PINKu shif postimet e mia dhe të Homerit për filmin te kjo
faqe.
- - - -
Filmi i fundit që kam pa është "
Der Albaner" (Shqiptari), prodhimi gjermano-shqiptar. Një nga filmat më të shpifur, më patetik dhe më jo real që mund të kem pa. Aq absurd dhe aq idiot sa s'ka ku të shkojë më. Më ngrihen qimet përpjetë kur menoj që një film që denigron shqiptarin është financuar në një % të tij nga shteti shqiptar.
Siç është bërë normë për filmat shqiptarë të viteve të fundit, flitet prap për Kanunin. Mesa duket filmat shqiptarë s'mund të kenë kuptim nqs nuk futet edhe Kanuni e gjakmarrja në të. A thua se gjithë Shqipëria është në drejtimin e Kanunit! A thua se Kanuni është tema e përditshme e Shqipërisë! Në realitet më pak 0.5% e popullsisë shqiptare mund të ketë ndonjë ndikim nga Kanuni, Kanuni i thënçin, se Kanuni i vërtetë ka pushuar së zbatuari 50 vite më parë, sot është një pseudo-kanun. Por kjo s'ka rëndësi për filmaxhijt, rëndësi ka që të gjejnë një temë që t'u duket interesante të hujve, pak rëndësi ka se si është e vërteta në realitet. Mirë kjo, po absurdi vazhdon dhe më tej, ky Albaner-i lë shtatzënë një vajzë katuni (sa lehtë qeka me bo seks në katun mër jahu...) dhe prindërit e kësaj (familje kanunore!) i kërkojn 10 mij euro ktij tipit. Kjo është me ja bo pupupu 100 herë rresht. I kërkon lekë?! Absurdi vazhdon, jemi në 2010 dhe prindërit e përzënë këtë gocën nga shpia meqë kishte ngel shtatëzënë. LOL. Në 2010 nodhka kjo gjë?! Kaq idiotsira ka ky film sa s'ke nga ta kapësh. Përveç këtyre non-sens'eve, edhe nga ana regjisoriale është tepër i dobët, foshnjarakë, se sa qesharak është duhet ta shifni vetë që më kuptoni.
Vetëm në një film ordiner dhe langaraq mund të mblidhen kaq absurditete s'bashku. Qendra e Filmit Shqiptar duhet t'i shofin mirë këto skenaret para se t'u japin lekët e taksapaguseve produksioneve. Është turp që një prodhim që denigron shqiptarët në mënyrën më absurde të mundshme të financohet nga shteti shqiptar.
Boll bëtë filma shqiptarë për të huajt, bëni filma shqiptarë për shqiptarët. Ne s'jemi specie kopshti zoologjik që të na marketoni në mënyrë të tillë!
Vlerësimi im: 0.01 / 10.
Krijoni Kontakt