Close
Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 289
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Armet e policise.

  2. #92
    Udhëheqësit e Komisionit amerikan të Helsinkit shprehin keqardhje për dhunën në Shqipëri

    Zëri i Amerikës

    E shtunë, 22 Janar 2011


    Udhëheqësit amerikanë të Komisionit për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, Komisionit të Helsinkit, shprehën dje keqardhjen e tyre të thellë që demostratat në Tiranë lanë të paktën tre të vrarë dhe dhjetra të plagosur.

    Kryetari i komisionit, Senatori Benjamin Kardin tha se plagosjet dhe vrasjet në Tiranë nuk duhet të kishin ndodhur. “Është për të ardhur keq”, theksoi ai, “që disa njerëz zgjodhën taktikat e dhunës në vazhdën e retorikës së acaruar politike. Ata zgjodhën të mospërfillnin thirrjet e bëra nga ambasada amerikane në Tiranë dhe të tjera, për shprehjen paqësore të pikpamjeve politike. Ashtu siç u shpreh me të drejtë ambasada, populli shqiptar merion kushte më të mira”.

    Bashkëkryetari i Komisionit amerikan të Helsinkit, kongresisti Ellis Hestings, i cili ka ndjekur zhvillimet në Shqipëri për më shumë se një dekadë dhe ishte atje për të vëzhguar zgjedhjet e 2009-s , tha se “pas kapërcimit të shumë vështirësive, është tepër zhgënjyese që disa njerëz në Shqipëri, për qëllimet e tyre politike, janë të predispozuar të vënë në rrezik aspiratat mëdha të vendit për integrimin evropian dhe të ardhmen e tij të begatë. Vetëm nëse udhëheqësit politikë të pozitës dhe opozitës”, tha më tej zoti Hestings, “mbajnë një qendrim më dinjitoz ndaj njeri tjetrit dhe respektojnë të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor, atëhere vendi do të ecë me të vërtetë përpara drejt reformave të nevojshme. Ata duhet ta bëjnë këtë duke filluar menjëherë tani”, theksoi kongresisti Hestings.

  3. #93
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Mihja: Një polic dhe një demonstrues, në gjendje të rëndë

    2 prej të plagosurve, në demostratën e të premtes të organizuar nga opozita vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetë. Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihja shprehet se një civil dhe një efektiv policie janë në reanimacion dhe po bëhet ç’është e mundur për t’i shpëtuar.
    Deri më tani bilanci i demonstratës është 88 të plagosur dhe 3 viktima. Pjesa më e madhe e të plagosurve kanë marrë plagë të lehta kryesisht në kokë dhe janë përcjellë për në shtëpi pasi kanë marrë ndihmën mjekësore. Aktualisht të hospitalizuar janë vetëm 6 persona në Spitalin Ushtarak dhe një i plagosur me armë zjarri në Qendrën Spitalore Universitare.
    Të dyja qendrat spitalore kanë qenë në sistem gadishmërie përgjatë 24 orëve të shkuara dhe ky nivel gatishmërie do të mbahet edhe gjatë ditëve në vijim.

    Klan

  4. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22
    Tekst i Konferencës për Shtyp nga
    Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu (22 Janar 2011)


    Mirëdita.

    Më lejoni të filloj duke thënë që jam thellësisht i trishtuar dhe i shqetësuar që disa persona vdiqën gjatë trazirave të djeshme. Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të tyre. U trishtova gjithashtu kur mësova që shumë të tjerë – protestues, oficerë policie, dhe ndoshta kalimtarë të pafajshëm – u lënduan, disa prej tyre rëndë. Shpresoj vërtet që do të shërohen shpejt dhe plotësisht.

    Dita e djeshme ishte një ditë e tmerrshme për Shqipërinë. E di që shqiptarët anembanë vendit janë tejet të trazuar nga ngjarjet e djeshme. Të njëjtën gjë mund të them edhe për popullin e Shteteve të Bashkuara dhe tjetërkund, të cilët dëshirojnë më të mirën për Shqipërinë dhe popullin e saj shumë punëtor dhe që ka punuar aq shumë për të çuar përpara vendin gjatë 20 viteve të fundit.

    E djeshmja ka një të vërtetë të sigurt lidhur me ditën e djeshme dhe që është e rendësishme ta kuptojnë të gjithë. Nuk pati fitimtarë. Pati vetëm të humbur. Ishte një zmbrapsje dramatike të cilën vendi duhet ta kapërcejë. Dje bisedova me Kryeministrin Berisha, Kryebashkiakun Rama, Ministrin e Brendshëm Basha dhe Ministrin e Jashtëm Haxhinasto dhe ua përcolla këtë mesazh të dyve dhe i nxita të bëjnë çmos për të shmangur dhunë të mëtejshme.

    Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që thirrjet tona që protestat e djeshme të ishin paqësore – thirrje që gjetën jehonë tek shumë njerëz si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj – nuk u dëgjuan. Siç e kemi thënë shumë herë, e drejta për t’u tubuar lirisht vjen me përgjegjësinë për të bërë gjithçka për t’u siguruar që të jetë paqësore. Dhuna së cilës i ishim dëshmitarë dje nuk ishte e nevojshme. As nuk ishte e pashmangshme. Mund të ishte shmangur. Duhet parandaluar që të mos ndodhë përsëri, për hir të të gjithë shqiptarëve.

    Disa kanë përshkruar si temë kryesore të demonstratave si protesta kundër korrupsionit të zyrtarëve. Askush nuk e vë në diskutim ndikimin gërryes të korrupsionit në Shqipëri. Duhet bërë përparim në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që Shqipëria të realizojë potencialin e saj të plotë. Dhuna në rrugët e kryeqytetit apo tjetërkund në Shqipëri nuk do ta zgjidhë problemin e korrupsionit në Shqipëri.

    Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë të dëshpëruar për udhëheqësi politike. Kemi nxitur vazhdimisht udhëheqësit politikë të Shqipërisë që të gjejnë rrugë për kompromis. Kur njëra palë – apo të dyja – këmbëngulin në pozicione maksimaliste që dihet që pala tjetër nuk mund t’i pranojë, më vjen keq, por ky nuk quhet kompromis. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve politike me anë të betejave në rrugë nuk është kompromis dhe nuk pasqyron aspiratat demokratike të Shqiptarëve.

    Është koha për të marrë frymë thellë, për të riparuar dëmet dhe të nisim procesin e rimëkëmbjes. Për ngjarjet e djeshme duhet të dalin përgjegjës, përfshi një hetim të besueshëm mbi mundësinë se ka pasur përdorim të tepërt të forcës. Megjithatë, i nxis njerëzit të mos hidhen në përfundime por përkundrazi t’u japin prokurorëve e të tjerëve kohë të mjaftueshme për të çuar deri në fund hetimet e tyre. Është koha për të hequr dorë nga provokime të mëtejshme. Është koha për t’i dhënë fund inkriminimeve dhe sharjeve të ndërsjella. Ka nevojë që të gjitha palët të tregojnë përmbajtje. Mbi të gjitha, është koha për t’i dhënë fund dhunës.

    Është koha që udhëheqësit politikë – në fakt, të gjithë shqiptarët e përgjegjshëm – t’ua ripërkushtojnë veten shërbimit për vendin dhe interesat e qytetarëve të tij. E them këtë si mik dhe mbështetës i popullit shqiptar.

    Tani kam kohë për t’iu përgjigjur disa prej pyetjeve tuaja.

    Panorama: Mesazhi juaj ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe një gjë të tillë nuk e kishim parë prej vitesh nga Ambasada e SHBA. Folët edhe mbi përgjegjësitë dhe mundësinë për shmangien e dhunës. Megjithatë, për nesër janë lajmëruar protesta të tjera. Jeni i shqetësuar se mund të tejkalohet një situatë normale?

    Ambasadori Arvizu: Kemi nxitur vazhdimisht për qetësi dhe vetëpërmbajtje dhe që tubimet të jenë paqësore. Tubimi i djeshëm nuk ishte paqësor. Kishte mijëra njerëz në rrugë dhe shumica dërrmuese e tyre, nga sa mund të shikoja, arritën me mjete dhe qëllime paqësore. Por, ishte një grusht i vogël personash që arritën me një axhendë tjetër. Për këtë, nuk ka dyshim. Për këtë pati edhe raportime nga dëshmitarë okularë të besueshëm. Duke pasur këtë në mend, po, jam shumë i shqetësuar mbi mundësinë për ndonjë demonstratë tjetër. Kjo nuk është kohë për të tjera demonstrata në rrugë.

    Top Channel: Në fakt, para se të vinim në situatën e djeshme, ka pasur mbi një vit e gjysmë, prej zgjedhjeve të 28 qershorit, me bisedime midis palëve dhe këto dështuan. Bashkësia ndërkombëtare shpesh ka bërë thirrje për qetësi e dialog mirëpo nuk u gjet kurrë një emërues i përbashkët apo kompromis dhe gjërat arritën tek situata e djeshme. A ndjen bashkësia ndërkombëtare ndonjë përgjegjësi për dështimin e këtyre bisedimeve?

    Ambasadori Arvizu: Është me rëndësi të mbahet parasysh që Shqipëria është një vend demokratik dhe një vend anëtar i NATOs. Shqipëria ka përparuar shumë. Shqipëria i ka institucionet demokratike; mund të mos jenë të përsosura, në fakt, ka vend për përmirësime. Por, strukturat demokratike ekzistojnë dhe u duhet dhënë mundësia të kryejnë detyrën dhe të funksionojnë. Në fjalët e mia më parë, kishte më shumë hollësi se sa zakonisht lidhur me ç’nënkuptojmë me kompromis. Kompromis dhe negociatë nënkupton që duhet të heqësh dorë nga diçka, edhe kur beson se është e drejtë. Sigurisht, u përmbahesh parimeve të tua, asaj që e quajmë, kufiri që nuk kalohet, që është i vështirë të negociohet. Por, kjo nuk do të thotë marrje e pozicioneve maksimaliste dhe mostërheqje prej tyre. Këtë dua të them me gjetje të një emëruesi të përbashkët.

    TV Klan: Thatë se kishit folur me dy udhëheqësit kryesorë politikë, Kryeministrin Berisha dhe Z. Rama. Ka qenë bisedë thjesht diskrete apo kishte diçka më shumë?

    Ambasadori Arvizu: Sigurisht, nuk mund të futem në hollësi, por këta janë dy njerëz shumë të rëndësishëm. Janë dy njerëzit më të rëndësishëm të vendit. Ndava me ta atë mendoj se ishte pikëpamja ime më e sinqertë dhe ata më bënë shumë të qartë pozicionet e tyre. Jam i sigurt që do të shohin regjistrimet e kësaj konference për shtyp dhe shpresoj që do ta dëgjojnë frymën e asaj që kam thënë – si një mik i Shqipërisë që flet me shqetësim mbi situatën këtu.

    Shekulli: Gjatë ngjarjes së djeshme, pati sulme kundër gazetarëve dhe operatorëve. Keni ndonjë koment mbi këtë?

    Ambasadori Arvizu: Siç bëra të ditur, u trishtova thellësisht për lëndimin e cilitdo, si protestues të pafajshëm, si oficerë policie, kalimtarë të pafajshëm, dhe sigurisht edhe gazetarëve. Në të gjithë botën, është e rendësishme në shoqëritë e lira, që gazetarët të kenë akses dhe ata shpesh gjenden përpara rreziqeve.

    Vizion+: Z. Ambasador, thatë se nuk pati as fitues dhe as humbës. Po të bënim një krahasim, është si të thuash, sot është ditë e vrenjtur. Mund të na thoni kush është më shumë përgjegjës për ngjarjet e djeshme?

    Ambasadori Arvizu: Nëse më lejoni të jem i drejtpërdrejtë – mendoj se ka boll faj për të gjithë. Por, nuk dua ta mbyll me nota negative. Siç e thashë, është koha për të marrë frymë thellë dhe për të menduar seriozisht mbi procesin e rikuperimit. Edhe një herë, shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e jetëve dhe lutjet e mia të sinqerta janë për shërimin e atyre që u lënduan në demonstratë.
    Ju faleminderit shumë.
    ###

    Ambasada Amerikane, Tirane
    http://albanian.tirana.usembassy.gov/10pr_0122.html

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Urgjent – Zbulohet demonstruesi me pistoletë

    Tiranë, 22 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjeç, banues në Shkodër, është personi i zbuluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, si një demonstrues i cili gjendej me pistoletë në brendësi të turmës së dhunshme.

    Drejtori i Policisë së Tiranës, Saimir Muçaj doli para pak minutash para mediave ku konfirmoi emrin e të arrestuarit duke theksuar se ai ishte gjendur me armë zjarri të tipit pistoletë në turmë.

    Drejtori i Policisë publikoi dhe pamjet filmike që tha se provonin se Gjin Ndreu ishte me armë në demonstratë.

    Ndërkohë policia publikoi sot listën e plotë e 113 personave të arrestuar në kushtet e flagrancës, me akuzat për konsumim të veprave penale të “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit” si dhe “Shkatërrim të pronës”.

    Në emrat e të arrestuarve spikat ai i Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjeç, banues në Shkodër i cili para pak minutash nga u evidentua si person me armë zjarri të llojit pistoletë, në demonstratë.

    “Arrestimi i këtyre shtetasve, u realizua sepse dje rreth orës 17.00’, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë zhvillimit të demonstratës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur punonjësit e policisë si dhe kanë shkatërruar e djegur një sërë automjetesh të parkuara aty pranë”, – deklaroi për Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, zëdhënësja Alma Katragjini.

    Ajo shtoi se materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme ndaj tyre, duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga nenet 236/2 dhe 150 të Kodit Penal.

    Sakaq, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka shpjeguar dhe çfarë ndodhi dje në Tiranë, që në zanafillë: “Bazuar në kërkesën e subjektit Partia Socialiste, dje mori të gjitha masat e nevojshme për garantimin e zhvillimit normal të tubimit dhe për sigurimin e rendit e qetësisë publike.

    Pas grumbullimit para ndërtesës të Këshillit të Ministrave, grupe demonstruesish, në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike.

    Grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe gurë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Punonjësit e Policisë, kanë ruajtur gjakftohtësinë, dhe kanë vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke ju shmangur çdo provokimi të bërë.

    Gjatë demostratës, tre persona kanë gjetur vdekjen ndërkohë që janë plagosur 42 punonjës policie, të cilët janë dërguar në Spitalin Qendror Ushtarak dhe në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si dhe 65 punonjës të tjerë policie që janë lënduar, kanë marrë trajtim mjekësor në terren.

    Për hetimin e të gjitha shkeljeve ligjore në këtë demonstratë, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është ngritur një grup i posaçëm Prokurorësh, në përbërje të të cilit janë edhe ekspertë kriminalist, mjeko ligjorë, Oficerë të Krimeve të Rënda, me qëllim zbardhjen tërësisht të rrethanave të vrasjes së tre shtetasve pjesëmarrës në demostratë si dhe kryerjen apo delegimin e të gjithave veprimeve proçeduriale”.

    Lista e plotë e 113 të arrestuarve

    1. Lavdim Ismet Balla, 20 vjeç, pas kontrollit personal të ushtruar i është gjetur një krehës me fishekë, ndaj tij përveç sa sipër rëndon edhe akuza për “Mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga neni 278/3 të Kodit Penal.

    2. Besmir Mero Gjini, 25 vjeç, banues në Shkozë Tiranë.

    3. Edmir Feta Koka, 28 vjeç, banues në Babrru Tiranë.

    4. Indrit Bedri Liko, 21 vjeç, banues në Elbasan.

    5. Rezart Abaz Zemini, 24 vjeç, banues në Laprakë Tiranë.

    6. Alfred Bashkim Likrama , 21 vejc, banues në Elbasan.

    7. K.F, 16 vjeç, banues në Tiranë.

    8. A.M, 17 vjeç, banues në Tiranë.

    9. S. R, 16 vjeç, banues në Tiranë.

    10. Fatbardh Bedri Hidri, 19 vjeç, banuese në Tiranë.

    11. Besnik Gjin Biba, 23 vjeç, banues në Tiranë

    12. Erjon Arif Starova, 26 vjeç, banues në Elbasan

    13. Blerim Fatmir Bedeli, 18 vjeç, banues në Elbasan

    14. Fredi Ahmet Korra, 18 vjeç, banues në Elbasan.

    15. Sahim Mytarf Beja 36 vjeç, banues në Durrës

    16. Marash Prel Marashi, 25 vjeç, banues në Laç

    17. Franc Rudolf Alimi, 19 vjeç, banues në Tiranë

    18. Jetmir Lutfi Dani, 22 vjeç, banues në Lezhë.

    19. Brahim Agush Shimbliko, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë,

    20. Olsi Fatmir Peshtanaku, 25 vjeç, banues në Tiranë

    21. Ledjon Agron Muharremi, 21 vjeç, banues në Përmet.

    22. Armando Hiqmet Qopani, 24 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për Vjedhje.

    23. Eltis Nuredin Buzra, 18 vjeç, banues në Tiranë.

    24. Markelian Xhelil Saliko, 20 vjeç, banues në Përmet.

    25. Lindita Sherif Balavia, 34 vjeç, banuese në Tiranë.

    26. Fjordi Subi Skuka, 27 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë vjedhje,

    27. Krishtjan Tonin Kolgjokaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.

    28. Bruno Besim Osmani, 21 vjeç, banues në Tiranë.

    29. Vullnet Halit Bullari, 28 vjeç, banues në Elbasan

    30. Ardit Jasim Sadiku, 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për “Kanosje me armë”,

    31. Indrit Kujtim Shahini, 24 vjeç, banues në Lezhë.

    32. Fiqiri Isuf Xibri, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë,

    33. Gjergj Nikoll Gjinaj, 34 vjeç, banues në Tiranë.

    34. Valter Pajtim Beqiraj, 22 vjeç, banues në Mallakastër.

    35. Sejzi Mysterald Hoxha, 46 vjeç, banues në Tiranë.

    36. Erald naim Bruçi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

    37. Erdi Isuf Hoxha , 18 vjeç, banues në Tiranë.

    38. Julian Skënder Sulaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

    39. Ermal Mark Gjoni, 22 vjeç, banues në Tiranë.

    40. Shyqyri Xhemal Koçi, 21 vjeç, banues në Tiranë.

    41. Eldison Bashkim Merkaj, 18 vjeç, banuese në Fier.

    42. Gëzim Halit Mezha, 45 vjeç , banues në Durrës

    43. Albion Bilbil Brahimllari, 26 vjeç, banues në Korçë

    44. Elgisart Fatmir Bedeli, 18 vjeç, banues në Elbasan.

    45. Marsel Shaban Mema, 30 vjeç, banues në Korçë.

    46. Mehmet Fatmir Bytyçi, 18 vjeç, banues në Has

    47. Merind Skënder Dulollari, 23 vjeç, banues në Tiranë.

    48. Liri Gjergj Gaxulli, 33 vjeç, banues në Tiranë.

    49. Mihallaq Ilia Shkurti, 21 vjeç, banues në Vlorë

    50. Arben Kol Medha, 36 vjeç, banues në Tiranë.

    51. Viktor Bajram Malasi, 41 vjeç, banues në Fier.

    52. Dervish Muharrem Dervishi , 44 vjeç, banues në Tiranë

    53. Erjon Siri Meça, 31 vjeç, banues në Tiranë.

    54. Meriman Ethem Lamollari, 26 vjeç, banues në Tiranë.

    55. Ilirjan Ristan Ndrecka, 31 vjeç, banues në Elbasan

    56. Eduart Turabi Dema, 36 vjeç, banuese në Tiranë.

    57. Brono Hasan Arapi, 26 vjeç, banues në Durrës

    58. Klajdi Vladimir Qirko, 22 vjeç, banues në Tiranë

    59. Arben Bajram Nuzi, 23 vjeç, banues në Tiranë

    60. Ilirjan Zydi Cërriku, 22 vjeç, banues në Elbasan.

    61. Behar Nazmi Elhasa 18 vjeç, banues në Tirane

    62. R.K, 16 vjeç, banues në Tiranë.

    63. Gentian Qazim Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë

    64. Diamant Fatmir Shehu, 21 vjeç, banues në Elbasan

    65. Fatjon Tahir Sadushi, 24 vjeç, banues në Elbasan

    66. Arif Ferat Azuni, 22 vjeç, banues në Durrës

    67. Tomorr Zyber Barmeta, 38 vjeç, banues në Tiranë.

    68. Behar Ismet Gega, 27 vjeç, banues në Tiranë.

    69. Ded Gjon Bushpreni, 26 vjeç, banues në Tiranë.

    70. Azem Isen Ukaj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

    71. Azem Rasim Dani, 42 vjeç, banues në Tiranë.

    72. Xhuljan Simon Topalli, 18 vjeç, banues në Tiranë.

    73. L.D, 16 vjeç, banues në Tiranë.

    74. Florjan Flamur Meta, 18 vejc, banues në Tiranë

    75. Skënder Nuri Ismaili, 20 vjeç, banues në Tiranë.

    76. Hysni Mehmet Kurti, 21 vjeç, banues në Burrel.

    77. Erjon Agim Gjyla, 22 vjeç, banues në Tiranë.

    78. Berti Përparim Mema, 20 vjeç, banues në Korçë.

    79. Xhuljan Tom Qypi, 38 vjeç, banues në Fush Krujë.

    80. Skënder Qatip Lahi, 42 vjeç, banues në Tiranë

    81. Elvis Islam Partalli, 21 vjeç, banues në Tiranë.

    82. Arben Petrit Kaçorri, 38 vjeç, banues në Tepelenë.

    83. Gentjan Bashkim Luga, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,

    84. Fatjon Abdulla Hoxha, 25 vjeç, banues në Tiranë.

    85. Jetmir Refik Katreli, 22 vjeç, banues në Librazhd.

    86. Alban Nazmi Elhasa, 22 vjeç, banues në Tiranë.

    87. Bardhi Enver Allaraj, 26 vjeç, banues në Tiranë.

    88. Erjon Kapllan Dedja, 24 vjeç, banues në Librazhd.

    89. Ali Abaz Kordha, 56 vjeç, banues në Tiranë

    90. Flamur Kol Meta, 31 vjeç, banues në Tiranë

    91. Elton Vaid Pilinci, 21 vjeç, banues në Tiranë.

    92. Erlando Skënder Nurka, 21 vjeç, banues në Korçë.

    93. Orgest Ramadan Qollaku, 28 vjeç, banues në Tiranë.

    94. Aldi Sandi Lleshi, 20 vjeç, banues në Tiranë.

    95. Romeo Avni Shahini, 20 vjeç, banues në Tiranë

    96. Armand Prek Çarku, 21 vjeç, banues në Shkodër

    97. Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjeç, banues në Shkodër.

    98. Arban Pjetër Murçaj, 33 vjeç, banues në Shkodër.

    99. Taulant Riza Buri, 44 vjeç, banues në Shkodër.

    100.Paulin Ndrec Cubi , 25 vjeç, banues në Elbasan.

    101.Dorjan Skënder Zhari, 28 vjeç, banues në Librazhd.

    102. Gazmend Myzafer Selim, 25 vjeç, banues në Shkodër

    103. Taulant Shefki Mema, 21 vjeç, banues në Librazhd.

    104.Pashk Fran Curi, 47 vjeç, banuese në Lezhë.

    105. Ardit Rexhep Blloshmi, 25 vjeç, banues në Librazhd

    106. Jak Pal Margjoni, 53 vjeç, banues në Lezhë

    107. Igirs Vangji Vangjeli, 21 vjeç, banues në Librazhd.

    108. Agron Lutfi Ozuni, 39 vjeç, banues në Prenjas

    109. Fatbardh Rexhep Shata, 21 vjeç, banues në Librazhd.

    110. Medis Selman Dosti, 19 vjeç, banuese në Tiranë.

    111. Dritan Qazim Gjeçi, 46 vjeç, banues në Burrel

    112. Marius Shefki Golemi, 21 vjeç, banues në Librazhd.

    113. Gëzim Rushit Koca, 39 vjeç, banues në Burrel,

    marrë nga NOA

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Ndoshta
    Anëtarësuar
    31-10-2010
    Postime
    247
    Postimet në Bllog
    1
    Demonstruesi me armë, ja akuzat zyrtare


    Transmetuar me 22 Janar, 2011 Ora 19:46


    Tiranë, 22 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana Update – Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjeç, banues në Shkodër, është personi i zbuluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, si një demonstrues i cili gjendej me pistoletë në brendësi të turmës së dhunshme.

    Drejtori i Policisë së Tiranës, Saimir Muçaj doli para pak minutash para mediave ku konfirmoi emrin e të arrestuarit duke theksuar se ai ishte gjendur me armë zjarri të tipit pistoletë në turmë.

    “Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, nga analiza që vazhdon t`i bëjnë ngjarjeve të ndodhura, informacioneve të grumbulluara dhe pamjeve filmike në këtë demonstratë, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit Gjin Pjetër Ndreu, i datëlindjes 1977, lindur dhe banues në Shkodër, i cili gjatë zhvillimit të protestës ka qenë i armatosur me armë zjarri të Tipit Pistoletë, në momentin që tentonte të futej forcërisht në godinën e Kryeministrisë”, – tha Muçaj.

    Ai sqaroi se Ndreu është arrestuar sot, për veprat penale të parashikuara nga nenet 236/2, 150 dhe 278/2 të Kodit Penal dhe se materialet proceduriale të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

    Drejtori i Policisë publikoi dhe pamjet filmike që tha se provonin se Gjin Ndreu ishte me armë në demonstratë.






    Neni 150

    Shkatërrimi i pronës

    Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

    Neni 236

    Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

    Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

    Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

    Neni 278

    Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit

    Prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak, i bombave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

    Mbajtja e armëve, bombave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen e organeve kompetente

    shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

    Mbajtja e municionit luftarak pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

    Kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

    Neni 278/a

    Trafikimi i armëve dhe i municionit

    Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe

    municionit luftarak, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

    Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

    ***

    Ndërkohë policia publikoi sot listën e plotë e 113 personave të arrestuar në kushtet e flagrancës, me akuzat për konsumim të veprave penale të “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit” si dhe “Shkatërrim të pronës”.

    Në emrat e të arrestuarve spikat ai i Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjeç, banues në Shkodër i cili para pak minutash nga u evidentua si person me armë zjarri të llojit pistoletë, në demonstratë.

    “Arrestimi i këtyre shtetasve, u realizua sepse dje rreth orës 17.00’, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë zhvillimit të demonstratës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur punonjësit e policisë si dhe kanë shkatërruar e djegur një sërë automjetesh të parkuara aty pranë”, – deklaroi për Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, zëdhënësja Alma Katragjini.

    Ajo shtoi se materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme ndaj tyre, duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga nenet 236/2 dhe 150 të Kodit Penal.

    Sakaq, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka shpjeguar dhe çfarë ndodhi dje në Tiranë, që në zanafillë: “Bazuar në kërkesën e subjektit Partia Socialiste, dje mori të gjitha masat e nevojshme për garantimin e zhvillimit normal të tubimit dhe për sigurimin e rendit e qetësisë publike.

    Pas grumbullimit para ndërtesës të Këshillit të Ministrave, grupe demonstruesish, në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike.

    Grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe gurë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Punonjësit e Policisë, kanë ruajtur gjakftohtësinë, dhe kanë vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke ju shmangur çdo provokimi të bërë.

    Gjatë demostratës, tre persona kanë gjetur vdekjen ndërkohë që janë plagosur 42 punonjës policie, të cilët janë dërguar në Spitalin Qendror Ushtarak dhe në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si dhe 65 punonjës të tjerë policie që janë lënduar, kanë marrë trajtim mjekësor në terren.

    Për hetimin e të gjitha shkeljeve ligjore në këtë demonstratë, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është ngritur një grup i posaçëm Prokurorësh, në përbërje të të cilit janë edhe ekspertë kriminalist, mjeko ligjorë, Oficerë të Krimeve të Rënda, me qëllim zbardhjen tërësisht të rrethanave të vrasjes së tre shtetasve pjesëmarrës në demostratë si dhe kryerjen apo delegimin e të gjithave veprimeve proçeduriale”.

    Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme



    NOA News
    " Injoranca është Terri më i madh në Botë "

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Meta: Daljet e Ramës, për t’u mbrojtur nga masakra që kreu

    Edi Rama të heqë dorë nga përpjekjet e tij për të përfshirë në komplotin e tij kundër institucioneve dhe për dekurajimin e institucioneve përfaqësues të institucioneve të pavarura. Absolutisht që përgjegjësi kryesor për gjithçka është Edi Rama dhe do të jetë Edi Rama.

    Thirrja dhe paralajmërimi i fortë erdhën nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili kritikoi sot Edi Ramën se daljet e tij në media janë një plan i posaçëm i tij për të hequr vëmendjen nga faji që rëndon mbi të për atë që Meta e cilësoi masakra e 21 janarit në bulevardin qendror.

    Duke theksuar po ashtu, se pret që prokuroria të bëjë hetimet në mënyrë të pavarur dhe në mënyrë të plotë, z.Meta paralajmëroi:

    “Cilido që do të jetë rezultati i prokurorisë, sepse kjo është një çështje e saj dhe ne duam të respektohet ligji, përgjegjësia politike dhe jo vetëm për të gjithë atë bilanc tragjik i takon Edi Ramës. Sepse ai bëri thirrje për demonstratë të pakontrolluar, ai bëri thirrje të hapur për dhunë kundër institucioneve, u paralajmërua nga të gjithë dhe përsëri i shkoi deri në fund skenarit të tij ogurzi dhe nuk shpëton dot Edi Rama nga përgjegjësia e djeshme politike, morale dhe ligjore, sot nesër dhe gjithmonë. Banditë të tillë nuk mund të ketë më politikë shqiptare”.

    Në vijim, z.Meta tha se Edi Rama pasi u përpoq për muaj të tërë të rrëzonte në mënyrë mafioze në parlament një qeveri legjitime, pasi u përpoq të blinte deputetë të mazhorancës dhe të bënte oferta për të zëvendësuar një qeveri me një marrëveshje politike me deputetë të blerë dhe të akaparuar pikërisht duke qenë në fundin e tij si politikan, duke humbur çdo lloj logjike alternative dhe përgjegjësie politike, iu drejtua krimit të organizuar për të mobilizuar gjithë krimin, edhe atë ordiner të cilin e patë dje se si sulmonte dhe dhunonte policinë, se si sulmonte dhe dhunonte dhe donte të pushtonte Kryeministrinë. Se si dje në bulevardin e Tiranës fytyra e dhunës nuk ishte fytyra e kriminelëve të financuar nga Edi Rama dhe enturazhi i tij kriminal, por ishte vetë fytyra e Edi Ramës i cili paralajmëroi dhe bëri thirrje për demonstratë të pakontrolluar, i cili për 4 orë qëndroi në prapaskenë duke çuar në terren përfaqësuesit e tij, të cilët sa herë që kontaktonin me kontingjentet kriminale vetëm sa shkaktonin valë të reja të sulmit dhe të goditjes ndaj institucioneve.

    Më pas z.Meta tha: “Edi Rama doli para medieve vetëm kur mori vesh se bilanci i kësaj dhune ishte me viktima për të shmangur përgjegjësinë e tij e cila është publike e cila është e paevitueshme, e cila është kriminale, e cila është e paprecedentë në historinë e Shqipërisë të paktën e këtyre 13 viteve të fundit. Edi Rama doli para medieve për t’u thënë të gjithëve dhe për t’i bërë budallenj të gjithë qytetarët shqiptarë, se ishin provokuar halabakët e tij, kriminelët e tij nga makinat me ujë, kur të gjithë e panë se për gati një orë banditët, kriminelët, kokëpalarët, të droguarit e Edi Ramës dhunuan sulmuan me ç’patën mundësi policët e këtij populli, të cilët janë njerëz, të cilat janë familjarë, të cilët kanë fëmijë, të cilët kanë kushërinj, të cilët kanë farefis dhe që duruan, që u vetëpërmbajtën, që u vetësakrifikuan pikërisht për të mos dëmtuar halabakët, kriminelët, të cilët donin të merrnin dje pushtetin.

    Sepse kështu u ishte premtuar të gjithë atyre që u sollën në Tiranë se dje do të merrej pushteti nga Edi Rama. Prandaj duke i kërkuar këtij bastardi, i cili nuk ka më asgjë politike, i cili e zëvendësoi Partinë Socialiste me krimin e organizuar dhe ordiner, i cili ndyu dje Tiranën, i cili gjakosi dje Tiranën, që të heqë dorë një herë e mirë nga shantazhet ndaj institucioneve të shtetit, të heqë dorë nga përpjekjet e ti për të implikuar në këtë puç edhe përfaqësues të institucioneve të pavarura. Ta dijë mirë se nuk mund të marrë pushtet me dhunë as Edi Rama dhe askush tjetër në Shqipëri, dhe aq më tepër me falangat e krimit të organizuar dhe të krimit ordiner. Unë shpreh keqardhjen dhe dhimbjen më të thellë për tre qytetarët që kanë humbur jetën dje në kryeqytet gjatë këtyre trazirave dhe gjatë kësaj dhune që nxiti, frymëzoi dhe sponsorizoi Edi Rama dhe enturazhi i tij kriminal dhe ne kërkojmë që të bëhen hetime të plota dhe të pavarura por në çdo rast përgjegjësia për gjithçka ka ndodhur dje në Tiranë i takon Edi Ramës. Këtij burracaku, që mobilizoi të gjithë kontingjentet kriminale për t’i sjellë kundër shtetit, i cili i financoi, u dha mbrojtje politike dhe vetë u fsheh derisa të merrte lajmin për viktimat që duhej patjetër të kishte kjo dhunë e mirëorganizuar nga Edi Rama”.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nje video 10 minuteshe.
    Ne fund te videos shihen demonstrues te futen edhe brenda portes se kryeministrise.


  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    “Largohu qen... se më vrave vllanë”!
    22-01-2011 / Nga Shqipe Xoxi


    Reagimi i djeshëm në Spitalin Ushtarak

    Në spitalin ushtarak, në Laprakë të Tiranës aty ku prehen trupat e dy qytetarëve që humbën jetën në demonstratën e organizuar nga opozita ditën e djeshme kuja e një motre plasi vajin për humbjen e vëllait. Një prej organizatorëve të demonstratës P. Z. që u fsheh në kafen e Fidelit u gjend në spital, por ajo i rezervoi një trajtim të denjë për një motër në lot “largohu qen...se më vrave vllanë”! Me bisht nëpër shalë ai u largua nga Spitali Ushtarak. Opozitari i turpëruar në fytyrë u nxi si sholla e këpucës që lëshoi policëve. Korrën atë çfarë mbollën. PS-ja ka një vit që mbjell farën e anarkisë, kanë një vit që i fryjnë zjarrit, me shprehje dhune e provokacione, kanë një javë që paralajmërojnë se do të ketë gjak. Burracakët e opozitës thirrën turmën për trazira. Ndjellin të keqen. Kurse motra e mjerë qante mbi trupin e pa jetë të vëllait. Të tjerë familjarë afroheshin në këtë dhimbje të paparë. Kush e vrau dhe pse e vrau ende s’janë të qarta. E vetmja gjë e dukshme është se kemi një motër dhe një trup të pa jetë. Keqardhje për familjen por ai i cili i ftoi në protestë i tradhtoi në momentin kur duhej të kishte përgjegjësi.
    Mjafton të lexosh çfarë mesazhi jep zonja Tanja Fajon, e cila luftoi për t’u dhënë një shans shqiptarëve në Europë shkroi në Uebsajtin e sa se: “Për të gjithë popullin dhe shtetin shqiptar! Ju jeni një popull që keni vuajtur shumë gjatë viteve. Unë ju bëj thirrje që të ndaloni dhunën ndërmjet njëri tjetrit, ndërmjet njerëzve të pafajshëm, dhe t’i bëni thirrje politikanëve tuaj të përgjegjshëm që të dëgjojnë thirrjet tuaja. Të gjithë ju meritoni një shtet të drejtë dhe funksional, por mbi të gjitha ju meritoni paqe dhe stabilitet”.

    55

  10. #100
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Katragjini, janë plagosur 44 policë dhe janë shoqëruar në rajon 102 të rinj.
    http://www.revistashtypi.al/lajme/ka...2-t%C3%AB-rinj

    Video-dhis iz nats
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-01-2011 më 21:14
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 10 prej 29 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •