tė negociuar nga Vranicki. Pas kėsaj marrėveshjeje mė 28 mars, Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė miratoi rezolutėn 1101 qė autorizoi operacionin “Agimi” (“Alba”) pėr tė lejuar njė grup shtetesh kryesuar nga Italia pėr tė dėrguar trupa nė Shqipėri, pėr tė ndihmuar nė vendosjen e normalitetit, organizimin e zgjedhjeve tė reja dhe nė rindėrtimin e shtetit. Logjika bazė e asaj marrėveshjeje ishte padyshim qė palėt do tė braktisnin rrugėn e dhunshme dhe do tė futeshin sėrish nėpėr institucione dhe nėn sundimin e ligjit.

    Mirėpo njė ndėr problemet kryesore qė vihet re nė fushėn studimore tė konflikteve dhe ndėrtimit tė paqes, ėshtė jo vetėm arritja e njė marrėveshjeje paqeje, por nė mėnyrė tė veēantė mbajtja e kėsaj paqeje, kėsaj ujdie apo kontrate mes palėve qė dikur janė pėrplasur. Historia tregon se njė paqe e prishur shpesh shkakton mė shumė dėm e viktima sesa periudha konfliktuale pėrpara nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje. Njė ndėr teoricienėt e fushės, Stephan Stedman, pėrmend si raste ekzemplare ato tė Angolės nė vitin 1992 (nė 18 muajt pas prishjes sė akordeve tė Estorilit u vranė mbi 300000 civilė, katėr herė mė shumė se nė 18 vitet e mėparshme tė luftės civile) dhe Ruandės nė 1994-n (nė 100 ditėt pas prishjes sė marrėveshjeve tė Arushės u vranė mbi 850000 civilė) pėr tė treguar se sa e rrezikshme ėshtė paqja e prishur.

    Pas njė paqe tė prishur, palėt e kanė shumė herė mė shumė tė vėshtirė pėr tė pasur besim te pala tjetėr qė tė firmosė njė marrėveshje tė re pajtimi. Pra rreziku qė po i vėrtitet Shqipėrisė ėshtė i jashtėzakonshėm nėse prishet marrėveshja e 9 marsit dhe thellohet aq shumė klima konfliktuale, sa ulja nė tryezė tė bėhet mision i pamundur. Pėr kėtė arsye kthimi nė frymėn e institucioneve ėshtė thelbėsore mirėpo, duhet pasur parasysh qė nė kėtė moment, ekzekutivi ėshtė palė nė konflikt. Tė vetmet institucione qė kanė mbetur tė pavarura dhe duhen forcuar mė sė shumti pėr tė rikthyer politikėn nė shinat institucionale janė Drejtėsia dhe Presidenti. Presidenti me sa duket fatkeqėsisht ėshtė mjaftuar me deklarata tė zbehta, si me pas qenė deklarata tė ardhura nga Brukseli. Madje mund tė thuhet se deklaratat e Presidentit kanė qenė mė tė turbullta e tė tėrhequra se tė ambasadorėve tė huaj. Nė kushtet kur janė bėrė akuza tejet tė rėnda pėr grusht shteti, Presidentit si kryetar i shtetit dhe kreu i Forcave tė Armatosura, i takonte tė mblidhte menjėherė Kėshillin e Mbrojtjes pėr tė shqyrtuar dhe sqaruar situatėn. Ėshtė pėrgjegjėsia e tij e drejtpėrdrejtė siguria e vendit tonė dhe e ka pėr detyrė qė ta bėjė tė qartė pėr publikun nėse me tė vėrtetė ka njė kėrcėnim serioz pėr sigurinė e rendit kushtetues tė vendit tonė, apo e gjitha ėshtė njė maskeradė pėr tė mbuluar paaftėsinė dhe papėrgjegjėsinė e administrimit tė njė proteste publike. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė Presidenti nuk i tregon tė paktėn njėherė muskujt e peshės sė kryetarit tė shtetit, sidomos tani qė njė vit i ka ngelur nė kėtė post dhe s’ka gjasa tė rizgjidhet. Tė paktėn tė fitojė njė kredo morale publike dhe t’i jap njė ngjyrė e domethėnie mandatit tė vet. Sė dyti sulmi ndaj prokurorisė ėshtė i papranueshėm dhe njė kėrcėnim i mirėfilltė i marrėveshjes sė sipėrpėrmendur. Ēdo cenim apo pengesė e punės sė prokurorisė nuk do bėjė gjė tjetėr pėrveēse do tė thellojė mė tej mosbesimin mes palėve, do tė shuajė shpresėn pėr zgjidhje tek institucionet dhe do t’i hedhė benzinė konfliktit civil qė po vėrtitet duke rrėnuar paqen e vendosur nė Shqipėri nė 1997-n.

    Sė treti e sė fundmi, ėshtė edhe njė palė tjetėr qė me sa duket e dashka Shqipėrinė mė shumė sesa politikanėt shqiptarė dhe kėtu janė aleatėt tanė ndėrkombėtarė. Ėshtė mjerim i papėrshkrueshėm dhe ironi e hidhur qė teksa veē njė vit na ndan nga 100-vjetori i shtetit tonė, pėr fatet tona sėrish po i kthejmė sytė tek njė tryezė ambasadorėsh pėr tė bėrė tė mundur ekzistencėn e shtetit shqiptar. Prandaj ėshtė pėr hir tė dinjitetit tė kėtij shteti, puna e Presidentit dhe Prokurorisė ėshtė thelbėsore pėr tė treguar se shteti vazhdon dhe pėr tė mos u kthyer sėrish nė mėshirėn dhe dashamirėsinė e njė Konference Ambasadorėsh.

  4. #1684
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Policia e Shtetit ben publike nje video ku jane filmuar deputete te PS ne demostrate:

    http://www.youtube.com/watch?v=kuGA6...layer_embedded
    Njehere thoni ku ishin deputetet e ps gjate demostrates (pse u fshehen). Tani qe dalin ne turme thoni qe "qe po organizonin turmen lol" Sa qesharak qe beheni.

    Si sfoli njeri per sajmir tahirin qe eshte mundu gjithe kohes te ule gjakrat duke u perballe me demonstruesit. Ose si nuk foli per per at deputetin e ps qe i gjun polici me shkop gome pa asnje lloj arsyje?

    Ktu kemi t'bejme me komunista ,qe ta perdredhin muhabetin nga u intereson atyre.

    Njehere thone ku ishin deputetet e ps?
    Tani qe paskan qene thoni ja si po e organizojne turmen .lol. A thu se ju keni fakte se cfare kane fol aty ne turme.

    Ka nje prokurori te pavarur qe merret me kto pune. Mos beni si specialista midhjesh ,e lagu se lagu.
    Against all odds..

  5. #1685
    Per keq ardhje eshte te lexohet se si shahen protestuesit ( populli ) kur proteston dhe demonstron per nje jete me te mire dhe me stabile per ta, ndersa mbrohen ata qe shtin mbi popullin e tyre per ta vrare, shtine mbi popullin e tyre per ta friguar nga e drejta per nje jete me te mire e normale sikurse qe kane popujt e tjere.

    Ju harroni qe edhe Sali Berisha sa ishte ne opozite, bente protesta e demonstrata bile bile edhe me te dhunshme nga ato te 21 Janarit 2011, por asnjehere asnje i vrame apo i plagosur nuk kishte ne protestat qe thirrte Sali Berisha. E shtrohet pyetja Pse ?

    *****Nuk pashe asnje teme ketu ne kete forum duke kritikuar Qeverine e Sali Berishes Lidhur me shitjen e naftes Serbise. Kete gje si duket shume shpejte e harruat kur Shqiptaret e Kosoves ishin nen okupim te rrept ndaj okupatorit Serb - dhe po i njejti Okupator bente masakra ndaj Shqiptareve e Sali Berisha i shiste nafte Serbise kur boterisht dihet qe Serbia Ishte Nen Saksione nga ana e nderkombetareve ne ate kohe ******


    **** Nuk Pashe e nuk lexova asnjehere asnje kritike lidhur me ate qe kur Sali Berisha ishte ne Pushtet gjate vitit 1997 - burgoste ushtaret e UCK-se dhe vete Sali Brisha thirrte qe Haga te hulumtoj lidhur me ushtaret e UCK-se dhe vete Sala i quante luftaret e UCK-se - terrorrista - Keto jane fakte qe nuk duhet mohuar por si duket keni harruar *****


    ***** Nuk pashe e nuk lexova asnje kritike ndaj ngjarjes se Gerdecit kur boterisht dihet se Sali Berisha ishte ne pushtet ne ate kohe kur ndodhi ajo ngjarje - si duket keni harruar edhe per kete apo jo te dashur bashkatdhetar ****



    ***** Nuk pashe e nuk lexova asnje kritike ndaj asaj qe Sali Brisha ne mbledhje te Ushtrise e therret nipin e cetnikut Serb - Damir Fazlic dhe e quan ate si mik te shtepise *******


    ***** Nuk lexova asnjehere asnje kritike nga ju te dashur bashkatdhetar ndaj asaj qe Sali Brisha deshi ta shese territorrin ujor Greqise - Si duket edhe per kete keni harruar *****

    Mesiguri keni harruar edhe ate qe vajza e Sali Berishes bashk me Lulzim Bashen punuan ne UNMIK ne anen veriore te Mitrovice - punuan bashk me Serb kunder Shqiptareve dhe u pasuarun pertej mase.

    Dhe tani kritikohen ata qe protestuan dhe demonstruan per nje Shqiperi me te mire e me normale. NO COMENT !!!!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #1686
    Citim Postuar mė parė nga Jackie Lexo Postimin
    Njehere thoni ku ishin deputetet e ps gjate demostrates (pse u fshehen). Tani qe dalin ne turme thoni qe "qe po organizonin turmen lol" Sa qesharak qe beheni.

    Si sfoli njeri per sajmir tahirin qe eshte mundu gjithe kohes te ule gjakrat duke u perballe me demonstruesit. Ose si nuk foli per per at deputetin e ps qe i gjun polici me shkop gome pa asnje lloj arsyje?

    Ktu kemi t'bejme me komunista ,qe ta perdredhin muhabetin nga u intereson atyre.

    Njehere thone ku ishin deputetet e ps?
    Tani qe paskan qene thoni ja si po e organizojne turmen .lol. A thu se ju keni fakte se cfare kane fol aty ne turme.

    Ka nje prokurori te pavarur qe merret me kto pune. Mos beni si specialista midhjesh ,e lagu se lagu.
    Ke kundershtime qe protesta u organizua nga PS-ja? lol Pyetja qendron, ku ishin keta 'deputet' bashke me Ramen kur turma "doli" jashte kontrollit?!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #1687
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Ke kundershtime qe protesta u organizua nga PS-ja? lol Pyetja qendron, ku ishin keta 'deputet' bashke me Ramen kur turma "doli" jashte kontrollit?!
    Keta deputete ishin te veshur me ARMANI dhe u larguan kur u hodh uji nga policia , se kishin hall se prishnin kostumin e blere me djersen e tyre.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  8. #1688
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Ndryshimi midis qytetarve Amerikan edhe Shqiptar eshte se Amerikanet dine te gjykojne dhe MENDOJNE ku eshte e drejta, per veten e tyre. Jo tha Klani apo Topchannel keshtu edhe keshtu duhet te mendoj une!!!!
    Sigurisht amerikanet mendoj ndryshe se dihet eshte nje popull shume i zgjuar
    edhe gjykojne shume drejte kemi disa raste qe denojne njerez te pafajshem edhe ju kerkojne falje ne fund per gabim e tyre
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  9. #1689
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Ke kundershtime qe protesta u organizua nga PS-ja? lol Pyetja qendron, ku ishin keta 'deputet' bashke me Ramen kur turma "doli" jashte kontrollit?!
    Mos duhet opozita te bej dhe rolin e policit? A me qafsh mos u tall lol
    Cdo njeri mban pergjegjsi per veten e tij. Doli jashte kontrrollit se populli s'mban me.
    Hajde jeto ktu i her edhe pastaj na jep leksione sesi duhet t'fuksinoje i shtet.

    Ps. meqe ra llafi sa eshte nafta ne amerike? Se sot ktu shkoi 1700 lek te vjetra . Qe i bie rreth 1.6 dollar. Kjo eshte 1 nga 99 mije problemet qe ka shqiperia edhe ti pret qe populli te mbaje mbi shpatullat kto plehra qe na qeverisin.
    Against all odds..

  10. #1690
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Une mjekun e degjova kur u pyet nga gazetaret, te cfare kalibri ishin plumbat. Tha 9 mm. Kj osigurisht se nuk paraqet nje deshmi per pohimin se garda ka vrare njerezit, por te pakten nje indikacion. Nje indikacion qe mjafton per te nisur hulumtimet penale nga prokuroria. Ka edhe indikacione tjera (videot, deshmitaret, numrat e fishekeve dhe armet). Keshtu qe gardistet patjeter duhet te i nenshtrohen procesit penal. Nese jo, permbushin normen penale, e cila mundeson leshimin e fletearrestit. Shpallen te kerkuar dhe secili polic ose duhet ta thyej ligjin ose te arrestoje gardistet ne fjale. Pas arrestimit nuk do te thote se ata patjeter denohen, nuk do te thote se shpallen fajtore. Kete e vendose gjykata. E kur ka ardhur rasti ne gjykate, fillojne ekzaminimet e deshmiprurja e plote. Keshtu qe nuk ka vend per akuzime te prokurores. Behet fjale per nje bllokim te nje procesi penal. Nese prokurorja kerkon ndihme amerikane, kjo per shume arsye. Disa prej tyre te kuptueshme fare sipas meje. Per shembull per shkak se pastaj do pasonin perseri akuza ndaj prokuroreve pergjegjes. Cfare do krijonte perseri situate tendencioze. Per hulumtuesit amerikane kjo me veshtire mund te thuhet. Pra qe prokurorja kerkon ndihme, nuk e kisha pare si gje te dyshimte. Prokurorja tha vete se do hulumtoje poashtu cdo thyeje ligji nga ana e demonstrueseve. Pse te mos i besojme?
    Deri tani asnje njeri nuk ka kundershtuar hetimin e gardisteve, sepse te gjithe jane per nje hetim sa me te plote, te paanshem dhe sa me te plote te ngjarjeve. Po keshtu eshte e mirepritur edhe ndihma teknike qe do japin ekspertet e huaj, sepse sic bie edhe ti dakort akoma nuk dihet kush ka qelluar mbi viktimat. Mundesite jane te shumta dhe vetem hetimi do jap nje perfundim konkret te rrethanave. Te vjen keq qe njerezit dhe sidomos disa media vene gishtin mbi fajtoret pa mbaruar hetimi. Ne kete pike prokuroria ka luajtur rolin e saj duke lene vend spekullimeve. Iu desh 4 dite per nje deklarate ne shtyp, nderkohe qe leshoi urdher ndalimi brenda 12 oreve ndaj 6 personave, pa patur nje ekspertize.
    Po keshtu besoj e kemi degjuar te gjithe deklaraten e Rames para protestes qe edhe dhuna mund te jete e pranueshme, pavarsisht se ishte bere kerkese prane instuticioneve per nje proteste paqesore. Deri ketu mund ta quajme te drejten e shprehjes, por ne momentin qe keto shprehje konkretizohen ne dhune reale ndaj policise qe nuk provokoi, perbejne fakt per hetim. Pse nuk eshte pyetur Rama nga prokuroria per kete gje?
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •