Close
Faqja 2 prej 29 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 289
  1. #11
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    SHBA, Ramës: Nxitja e dhunës, e papranueshme! Shqiptarët nuk e meritojnë

    Ambasada amerikane ka reaguar prerazi kundër deklaratës së dy ditëve më parë të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama se situata mund të dalë jashtë kontrollit të opozitës. Në një deklaratë për mediat, selia diplomatike në rrugën e Elbasanit shprehet se kjo gjuhë është e papranueshme. Deklarata është aq e qartë saqë nuk ka nevojë për koment. Deklarata e plotë vijon si më poshtë:

    Ambasada e SHBA Nxit Që Demonstratat të Jenë Paqësore

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe grumbullimit për të gjithë popullin e Shqipërisë. Në një shoqëri demokratike si Shqipëria, është e rëndësishme që shprehje të tilla të jenë paqësore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të të tjerëve duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demonstratave.
    Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme.
    Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin e vendit të tyre e përmbushjen e aspiratave të tyre demokratike.
    Vlerësojmë sjelljen profesionale që policia e shtetit ka ushtruar në mënyrë konseguente në përmbushje të përgjegjësive të tyre gjatë demonstratave të kaluara. Presim që i njëjti nivel profesionalizmi të demonstrohet në protestën e planifikuar për ditën e premte, më 21 janar”

    http://www.tvklan.tv/lajmi.php?id=14697

  2. #12
    Krisma armësh para Kryeministrisë21-01-2011 14:20 CET Policia ka hapur zjarr në drejtim të protestuesve, në Tiranë, ndërsa gazetarët në vendngjarje raportojnë se një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje të rëndë.

    Lajmi konfirmohet nga gazetarët e Shekullit në vendngjarje, por edhe nga Ardian Klosi, i cili rrëfen se njeriu që u vra ndodhej pranë tij dhe se janë qëlluar me armë nga ana e policisë, me breshëri.

    Gazeta Start raporton se ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka deklaruar se policia është e gatshme të ndërhyjë në çdo rast nëse kërcënohet siguria publike.

    Ndërkohë, demonstrata vazhdon prej dy orësh para Kryeministrisë ku janë dëgjuar edhe krisma armësh.

    Duket se situata nuk po shkon drejt përmirësimit, ndërsa grupet kolektive të grumbulluara rishtazi po tentojnë me çdo kusht të përkeqësojnë gjendjen.

    Të paktën 8 policë dhe 3 civilë kanë marrë ndihmën mjekësore, pasi janë dëmtuar në demonstratën, e inicuar nga opozita, që vijon të zhvillohet në këto momente në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë.

    Të plagosurit kanë marrë ndihmën në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi janë dëmtuar me plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Policia përleshet me protestuesit në Tiranë

    Protestuesit kanë filluar të mblidhen sërish para Kryeministrisë, pas një tkurrjeje të përkohshme të forcave të rendit.

    Situata paraqitet shumë e tensionuar, me demonstruesit që gjuajnë me gurë dhe policinë që reagon dhe që më parë përdori pompa uji për të shpërndarë turmën.

    Të acaruar, protestuesit kanë sulmuar disa makina civile, duke i thyer dhe kthyer përmbys, si dhe i kanë vënë flakën një automjeti të policisë.

    Shumë prej tyre pasi janë tërhequr kanë hipur mbi ndërtesën e piramidës. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i mbuluar nga tymi. /tch/

    Tiranë: Protestuesit përplasje me policinë

    Demonstrata e opozitës në Shqipëri shënon përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Disa prej demonstruesve kanë goditur me shkopinj drejt forcave të rendit të vendosura përballë godinës së qeverisë.

    Gjatë këtyre momenteve të tensionit, policia është vetmbrojtur, ndërsa gjendja vazhdon të jetë e tensionuar. Dhe pse organizatorë të demonstrates bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.

    Protestues të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, fillimisht u grumbulluan në pesë pika të kryeqytetit, stacioni i trenit, Zogu i zi, rruga e Elbasanit, rruga e Durrësit, pallati me shigjeta.

    Më pas ata kanë lëvizur drejt bulevardit kryesor të kryeqytetit, për të marshuar drejt godinës së qeverisë.

    Demonstrata zhvillohet me moton “Sali dorëzo Bllokun", dhe përmes saj opozita kërkon largimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

    Për të siguruar mbarëvajtjen e saj dhe evitimin e akteve të dhunës janë angazhuar rreth 3500 efektiva policie.

    Siç është bërë e ditur nga policia gjithë demonstrata do të monitorohet
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Revoltë bllokmenësh - tentohet pa sukses grushti i shtetit

    21-01-2011 / Gazeta 55


    - Bandë banditësh para ndërtesës së Kryeministrisë


    - Edi Rama nxjerr kamikazët në rrugë dhe vetë nuk paraqitet, por urdhëron aktet vandale me telefon. 4 efektivë të forcave policore janë dërguar për në Spitalin Ushtarak, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në sallën e operacionit



    - Eksponentët e krimit të organizuar dhe trafiku të drogës ndodhen në këto momente mbi kangjellat e ndërtesës së Kryeministrisë, në tentativë për të provokuar forcat e policisë dhe të gardës, edhe pse këta të fundit në çdo moment janë treguar gjakftohtë



    UPDATE- Një urdhër i prerë i Edvin Kristaq Ramës dhe kasnecëve të politikës së krimit të organizuar dhe trafikut të drogës shkakoi një kaos të paprecedentë në bulevardin qendror të qytetit, aty ku elementë të krimit qëlluan me mjete të forca Policinë e Shtetit, duke shënuar kështu një shkelje të rëndë të ligjit dhe cenim të rendit dhe qetësisë publike. Atëherë kur u mendua se protesta do të ishte paqësore, një element kushtëzues ky në një vend demokratik dhe me stabilitet të konsoliduar, turma e urdhëruar prej Ramës qëlloi me gurë dhe mjete të forta rrethanore kordonin e Policisë. Deri në këto momente Policia e Shtetit raporton për dhjetëra policë të plagosur. Po ashtu, nga dhuna e huliganëve u dogjën disa automjete të policisë, por jashtë këtij veprimi vandal prej banditësh ordinerë nuk ngelën as automjetet e qytetarëve të thjeshtë, të cilave i është flaka pa asnjë të keq. S’ka më mëdyshje, pas këtij akti të papranueshëm dhe në shkelje me ligjin dhe Kushtetutën, për tubimet, Edvin Kristaq Rama, duhet të mbajë përgjegjësitë e duhura ligjore...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412



  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Ambasada e SHBA Nxit Që Demonstratat të Jenë Paqësore (20 Janar 2011)

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe grumbullimit për të gjithë popullin e Shqipërisë. Në një shoqëri demokratike si Shqipëria, është e rëndësishme që shprehje të tilla të jenë paqësore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të të tjerëve duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demonstratave.

    Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme.
    Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë. Populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin e vendit të tyre e përmbushjen e aspiratave të tyre demokratike.
    Vlerësojmë sjelljen profesionale që policia e shtetit ka ushtruar në mënyrë konseguente në përmbushje të përgjegjësive të tyre gjatë demonstratave të kaluara. Presim që i njëjti nivel profesionalizmi të demonstrohet në protestën e planifikuar për ditën e premte, më 21 janar.

    Ambasada Amerikane ne Tirane
    http://albanian.tirana.usembassy.gov/

  6. #16
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Nga Alket Islami.

    Me keto foto mund të bindeni që nuk proteston populli i thjeshtë, por një grup njerëzish të sjellë enkas aty nga rrethet, me qëllime të fiksuara për destabilitet të shtetit.







    p.s. Edvini tha në konferencë se 300 mijë vetë po demostrojnë para k.min. lol
    Life's too short to remove USB safely.

  7. #17
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    TERROR POLICOR NË RRUGËT E TIRANËS

    Situatë terrori në Tiranë. Forca të shumta policie po rrahin gazetarë dhe kalimtarë në Bulevard edhe pasi kanë shpërndarë protestuesit. Policë me skafandra te shoqeruar ne disa raste nga civile pa uniforma, po futen edhe në ambiente të lokaleve private ne zonat afer Bulevardit, duke qëlluar mbi njerëzit që ndodhen në to.

    Dhunë është ushtruar nga policë në lokalet pranë kryeministrisë. Gjithë qytetarët të cilët kanë qenë të ndaluar në këto ambiente, por edhe gazetarë të mediave kanë qenë pre e dhunës. Redaktori i politikës i gazetës "Shekulli", Ened Janina, është rrahur brutalisht nga pesë policë të forcave speciale, duke e qëlluar me tytën e armës, shkopinj gome, si dhe me shqelma.

    Janë dhunuar jo vetëm meshkuj e të rinj, por edhe burra të moshuar, të cilët janë lënë në gjendje të rëndë përtokë pas rrahjeve. Edhe fëmijët mësohet se nuk i kanë shpëtuar dhunës së policëve, të cilët në një numër të lartë nuk kanë ngurruar të "shfryjnë" dhunshëm kundër çdo njeriu që në atë moment lëvizte. Një tjetër gazetar i cili ndodhej në vendngjajre, tregoi se uniformat blu nuk kanë treguar mëshirë. Në një numër shumë të madh për numrin e paktë të njerëzve të mbetur në rrugë pas demonstratës, të gjithë këta të fundit nuk janë kursyer.

    "Pamë se si po rrihnin një nga kolegët tanë, por nuk mund të lëviznim nga aty ku ishim", rrëfen një nga gazetarët. "Nëse do të dilnim, do të na rrihnim edhe ne, pasi numri i tyre ishte shumë i lartë. Nuk kishin mëshirë. Qëllonin me armë, me shkopinj gome. Gazetarin e vunë poshtë dhe vazhdonin ta qëllonin. Një burrë plak e lanë përtokë. Nuk e di nëse arriti t'i shpëtojë gjallë dhunës së tyre".

    Shekulli
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  8. #18
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    SHBA, BE dhe OSBE dënojnë protestën e dhunshme të opozitës. Deklarata: Ambasada e SHBA, Tiranë, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian, Tiranë, Prania e OSBE-së, Shqipëri



    “Shprehim keqardhje të thellë që demonstrata e sotme në Tiranë nuk ishte paqësore dhe çoi në disa viktima. Dhuna dhe përdorimi i tepërt i forcës nuk mund të justifikohen dhe duhen shmangur. Bëjmë thirrje urgjente për qetësi dhe përmbajtje nga të gjitha palët dhe qëndrimin e tyre larg provokimeve. Shqipëria është një vend demokratik, aspiron për anëtarësim dhe i ka institucionet e nevojshme demokratike. Për rrjedhojë, ri-përsërisim thirrjen tonë për dialog konstruktiv dhe kompromis për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike ekzistuese”....
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #19
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Olldashi për ABC News: Rama të hetohet për vrasje me paramendim

    Ministri përshëndeti punën e policisë si mjaft profesionale, pasi ajo ka arritur që të përballojë një situatë mjaft të vështirë

    Reagimi i policisë ka qenë mjaft profesional pasi ajo ka arritur që të përballojë një situatë mjaft të vështirë.

    Kështu e ka komentuar punën e bërë sot nga policia në mbrojtje të institucioneve, gjatë demonstratës së organizuar nga opozita, ministri Sokol Olldashi, i ftuar në studion e “ABC News”.

    Ai më pas ka kritikuar kryesocialistin Rama, duke pohuar se ai është një burracak, sepse ai e parapërgatiti gjithë skemën për të marrë sipas tij pushtetin me rrugeçër dhe më pas është fshehur.

    “Filozofia që mbart Rama është ajo e shtresës prej nga vjen, pasi ai është një pinjoll i regjimit komunist dhe di të bëjë atë që kanë bërë paraardhësit e tij.

    Nuk ka respekt as për votën dhe as për institucionet”, tha Olldashi më pas.

    Duke shtuar ndër të tjera se bilanci i kësaj që ndodhi ishte shumë tragjik.

    “Që nesër, institucionet e drejtësisë duhet të nisin procedimin penal ndaj zotit Rama, për vrasje me paramendim”, tha ai.

    Ai lëshoi madje një akuzë të ashpër dhe publike duke thënë se ata njerëz janë vrarë nga Rama.

    “Fakti që ata janë qëlluar nga afër, do të thotë se janë qëlluar nga turmat dhe Edi Rama është përgjegjës i tre të vrarëve”, tha Olldashi.

    Në fund, ai drejtoi falënderim për të gjithë socialistët që morën pjesë në protestë, por që nuk u bënë pjesë e dhunës, si edhe qytetarët e Tiranës ë nuk u përzjenë me një protestë që ishte paralajmëruar për marrje të pushtetit me dhunë.

    ABC News
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Demonstrata e PS, s’ka fjalime

    Kësaj radhe opozita i ka dhënë protestës karakter të fortë politik, duke e quajtur demonstratë, ku do të kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme. Partitë politike opozitare, kryesisht Partia Socialiste, e kanë konceptuar demonstratën e sotme si shprehje të kërkesës popullore për t’u shprehur kundër qeverisë dhe korrupsionit qeveritar, ku opozita do të jetë pjesë e turmës demonstruese dhe jo kryesuese e saj. Për këtë, opozita, ndryshe nga herët e tjera nuk do të organizojë fjalime para Kryeministrisë, por do të jetë bashkë me qytetarët duke protestuar kundër qeverisë. Skenari se si do të veprojë Partia Socialiste në shesh është diskutuar deri në orët e vona të mbrëmjes, duke modifikuar dhe disa elementë të saj pas deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes së cilës dënohej çdo përpjekje për të toleruar elementë dhune gjatë demonstratës popullore. Socialistët kanë marrë masa të forta, që thirrjet kundër korrupsionit qeveritar të mos marrin përmasa konfrontuese me forcat e rendit. Pritshmëria e opozitës është e madhe nga demonstratat e sotme, ku pritet të thyhet rekord për pjesëmarrjen e madhe të protestuesve. Korrupsioni qeveritar është kryefjala e kësaj demonstrate, e cila merr përmasa dhe më të mëdha pas shfaqjes së kasetës së përgjimit të Dritan Priftit me kreun e LSI-së, Ilir Meta. Deputetët kanë punuar në zonat e tyre për të sqaruar qytetarët për gabimet e qeverisë, shkallën e lartë të korrupsionit dhe bllokimin e transparencës nga ana e maxhorancës. Çdo deputet do të ketë një numër të caktuar mbështetësish që duhet të vijnë nga zonat e tyre, ndërsa një punë të madhe kanë dhe të zgjedhurit vendorë të PS-së, kryetarët e bashkive dhe komunave ku ata drejtojnë.

    Lëvizja
    Sipas një skeme, socialistët kanë programuar që grumbullimi i demonstruesve të bëhet në disa qendra të rëndësishme të Tiranës, në orën 13:30, të cilët më pas do të nisen e të lëvizin drejt sheshit “Skënderbej” dhe sheshit “Nënë Tereza”. Do të zhvillohet në këtë mënyrë një marshim gjigand i turmës protestuese nga rrugët kryesore të Tiranës. Nga stacioni i Trenit, të ardhurit nga veriu i vendit do të lëvizin përgjatë bulevardit Zogu i Parë për t’u bashkuar në sheshin “Skënderbej” me të ardhurit nga qytetet jugore të vendit dhe Durrësi, përmes rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit, për t’u bërë një trup në sheshin “Skënderbej”. Ndërsa mbështetësit që do të mbërrijnë në Tiranë nga zonat verilindore dhe Elbasani, do të grumbullohen tek Filologjiku për të marshuar më pas përmes rrugës së Elbasanit para Ambasadës Amerikane, e për t’u bashkuar me qytetarët e tjerë të Tiranës në sheshin “Nënë Tereza”. Gjatë kësaj lëvizje, demonstruesit do të tentojnë të tërheqin rreth vetes dhe qytetarë të Tiranës, të paorganizuar në parti politike. Në orën 14:00, nga të dy sheshet kryesore, turma do të lëvizë për t’u bashkuar para godinës së Kryeministrisë. Mësohet se nuk do të ketë fjalime të liderëve politikë të opozitës, por vetëm thirrje kundër korrupsionit qeveritar dhe për dorëheqje. Burime pranë PS pohuan dje se ka një opsion, që nëse pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë shumë e madhe, do të qëndrohet para Kryeministrisë gjatë gjithë natës, pa përcaktuar se çfarë kërkohet të arrihet përmes këtij veprimi. Leja për këtë tubim është 24 orëshe.

    Itinerari i demonstratës


    Stacioni i Trenit përmes Bulevardit “Zogu i parë”
    Zogu i Zi përmes Rrugës së Durrësit
    21 dhjetori përmes Rrugës së Kavajës
    Pallati me shigjeta përmes Unazës
    Filologjiku përmes Rrugës së Elbasanit
    Grumbullimet do të bëhen në sheshin “Skënderbej” dhe “Nënë Tereza”
    Në orën 14:00 marshohet drejt Kryeministrisë

    Panoram

Faqja 2 prej 29 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •