Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Aktori Michael Douglas: Seksi oral më shkaktoi kancer në fyt

    Douglas: Seksi oral më shkaktoi kancer në fyt. Ish-gruaja: Jo nga unë, ndoshta partnere tjetër

    Pak ditë pas deklaratave të aktorit Michael Douglas se kanceri në fyt i është shkaktuar nga seksi oral, ka reaguar edhe ish bashkëshortja e tij Diandra Douglas. Në një prononcim për TMZ, ajo ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur HPV, njërin nga viruset seksualisht të transmetueshëm, duke lënë të kuptohet se virusin ia ka transmetuar ndonjë tjetër partnere seksuale dhe jo ajo.

    Ylli i njohur për skenat e nxehta, sidomos në filmat “Fatal Attraction” dhe “Basic Instinct”, në vitin 2010 u diagnostikua me kancer në fyt dhe pas mjekimit intensiv është shëruar. Ai nuk pendohet që ka pirë duhan dhe alkool me vite të tëra, pasi mendon se këto nuk ia shkaktuan sëmundjen. “Duke mos dashur të hyj shumë në detaje, ky kancer i veçantë vjen nga HPV (human papillomavirus), i cili vjen nga cunnilingus (seksi oral i bërë te femrat)”, – është shprehur 68-vjeçari për “The Guardian”.

    Në vitin 1992, Douglas u shtrua në rehabilitim për shkak të problemeve me alkoolin, por asokohe është thënë se aktori vuante edhe nga mania seksuale.

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-06-2013 më 10:09
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Douglas: Seksi oral më shkaktoi kancer në fyt. Ish-gruaja: Jo nga unë, ndoshta p

    looooool..... si ka mundesi qe nuk kane nxjerre ndonje perzervativ per llapen?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Douglas: Seksi oral më shkaktoi kancer në fyt. Ish-gruaja: Jo nga unë, ndoshta p

    nuk flet kshu nji myslymon i ndershem,



    do te boj lanet drague efenia
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Douglas: Seksi oral më shkaktoi kancer në fyt. Ish-gruaja: Jo nga unë, ndoshta p

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    nuk flet kshu nji myslymon i ndershem,



    do te boj lanet drague efenia
    drague e ka ne terezi se e desinfekton llapen me alkool 60 grade
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Douglas: Seksi oral më shkaktoi kancer në fyt. Ish-gruaja: Jo nga unë, ndoshta p

    lol

    Mire e ka gruan?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276

    Për: Douglas: Seksi oral më shkaktoi kancer në fyt. Ish-gruaja: Jo nga unë, ndoshta p

    Per ngjitje pullash ,

    paska qen i mire me punu ne poste ky

    Dhe jo artsit
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Douglas: Seksi oral më shkaktoi kancer në fyt. Ish-gruaja: Jo nga unë, ndoshta p

    te pakten e di nga ca e ka....edhe heq dore nga kjo mani....eshte pak vone verte...po me mire kshu sesa kurren e kurres
    "Më e mira është armike e së mirës"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Aktori Michael Douglas: Seksi oral më shkaktoi kancer në fyt

    Rasti Douglas, si t’i parandaloni 9 sëmundjet që vijnë nga seksi
    5 Qershor, 2013 | Kategoria: Lifestyle | U postua nga: T.O

    Si ta kuptoni nëse mund të keni sëmundje seksuale

    michael-douglas-ho-dichiarato-di-aver-contratto-il-cancro-alla-gola-a-causa-del-sesso-orale.aspxSëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale. Këto shkaktohen nga viruset, bakteriet dhe parazitet. Këto po ashtu njihen si Infektime ngjitëse seksuale apo me emrin e vjetër Sëmundje veneriane. Ekzistojnë 25 lloje të sëmundjeve ngjitëse seksuale. Këto të gjitha kanë të përbashkët, faktin që të gjitha ngjiten nga marrëdhëniet seksuale duke përfshirë seksin vagjinal, anal dhe oral. Sëmundjet e përmendura më poshtë sëmundjet ngjitëse më të zakonshme.
    Balanitis
    Shpesh referohet si simptomë e infektimit por nuk do të thotë se është infeksion vetvetiu. Saktësisht nuk është sëmundje ngjitëse seksuale, është pasojë e aktivitetit seksual. Ndodh vetëm te meshkujt dhe paraqitet si pezmatim në krye të penisit dhe ndodh më shpesh në meshkujt që nuk janë të bërë synet. Po ashtu mund të shkaktohet nga mos higjiena.
    Klamidia
    Është njëra nga infeksionet bakteriale ngjitëse seksuale më të zakonshme. Nëse nuk shërohet mund të shkaktojë probleme serioze. Klamidia e infekton qafën e mitrës te femra. Simptomat e infeksionit mund të shfaqen në çdo kohë. Shpesh ndodh që simptomat të shfaqen 1 deri në 3 javë pas infektimit.
    Epididmitisi
    Do të thotë inflamacion i epididmitisit. Epididmtisi nuk është gjithmonë rezultat i sëmundjeve ngjitëse seksuale por zakonisht është nga prezenca e infektimeve si klamidia apo gonorea. Simptomat e infektimit janë dhimbje në testikuj dhe qeset e tyre. Mënyra më e mirë për të preventuar infektimin është duke përdor kondom gjatë seksit.
    Herpesi gjenital
    Shkaktohet nga virusi herpes simpleks. Virusi mund të infekton gojën, pjesët gjenitale, lëkurën përreth anusit dhe gishtat. Pas fazës së parë të përhapjes së herpesit, virusi vendoset në fijëzat nervore ku qëndron pa u dalluar dhe nuk shkakton asnjë simptomë.
    Lythat gjenital
    Janë rritje të mishi të cilat mund të paraqiten në organet gjenitale të femrave dhe meshkujve. Ato shkaktohen nga virusi që quhet virus njerëzor papilloma. Pas infektimit me lythat gjenital kalon 1 deri 3 muaj që lythat të paraqiten në organet gjenitale.
    Gonorrea
    Është infeksion bakterial. Ngjitet seksualisht dhe mund ta infektojë qafën e mitrës, uretrën, rektumin, anusin dhe fytin. Simptomat e infektimit mund të shfaqen në mes 1 deri 4 ditë pas ekspozimit. Por ndonjëherë është e mundshme të infektoheni dhe mos të kenë simptome.
    Sifilisi
    Është infeksion bakterial. Zakonisht ngjitet gjatë seksit por edhe mund të ngjitet në foshnje të palindura nga nënat shtatzana. Simptomat e sifilisit janë të njëjta në meshkuj dhe femra. Janë vështirë të dallohen dhe mund të shfaqen 3 muaj pas seksit me personin e infektuar.
    Infeksioni mykotik
    Është infeksion që shumohet e cila jeton në lëkurë dhe normalisht qëndron si bakterie jo dëmtuese. Por nëse shumohet mund të shkaktojë kruamje, ajësim, dhimbje dhe shkarkesë në femra dhe meshkuj. Infeksioni mykotik mund të ngjitet gjatë seksit me personin e infektuar por infektimi mund të ndodh nëse vishni rroba të ngushta nga nailoni apo goma.
    Trikomanas vagjinosi
    Shkaktohet nga parazitët që gjinden në vaginë dhe uretrën e meshkujve. Shpesh nuk ka simptoma. Nëse simptomat janë prezente ato mund të jenë dhimbje gjatë urinimit. Ngjitja normalisht ndodh gjatë seksit oral, anal dhe vagjinal me personin e infektuar.

    Si mund ta dini që keni sëmundje ngjitëse seksuale
    Çdo njeri që është seksualisht aktiv mund të jetë në rrezik prej sëmundjeve ngjitëse seksuale. Disa prej sëmundjeve mund të kenë simptoma të tilla, si: shkarkesë nga organet gjenitale, dhimbje kur urinojnë, ënjtje dhe inflamim në organe gjenitale. Shumë sëmundje ngjitëse seksuale si Klamidia nuk shfaqin simptoma. Për këtë shkak rekomandohet që vazhdimisht të bëhen kontrolle te mjeku për shëndetin seksual, t’i bëni analizat për sëmundje ngjitëse seksuale nëse mendoni se jeni në rrezik. Ndonjëherë mund të kalojë kohë e gjatë deri me shfaqjen e simptomave kështu që ju mund infektoni dikë gjatë kësaj kohe prandaj është e nevojshme t’i bëni analizat dhe të merrni trajtimin e duhur. Nëse jeni në marrëdhënie me partner dhe është vërtetuar se keni sëmundje ngjitëse, kjo nuk do të thotë se ai ose ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me dikë tjetër. Simptomat e sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të shfaqen edhe disa muaj pas infektimit.

    Udhëzues për sëmundjet ngjitëse seksuale
    Vagjinosis bakterial nuk është saktësisht sëmundje ngjitëse seksuale sepse nuk ngjitet gjatë marrëdhënieve seksuale. Megjithatë mund të keqësohet nga seksi dhe më shpesh shfaqet në femrat të cilat janë më aktive seksualisht, se ato që nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale asnjëherë. Shkaktohet nga çrregullimi i bakterieve normale të shëndosha që gjenden në vaginë. Edhe pse janë relativisht të padëmshme dhe kalojnë pa u dalluar ndonjëherë mund të shkaktojnë erë të keqe. Përderisa nuk ka shpjegim të qartë pse ky infektim ndodh sugjerohet se përmbajtja e spermës që është alkaline mund të jetë njëri nga shkaqet për shkak që mund të shkaktojë ngacmim me bakteriet e vaginës natyrale të cilat janë acidike. Femra nuk mund të infektojë mashkullin me këtë infektim mirëpo është me rëndësi që infektimi të trajtohet sepse ndonjëherë infektimi Vaginosis bakterial kalon në tubat fallopiane dhe shkaktojë infektim më serioz.

    Si mund t’i parandaloni sëmundjet ngjitëse seksuale
    Ju mund të evitoni rrezikun nga sëmundjet ngjitëse seksuale gjatë marrëdhënieve seksuale të përdorni kondor, si dhe ju e partneri juaj të bëni analizat. Sa më shumë partnerë që keni aq më shumë rrezik keni të infektoheni me sëmundje ngjitëse seksuale. Mënyrat e tjera që mund ta reduktoni, rekomandojnë të përdorni mbrojtës për gojë dhe kondoma gjatë seksit oral, t’i pastroni lodrat seksuale pas përdorimit, pastroni duart pas seksit dhe të pastroni organet gjenitale rregullisht. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale janë ngjitëse dhe mund të shkaktojnë dëmtime për një kohë të gjatë apo përherë, por edhe mund të shkaktojnë dëme në pjellshmëri nëse infektimi nuk trajtohet. Shumë prej sëmundjeve ngjitëse seksuale mund të infektojnë partnerin tuaj gjatë seksit dhe disa nga sëmundjet mund të barten nga nëna në foshnjën e palindur. Sëmundjet ngjitëse seksuale mund të ndihmojnë bartjen e HIV.

    http://www.tiranaobserver.al/2013/06...jne-nga-seksi/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •