Eshte nje genjeshter te thuash se vetem shqiptaret u islamizuan,kush me shume e kush me pak te gjithe popujt e pushtuar nga Osmanet u islamizuan dhe bile shume me pare se shqiptaret duke perfshire edhe greket te cilet duhet ti falenderojme vecanerisht sepse ata i ftuan Turqit te vinin ne Ballkan.Shkaku pse Shqiptaret jane edhe sot e kesaj dite ne kosove e maqedoni myslimane dihet shume mire sepse feja kristiane ka qene feja e armiqve te tyre pra Sllaveve dhe duke mos pasur nje alternative tjeter ata do te mbeten nje pjese myslimane dhe pjesa tjeter laike sepse veshtire se do te mund te pranonin krishterimin qe per nje kohe te gjate simbolizoi armikun e tyre.kurse ne shqiperi sot numri i myslimaneve eshte shume me i vogel nga cka qene mbas pavaresise,gje qe tregon se shqiptaret nuk e kishin perqafuar kurre me te vertete fene islame.
Mund te jepen shume ide se pse ne kemi nje numur te madh myslimanesh por arsyeja kryesore qe Shqiptaret u islamizuan ishte se feja nuk ka pasur rol paresor ne jeten e tyre,perkundrazi familja apo klani dhe mbijetesa e tij kane qene gjithmone i vetmi besim i shqiptareve.
Krijoni Kontakt