Sabri Godo
Pamjet ishin shumë të turbullta, konfuze, duke mos më lënë asgjë në mendje. Lideri i opozitës nuk u paraqit i tillë, pasi nuk u dha protestuesve mesazhin e qartë, nuk i drejtoi ata. Dikush nga partitë e vogla të opozitës përmendi rastin e Tunizisë (qeveria ra me protesta). Më duhet të them se opozita e paralajmëroi situatën që pamë, pasi bënë thirrje se me 21 janar (dje) do të rrëzojmë qeverinë. Këtu më vinin në mendje ngjarjet e revolucionit të tetorit, ku politikanët qëndronin pas në emër të popullit, ndërsa protestuesit qëndronin në vijën e parë. Dihet që Partia Socialiste organizoi çdo gjë, janë autorët direkt të demonstratës, por nuk e çuan atë deri në fund, duke u sjellë në mënyrë të padrejtë, sikur populli të jetë budalla. Një lojë më e trashë dhe më fyese ndaj protestuese. Në këto kushte dhe nga sa rezultoi, më duhet të them se lideri i PS-së dhe i opozitës dështoi, Rama duhet të japë dorëheqjen, në mënyrë që të riorganizohet opozita dhe që ngjarja të hetohet nga prokuroria.
Normal që ata njërës, 30-50 mijë sa ishin, kishin të drejtën për të protestuar, pasi mund të jenë të papunë, janë të lodhur nga ryshfetet, nga administrata publike me sjelljen arrogante, por puna është se këta demonstrues vajtën si “dashi te kasapi”, kurse ata që ishin organizatorë, qëndruan mbrapa, duke bërë një lojë të turpshme. Këta u keqpërdorën dhe nuk janë për t’u dënuar, por organizatorët po. Kostoja politike bie mbi Partinë Socialiste, ndërsa koston si ngjarje e paguajmë të gjithë ne. Sa i takon policisë, në disa raste m’u duk e dhunshme, ku në mënyrë të ekzagjeruar, pa qenë nevoja, në grup rrihnin njerëz të vetëm.
Për deklaratën e diplomatëve, në fillim të SHBA-së, e më pas të tre ambasadave të tjera, ishte korrekte, duke pasur si qëllim stabilizimin e vendit tonë. Me pak fjalë, si përfundim mund të them se opozita u tregua tepër “budallaqe” dhe kështu si rezultoi nuk doli asgjëkund.
shqip
Krijoni Kontakt