Close
Faqja 167 prej 220 FillimFillim ... 67117157165166167168169177217 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,661 deri 1,670 prej 2192
  1. #1661
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Ndryshimi midis qytetarve Amerikan edhe Shqiptar eshte se Amerikanet dine te gjykojne dhe MENDOJNE ku eshte e drejta, per veten e tyre. Jo tha Klani apo Topchannel keshtu edhe keshtu duhet te mendoj une!!!!
    Jo me Sono jo ! Qytetaret jane kudo njelloj ! Edhe ne Shqiperi , pavaresisht se cfare lexon ketu , sepse keta kane nivel te ulet kulturor , pjesa dermuese e shoqerise nuk i mbeshtet bemat e qeverise , as korrupsiuonin dhe as vrasjet !

    Por dallimi eshte se qeveria amerikane , sic une konstatoj edhe ketu ku jam , po ashtu instrumentat shteteror amerikane , kur dalin bajga ne qeveri , marrin i fshijne me urgjence lajne dhe parfumosin dhe nuk i vene ne fytyre me karshillek sic ben qeveria shqiptare !

    Pra e thene shkurt , ngaqe ka zgjedhje , kerkohet te mbahet e paster fytyra , te pakten formalisht para publikut ! por ky nuk eshte presion i vogel sepse eshte fryme demokracie !

    Kurse ne Shqiperi e kapen zvkryeministrin me bllok dhe me afera dhe qeveria e duartroket dhe mbeshtet , ne vend qe "me shqetesim" te madh ta largonte dhe te kerkonte hetimin . Ne kete rast , sic kemi pare rendom ketu , i fusin edhe ne burg , per te treguar qe vete jane te paster !

    Prandaj mos bej krahasime , sepse nuk mund te besh !

  2. #1662
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,261
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga freiheit Lexo Postimin
    sulmi me makine? ---- le te kishin qelluar mbi ate qe hyri i hipur ne makine. po perse vrane 3 persona qe ishin jashte rrethimit dhe nuk po kryenin asnje lloj gjeje?
    Dy veta u vrane hapa larg deres se shqyer te Kryeministrise. Meqenese me lart zure ne goje rregulloren e Gardes, po te bej une disa pyetje:

    - A perben sulm mbi institucionin shqyerja e deres se Kryeministrise?
    - A perben sulm mbi institucionin pllakat e bulevardit qe binin brenda territorit te institucionit?
    - A konsiderohet guri/pllaka e hedhur brenda institucionit arme?
    - A hyne njerez nga turma brenda territorit te institucionit?

    Pergjigjia e te gjitha ketyre pyetjeve eshte PO. Dhe ne fakt, nese gardistet do te kishin marre urdher te hapnin zjarr, do te kishin vrare te pakten 10 veta qe kamerat televizive i kane kapur brenda territorit te institucionit.


    sulmi me makine? ---- le te kishin qelluar mbi ate qe hyri i hipur ne makine. po perse vrane 3 persona qe ishin jashte rrethimit dhe nuk po kryenin asnje lloj gjeje?
    Ti bera pyetjet me lart, qe te kuptosh qe edhe nje gur te hedhesh nga jashte institucionit, ne drejtim te tij, ky gur konsiderohet arme dhe personi qe e hedh eshte duke e sulmuar institucionin.

    Dhe detyra e Gardes nuk eshte te mbroje vetem ata qe hyjne pa autorizim brenda territorit te institucionit, por te frenoje kedo qe ka per QELLIM te dhunoje institucionin dhe rendin kushtetues ne vend.

    Ke ndonje dyshim qe ata qe shqyen deren dhe qellonin me pllaka e shkopinj police e gardiste, kishin ndonje qellim tjeter pervecse dhunimit te institucionit? E ben nje gje te tille jo per 10 sekonda, por per ore te tera.

    Dhe boll na mallengjyet me "njerez te pafajshem" qe vriten dy hapa para deres se shqyer te kryeministrise. Keta mund ti quash cfare te duash, por njerez te pafajshem jo. Te pakten shtetasit qe dine te vleresojne ligjin dhe institucionet demokratike te atij vendi nuk kane se si ti njohin si te tille, une i pari mes tyre.

    Te pafajshem ne ate histori jane vetem policet dhe njerezit e Gardes, qe u vendosin ne ato rrethana fale detyres se tyre, duke u sulmuar ne menyren me shtazarake per plot 5 ore. Dhe nese keta nuk do te kishin ruajtur gjakftohtesine, e situata do te kish dale jashte kontrollit, te nesermen do te ishin hapur me shume se 3 varre.

    Pse apo mbetet pa komandante? (kupto nje gje: edhe te gjithe oficerat nga i pari tek i fundit te shkarkohen ne ushtri/polici/garde/ kurre nuk ka probleme drejtimi sepse ligji e parashikon qe komanden e merrr automatikisht ai qe ka graden me te larte apo me me pervoje.

    urdher ndalimi jo urdher arresti.
    Qe te emerosh nje tjeter ne detyre, mjafton nje shkrese zyrtare e nje e rene e lapsit e dikush tjeter i mbush ato vende. Por kjo nuk do te thote qe ata njerezit e rinj, do te jene po aq te pergatitur, po aq te respektuar nga vartesit e tyre, dhe ne lartesine e detyres. Dhe mbi te gjitha, urdher-arresti i prokurorise, kish per qellim te thyente moralin mes forcave te Gardes: kush guxon te mbroje institucionet, e pret ndeshkimi i prokurorise e Kryeprokurores qe si zedhenes shtypi te vete, ka Edvin Ramen.

    Urdher ndalimi apo urdher arresti eshte e njejta gje. U kerkoi prokuroria e ceshtjes gardisteve qe te paraqiten ne prokurori e te japin deshmi, e keta e refuzuan? A mos e braktisen keta gardiste detyren dhe ekziston frika se mos largohen nga vendi, qe duhet tu presim urdher arresti? A jane keta gardiste kriminele ordinere te rruges apo oficere te larte te shtetit shqiptar?

    A e di qe ne situata te tilla, kur Garda dhe Ushtria e nje vendi demokratik ka qofte edhe dyshimin me te vogel se eshte shkelur rendi kushtetues dhe eshte bere puc shteti, eshte detyra e forcave te armatosura te atij vendi qe te marrin situaten nen kontroll e te mbajne nen arrest gjithe kreret e institucioneve te implikuar, pa i marre lejen as kryeministrit, presidentit e askujt?

    Prokuria puciste, ShiU pucist, ShiSH pucist, opozita puciste, te gjithe pucist, vetem tek sala na ka mbetur te drejtohemi.

    Po SHBA-te perse e mbeshteteten hapur Inen?
    Berisha nuk ka akuzuar SHIU por ka akuzuar Kryeprokurorine dhe SHISH. Dhe i kerkoi parlamentit qe te hetoje dyshimet e veta, ne menyre qe te mos jete ai qe te dali ne perfundimin nese eshte bere puc shteti ne ate dite, apo ishte vetem sulm rrugacerie. Dhe ketu do te jemi, do ti mesojme te gjitha deshmite e personazheve te asaj dite, qe nga vete Berisha, e deri tek ai gardisti i thjeshte qe shkrepi automatikun.

    Sa per Ina Ramen, nuk ishte ambasadori amerikan qe i trokiti ne dere, ishte ajo qe i kerkoi ndihme ambasadorit amerikan. Dhe mos te te genjeje mendja se ambasadori amerikan nuk ka informacion ne lidhje me implikimin dhe aferat e saj per ate qe ngjau. Akuzat e Berishes jane te verifikueshme lehtesisht nga amerikanet dhe ne ditet ne vazhdim, kur ata ekspertet amerikane te fillojne e bejne deklarata per mediat, duke zbardhur ngjarjen, do te dali ne shesh akoma me shume implikimi i kryeprokurores se vendit.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-01-2011 mė 11:30

  3. #1663
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    - A perben sulm mbi institucionin pllakat e bulevardit qe binin brenda territorit te institucionit?
    - A konsiderohet guri/pllaka e hedhur brenda institucionit arme?
    .
    O prokuror Albo,me vjen keq o burr por nje njeri qe gjuan me gure mund ta neutralizosh pa qene nevoja ta vrasesh.Pastaj ata qene 300 agresore,ndersa police,nuk e di,me shume se 1000.Perse te mos i arrestonin qe ne fillimin e agresionit(perderisa eshte shkelje ligji)por duhej te duronin guret e tyre per 5 ore rresht?

  4. #1664
    Larguar Maska e Noellag
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Rama ka injoruar totalisht thirrjet e BE, OSBE, Amerikes duke mos e anulluar demostraten tjeter. Nuk mund ta imagjinoj se si ky njeri vazhdon te beje me koken e tij duke futur vendin ne tension te madh . Ky nuk eshte njeri por nje qenie primitive i droguar dhe i semur psikik
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Noellag : 26-01-2011 mė 11:46
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  5. #1665
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    Ne kete pike jam edhe une i te njejtit mendim me Amerikanet.Nese provohet qe Rama ka nxitur protestat e dhunshme,le te marre ndeshkimin qe i jep ligji,gjithashtu nese provohet qe Berisha ka dhene urdher te qellohet mbi njerez te paarmatosur dhe qe ne momentin e qellimit nuk paraqisnin rrezik real per sigurine e institucionit(gjykim i imi ky,apriori)por gjithmone nese provohet,le te denohet edhe ky ne baze te ligjit.A ka gjasa qe kjo te ndodhe?C'pyetje idiote!
    berisha osht e keqja ma e modhe e venit. ka kaq dit qi lakon flalen puc. nuk drejtohet shteti me emocjone e mllefe.
    vallaj ajo ina rama merito respekt bashk me abasadorin amerikon se ja mblodhi berishes.
    no glove no love

  6. #1666
    Citim Postuar mė parė nga freiheit Lexo Postimin
    Po SHBA-te perse e mbeshteteten hapur Inen?
    SHBA-te nuk po mbeshtesin hapur Inen! Ina Rama ne emer te pozicionit qe ka si Prokurore i kerkoi ndihme teknike SHBA-ve per hetimit. SHBA-te nuk i pergjiigjeshin dot as kerkeses se Berishes e as kerkeses se Rames se e para nuk kane asnje interes te mbeshtesin hapur asnjeren pale, e dyta ligjerisht asnjera pale nuk ka asnje gje ne dore. Nuk jane as pozita e as opozita qe i bejne hetimet. Me ate pune merret Prokuroria!

    SHBA-te ta merr mendja qe do e kapin rastin ne fluturim se mezi c'presin te kene kontroll neper keto gjera e te dine EKZAKTESISHT cfare ndodh

  7. #1667
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga freiheit Lexo Postimin
    chino e di cila eshte hiearkia e gardes se republikes ketu ?

    Kryeminstri-->Ministri i Brendshem-->Komandanti i Gardes-->Km. i grupit-->ushtari.

    E di ti qe komandanti i gardes Ndrea Prendi nga kapiten eshte bere gjeneral (kapercim 4 gradash : major, nenkolonel, kolonel, gjeneral (shkel cdo lloj rreg+ligji) ). eshte nje person qe ka qene truproja personale e Kryeministrit ne 97?
    dhe po ashtu eshte krejt i pakualifkuar dhe pa integritet?

    Po qe te gjithe keta jane ushtare te bindur dhe pa urdhrin e berishes, nuk imagjinohet te bejne dicka?
    Nuk i kam ditur keto. Flm per informimin.
    Ne lidhje me komandantin, nuk e di sa luan rol ne ka qene truproje apo jo. Te pakten jo rol negativ. Me rendesi eshte aftesia e tij profesionale dhe personale.

    Eshte shkelje e ligjit dhe rregullores se gardes qe te qellohet nje person qe nuk ndodhet brenda gardhit. Gardistet kane shkelur ligjin qe ne castin kur qellonin me bresheri automatike ne menyre horizontale dhe perdornin plumba te vertete.
    Mendoj keshtu: Nese nisem nga normat ligjore (Kodit Policor) te vendit ku jetoj, garda ka thyer ligjin, kur ka gjuajtur ne njerez. Por puna eshte se rasti a ndodhur ne Shqiperi, pra ne nje vend, i cili ka norma te veta policore. Duhet pyetur Kodi Policor Shqiptar.

    Kushtetuta parashikon nese shpallen fajtore per vrasje min. 20 vjet burg per ushtarin dhe keshtu ai eshte i detyruar te tregoje duke thene se urdhrin e ka marre nga Komandanti dhe ky i fundit nga min. i brendshem, kryeminstri. prandaj gardistet iu dorezohen drejtetsise.
    Ne cilin vend e parashikon Kushtetuta kete?

  8. #1668
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Aldi-Aldo Lexo Postimin
    me duket se po shume kohe ku plumbat 9mm jane perdorur ne gazete/lajme
    Sorry, asgje nuk kuptoj.
    Te mungon ndonje fjale ne kete fjali?

  9. #1669
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Pervec se "burimeve te panjohura" te cilat iu referohet T-CH, nuk ka asnje deklarate zyrtare per nje ekspertize mjeko-ligjore dhe balistike ne lidhje me plumbat dhe plaget. Per me teper, vete kryeprokuroria sot kerkoi ndihmen per ekspertizen nga ekspert te huaj. Per mos lene jashte mundesine, mund te jete qe jo vetem garda perdor arme me plumba 9 mm. Gjithesesi, keto jane gjera qe i vendos ekspertiza dhe prokuroria, prandaj nuk mendon se eshte pak shpejt per te nxjerr konkluzione?
    Une mjekun e degjova kur u pyet nga gazetaret, te cfare kalibri ishin plumbat. Tha 9 mm. Kj osigurisht se nuk paraqet nje deshmi per pohimin se garda ka vrare njerezit, por te pakten nje indikacion. Nje indikacion qe mjafton per te nisur hulumtimet penale nga prokuroria. Ka edhe indikacione tjera (videot, deshmitaret, numrat e fishekeve dhe armet). Keshtu qe gardistet patjeter duhet te i nenshtrohen procesit penal. Nese jo, permbushin normen penale, e cila mundeson leshimin e fletearrestit. Shpallen te kerkuar dhe secili polic ose duhet ta thyej ligjin ose te arrestoje gardistet ne fjale. Pas arrestimit nuk do te thote se ata patjeter denohen, nuk do te thote se shpallen fajtore. Kete e vendose gjykata. E kur ka ardhur rasti ne gjykate, fillojne ekzaminimet e deshmiprurja e plote. Keshtu qe nuk ka vend per akuzime te prokurores. Behet fjale per nje bllokim te nje procesi penal. Nese prokurorja kerkon ndihme amerikane, kjo per shume arsye. Disa prej tyre te kuptueshme fare sipas meje. Per shembull per shkak se pastaj do pasonin perseri akuza ndaj prokuroreve pergjegjes. Cfare do krijonte perseri situate tendencioze. Per hulumtuesit amerikane kjo me veshtire mund te thuhet. Pra qe prokurorja kerkon ndihme, nuk e kisha pare si gje te dyshimte. Prokurorja tha vete se do hulumtoje poashtu cdo thyeje ligji nga ana e demonstrueseve. Pse te mos i besojme?

  10. #1670
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    pse mer s'e kuptonit gjer tani ,qellimin e Edvinit?
    Ky esht njeriu jo vetem qe ka deshir te punoj kokemvete, pore edhe eshtė njeri i paguar nga qarqe dhe sherbime te huaja qe duhet tua kryej punet.
    Misioni i tij esht ta manipuloj popullin e ngarat dhe ne struktura te veqanta te shtetit ka futur lekun .
    Ai deshiro qe Shqiprin ta zhbej pa e mar vesh shqiptaret tradhtin e tij .
    Fatbardhsisht ne kohem e fundit ju ka lekundur maska e engjullit e se shpejti do dali i verteti ..Edvindjalli ,lideri i atyre qe do zhgenjehen pore ai do qeshet me ta., .Eh do ju thot une veq sa u ftova,juve vet mu shoqruat .Gagagaga do qeshet Edi e ju qe i besuat do qani.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •