Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Shqiptarët të parafundit në Ballkan

    Pagat: Shqiptarët të parafundit në Ballkan

    TIRANE-Në nivelin e pagave mesatare, në Ballkanin Perëndimor vendi ynë mbetet në postin e parafundit, duke kaluar vetëm Kosovën, citon sot e perditshmja Gazeta Shqiptare.
    Sipas statistikave kombëtare të secilit vend, paga mesatare mujore në Kosovë nuk e kalon shifrën 250 euro, ndërsa një pagë e tillë në Serbi është rreth 350 euro, 340 euro në Maqedoni, rreth 300 euro në Shqipëri, 515 euro në Mal të Zi, mbi 700 euro në Kroaci dhe 1.000 euro në Slloveni, që është i vetmi vend i rajonit, tani për tani, anëtar i Bashkimit Evropian.

    Por, çmimet e artikujve të konsumit të përditshëm nuk janë më të ulëta në Shqipëri apo në Kosovë, krahasuar me rajonin. Keshtu sa i perket cmimeve, po sot Gazeta Shqiptare ben te ditur se Janari ka shënuar një rritje të çmimit deri në 30 për qind për produktet bujqësore jo-sezonale, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Burime nga ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bënë të ditur se ulja e prodhimit vendas për shkak të sezonit, ka rritur importet e disa produkteve, duke u shoqëruar edhe me rritje të çmimit të shitjes së tyre. E perditshmja Gazeta Shqiptare sjell sot qytetet ku jane rritur se tepermi cmimet dhe arsyet qe mund te kene cuar ne keto rritje.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Po te fundit nuk jane prap shqiptar...?
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •